E ardhmja që ju rezervon numri juaj...
Numri i shpirtit tënd (që quhet dhe numri i egzistencës) tregon rrugën që ke zgjedhur të ndjekësh në këtë jetë. Ky numër midis të tjerave tregon karizmën që tu dha, për të realizuar fatin tënd. E gjejmë nëse mbledhim një nga një shifrat e datës së lindjes dhe më pas shifrat e mbledhjes derisa të dalë një numër tek. (shembull: nëse ke lindur 24/05/1973 = 2+4+5+1+9+7+3=31 pra numri juaj është 3+1=4).
Numri 1.
Gëzimi juaj natyral dhe dhuntia juaj për të komunikuar që ju dallon nuk do t’ju lerë të shpreheni lirshëm javët e ardhshme. Vërtet keni një dëshirë të brendshme dhe tendencë për tu mbyllur më tepër në botën tuaj. Në nivel praktik kjo do të përkthehet në dëshirë të vogël për të dal shëtitje, me shoqërinë dhe refuzimi i argëtimit. Do të keni nevojë që të shplodheni lehtë dhe të mendoni. Kështu do të zgjidhni drejtime të reja në ambjentin e jetës private, si dhe në atë të punës.
Numri 2.
Në jetë është e rëndësishme që dikush t’i japë mundësinë vetes në periudha të caktuara për të qëndruar vetëm. Disa herë duhet të vlerësoni që nga fillimi marrdhëniet të cilat i kishit marrë për të sigurta. Këtë muaj do t’ja dedikoni rrënjëve tuaja dhe kërkimeve tuaja të brendshme. Marrëdhëniet familjare do të jenë shumë të mira: shfrytëzojini për të përforcuar harmoninë në lidhje me prindërit dhe vëllezërit tuaj. Mund të sillni partnerin tuaj në një kontakt më të ngushtë në lidhje me familjen tuaj.
Numri 3.
Pak shplodhje më tepër, është shëndet dhe i jep ritëm më të mirë jetës tuaj. Mundohuni të kaloni disa momente të qeta dhe dedikohuni disa aktiviteteve relaksuese si shëtitje ose ecje në këmbë. Bëhet fjalë për një muaj mjaft tronditës në sektorin profesional dhe studime. Nevojitet qetësi për të mundur të përballoni ndryshimet të cilat do të ndodhin gjatë kësaj periudhe.
Numri 4.
Ditët e para të muajit do të ndjeni nevojën për të rinovuar energjinë tuaj. Mund të përjetoni një rënie të lehtë në fushën sentimentale, por nuk është diçka serioze. Për ata që janë vetëm përkundrazi parashikohet një periudhë mjaft e këndshme. Njohjet e reja ju ofrojnë aventura të reja. Nëse ecni ngadalë mund të lindë një lidhje e qëndrueshme. Gjatë fundit të muajt do të keni dëshirë të madhe për tu aktivizuar dhe të përmirsoni gjendjen tuaj ekonomike dhe anën tuaj profesionale.
Numri 5.
Do të jeni mjaft të gjallë të paktën deri në datën 20 të muajit. Në këtë periudhë mund të shijoni frytet e rezultatit tuaj në punë. Realisht parashikohen ngritje në detyrë në fushën profesionale. Këtë vit do të jeni të detyruar të përballeni me veten tuaj. Lidhjet e mëparshme të cilat nuk kanë përfunduar ciklin e tyre ju presin tek cepi. Duhet të arrini të përshtateni dhe t’i hapni letrat në tryezë që të mund të filloni ecurinë tuaj të tashme.
Numri 6.
Nëse arrini të kapni “demin nga brirët” dhe të përballoni “bishën” që keni brenda jush, dhjetori do të mund t’ju hapë plotësisht rrugë tepër interesante dhe progresive. Ndaloni të synoni “kontrollin” dhe “sigurinë”. Kështu do të arrini të bëni atë që ju pëlqen dhe të ndiheni të gjallë. Jeni përballë me veten tuaj, ndaj duhet të tregoni sinqeritet dhe të lejoni t’ju drejtojë frymëzimi. Do të ndjeni energji dhe guxim shumë më të madh. Pranoni ndryshimin me krah hapur.
Numri 7.
Stresi që shkaktohet kur nuk arrini të gjeni veten tuaj, mund t’ju trondisë dhe t’ju vjedh gjumin. Ndoshta kërkoni një mundësi për të refuzuar ndjenjat tuaja. Shikoni në mënyrë të ndërgjegjshme se çfarë është ajo që ju bllokon. Mund të jenë përplasje profesionale të cilat fatkeqësisht për shumë kohë nuk janë shfaqur. Jeta juaj intime rrjedh qetë dhe do t’ju falë momente të këndshme të cilat do t’ju çlirojnë.
Numri 8.
Logjika do të mundohet të mbizotëroj mbi ndjenjat tuaja. Këtë muaj do të shfaqen ambicje të reja dhe do të ndjeni etje të theksuar për ndryshim. Mos harroni që përplasjet midis logjikës dhe ndjenjave shpesh përfundojnë në një energji të panevojshme. Nëse doni të shprehni të gjitha mundësitë tuaja dhe të përfitoni këtë mundësi të madhe për zhvillim të brendshëm dhe ecuri profesionale, duhet të qëndroni të përqëndruar në vetvete.
Numri 9.
Një intuitë e mirë ju drejton dhe do të pranoni ndihmën e papritur nga persona shumë të rëndësishëm. Në aspektin profesional ju shtyn diçka të provoni rrugë të reja ku do të hasni fitime të papritura dhe aktivitete të pazakonshme, por kreative. Jeta sentimentale do të jetë pozitive dhe vetëm probleme sipërfaqësore mund të shkaktojnë acarim. Jeni të durueshëm dhe plot mirëkuptim, por kryesisht të jeni të hapur në dialog.
x Dis-harmoni
▲ Lidhje e vështirë.
■ Lidhje e paqëndrueshme.
◙ Mirëkuptim.
● Mirëkuptim perfekt.