Parashikimi nëpërmjet Numerologjisë
Numerologjia- cikli personal numerologjikë ditor, mujor, vjetor.
Pas gjithckaje fshihen Numerat. Nëpërmjet numerave të ditës tuaj të lindjes mund të informojmë rreth zhvillimeve të ardhshme por edhe të mësojmë elementë për veten tonë të brendshme dhe rrugëtimin tonë. Me bazë datelindjen tone, mundemi të mbështesim veprimet tona për secilën ditë, c’do muaj dhe c’do vit të jetës tonë.
Për më tepër parashikime personale mbi tarot e dashurisë klikoni në Parashikime Personale.
Plotësoni ditën e lindjes tuaj (diten,muajin, vitin)
- Fati juaj simbolizohet nga numri: 1
-
Numri 1 tregon se keni lindur me aftësi që ju lejojnë të bëheni lehtësisht udhëheqës. Ju keni një natyrë të mbushur me dëshira rreth vetes, një nevojë të fortë për pavarësi dhe nevojë për t'u vlerësuar. Shumë ushtarakë, biznesmenë dhe politikanë kanë numrin e jetës, numrin 1. Kur e shfaqni pozitivisht numrin atëherë mendja juaj është e aftë të mendojë shumë kreativisht dhe ju keni entusiazmin dhe shtysën që ju nevojitet për të arritur shumë gjëra. Ju jeni shumë të mirë në nisjen e gjërave të reja dhe planeve të reja, duke bërë më të mirën kur ballafaqoheni me pengesa dhe sfida. Keni forcën për të luftuar me vendosmëri dhe guxim. Kjo fuqi shfaqet si brenda ashtu edhe fizikisht. Sepse ju jeni Lider për nga natyra juaj, në disa raste merrni udhëheqien edhe pse nuk është e drejtë ta merrni! Ju keni ide të shumta origjinale dhe mund të jeni në një farë mënyre një shpikës apo një reformator. Ju keni nevoja dhe dëshira tejet të forta, dhe ndjeni fuqishëm se duhet të ndiqni besimet tuaja, gjë që ju bën të dalloni në një punë. Rutina dhe punët me theksin tek detajet, ju lodhin shumë shpejt. Jeni ambiciozë dhe mbytës kur promovoni veten. Megjithëse mund ta fshehësh kur kushtet sociale kërkojnë kështu, je egocentrist dhe doni të dali e juajat në shumicën e situatave. Nëse përjashtojmë këtë fakt, ju në shumicën e rasteve konsideroheni shoqëri e mirë, miqësor, “brum i mire” dhe folës të shkëlqyer. Njerëzit tuaj ju simpatizojnë dhe tërhiqen prej jush, gjë e mirë kjo sepse jeni shumë të ndjeshëm ndaj refuzimit për të cilin nuk negocioni dot. Ana negative e 1-shit mund të duket në shumë mënyra. 1-shi ka dinamizmin e udhëheqësit dhe prandaj mund të dështojë si ndjekës. Mirë ose këq ndonjëherë duhet të ndjekim përpara se të udhëheqim dhe kjo mund të jetë shumë e vështirë për numrin 1. Nëse personi punon me karakteristikat negative atëherë shumë shpesh në moshë e rinisë, fizikisht është shumë i pafuqishëm.
- Fati juaj simbolizohet nga numri: 2
-
Kjo rrugë deklaron se jeni një person i lindur me aftësinë për të qenë një paqebërës brënda shoqërisë. Fuqia juaj buron nga çka dëgjoni dhe përthithni. Ndërmjetësoni dhe korrigjoni dhe jeni një person shumë diplomatik, që lëviz më shumë me fuqinë e bindjes sesa me zbatimin e forcës. Kur jeni sintonizuar me veten tuaj më të thellë, jeni intuitivë,jeni përpara modës dhe kohës, idealistë dhe vizionarë. Këto karakteristika ju bëjnë interesant dhe keni për t'i ofruar shumë shoqërisë. Ju keni potencial të mendoni thellë dhe të kuptoni shumë nga misteret e jetës. Nëse punoni pozitivisht me tiparet e numrit 2, atëherë jeni të ekuilibruar dhe të drejtë. Shikoni qartë të dyja palët në një çështje dhe kjo është arsyeja pse shumë njerëz vijnë tek ju për këshilla. Roli juaj ndërmjetësues mund të ulë tensionet dhe të zgjidhë problemet. Jeni të sinqertë në mendim, në të folur dhe në vepra. Ju funksiononi në mënyrë të shëlqyer brenda grupeve ku shfrytëzohet aftësia juaj për të ardhur në kontakt me të tjerët dhe për t’i bashkuar njerëzit. Ju karakterizojnë sjelljet e mira dhe takti, dhe asnjëherë nuk merrni rolin udhëheqës në një grup apo situatë. Ju jeni ekspertë në kompromisin dhe ruajtjen e harmonisë në mjedisin tuaj. Edhe pse anëtari më i mirë i ekipit nuk kërkon njohje apo shpërblim. Në shumë mënyra jeni person i zakonshëm dhe i rutinës, dhe preferoni gjëra të konsumuara por të njohura. Aftësia juaj për të analizuar dhe arritur në përfundime të sigurta është një karakteristikë e juaja e mrekullueshme fizike që përdorni në profesionin tuaj. Luftoni për saktësinë absolute dhe detajet më të vogla në punën tuaj. Ju nuk mund të jeni udhëheqësi, por ju jeni ai që ka vizionin dhe talentin. Ana negative e numrit 2 sjell shumë fort tensionin dhe sistemin e dobët nervor. Ndonjëherë silleni zellshëm dhe shprehni shumë intensivisht kënaqësinë tuaj, si dhe pakënaqësinë tuaj. Nervat tuaja mund të akumulohen dhe të bëni shpërthime fuqishme që mund të habisin njerëzit përreth jush. Forca juaj mund të bëhet dobësia juaj.Ju merrni vështirë një vendim dhe luftoni me veten tuaj për ta bërë atë si përfundim. Ndonjëherë ndiheni fajtor dhe të pakënaqur me sukseset tuaja dhe progresin që keni bërë në jetë. Sfida më e madhe për ju është pasiviteti, apatia, letargjia dhe pesimizmi. Kur këto elemente janë aktivizuar atëherë është shumë e vështirë të arrini çfarëdolloj gjëje dhe tani jetoni midis imagjinatës dhe realitetit.
