Ujori

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

Data: 20 Janar – 18 Shkurt

Planet udhëheqës:  Urani dhe Saturni

Element: Ajër

Karakter: I shqetësuar, shoqëror

Karakteristikat: Fantazi të pafund

Ngjyra: Të gjithë ngjyrat e hapura

Ornament: Zafir

Metali: Plumbi

Lule: Lulja e natës

Bima:  Dafina

Dita:  E shtunë

Numri: 9, 11, 22

Dëshira kryesore: Kuptimi dhe zgjidhje

e të gjithë problemeve.

Parim planetar: Gjakftohtësi sentimentale.

KARAKTERISTIKAT E UJORIT

POZITIVE

Ujori është një person shumë I komunikueshëm, I matur dhe I ngrohtë dhe besnik. Si shkenctar ka besim të fort në lidhjet njerëzore. Interesin më të madh j’ua kushton njerëzve. Si shok është shumë besnik. Personaliteti praktik e bën të mahnitshëm dhe të fortë.

NEGATIVE

Është shumë i pagatshëm të ndajë me të tjerët idetë e reja. Ndonjëherë është i mbrapsht dhe i pasjellshëm. Nganjëherë ndien mosbesim. Shikon të tjerët me çudi dhe ndoshta me mosbesim.

UJORI PËLQEN

I pëlqen njohja dhe ngritja. I pëlqen qetësia dhe ëndërrojë vazhdimisht. Gjithashtu I pëlqen çdo ndryshim dhe surprizat. I pëlqen të këshillojë të tjerët.

UJORI URREN

Urren sentimentalizmat. Nuk i pëlqejnë ata që duan të duken. Dhe gjithashtu ta zhgënjejnë. Urren të japë borxh ose të marrë borxh para ose gjëra nga të tjerë. Nuk do me asnjë lloj mënyre dhunën dhe grindjet. Urren veçantimin dhe harxhimet.

BURRI UJOR

Është shumë i pagatshëm në shfaqjen e ndjenjave të tij. Është i shoqërueshëm me të tjerët. Është I drejtë dhe ka një kod të fortë dhe personal të tij. Ka shumë interesa. Nuk interesohet të bëhet  i pasur, por që të zhvillojë idetë e tij.

GRUAJA UJOR

Harron të vishet si femër, por gjithmonë tërheq me veshjen e saj vëmendjen e të tjerëve. Ka shumë shokë nga të gjithë klasat shoqërore. Ka shumë interesa dhe mendimi i saj është i shkëlqyeshëm. Ka mungesë vetëbesimi. Ndonjëherë është e pa parashikueshme.

UJORI SI PRIND

Si prind është shok me fëmijët e tij. Ka vendosmëri. Është i sjellshëm, i qetë dhe ka vendime të drejta. Nuk i pëlqen dhe nuk inkurajon në kundërshtime sentimentale. Do shkollimin më të mirë për fëmijën e tij.

UJORI SI FËMIJË

Ka shumë mendime te shpejta. Ka parandjenja. Është i pa parashikueshëm dhe me dije të shkëlqyeshme. Nuk i pëlqejnë detyrimet sentimentale. Revolucionon ndaj urdhrave. Është shumë zemërgjerë dhe ka shumë shokë. Është i pavarur dhe ka shpirt të lirë. I pëlqen të hyjë në rrjet dhe të kërkojë nga moshë shumë të vogël. Gjithashtu i pëlqejnë librat dhe teknologjia.

DUKE RRITUR UJOR

Ka një mendje të çuditshme që punon vazhdimisht. Do që të ketë mundësi për kërkime dhe të provojë idetë e tij tek të tjerët. Kanë nevojë për një ambjent të qetë, të bukur dhe harmonik. Shumë herë tregojnë më shumë vetëbesim seç kanë. Siç çdo fëmijë tjetër ka nevojë për dashuri dhe për respekt. Truri u punon shumë shpejt dhe kështu që shumë shpesh hynë në telashe. Kështu që duhet të mësohen të mendojnë llogjikisht.

