ECJE
Në qoftë se sheh se po ecën me vështirësi, do të gjesh vështirësi në çështjen tënde. Në qoftë se ecën shpejt, do të keni gëzim dhe sukses.
EDUKATË
Në Do të marrësh një lajm nga një person i zemrës. Në rast se je I martuar kujdes partnerin. Në qoftë se je grua, kujdes nga një rrezik. se sheh se po ecën me vështirësi, do të gjesh vështirësi në çështjen tënde. Në qoftë se ecën shpejt, do të keni gëzim dhe sukses.
EGËRSIRË
Do të keni marrëveshje të vështira martesore. Në qoftë se në ëndërr egërsoheni ju, kujdes pasi do të mërziteni. Kujdes shëndetin, si dhe me bashkëpunëtorët, pasi janë kundër programeve tuaj
EKLIPS
Në qoftë se shikon të bëhet eklipsi i hënës ose i diellit, do të humbasësh një mbështetës të rëndësishëm ose diçka të dashurisë tënde.
EKSPOZITË
Në qoftë se viziton ekspozitë, do të marrësh një lajm të mirë. Në qoftë se shikon një të njohurin tënd duke e vizituar, ai do të të sjellë lajmin e mirë
EKRAN
Në qoftë se shihni në ëndërr që ndodheni përpara një ekrani kinematografik, do të keni për të bërë një çështje gjyqi, në qoftë se ndodheni përpara televizorit, do të thotë lumturi dhe qetësi familjare
EKZOTIKE
Nëse gjendeni ose shihni diçka ekzotike, do t’ju mbulojnë mos vetëbesimi dhe pasiguria
ELB
Në qoftë se thjesht shikoni elb, do të mësoni një lajm të këndshëm nga shokët tuaj dhe do të gëzoheni. Në qoftë se hani bukë elbi, do të merrni pjesë në një argëtim të këndshëm. Në qoftë se shikoni të hani elb të gjallë, atëherë do të akuzoheni për sjelljen tuaj.
ELEKTRODË
Në qoftë se shikon në ëndërr elektrodë, gëzim, lumturi dhe sukses në punët dhe veprat tuaja.
ELEKTRIÇIST
Në qoftë se sheh që je elektriçist, ndërsa profesioni juaj është tjetër, do të keni shumë fitime nga puna juaj.
ELEKTRICITET
Sido që ta shikoni në ëndërr, do të thotë sëmundje dhe dëme të mëdha.
ELEFANT
Në qoftë se shihni që ju ndjek elefant, do të thotë që rrezikon shëndeti juaj. Në qoftë se keni hypur mbi elefant, ju pret lavdi, nderime dhe mbrojtje, andej nga nuk e prisni. Në qoftë se shihni elefant duke shkulur pemë ose të shembi shtëpi, do të dëgjoni lajme që do t’ju mërzisin. Në qoftë se një grua sheh elefant ose ka hypur mbi të, do të sëmuret rëndë, ose dikush nga familja e saj do të vdesë.
EMËR
Në qoftë se shihni në ëndërr që ndryshoni emrin ose mbiemrin, ose harroni si ju quajnë, do të humbni shumë para.
EMOCIONE
Në qoftë se shikon sikur je i emocionuar ose shikon të tjerët të emocionuar, do të keni shumë gëzime.
ENË
Në rast se shikoni enë të mbushur, do të keni të mira dhe në rast se rrjedh ujë fitime të mëdha nga puna. Në rast se bleni enë, do të keni shumë mendime në mendjen tuaj. Dhe në rast se thjesht e mbani dhe jeni beqar, do t’ju bëjnë kërkesë për martesë.
ERA
Në qoftë se era fishkëllen dhe është e fortë, do të hidhëroheni. Në qoftë se është e fortë do të ndjeni vetmi. Në qoftë se është erë e lehtë, do të arrini me vështirësi një pasuri të madhe. Në qoftë se era është e fortë dhe ju shtyn, jeni këmbëngulës dhe do të keni sukses dhe ngritje profesionale.
ERËZA
Në qoftë se shikoni erëza brenda në kuti ose në shishe, sjellja juaj është jashtëzakonisht e keqe. Në qoftë se jeni grua, prisni fjalë të bukura për bukurinë tuaj dhe për sjelljen tuaj të mirë. Në qoftë se shikoni sikur lyheni me ato dhe sidomos në kokë ose në duar, do të pasuroheni nga një rast shumë I mirë që do t’ju vijë dhe kujdes të bëni për një përdorim të mirë të pasurisë tuaj. Në qoftë se jeni grua, lejini lidhjet e shumta me burra. Në qoftë se jeni vajzë, i dashuri ju tradhëton. Në qoftë se shikoni një të huaj t’ju dhurojë erëza, do të keni shumë interesa nga një person I huaj. Në qoftë se jua dhuron vajzë, do t’ju deklarojë ajo dashurinë e zjarrtë që ndien për ju. Në qoftë se ju dhurojnë shokët erëza, do të merrni lajme të mira.
ERRËSIRË
Në qoftë se shihni që papritur errësohet, do të keni sukses në punë, në qoftë se ecën me vështirësi në errësirë, mërzitje dhe lajme të këqija në lidhje me çështjet tuaja, ju presin.
ESHKË
Në qoftë se thjeshtë shikoni eshkë, do të keni hidhërime dhe dëshpërime. Në qoftë se shikoni sikur e ndizni, do të keni të mira në familje. Në qoftë se shikoni sikur e fikni, do të keni aksidente dhe ndoshta dhe mund të sëmureni.
ETJE
Në qoftë se shihni keni shumë etje dhe nuk mund të pini ujë, do të keni një zhgënjim në fushën e dashurisë. Në qoftë se ju jep ujë dikush i seksit të kundërt, do të lidheni me të erotikisht dhe mund të martoheni. Kujdes shëndetin, në qoftë se shihni që nuk ngopeni me ujë. Rrezikoni.Në qoftë se gjeni ujë të bollshëm dhe shuani etjen, ju presin suksese në punë dhe fitime.Në qoftë se mbeteni të etur, kujdes pasi ditë të vështira do të vijnë.