- Fati juaj simbolizohet nga numri: 3
-
Ju jeni krijues dhe me aftësi komunikuese. Sukseset vijnë vetëm duke folur! Ju dalloni në shkrim, në fjalim, në aktrim dhe në profesione të ngjashme. Në rrugën e 3-shit gjejmë shumë artistë me ide “fresh“ që sjellin një frymë ripërtëritjeje dhe optimizmi. Harmonia, bukuria dhe kënaqësitë janë fjalë kyçe për ju. Gjithashtu edhe ndarja e talentin tuaj krijues me botën. Gjëja që ju kërkoni është të vini talentin tuaj në praktikë . Ju jetoni jetën në mënyrë të plotë dhe shpesh pa u shqetësuar për të nesërmen. Nuk ju interesojnë shumë paratë dhe nuk i menaxhoni siç duhet. Kur e keni e shpenzoni dhe kur nuk e keni, nuk shqetësoheni aspak. Ju adhuroni te vini në kontakt me njerëzit. Jeni të ngrohtë dhe miqësorë, bashkëbisedues të mirë, socialë dhe të hapur. Ju jeni të lezeçëm kur flisni, por edhe shumë i mirë për të dëgjuar të tjerët. Gjithmonë mirëprisni në çdo rast social edhe që të tjerët ndjehen si në shtëpinë e tyre! Ju zakonisht tentoni të jeni tepër optimist pasi gjendja juaj gjithmonë është "me diell". Ju jeni në kërkim të pranisë dhe ndikimit të njerëzve që janë si ju. Njëra anë e juaja është gjithashtu e largët ... Kjo i habit ata që ju njohin mirë, por edhe vetë juve! Në thelb, ju jeni shpirtra shumë të ndjeshëm, të cilët, nëse lëndoheni, mbylleni në guaskën tuaj dhe kaloni periudha të gjata heshtjeje. E megjithatë,në fund ju ja arrini dhe jeni shumë të gatshëm t’i riktheheni jetës. Ju përballeni me problemet shumë lehtë, sepse ekzistenca e tyre nuk ju hedh posht për shumë kohë. Merrni parasysh ndjenjat e të tjerëve, sepse edhe ju jeni të ndjeshëm ndaj dhimbjes. Në çështjet tuaja personale jeni të zjarrtë ,të dashur dhe besnikë. Marrëdhëniet që nuk shkuan mire, ju lënë plagë që ndoshta nuk do të shërohen kurrë sepse përvojat tuaja emocionale,ju prekin shumë thellë dhe keni nevojë për shumë kohë për të përjetuar pikërisht atë që jeni duke jetuar! Për fat të keq, natyra juaj shpesh tërheq partner kërkues dhe, si me shumicën e çështjeve në rrugën e 3-shit, ekuilibri në marrëdhëniet tuaja ju shpëton nga duart. Sprova juaj është që të mund të të kontrolloni ulje-ngritjet e humorit tuaj. Ju nuk mund të mbijetoni në një mjedis ku mbizotëron rutina ose ... një drejtues që ushtron presion. Njerëzit që mendojnë ngadalë ose nuk marrin vendime të shpejta ju bëjnë nervozë dhe nuk përshtateni me këtë lloj personi, qoftë në punën tuaj ,qoftë në çështjet tuaja personale. Natyra juaj mund t'ju çojë larg mjafton vetëm të arrini të përqendroheni në talentet tuaja. Për ata të paktët prej jush që funksiononi me aspektet negative të numrit 3, jeta mund të jetë për ju diçka thjesht sipërfaqësore, pa kuptim ose qëllim.Shpesh herë 3-shat negativë gjejnë mënyra për t'u larguar nga problemet duke ndryshuar vend, miq, vende pune. Kini kujdes të mos jeni tepër kritikues me të tjerët, të paduruar, jo tolerantë ose tepër optimistë.
- Fati juaj simbolizohet nga numri: 4
-
Ju keni lindur me një aftësi të natyrshme për të planifikuar, korrigjuar, ndërtuar dhe në një farë mënyrë bëni gjëra që funksionojnë duke kombinuar aplikimin e logjikës dhe praktikës. Ti je një prej njerëzve të besuar, praktik dhe të ulur me këmb në tokë, gurët themelorë të shoqërisë. Jeni idealistë për nga natyra dhe idealizmin tuaj e mbani në një mënyrë praktike, me rezultat të arrini shumë plane të mëdha. Nëse dëshironi, jeni të gatshëm të lodheni që arrini të bëheni edhe i famshëm, natyrisht kjo nuk do të thotë se të gjithë ata që kanë në rrugën e tyre numrin 4 ,do të bëhen të famshëm. Por të gjithë ama,në këtë rrugë, keni aftësinë për të marrë urdhra dhe për t'i zbatuar ato me përpikmëri dhe përkushtim pa ju penguar dhe duke e shijuar këtë proçes. Shpesh herë kërkoni nga të tjerët më shumë se sa mund t’ju japin. Fuqia e vullnetit që keni, perceptohet ndonjëherë si kokëfortësi ndaj tjerëve dhe sinqeriteti juaj së bashku me arsyetimin e qartë, ju bëjnë të jepni figurën se nuk ndryshoni mendim dhe se nuk ndaleni askund. Kur merrni një vendim, nuk do të ndaleni derisa të bëhet realitet edhe nëse përfundimisht është vendim i drejtë apo jo! Ju kurrë nuk devijoni nga metodologjia juaj deri në pikën ku bëheni me obsesione dhe fiksime në angazhimet tuaja. Përtej gjithë këtyre, ju jeni të mrekullueshëm në organizim dhe planifikim, sepse ju mund t’i shihni gjërat me logjikën e përbashkët dhe të thjeshtë, e cila ka rrënjën në nevojën tuaj më të thellë për të qenë perfekt në atë që bëni. Planifikimi dhe organizimi janë thelbësore për të shmangur gabimet, ndaj ju gjithmonë mbani një listë të gjërave që keni për të bërë. Listat ju ndihmojnë të vendosni në rend të gjitha idetë që keni gjatë ditës dhe ju pëlqen në përgjithësi, të keni afate kohore dhe probleme për të zgjidhur. Në martesë jeni besnikë, të përkushtuar dhe shtylla e familjes. Miqtë tuaj janë të pakët dhe të matur dhe në momentin që ju bëni miq, kjo miqësi mund të mbajë përgjithmonë. Numri 4 është i lidhur me elementin e Tokës nga i cili tërheq energji të dobët dhe ju sjell në kontakt me realitetin. Dikush mund të mbëstetet shumë tek ju. Të durueshëm dhe të vendosur, ju shpesh thirreni të kujdeseni për të tjerët dhe të përfundoni atë që ata kanë nisur. Kjo mund të mos jetë e drejtë, por përmes këtij procesi ju bëheni më të mirë dhe fitoni reputacion. Elementi juaj negative, është se ju jeni tepër dogmatic, mendje-ngushtë dhe posesiv. Njerëzit sipërfaqësor ju çaktivizojnë dhe këtë e shfaqni sepse ju mungon takti. Të çmendur ndonjëherë ju përthithin aq shumë detajet, saqë humbisni pamjen kryesore, me rezultat të humbisni disa mundësi që ju vijnë një herë në kaq.