UJORI SI SHOK

Ujori fiton shumë shokë por shumë pak janë të besueshëm për të. Në përgjithësi i pëlqejnë shokët që kanë interesa shpirtërore. Është i shoqërueshëm me këdo. Rrallë gjen kodet e drejta të shokëvë të tij. Bën shumë mundim për shoqërinë e tij dhe bëhet shok me të gjithë, të varfër ose të pasur, me ngjyrë ose të bardhë, të mirë ose të këqinj. Do të gjej interes tek idetë e shokëve të tij dhe ndoshta i le në baltë por pasi ka bërë punën e tij. Sjell gjithmonë probleme tek shokët. Kur një shok i kërkon ndihmë në përgjithësi shmanget duke u thënë atyre të harrojnë problemin.

UJORI SI NËNPUNËS

Si nënpunës është indiferent, por ka rreth të madh shoqëror. Kur është në moshë të re ndërron vazhdimisht punë.  Por kur rritet fillon dhe qëndron në një ndërmarje. Është i sjellshëm dhe ka talent të parandjeje gabimin me makineritë. Ambjenti i punës mund të themi se mund të ishte kudo në botë. Do të ketë teknologjinë e fundit dhe ndërron shpesh.

UJORI SI PRONAR

Si pronar është i drejtë dhe do të shpërblejë punëtorët nga vlerat e tyre. Është zemërgjerë ndaj atyre që bëjnë më tepër punë. Urren çdo lloj pandershmërie dhe nuk tërhiqet mbrapsht. Nuk fal kurrë gënjeshtrat ose premtime të pambajtura. Ju jep nënpunësve lirinë e duhur.

UJORI NË SHTËPI

Ujori në shtëpi shpreh ndjenjat dhe idetë e tij.

Ka dy lloje ujorësh: 1) Ai që flet ëmbël jeton në një shtëpi të madhe, në  një apartament të këndshëm, ha ushqime të  

çuditshme dhe mikpret këdo që i vjen. 2)Ai që i pëlqen rrëmuja jeton në një shtëpi të vogël, në një apartament të bërë lëmsh, ha ushqime të ndryshme, i le gjërat sa këtej andej. Lahet vetëm kur është në qejf.

UJORI NË PUNË

Në punë ujori shijon punën në grup, i pëlqen të përdorë mendjen e tij, urren rutinën dhe të marr vendime, i pëlqen shumllojshmëria.

UDHËHEQJE KARRIERE PËR UJORIN

Ujorit i pëlqen të punojë si një pjestar i një grupi ndoshta dhe bamirës, trup punëtor ose organizatë jofitimprurëse dhe kjo është një shenjë që punon për njerëzimin. I pëlqen të ketë shumëllojshmëri punësh. Janë shumë të vendosur në atë që besojnë. Ambjenti i punës mund të themi se mund të ishte kudo në botë. Do të kishte teknologjinë e fundit dhe ndërron shpesh. I pëlqejnë makinat e vogla shoqërore. Profesionet që mund të bëjë një ujor janë: kërcimtar, shkencëtar, fotograf, astrolog, këngëtar, prezantues në radio ose tv, arkeolog, elektricist, astronaut, mekanik, pilot, etj.

FATI I UJORIT

Ide të padëgjuara dhe shpirt i pavarur mahnit me personalitetin e tij. Do dhe është indiferent ndaj parasë. Dhe këtë është vështirë ta kuptojnë të tjerët. Vështirë mbledhin para, por di se si t’i shpenzojë ato. Gjendja e tij ekonomike shfaq ndryshime të menjëhershme, por krijon një jetë të rehatshme. Shmanget nga lojrat e fatit dhe i quan ato investime të kota. Dhe kritikon ata që luajnë lojra fati për t’ia dalë mbanë.