- Fati juaj simbolizohet nga numri: 5
-
Ju keni lindur me një mendje tepër progresive, me personalitet dhe aftësi për të ndryshuar botën. Fjala kyçe për ju është liria dhe në përpjekjen tuaj për ta marrë atë, jeni mjaft elokuentë, ndërsa gjithmonë përpiqeni të gjeni përgjigje për pyetjet e jetës. Një kuptim bazik për ju është ndryshimi dhe përmirësimi i vazhdueshëm. Ju dëshironi të jetoni pa kufizime sepse numri 5 jep rezultate më të mira kur ndihet i lirë. Për shkak të vlerësimit që ushqeni ndaj lirisë, ju jeni shumë i mëshirshëm ndaj njerëzve, njerëzimit në përgjithësi dhe interesoheni për të komshiun tuaj, lirinë e tij ose të saj, si dhe mirëqenien e tyre. Abraham Lincoln, Presidenti Amerikan me rrugën e tij, edhe ai drejt numrit 5, me Deklaratën e Emancipimit, ndihmoj në përfundimin e skllavërisë në Amerikë. Ju keni të ardhme në politikë dhe në profesionet ligjore. Komunikoni mirë dhe keni mënyrën tuaj për t'i bërë të tjerët të aktivizohen, duke i motivuar ata. Kjo mund të jetë aftësia juaj më e fuqishme! Ju keni lindur shitës. Ju mund të shisni nga produkte, deri në ide! Urreni rutinën dhe punën e mërzitshme dhe nuk jeni shumë të mirë në gjërat që duhet të bëhen në një afat kohor të caktuar. Në vija të përgjithshme, në fakt, ju jeni gjithmonë me fat, jetoni ditën e sotme dhe nuk shqetësoheni shumë për të nesërmen. Është shumë e rëndësishme për ju të gjeni një punë, që ju jep mundësinë t'ju bëjë të mendoni në mënyrë më kreative, sesa t'ju ngarkojë me përgjegjësi të mërzitshme. Ju jeni të mirë kur vini në kontakt me burime njerëzore, por letra juaj e forte, është që gjithmonë të gjeni mënyrën për të shprehur pikëpamjet tuaja në një mënyrë elokuente dhe elegante. Ju keni aftësinë e natyrshme për të analizuar me shpejtësi çdo çështje, por menjëherë ju hidheni në diçka tjetër. Dashuria për aventurën, mund të përcaktojë edhe jetën tuaj. Ju tërheq çdo gjë e re dhe ju i përkisni atyre që udhëtojnë shpesh dhe shumë. Në asnjë mënyrë nuk do të lini asnjë mundësi të shkojë e humbur dhe shpesh herë ndërmerrni dhe shumë rrisqe, përveçse në rastin kur luhen paratë tuaja! Askush nuk do mund t’ju karakterizonte konservatorë. Kjo, thjesht nuk është në natyrën tuaj! Ju personalisht i urreni kufizimet dhe angazhimet. Kjo, nuk do të thotë me patjetër se ju nuk jeni besnik ose që bëni aventura të “vogla”, por partneri juaj duhet të jetë në gjendje të kuptojë natyrën tuaj më të thellë. Një marrëdhënie që ka elemente të xhelozisë dhe me kufij të ngushtë nuk do të zgjasë shumë. Partneri juaj duhet t’ju kuptojë, si dhe t'ju japë hapësirë dhe kohë, por mbi të gjitha të ketë besim tek ju! Është e rëndësishme të mblidheni së bashku me njerëz, që lëshojnë të njëjtën gjatësi vale me ju dhe të shmangen ata që janë shumë seriozë dhe kërkues. Nëse jeni në rrugën negative të numrit 5, atëherë edhe pse keni shumë talente, nuk keni drejtim dhe jetoni në konfuzion për të ardhmen tuaj. Ju jeni të paduruar, vështirë kënaqni dhe jeni impulsiv duke kaluar nga një punë në tjetrën, pa pasur sukses në asgjë. Funoni në mënyrë të papërgjegjshme, si në punën tuaj ashtu edhe në lidhjet tuaja. Gjuetia e kënaqësisë dhe aventurës, ju bën të pansjeshëm ndaj ndjenjave të të tjerëve.
- Fati juaj simbolizohet nga numri: 6
-
Ju jeni lindur për të qenë Udhqyes. Ju jeni maternal apo atëror dhe ithtarët e së Vërtetës, Drejtësisë, të Saktës dhe Familjes. Qoftë në punë apo në shtëpi, ju jeni gjithmonë ai që kujdeset për të tjerët. Megjithëse ju ndërmerrni obligime brenda komunitetit, bërthama juaj kryesore është familja, të afërmit dhe shtëpia juaj. Disa vlera konservatore, patriarkale, kanë formësuar dhe përcaktojnë veprimet tuaja. Ju jeni idealistë dhe për të qenë të lumtur, duhet të ndiheni të dobishëm. Ju kryesisht me këshilla, ofroheni dhe mbështetjen që i ofroni të tjerëve. Ju jeni filantropistë të klasit të parë! Roli juaj është t'i shërbeni të tjerëve dhe këtë fillimisht e bëni nëpërmjet mjedisit tuaj familjar, ,meqënse mendoni se miqtë dhe të afërmit janë gjëja më e rëndësishme në jetë. Kjo rrugë është kryesisht rruga e udhëheqësit të vërtetë, meqënse ju keni zhvilluar ndjenjën e përgjegjësisë dhe detyrës. Ju mbani më shumë se pesha normale dhe jeni gjithmonë aty kur kanë nevojë për ju. Kështu që, shpesh herë keni zotërimin e gjërave dhe bëheni ju "pushteti". Në çështjet tuaja personale, ju jeni të përkushtuar dhe besnikë. Sepse ju jeni lindur ‘‘ushqyes‘‘ dhe funksiononi në mënyrë mbështetëse për të tjerët, shpeshherë ju tërheqni njerëz që kanë më shumë nevoja se ju dhe që janë personalitete më të dobëta. Njerëz, domethënë, për të cilët mund të jeni aty dhe të kujdeseni për to. Komponenti kryesor i një marrëdhënieje për ju, është harmonia. Ju nuk funksiononi mirë në lidhje të cilat kanë sfida që nuk mund të përballoni. E njëjta gjë dhe me miqtë tuaj. Jeni besnik dhe mbështeteten tek ju edhe pse ju tentoni t'i kontrolloni dhe t’i dominoni ato. Rruga e numrit 6 shfaq relativisht më pak ngjarje negative, por zakonisht tentoni të mbingarkoheni me detyrime dhe të bëheni skllevër posaçërisht në familjen tuaj, me rezultat të bëheni në fund kritikues dhe të grindur me të tjerët dhe të ashpër me veten tuaj. Ju nuk jeni aspak i mediokër, ekzagjeroni me gjithçka, përziheni dhe impononi mendimin tuaj. Në fund, ju gjithashtu mund të hidhni posht çdo përgjegjësi, gjë që ju bën të ndjeheni fajtor me rezultate të këqija për marrëdhëniet tuaja dhe shëndetin tuaj.