EKONOMIA DHE PASURIA

Ujori si person e do shumë punën që bën, por do edhe njerëzit që bashkëpunon ndaj dhe ja arrin qëllimeve dhe fiton para. Por kurrë nuk I rezervon dhe të vetmen gjë që bën është të mendojë se si do t’i shpenzojë. I pëlqen argëtimi dhe pak jeta shpenzuese.Nganjëherë kujton se nxjerr shumë para nga puna që bën, por mund të gjendet pa para, megjithatë është i lumtur për jetën që bën.  

UJORI DHE PARTNERI I TIJ

Personi që ka ndër mend të martohet apo të bashkëpunojë me një ujor duhet të dijë se dëshiron liri absolute. Do që të jetë udhëheqës në lidhje. Duhet të jetë i sinqertë dhe i durueshëm. Ujori ka një mendje te përzgjedhur i cili mund të sjellë shumë në një lidhje apo ndërmarrje.

BURRI UJOR SI PARTNER

Burri ujor si partner do një partnere që t’i njohë idetë e tij për punën dhe që duhet ta lënë të lirë. Partnerët bashkëpunëtorë që kanë ndër mend të bisedojnë me të për tu bërë partnerë të tyre duhet të sigurohen përpara që kanë eksperiencë të madhe profesionale. Gjithashtu do një bashkëshorte që të kujdeset për fëmijët dhe shtëpinë dhe të jetë besnike me shokët e tij. Do një grua që të jetë zonja të kujdeset për veten e saj dhe që nuk ka nevojë të mbështetet mbi të. Një grua që do të ketë një mbrojtje dhe një njeri që do sjellë të ardhura në shtëpi më mirë të kërkojë tjetërkund.

GRUAJA UJOR SI PARTNERE

Gruaja ujor si partnere megjithëse është e ngrohtë dhe e ndjeshme brenda saj fsheh një botë të shkëlqyeshme idesh. Kërkon një partner që të vlerësojë mendjen e saj të shkëlqyeshme. Në ndërmarje ose në martesë do të kujdeset që partneri i saj ta vlerësojë. Nuk i interesojnë paratë. Do të shijojë lidhjen e ngushtë dhe të shijojë për një kohë të gjatë ku lidhja e saj është platonike.

DASHURI,ROMANTIKE DHE JETA SEKSUALE

Dashuria e tij lidhet me interesimin që ka për njerëzimin dhe jo për njerëz të veçantë.Mbron pavarsinë dhe rrallë pëlqen lidhjet kohëgjata. Tërheq shumë shokë dhe miq pas tij ngaqë ka një karakter të hapur. Adhuron shoqërinë dhe lidhjen me të dashurin e jetës. Gjithmonë kërkon për të gjetur partnerin e shkëlqyer. Në një lidhje është besnik, por nganjëherë sheh dhe diku tjetër njëkohësisht. Urren matjen e zgjidhjes se problemeve me një mënyrë shoqërore ose harmonike në rast se kjo është e pamundur do ta lërë në gjysëm.

PËR JU QË DILNI ME UJOR

Për ju që dilni me ujor duhet të dini se kujdesen shumë për njerëzimin. I pëlqen të tërheqë seksin tjetër me mënyrë shoqërore. Ka shumë frikë nga lidhja shpirtërore. Kërkon puthjet e partnerit të tij. Do të mbrojë pavarsinë e tij. Pret që bashkëshortia e tij të qëndrojë në shtëpi dhe ta marë atë përsipër. Liri personale lëvizjesh. Besim dhe ndershmëri do të japë pas martesës.

PËR Ç’KA NEVOJË NJË UJOR

Kanë besim se mund të zgjidhin gjithçka vetë. Kështu që do të mahniten nga personat qe kanë këto karakteristika dhe që do të kuptojnë vlerat e tij. Ka nevojë për ngrohtësi dhe mirëkuptim. Në rast se ujori krijon besim të plotë tek partneri i tij se mund t’i plotësojë këto kushte lidhja mund të zgjasë shumë kohë. 