- Fati juaj simbolizohet nga numri: 7
-
Ju keni lindur me dhuntinë e hulumtimit, analizës dhe vëzhgimit. Ju mendoni në thellësi dhe vlerësoni situatat shpejt dhe korrekt, kështu që ju jeni të mirë, të saktë dhe detajist në punën tuaj, perfeksionist dhe prisni të njëjtën gjë dhe nga të tjerët. Ju jeni shpirtra të paqes dhe të dashur, por gjithmonë pak sipërfaqësor dhe të përmbajtur. Ju mund të kuptoni mashtrimin dhe gënjeshtrën, dhe njihni që nga larg ata që nuk janë të sinqertë të cilët edhe shmangni. Nuk keni shumë miq, por ato që keni janë përgjithmonë. Duhet ta njihni tjetrin shumë mirë para se të lejoni që muret rreth jush të bien, për t'i lejuar të tjerëve të shohin se kush jeni. Shumica prej jush janë simpatik dhe me shpirt dhe arsye të mahnitshme. Sido që të jeni, ka diçka unike dhe të veçantë tek ju! Me shumë mundësi nuk jeni social. Karakteri juaj i përmbajtur, nganjëherë përkthehet si papërshtatshmëri sociale, por nuk është ashtu. Në thelb, është një mbulim i ndjeshmërisë dhe i pasigurisë suaj të tepruar. Asnjëherë nuk nxitoni, gjithshka merr kohën e vet. Grupet dhe organizimet nuk janë për ju. Ju pëlqen të jeni vetëm dhe larg panikut dhe jetës moderne. Ndoshta do të kishit qenë më mirë nëse do jetonit në një epokë tjetër, ku ritmet do të ishin më të ngadalta. Është një nga nevojat tuaja që të keni një kohë të qetë për mendimet dhe ëndrrat tuaja dhe të shmangni turmat e zhurmshme, detashmentet dhe konfuzionin. Ju përthithni njohuri nga çdo gjë. Ju jeni studiues, dijetarë dhe të zellshëm, dhe ju nuk kaloni në vendime dhe veprime, derisa ta keni parë çështjen nga të gjitha anët dhe keni arritur në përfundimin tuaj. Numri 7 është një numër shpiritual dhe shumë shpesh që në moshë të vogël, ju keni shfaqur shpiritualitetin tuaj. Zëri juaj i brendshëm ju udhëzon dhe cilado qoftë vendosja juaj shpirtërore, tradicionale ose edhe e çuditshme, kur vendosni diçka, asnjëgjë nuk ju ndryshon mendim. Ju nuk jeni të adaptueshëm dhe rrallë rishqyrtoni. Mbështeteni më shumë në përvojën tuaj dhe intuitën sesa tek këshillat e të tjerëve. Ju ndiqni parandjenjat tuaja dhe zakonisht dalin të vërteta. Nëse përjetoni 7-tën me vibrinet e tij negative atëherë jeni pesimistë, nuk tregoni interes në punën tuaj, ziheni dhe jeni të fshehtë. Njerëzit me këtë rrugë, të cilët nuk janë mbushen nga jeta dhe nuk fitojnë nëpërmjet përvojave të tyre, bëhen vështirë të pranueshëm dhe nga të tjerët sepse bëhen shumë negative! Me të vërtetë mund të bëheni shumë egoistë dhe të pandjeshëm ndaj të tjerëve. Ndoshta kjo është arsyeja pse disa prej jush preferojnë të jetojnë vetëm ... ju mendoni se bota ju detyrohet dhe se njerëzit nuk sillen siç duhet! Për fat të mirë, 7-tat negative nuk janë të shumta. Zakonisht duhet të jeni të kujdesshëm ndaj ndryshimeve të humorit tuaj. Të keni një gjendje të qëndrueshme psikologjike është shumë e vështirë për ju.
- Fati juaj simbolizohet nga numri: 8
-
Ju keni lindur për të udhëhequr, drejtuar, organizuar dhe sunduar. Ju jeni shumë optimistë dhe vendosni qëllime. Ju përdorni qëllimet tuaja,optimizmin tuaj, aftësinë tuaj organizative dhe qasjen tuaj të përshtatshme për të krijuar një jetë të kënaqshme për ju Nëse jeni pozitiv, atëherë ju keni një potencial të jashtëzakonshëm për të konceptuar ide dhe për të bërë plane afatgjata, si dhe durimin për t'i përmbushur ato duke ndjekur çdo stad të zhvillimit të tyre. Me fjalë të tjera, jeni të lindur drejtues administrativ! Ju dini si të menaxhoni veten tuaj dhe mjedisin përreth. Ju keni mundësinë për të gjykuar potencialin e njerëzve rreth jush dhe kjo është në avantazhin tuaj edhe pse një pjesë e suksesit tuaj është atribit i punës së fortë. Por ju mund të kuptoni se kush është i mirë dhe në çfarë pozicion, kjo është një nga aftësitë tuaja që ju nuk duhet ta lini mënjanë. Ju jeni praktik dhe të qëndrueshëm, por në të njëjtën kohë përbëni frymëzim për të tjerët, gjë që ju bën udhëheqës. Kënaqësia për ju dhe shijimi janë në nivel material dhe për këtë arsye jeni të fortë, me vetbesim dhe të suksesshëm në sferën ekonomike. Interesi juaj rrotullohet rreth parave dhe përdorimit të zgjuar të pushtetit. Ju matni suksesin me matës statusin ekonomik dhe statusin social dhe doni të njiheni për sukseset tuaja dhe punën tuaj të palodhshme. Është shumë e rëndësishme kjo për ju! Ju mund të keni sukses në politikë dhe në biznes. Në relacionet tuaja jeni të sinqertë, të ndershëm dhe të qendrueshëm. Ju mund të jeni full të dashuruar, por të shfaqni duhet të jeni të relaksuar dhe jo të mbytur në punë. Por nuk mjafton të jeni vetëm bartësi. Keni nevojë për marrëdhënie të ngushta që disi zbusin aspektet e karakterit tuaj kështu që ju duhet të gjeni kohë për pjesën tuaj emocionale! Tani, nga ana negative, jeni diktatorë dhe shpesh shtypni entuziazmin dhe përpjekjet e tjetrit. Shpesh personaliteti juaj i fortë nuk ju lë hapësirë të ndiheni të afërt me të tjerët, kështu që së pari ju e vendosni fitimin dhe shpërblimin, përpara familjes, shtëpisë dhe paqes së mendjes, në një shkallë të tillë këmbënguljeje! Ndrydhni ato që ndjeni dhe përfundoni duke u ndjerë të izoluar. Ju duhet të shmangni nënvlersimin e opinioneve të të tjerëve.
- Fati juaj simbolizohet nga numri: 9
-
Ju keni lindur me ndjenja intensive, me bujari dhe dhembshuri. Çelësi yt është njerëzillëku. Përgjithsisht jeni një person që dikush mund të ketë besim dhe nuk keni paragjykime. Mund t’ju kushtojë, por gjithmonë ndihmoni ata që kanë nevojë. Ju ndjeni fortë përgjegjësinë për njerëzimin, pasi 9-ta është numri më i madh nga numrat një shifror. Fitimi material nuk është i rëndësishëm për ju dhe ndërkohë që shpërbleni shumë mirë, zakonisht nuk bëheni të pasur sepse jeni bujar në një gradë kriminale sepse në përgjithësi keni një qëndrim "aq sa vijnë , aq do ikin" në çështjen e parave. Do jepnit gjithë pasurine tuaj për të mirën e përbashkët. Ju keni një prezencë të fortë. Bëni miq shumë lehtë pasi të tjerët tërhiqen nga personalitetin juaj magnetikisht i hapur dhe sepse jeni autentik dhe shpesh jeni në krye. Lidhjet janë të vështira për ju, sepse nuk mund të gjeni lehtë balancën në to. Nëse partneri juaj është dikush që ndan me ju përfitimin drejt tjerëve atëherë mirë, por nëse ai është i interesojnë të mirat materiale atëherë problemet nuk do vonohen të shfaqen në marrëdhënie. Shpesh, për shkak se e kupton thellësisht jetën, tërhiqeni nga profesionet artistike ose madje edhe vetë shkrimi, në përgjithësi një formë të shprehjes artistike. Qëllimi i jetës për ju është një çështje filozofike, ndaj dhe shumë 9-ta janë gjyqtarë, udhëheqës shpirtërorë, terapistë dhe mësues. Elementi negativ i 9-tës është se ky idealizmi universal nganjëherë është e vështirë për një njeri t’a durojë pa kënaqur qoftë edhe një, madje një pjesë të vogël, të egoizmit të tij!
- Ky vit për ju simbolizohet nga numri: 1
-
Ky vit favorizon parimet dhe startimet e reja. Qëndrimi që do mbani përballë gjërave duhet të jetë dinamik dhe vendimtar. Por duhet të jeni shumë të kujdesshëm dhe të sigurt,që ato që po nisni, i keni menduar dhe ju me të vërtetë i doni, sepse çfardo që të fillojë, brënda këtij viti do ketë tendencën të bëjë rrethin e saj. Pra, mos filloni gjëra që në thelb, nuk dëshironi të evoluohen, sepse atëherë do ju ‘telendisin’. Jini të sigurt për zgjedhjet tuaja. Merrni vendime të guximshme dhe bëni lëvizje me drejtim të ardhmen dhe jo të kaluarën. Ky është një vit që favorizon gjënë e re, jo të vjetrër. Çdo gjë e vjetër apo e padobishme nuk do të qëndrojë në jetën tuaj, qoftë ky stili i vjetër veshjeje apo angazhim-lidhje e vjetër. Mos kini frikë të shpreheni, të flisni dhe të shfaqni punën tuaj, pretendimet tuaja dhe dëshirat që që keni në një lidhje ose në një punë të re. Është viti ideal për të bërë hapje të të reja të çdo natyre, meqënse do të mund të keni kontrollin mbi çështjet tuaja, për shumë vite me rradhë. Është e rëndësishme të jeni optimist, sepse energjia e këtij viti i bën gjërat më të qëndrueshme, ndaj gjë e mirë dhe e zgjuar do ishte të stabilizoni pozitivitetin dhe humorin tuaj të mirë. Në të njëjtën kohë, bëhuni të mençur sepse pasojat e fillimeve tuaja do ju ndjekin për 9 vitet e ardhshme, prandaj mos filloni diçka që nuk jeni të sigurt që e doni dhe që mund ta bëni.
- Ky vit për ju simbolizohet nga numri: 2
-
Është viti në të cilin startimet e mëparshme do të fillojnë të japin frytet etyre. Një vit pozitiv që favorizon marrëdhëniet dhe partneritetet e të gjitha llojeve. Kënaqësia me të vërtetë mund të vijë përmes një personi tjetër dhe jo aq shumë prej jush. Ju duhet të relaksoheni dhe të kurseni energji dhe fuqi, sepse vërtet do t'i shihni gjërat e vitit të kaluar duke u zhvilluar,por në thelb ,shfaqja e rezultatetve praktike të tyre do t'i shihni vitin e ardhshëm. Energjia, forca dhe shlodhja do ju nevojiten në mënyrë që t'i riktheni gjërat në rrugën e duhur kur do ju nevojitet, pasi do ju duhet gjithashtu mendja e kthjellët për të parë mundësitë që do ju prezantohen gjatë këtij viti. Mbani sytë sytë hapur sepse në çdo kohë gjatë këtij viti ka mundësi për plane biznesi, partneritete, bashkëpunime dhe forcim marrëdheniesh përmes miqësive të reja. Pra sytë të hapur. Këtë vit favorizon më tepër dy njerëz, sesa një. Në vitin e kaluar, keni implementuar veten, keni shfaqur dëshirat tuaja dhe keni bërë të qarta kushtet. Ky vit është viti i lojës "në grup", ku ju duhet të vini theksin edhe tek personi tjetër, qoftë ky në punën tuaj si bashkpunëtor, qoftë në shtratin tuaj si partner. Sidoqoftë, çështjet e bashkëpunimit meritojnë vëmendje të veçantë, sepse përgjatë rrugëtimit nuk përjashtohen mosmarrëveshjet, ndryshim në mendime dhe zënka dashurie. Megjithatë, në përgjithësi ky vit është i këndshëm dhe përsa i përket zgjerimit të rrethit tuaj shoqëror. Një element kyç që duhet të keni është përshtatshmëria ndaj gjërave dhe nevojave të të tjerëve, si dhe depërtimi në situata. Viti është i duhur për të magnetizuar dhe tërhequr atë që ju dëshironi, qoftë ajo një marrëdhënie, njohuri, apo thjesht para. Por kini kujdes këtë vit, sepse lojrat e fatit nuk favorizohen. Paratë mund t’ju vijnë vetëm nëpërmjet punës, madje edhe nëpërmjet një personi tjetër ose nëpërmjet borxheve dhe retrospektivave. Gjatë këtij viti mund të keni dëmtime të mjeteve që janë të dobishme për punën tuaj ose mund të tërhiqni rreth jush njerëz, të cilët nuk janë më të përshtatshëm për t'ju ndihmuar. Pra, është mirë që të përgatiteni moralisht dhe financiarisht për humbje të tilla. Theks i veçantë duhet të vihet në shëndetin tuaj dhe problemet që mund të shfaqen për t'u kujdesur për to në kohë, në mënyrë që të mos torturoheni në vitet e ardhshme. Akoma dhe problemet shëndetësore që mund të mendoni se keni rregulluar, mund të rishfaqen. Pra, kujdes tek kjo pjesë shumë e delikate dhe e rëndësishme e jetës suaj. Në përgjithësi, marrëdhëniet tuaja do të kalojnë nëpër disa sprova, por me durimin dhe mirëkuptimin tuaj, por kryesisht me aftësinë tuaj për të dalluar të rëndësishmen nga e parëndësishmja, ju do të mund të arrini dhe të keni sukses.
- Ky vit për ju simbolizohet nga numri: 3
-
Është një nga vitet më të mira dhe më kreative të jetës suaj. Shprehuni, dekraroni, krijoni, dhe veçanërisht nëse keni të bëni me botime, profesione artiske dhe marrëdhënie me publikun, atëherë ju jeni edhe më të favorizuar në nivel praktik. Fuqia e bindjes është e madhe dhe pa shumë përpjekje ju mund të arrini qëllimet tuaja. Çelësi i këtij viti është kontakti personal që do të bëni me njerëzit. Ju jeni çelësi, trupi juaj, prania juaj fizike, magnetizmi juaj. Mos qëndroni në hije por flisni dhe njihuni me njerëz që do të jenë të dobishëm në të ardhmen. Një shtrirje e trupit tuaj është hapësira juaj personale, pavarësisht nëse është shtëpia juaj ose vendi juaj i punës. Pra, merruni me mjedisin tuaj, duke e bërë atë më të bukur, të rehatshëm dhe funksional. Në përgjithësi, gjendja juaj është e mirë dhe prandaj do të jetë relativisht e lehtë për ju që të shpenzoni pak më shumë para për hapësirën tuaj. Në çështjet tuaja personale, të njohje të reja qoftë edhe të tipit social, mund të evoluojnë në diçka më serioze, megjithëse tendenca e këtij viti është që të kaloni thjesht qetë dhe këndshëm. Jeni më të qartë dhe është më e lehtë për ju këtë vit për t’i thënë gjërat me emrin e tyre, të jeni pak më e guximshëm dhe të përfitoni nga mundësitë. Ju jeni vetëvetja dhe bëni lëvizje që promovojnë dëshirat tuaja dhe planet tuaja. Eprorët tuaj janë të impresionuar nga idetë tuaja dhe ndikuar nga magnetizmi juaj. Dyert hapen, kreditë miratohen, drejtori juaj ju bën rritje rroge dhe nëse jeni ju drejtori, atëherë biznesi juaj do të ketë më shumë klientë. Por e gjithë kjo, nuk do të thotë se nuk duhet të mbani një masë. Po, mund të magnetizoni shumë gjëra dhe shumë njerëz, por mos e teproni. Mos përziheni në shumë gjëra njëkohësisht dhe mos shpërndani energjitë tuaj kudo. Jini të kënaqur me atë që keni, sepse nëse e teproni atëherë do ju dalë ‘prej hundësh’, meqënse edhe ju vetë nuk do ja dilni sepse shumë thjesht do jeni të rraskapitur. Dinjiteti dhe "gjithçka me metër është ekselente’’ janë koncepte që ju duhet të mbani në mendje gjatë gjithë këtij viti, veçanërisht kur do gjëndeni me njerëz që mund të jenë të dobishëm për ju në të ardhmen.