FUNDI I NJË LIDHJEJE

Ujori kur ka një lidhje është i përqëndruar tek partneri i tij. Burrë ose grua do që të jetë udhëheqës i lidhjes. Është një partner që ka shumë kërkesa, është xheloz ose mundohet të sillet ndryshe nga ajo që është mësuar të sillet. Është i zoti të bëj gjithçka që t’i jap fund lidhjes. Kur martohet nuk i pëlqen divorci dhe do që të rri shok me ish partnerin e tij.

UJORI DHE DASHURIA E TIJ

Ka një sjellje e cila sjell vazhdimisht probleme. Është shumë i ngrohtë dhe i zjarrtë, por nga ana tjetër i ftohtë. Për këtë nuk lejon të tjerët të kuptojnë se çdo. Si i dashur është shumë I ngrohtë dhe I saktë. Harron lehtë data dhe festa. Gruaja ujor është mjaft mahnitëse dhe e çuditshme. Jeton në botën e saj dhe mahnitet nga ngjarje të çuditshme sidomos në anën e dashurisë. Urren që ta harrojnë dhe i pëlqejnë burrat e fuqishëm. Për t’i fituar nuk duhet të tregoni indiferencë dhe duhet të komunikoni me ata shpirtërisht. Mos u grindni.

UJORI DHE SEKSI

Kur ujori bën dashuri e quan eksperiencë shpirtërore dhe jo sentimentale. I pëlqen të kërkojë veten e tij, por mund të mos ta gjejë të lehtë të dëgjojë problemet e partnerit të tij. Rrallë xhelozohen. Për më të shumtit është më e lehtë të bëjnë shok sesa të gjejnë partner. Nganjëherë mund të jetë serioz kur bën seks.

LIDHJET E UJORI ME SHENJA TË TJERA

UJOR ME DASH

Lidhja në mes tyre është gjithmonë harmonike, sepse dashin e tërheq gjithmonë ujori.Nganjëherë nuk e gjejnë gjuhën dhe duhet të tërhiqen mbrapsht.

UJOR ME DEM

Lidhja me tyre mund të themi se nuk është dhe aq e mirë dhe harmonike. Demi nuk ndihet shumë rehat me ujorin sepse janë shumë të palidhur.

UJOR ME BINJAK

Lidhja mes tyre është harmonike dhe shkon sepse të dy mund të ndajnë idetë e tyre.Dashuria për të dy është gjë e madhe mjafton që të ndajnë detyrimet e përbashkëta.

UJOR ME GAFORRE

Lidhja mes tyre nuk është dhe aq e mirë dhe harmonike përkundrazi ka shumë grindje mes njeri tjetrit.Ujori do lirinë e tij dhe pavarësinë e zgjidhjeve të tij dhe përkundrazi gaforrja do të jetë e qëndrueshme në një lidhje.Një lidhje e tillë nuk mund të jetë me rezultate të mira.

UJOR ME LUAN

Lidhja e tyre mund të themi se është pak e mirë, harmonike. Mes këtyre personave mund të ketë bashkëpunim dhe një lidhje interesante.

UJOR ME VIRGJËRESHË

Lidhja mes tyre nuk është dhe aq e mirë dhe harmonike. Mes tyre ka vlerësim të ndryshëm të gjërave. Dhe duhet të bëjnë mundim të madh që të jenë bashkë. Vetëm në seks shkojnë mirë.

UJOR ME PESHORE

Lidhja mes tyre mund të themi se është e mirë dhe harmonike dhe që shkojnë më njeri tjetrin. Këto shenja komunikojnë normalisht dhe vërtetë mes tyre si për sentimentalitet dhe për njerëzim.

UJOR ME AKREP

Lidhja mes tyre mund të themi se nuk është dhe aq e mirë dhe harmonike. Pasionet e ndryshme që kanë mes tyre përfundojnë në refuzim mirëkuptimi gjë që bën të pamundur të jenë bashkë.