- Ky vit për ju simbolizohet nga numri: 4
-
Për fat të keq ky vit nuk favorizon anën tuaj financiare. Mos bëni pra, shpenzime të panevojshme dhe përqendrohuni në atë se si mund të mbani ato që tashmë keni.Ky vit favorizon më tepër planifikimin e së ardhmes. Ndërtoni dhe organizoni çdo detaj të planit tuaj. Në momentin që do keni të qarta në mendjen tuaj detajet dhe të keni vendosur ekzaktësisht se çfarë do bëni, kur dhe me kë, atëherë keni bërë më të mirën e mundshme në këtë vit mjaft të vështirë. Mendimi pesimist mund t'ju shoqërojë gjatë këtij viti (çdo muaj nuk është i njëjtë, por konsultohuni me numrin tuaj personal të muajit) dhe do të mendoni se sipërmarrjet dhe përpjekjet tuaja nuk funksionojnë. Kjo është e vërtetë, por është një periudhë e dobishme për të parë se çfarë ekzaktësisht keni bërë gabim në anën praktike të gjërave. 4-ra është viti i lodhjes dhe i punës së fortë, prandaj kushtojini vëmendje të madhe shëndetit tuaj dhe sidomos mbilodhjes. Shumë incidente që mund të konsiderohen të rastësishme, mund të vënë pengesa në planet tuaja. Pra, të ashtuquajturat ‘ulje-ngritjet’ janë brenda programit, por me shumë kujdes dhe theksin e duhur tek detajet,mund t‘ja dilni! Nuk është e mirë ose diçka e zgjuar nga ana juaj të shmangni pengesat, përkundrazi, nëpërmjet tyre do të jeni në gjendje të strukturoni më tepër veten tuaj dhe ndjenjën e vlerës për veten tuaj. Në asnjë mënyrë mos hiqni dorë as mos mendoni të ndryshoni objekt pune. Nuk është ky vit për ndryshime, sepse mund të jen fatale, lërini ato për vitin e ardhshëm, atëherë kur ju mund të merrni frymë dhe të ndjeni lirinë e zgjedhjeve dhe anën e shijimit të jetës. Sigurohuni që shëndeti juaj është mirë. Ndjenja e lodhjes dhe rraskapitjes ka të bëjë me dridhjet e rënda të vitit. Qëndroni tek faktet, jini të durueshëm dhe mos filloni marrëdhënie të reja sentimentale, sepse mund të kenë një përfundim të palavdishëm ose dhe të pakëndshëm.
- Ky vit për ju simbolizohet nga numri : 5
-
Specifikisht ky vit është në veçanti interesant sepse shoqërohet me shumë ndryshime dhe zhvillime të papritura të cilat fillimisht mund t'ju mërzisin ose t‘ju çorjentojnë dhe t'ju nxjerrin nga programi juaj, por me siguri do të mbeteni të lumtur dhe të kënaqur me rezultatin, kur ky vit të ketë mbaruar. Asgjë këtë vit nuk do mund të funksionojë në bazë të një programimi, prandaj mos organizoni gjëra të rëndësishme këtë vit. Është viti ku aktivizohet shumë ajo që ne e quajmë vullnet i lirë, qoftë ky i juaji, qoftë i një personi tjetër me ndikim tek ju. Pra, programimi juaj duhet të jetë vetëm për planet afatshkurtra,në mënyrë që përmbysja potenciale e tyre, nuk do të ketë një ndikim të rëndësishëm në jetën tuaj, sesa në çështjet tuaja afatgjata dhe serioze. Slogani i këtij viti është "duke parë e duke bërë". Meqë vibrimi i këtij viti është i gëzueshëm, por jo praktik dhe për shkak se ka të bëjë me konceptin e lirisë, duhet të keni sytë hapur për mundësitë që ju paraqiten në një punë ose në një lidhje, por pa pritur stabilitet ose përmirësim që në fillim. Këtë vit, jetoni tani, tani për të tashmen. Nuk do të ishte mirë të angazhoheshit në nivel personal në një martesë ose në një nivel profesional me një kontratë shumëvjeçare. Ky vit është shumë i ndryshueshëm dhe fluid për angazhime dhe sqarime, dhe nëse jeni person që funksiononi me program dhe kërkoni siguri, atëherë mund të kaloni shumë vështirë këtë vit. Por sërisht nëse jeni një person i cili thjesht keni nevojë të relaksoheni dhe të mbushni veten me përvoja, atëherë ky vit do ju shpërblejë plotësisht. Sido që jeni, me siguri, nëse e kuptoni ose thjesht pranoni faktin se këtë vit gjithçka është fluide dhe se me ndryshimet e papritura që mund të përfitoni, atëherë patjetër do të dilni i fituar. Në çështjet tuaja personale do të keni suksese të shumta, ndërkohë që çështjet e erotizmit dhe të kënaqësisë janë veçanërisht të favorizuara. Ju jeni të sintonizuar me vitalitetin dhe energjinë e jetës, ndaj mos i lini mundësitë t'ju tejkalojnë. Kini kujdes, sigurisht,nga lodhja e tepërt, sepse gjithë kjo energji mund t'ju çojë të jetoni në një mënyrë kaq intensive sa që mund të bllokoheni dhe të dekonstruktoheni. Në përgjithësi, rrethi juaj shoqëror do të zgjerohet dhe shumë nga personat që do të hyjnë në jetën tuaj mund të jenë të dobishëm për ju gjatë viteve të ardhshme. Theksojmë sërisht nevojën për shlodhje, për të shmangur lodhjen nervore. Gjatë këtij viti shumë gjëra mund të ndryshojnë në punën tuaj në një mënyrë pozitive ose negative. Në përgjithësi, ky vit nuk është lehtësisht i parashikueshëm, sepse vepron vullneti i lirë. Shumë udhëtime, zhvendosje, kontakte,njohje dhe një Zot e di se çfarë mund të dalin nga të gjitha ato. Përgjatë një viti personal 5, në fakt, nuk do të ishte mënyrë e zgjuar të ngrini flamur të detyroni të tjerët t‘ju ndjekin juve. Ju nuk duhet të dëmtoni vullnetin e lirë e të tjerëve, për të ndryshuar situatat dhe gjërat. Ndryshimet do të vijnë vetë në kohën e duhur. Nëse jeni në një marrëdhënie, ju duhet t'i kushtoni një vëmendje të veçantë tensioneve dhe grindjeve, sepse sado të vogla të jenë, ato mund të sjellin tjetërsim dhe ndarje brenda vitit të ardhshëm. Tensioni i vazhdueshëm i shkaktuar nga ndryshimet mund t'ju bëjë të merrni vendime të guximshme ose të veproni në mënyrë spontane dhe negative. Mbani qetësinë tuaj, mos nxirrni përfundime të parakohshme. Mbani gjykimin tuaj të drejtë, përtej çdo eventualiteti të papritur. Nëse azhornoheni me ndryshimet, do të kapni klimën e kohës, diçka që mund t'ju ndihmojnë edhe në punën tuaj. Përgjithësisht, jini sa më të durueshëm dhe kini kujdes në lidhjet që bazohen vetëm në seks. Mbase për momentin ju leverdisin, por më vonë mund t’ju lëndojnë, në një masë sëmundjeje.
- Ky vit për ju simbolizohet nga numri : 6
-
Ky është pikërisht viti në të cilin marrëdhëniet tuaja (martesa, lidhja, familja, miqtë) do të favorizohen dhe do të lulëzojnë. Është një vit që veçanërisht thekson ekuilibrin dhe harmoninë. Shtëpia juaj do të bëhet më e bukur dhe më e ngrohtë. Martesa juaj do të bëhet më e ngrohtë dhe nëse ka dilema, shqetësime dhe mendime, tani është periudha e duhur për t'u marrë me dhe për të zgjidhur problemet tuaja duke vepruar si paqebërës. Marrëdhëniet që janë gjithashtu të paqëndrueshme do stabilizohen dhe madje mund të përfundojnë edhe në martesë. Nëse po mendoni të martoheni, ky vit ka oguret më të mirë. Marrëdhëniet në një koncept më të përgjithshëm do të bëhen më emocionale dhe do të thellohen. Mund të mbështeteni në ndihmën që ju do të kërkoni nga miqtë ose persona familjar, me të cilët do të kaloni shumë mirë me mbrëmje të qeta në shtëpi ose me dalje shoqërore së bashku me partnerin tuaj. Ka dhe shumë mundësi që familja juaj të rritet ose me lindjen e një pasardhësi ose me martesën e një të afërmi tuaj, ose madje edhe rikthimi i djalit të larguar. Meqënse koncepti i familjes theksohet, këtë vit favorizohen edhe çështjet që kanë të bëjnë me fokusin tuaj. Ju mund ta rinovoni shtëpinë tuaj, ta dekoroni në një mënyrë që ta bëni më të rehatshme dhe më funksionale. Do ju ndihmojë edhe ndjenja e së bukurës që këtë vit është më aktive brënda jush, sesa zakonisht. Dhe nëse profesioni juaj ka të bëjë me dekorimin, me bukurën në përgjithësi, me veshje, kozmetikë dhe bizhuteri, atëherë definitivisht favorizoheni edhe profesionalisht. Përtej kësaj,edhe vet trupi juaj, në një farë mënyre, këtë vit funksionon si një katalizator i cili me dridhjet që transmeton ndikon në mjedisin tuaj. Në n etë thjeshtë, ju zbukuroni vendin rreth jush dhe njerëzit që lidhen me ju kanë një përmirësim në jetën e tyre, qoftë emocionalisht qoftë në financat e tyre. Pra ju jeni, të paktën për këtë vit, hajmalia e tyre fatsjellëse. Pra, në këtë moment nëse jeni të interesuar për blerjen ose shitjen e pasurive të paluajtshme ose e tillë është puna juaj, atëherë do ja arrini që brënda këtij viti, të bëni blerjet dhe shitjet që dëshironi ose do keni zhvillim të mirë në çështjet tuaja profesionale. Tepër mirë do ja dilni, nëse jeni të angazhuar në botën e spektaklit, meqënse edhe viti favorizon promovimin tuaj. Pse të mos të fitoni para nga diçka që deri më tani,e keni bërë me merak por thjesht të kaloni kohën tuaj? Jini të sjellshëm me njerëzit, sepse këtë vit kontakti njerëzor është shumë i rëndësishëm, por pikërisht për këtë arsye kini kujdes dhe pak për mashtrime dhe miq të të padobishëm. Ky vit, ashtu sikurse favorizon martesën dhe balancën dhe harmoninë, respektivisht "ndihmon" edhe divorcet ose shkëputjen përfundimtare. Ndoshta në këtë mënyrë vjen një formë e tillë ekuilibri, që nuk do mund të ishte ndryshe.
- Ky vit për ju simbolizohet nga numri : 7
-
Ky vit favorizon më tepër vetminë, hulumtimin dhe analizën e vetvetes, sesa diçka që lidhet me njerëzit e tjerë dhe ndërveprimin tuaj. Meqenëse vitin e kaluar u theksuan në mënyrë të veçantë lidhjet dhe përgjithësisht pjesa sociale tek ju, ky vit është periudha e izolimit, reduktimit të ritmeve, shlodhjes dhe relaksimit. Por, për shkak se njeriu është një qenie sociale, ndoshta këtë vit ju mund të ndjeni vetminë më fort, me rezultat të mbylleni në vetvete pak më shumë se normalja. Sigurisht që do të shijoni më shumë muzikën, leximin e një libër apo thjesht shëtitjet e vetmuara me makinë, por në asnjë mënyrë nuk duhet të lini veten tuaj të izolohet në atë gradë për t'u bërë një oshënar. Nëse subjekti i punës suaj ka të bëjë me çështje izolimi ose hulumtime dhe statistika atëherë vibrimi i vitit do ju ndihmojë shumë në çështjet tuaja profesjonale. Por ama nuk është viti për fillime të reja ose për riklasifikime të rëndësishme dhe radikale në jetën tuaj. Viti ofrohet më tepër për vetë-analizë sesa për veprim. Atë lëreni për vitin e ardhshëm ose për një muaj të caktuar të këtij viti që e favorizon (konsultohuni edhe me numrin e muajit tuaj personal). Çështjet tuaja personale favorizohen disi më tepër marrëdhëniet ilegale, sekrete, si dhe kontaktet që bëni me njerëzit me të cilët lëshoni të njëjtën gjatësi vale. E mira është, që për aq kohë sa zgjat viti, të mbani marrëdhëniet dhe kontaktet tuaja sekrete dhe të mbuluara mirë, sepse nxjerrja e tyre jashtë mund t'ju sjellë shumë probleme të cilat nuk do të mund t‘i duroni, për shkak të nevojës suaj më të thellë këtë vit të përqendroheni dhe merreni me veten tuaj në brendësi, me thelbin e qenies suaj. Kushtojini vëmendje sektorit financiar dhe mos merrni rreziqe me bankat, kreditë, investimet dhe bursat. Intuita juaj funksionon këtë vit, por jo për lojërat e fatit, vetëm për të kuptuar më mirë veten.