UJOR ME SHIGJETAR

Lidhja mes tyre mund të themi se është e mirë dhe harmonike dhe që shkojnë me njeri tjetrin. Dhe kjo ndodh nga sinqeriteti mes tyre. Nuk mundohet asnjeri t’i kundërvihet tjetrit dhe të dy kanë shpirt komunikimi.

UJOR ME BRICJAPE

Lidhja e tyre mund të themi se është pak e mirë, harmonike. Të dy shenjat megjithëse janë të kundërta ka mes tyre respekt dhe me pak mundësi mund të jenë bashkë.

UJOR ME UJOR

Lidhja e tyre mund të themi se është pak e mirë, harmonike. Këto të dy shenja mund ta gjejnë me njeri tjetrin. Megjithëse kanë ndryshime prapë gjejnë mënyrën për të komunikuar.

UJOR ME PESHK

Lidhja mes tyre mund të themi se është e mirë dhe harmonike dhe që shkojnë me njeri tjetrin. Këto shenja komunikojnë normalisht mes tyre si për sentimentalitet dhe për njerëzim.

HOBET UJOR

Për të mësuar më mirë hobet e ujorit është më mirë të njohim karakterin e tij. Hobet e tij me interesante janë teatri dhe arti. Gjithashtu muzika dhe kërcimi. I pëlqen rreziku dhe i pëlqejnë fluturimet me parashutë. Gjithashtu i pëlqen të shkruaj autobiografinë e tij dhe ditarin e tij personal.

PREFERENCAT DHE ANTIPATITE E UJOR

Preferon të ketë qetësinë e tij nga zhurmat. I pëlqen fama e mirë dhe të njihet nga të tjerët. Preferon të mendojë veten e tij sesa të tjerët. Gjithashtu i pëlqen çfarëdo lloj ndryshimi dhe surprizat e ndryshme. Preferon gjithashtu të merret me ëndrra dhe trupa jashtëtokësorë. Do të këshillojë dhe të thotë tu tjerëve çfarë të bëjnë. Urren personat që duan të duken. Urren gjithashtu dhunën dhe grindjet në përgjithësi. Nuk do me asnjë lloj mënyre të marrë ose të jap borxh gjëra ose para.

DHJETËDITSHET E UJOR

Lindje 20 – 31 Janar

Planeti udhëheqës dhe personal është urani. Planet i energjisë dhe i ndryshimit. Çon personat e këtij dhjetëditëshi në një jetë sociale. Ndihmon njëkohësisht të kontrollojnë disa anë negative të shenjës.

Lindje 1 - 9 Shkurt

Planeti personal është marsi. Quhet si planeti i ndryshueshëm, kontrollon mendjen dhe nervat dhe i bën personat e këtij dhjetëditëshi nevrik dhe të ndjeshëm. Marsi quhet si rregullatori i ndjenjave. Duhet të keni përqëndrim dhe qetësim shpirtëror. Keni aftësi artistike dhe tregtare.

Lndje 10 – 18 Shkurt

Planeti personal është Afërdita. Tregon fat dhe harmoni. Sjell gjithashtu talent idealist, artist dhe muzikant. Në rast se afërdita ka vendosmërinë e saj ngacmohet në një gradë të madhe nga planetet e tjerë.

NE QOFT SE KENI LINDUR MË…

20 Janar.

Karakter i sjellshëm, mikpritës dhe diplomat. Ju pëlqen deti dhe mund të kishit sukses në një punë që do të kishte të bënte me detin. Mund të keni probleme me të afërt, ndoshta për çështje ekonomike. Natyra juaj artistike dhe e ndjeshme ju jep mundësinë të krijoni shoqëri të jashtëzakonshme.

21 Janar.

Dhembshuri të madhe.Krijoni eksperiencë dhe dilni të fituar nga pengesat që ju vendosin të tjerët në rrugën tuaj. Megjithëse problemet me të afërmit dhe me shokët tuaj ju vonojnë suksesin, ju keni fitime të mëdha ekonomike.

22 Janar.

Idealist. Diplomat dhe i zgjuar, do të fitoni shoqëri të rëndësishme në jetë.Anë e horoskopit tregon nerva dhe për gjërat më të vogla.Kjo ju vështirëson shumë sidomos në martesë. Doni mësimin, përdorni dijenit tuaja për tu korrigjuar.

23 Janar.

Shoqëri shumë të rëndësishme.Mendje krijuese, sukses. Disa nga personat e kësaj date do të kenë famë dhe pasuri nga aftësitë e jashtëzakonshme.Dashuria e madhe për udhëtimet ju shtyn të lëvizni nga një vend në tjetrin.

24 Janar.

Ju pret një dëshpërim shumë i madh, shumë provokime dhe dallgë. Duhet të keni dashuri të madhe dhe ngrohtësi që t’ju mbështesë në luftën që do të jepni në jetë. Mos u mundoni të bleni shoqërinë tuaj.Fitojeni atë me energjinë tuaj.

25 Janar.

Dashuri për njohje, për shkrimin, për nderim. Interesi juaj është për tema të reja. Ndoshta mund të keni disa probleme me drejtësinë. Ndihmë nga një person i madh në moshë.

26 Janar.

Nuk është e pamundur të fitoni para lehtë dhe t’i shpenzoni ato në shijime.Mund t’i bëni dëm shëndetit me ngarkesën e madhe të punës. Probleme me seksin tjetër. Ruhuni nga betimet e pavërteta.

27 Janar.

Serioz, i ndjeshëm dhe zemërgjerë. Mundoheni të jepni lumturi të madhe tek të tretët. Shumë para në horizont. Nuk është e pamundur të vuani ndonjëherë nga ndonjë dhimbje trupore. Nuk keni shumë mundësi martese të mira.

28 Janar.

Karakter i fuqishëm dhe me shumë talente. Rrezik të keni shqetësime shëndeti nga lodhja e tepërt. Zgjuarsi e madhe dhe dashuri për politikën dhe bisedimet.Personat e kësaj date bëhen gjykatës, polic të zotë.

29 Janar.

Jeni me fat në shumë gjëra. Me mendim të fuqishëm, i zgjuar dhe me dijeni për botën.Kanë aftësi të komandojnë botën.Do të shijoni jetën me mënyrën tuaj. Dashuri të madhe për të bërë një shtëpi tuajën. Do të keni një jetë të lumtur bashkëshortore.

30 Janar.

Nganjëherë jeni kokëfortë dhe të pamatur. Por keni një karakter të qëndrueshëm dhe fitim të një karriere. Luftoni vrullin tuaj që keni për aventura dhe ikje. Kur të arrini të komandoni ndjenjat, ndoshta atëherë mund të keni sukses në botën e afarizmit.

1 Shkurt.

Karakter me mendime të forta, guximtar dhe aventurier. Dashuri për muzikën, artin, udhëtimet dhe gjërat e bukura. Sukses në karrierë detare ose në botën e artit.

2 Shkurt.

Natyrë zemërgjerë, e pavarur, emocionuese. Dashuri për lirinë dhe jetën në vende të hapura dhe në natyrë do tju shtyjë në ndonjë sport që do t’ju sjellë famë. Keni një shëndet të mirë në përgjithësi.

3 Shkurt.

Këmbëngulës, i zgjuar, i veçantë. Dashuri për studimin dhe aftësi shencore. I dobët në shqetësime të mëdha dhe në aksidente. Duhet të mësoheni të mateni kur jeni të nevrikosur.

4 Shkurt.

Ndjenja të fuqishme dhe emocione ju trondisin. Ruhuni nga krizat nevrike, ftohjet dhe gripi. Personat e kësaj date ndoshta sëmuren shpejt. Probleme me pasurinë e patundshme, dokumenta bankare ose siguracioni.

5 Shkurt.

Natyrë e ndjeshme dhe e pranueshme. Shpesh herë jeni shumë nevrikë. Ndërrime të paparashikuara mund të trazojnë gjendjen ekonomike. Por do t’ju shfaqet një ndihmë e fshehtë e papritur.

6 Shkurt.

Karakter i fort me disa talente të veçanta. Kërkoni gjithmonë idealen. Lidhje shoqërore dhe ndoshta një trashëgimi e papritur. Mund të keni sukses në kërkime elektronike dhe shkencore.

7 Shkurt.

Natyrë e dyshimtë dhe mosbesuese. Të intereson më shumë vetja. Luftoni kritikën që ju bëni shokëve ose bashkëpunëtorëve. Keni ide të mëdha, por nuk jeni të aftë t’i zhvilloni ato.

8 Shkurt.

Ndoshta ju presin provokime të mëdha në anën profesionale ose familjare. Ju pëlqen të bëni shpesh herë. Nuk ju intereson hidhërimi i të tjerëve dhe rrallë shpallni simpatinë tuaj, diçka që nuk ju nderon. Ju pret një jetë e trazuar dhe me pak fat vetëm në rast se zhvilloni anët e mira të karakterit tuaj.

9 Shkurt.

Keni një emocion të rëndësishëm me aftësi praktike. Je tip që formon vetë fatin e tij. Por ka shumë rrezik të humbisni shumë gjëra nga bashkëpunëtorët tuaj. Kur firmosni dokumenta, kini kujdes. Të mbroheni nga zhgënjime në punë dhe në jetën tuaj personale.

10 Shkurt.

Do të keni shumë ndryshime nga ana e shëndetit tuaj.  Por gjithashtu mund të keni ndryshime dhe në anën profesionale. Jeni natyrë e sjellshme dhe e sinqertë dhe thoni gjithmonë mendimin tuaj të sinqertë kushdo qoftë ai. Keni një karakter te ngatërruar.

11 Shkurt.

Natyrë mikëpritëse me aftësi organizimi.Do të gjeni mundësitë për të shkruajtur. Mund të keni trazira dhe në punë.Mos zhgënjeni njerëzit që keni përreth jush që të mos zhgënjeheni dhe ju.

12 Shkurt.

Keni një rreth të madh simpatish dhe emocionesh.Personat e kësaj date shprehin një dashuri të vecantë për nënën e tyre.U pëlqen seksi tjetër dhe pret sukses në dashuri dhe në karrierë.

13 Shkurt.

Karakter i vrullshëm.Keni një imagjinatë të gjallëruar, dëshiron ndërrimet dhe ngacmoheni lehtë nga të tjerët. Gjithashtu nervat tuaja ju bëjnë disi të keq.Sukses të madh në mundimet shpirtërore.

14 Shkurt.

Karakter i veçantë, muzikant, artist dhe shkencëtar.Jeni gjithashtu të pamatur dhe nganjëherë bëheni të këqinj. Jeni shpesh të tepruar, por keni shumë mirëkuptim dhe aftësi profesionale.

15 Shkurt.

Luftoni shpenzimet e tepërta.Jeni i zgjuar dhe kritikoni ata që janë më pak të zgjuar. Je karakter i menjëhershëm.Mundohuni të jeni më të përmbajtur.Shëndet jo të sigurtë mund t’ju pengojë në sukses dhe lumturi.

16 Shkurt.

Parandjenja të mëdha.Natyrë e sjellshme dhe zemërgjerë.Duhet të luftoni sa teë mundeni inatet tuaja.Sukses në tema të fshehta dhe organizime.Mund të keni dhe një martesë të pasur.

17 Shkurt.

Sukses në tema profesionale dhe në dashuri.Dilni të fituar nga lidhjet që keni me të afërt dhe shokë sidomos me gratë.Kjo datë ka fat dhe lumturi familjare.Keni ide socialiste që mënjanojnë në demokraci.

18 Shkurt.

Keni forcë. Qëllimi juaj është suksesi. Sukses do të keni në karierë dhe në dashuri përveç zhgënjimeve që do të merrni nga të huajt. Aftësi të veçanta shpirtërore ju çojnë në realizimin e pikësynimeve tuaja. 

Zgjidh shenje tjeter