- Ky vit për ju simbolizohet nga numri : 8
-
Ky vit duket se është pak i veshtire por më i përshtatshmi për çështjet tuaja personale. Lidhjet e qëndrueshme mbeten të qëndrueshme, por ju duhet t'i kushtoni pak vëmendje personave që janë të rëndësishëm për ju, sepse ekziston rreziku i neglizhimit të tyre këtë vit, pasi fokusimi i interesave tuaja, vendoset në çështjet profesionale dhe financat tuaja. Vetëm një martesë për interes favorizohet. Gjendeni në një vit me rëndësi të madhe në aspektin e të mirave materiale. Sivjet, do jeni në gjendje të arrini shumë gjëra në çështjet tuaja profesionale dhe punët tuaja do shkojnë qartazi më mirë, por gjithashtu ju do mund të merrni një reputacion dhe promovim të emrit tuaj në një shkallë të gjerë. Keni mundësi pra, që nëpërmjet punës të ngriheni në rang shoqëror. Tani, mundimet e viteve të kaluara do të japin frytet e tyre. Çelësi i këtij viti është që të veprosh në mënyrë ekzekutive dhe me vendosshmëri, në mënyrë të tillë që t'i jepni ju kthesën ngjarjeve. Arsyetimi është që ju jeni shefi i vetes suaj. Kjo natyrisht, nuk do të thotë se lejohet sivjet të bëheni Hitleri, duhet të jeni të kujdesshëm dhe të matur në lëvizjet tuaja në mënyrë që të mos shkatërroni gjithçka që keni ndërtuar vitet e mëparshme. Bëni një kontroll shumë të kujdesshëm në çdo gjë që ka të bëjë me financat tuaja dhe mos lini absolutisht asnjë gjë në fatin e saj. Çdo detaj këtë vit ka vlerë me të lartë, siç kanë vlerë (dhe shumë madje) kontaktet që keni. Persona të rëndësishëm, më prestigj ose me një pozitë të caktuar, do jenë veçanërisht të dobishëm për ju këtë vit, duke hapur dyer ose duke ju dhënë fasilitete. Thjesht do shquheni nëse merreni me shitjen e pasurive të patundshme, parcelave dhe objekteve me vlerë të lartë. Sigurohuni që t'i aktivizoni të gjithë dhe gjithçka për t'ju ndihmuar dhe mos e neglizhoni pamjen tuaj, e cila do të luajë një rol të rëndësishëm, pasi nëpërmjet saj do të fitoni më shumë prestigj dhe imponim. Kur ju vjen një mundësi, mos hezitoni ta rrëmbeni dhe ta shfrytëzoni atë. Është e domosdoshme që mos të neglizhoni pjesën tuaj sociale, pasi ajo mund t'ju japë mundësi për të bërë marrëveshje, por gjithashtu mund të ndihmojë lidhjen tuaj që mund të ketë ankesa se ju e lini pas dore. Kontakti me persona prestigjioze, politike ose dhe të fushës ekonomike do t'ju bëjë mirë.
- Ky vit për ju simbolizohet nga numri : 9
-
Ky vit është i fundit i një periudhe të gjatë që do t'ju ndihmojë të sqaroni shumë gjëra dhe do të gjeni shumë zgjidhje për problemet tuaja. Viti është patjetër i vështirë, aq sa praktikisht ashtu dhe psikologjikisht. Ju do të merrni vendime shumë të rëndësishme dhe përmes proceseve të vetmuara dhe meditimit se do të vendosni të përfundoni situatata dhe të lini njerëz dhe gjëra të largohen nga jeta tuaj. Nëse ju nuk merrni ju vendimin tuaj, atëherë kjo do të ndodhë gjithsesi.Gjithçka që nuk ju ndihmon dhe nuk është më funksionale për ju, nuk do të vazhdojë të ekzistojë në jetën tuaj që nga viti i ardhshëm. Gjithçka që ju bën me ankth, ju pengon, ju bllokon dhe ju vështirëson, do i largoni. Fytyra të padobishëm, situata që nuk ju mbushin, por përkundrazi ju kthejnë prapa dhe nuk ju lejojnë të evoluoni, rutina dhe zakonet do të zhduken dhe do të jeni në gjendje t'i jepeni më shumë atyre gjërave që tani kanë kuptim për ju. Vendimi përfundimtar është i juaji. Është e vështirë të fshini fytyrat dhe situata, por nëse nuk e bëni, nuk do të keni barazpeshën tuaj dhe viti i ardhshëm, i cili agon pozitivisht, do të fillojë me problemet e pazgjidhura të së kaluarës që do peshojnë mbi ju. Do merrni vendimin që më në fund të merreni me veten tuaj dhe nëse keni probleme shëndetësore atëherë është periudha që të shkoni te mjeku, ju do merrni antibiotikun, do bëni hapin për të humbur kilet e tepërta dhe do të bëni sqarimet tuaja me të tjerët. Në përgjithësi, ky është viti kur do të vendosni në rend çështjet tuaja praktike të pazgjidhura, por kryesisht brenda jush, me veten tuaj dhe ndërgjegjen tuaj. Do të merreni me pamjen tuaj të jashtme, ku edhe pse nuk do të jeni në psikologjinë tuaj më të mirë, shkëlqimi juaj do të jetë shumë i fortë dhe do të tërheqë pranë jush shumë miq të rinj dhe të interesuar. Udhëtoni, lëvizni dhe jetoni pozitivisht. Kujdesuni për shëndetin tuaj dhe jini shumë të kujdesshëm kur ndërmerrni largësi të mëdha. Brënda gjithë kësaj psikologjie të çuditshme dhe të ngatërruar që keni, kini kujdes të mos largoni njerëz që i doni ende, sepse ajo që largohet prej jush këtë vit nuk do të kthehet mbrapsht. Kini kujdes, me masë dhe me vendime të matura por dhe të vërteta.
- Ky muaj për ju simbolizohet nga numri: 1
-
Me forcë dhe vendosmëri brenda këtij muaji mund të filloni gjëra të reja, të promovoni veten tuaj në të gjitha çështjet tuaja. Muaj që favorizon veçanërisht burrat ose çështjet që lidhen me burrat. Ju keni mjaft ide origjinale gjatë këtij muaji dhe mund të keni nevoja dhe dëshira shumë të forta dhe të ndjeni fuqishëm se duhet të ndiqni bindjet tuaja, gjë që do ju bëjnë të spikasni në punën tuaj. Rutina dhe punët me theks në detaje ju lodhin shumë shpejt këtë muaj, ndaj kushtojini më shumë rëndësi çështjeve që mund të përfundojnë shpejt dhe drejtpërdrejt. Keni dinamizmin e udhëheqësit këtë muaj dhe për këtë arsye ju mund të dështoni në çështjet që ju duhet të ndiqni arsyetimin dhe udhëzimet e dikujt tjetër. Mirë ose këq ndonjëherë duhet të ndjekim përpara se të udhëheqim dhe kjo mund të jetë shumë e vështirë për ju ta pranoni këtë muaj.
- Ky muaj për ju simbolizohet nga numri: 2
-
Muaji favorizon më shumë pjesën tuaj personale nëse doni ta përmirësoni apo ta zhvilloni atë. Dhe pjesa juaj profesionale është e favorizuar pasi mund të bëni kontakte të dobishme që mund të përfundojnë në partneritete të suksesshme! Lëvizni gjithmonë me diplomaci dhe do të keni sukses. Nëse funksiononi përgjatë këtij muaji me karakteristikat pozitive të numrit 2, domethënë me ekuilibër dhe drejtësi, atëherë ju do të jeni në gjendje t'i shikoni qartë të dyja anët e çështjeve që ju problematizojnë dhe do të gjeni zgjidhje. Doni apo jo, këtë muaj do të luani rolin e ndërmjetësit dhe do të thirreni për të reduktuar tensionet në mjedisin tuaj. Disa ndryshime në shtëpinë tuaj priten këtë muaj, qoftë nëse ka të bëjë me shtëpinë si e tërë (rinovim, ndryshime, zhvendosje),qoftë ndryshime që lidhen me dekorimin apo arredimin e shtëpisë suaj. Psikologjia juaj dhe konfliktet e brendshme do të jenë gjithashtu një nga tematikat e muajit.
- Ky muaj për ju simbolizohet nga numri: 3
-
I këndshëm dhe i relaksuar artistik ky muaj, i cili gjithmonë mund të sjellë rezultatet në dritë. Argëtimi dhe relaksimi imponojnë dhe nxisin çështjet që kanë të bëjnë me dukshmërinë e projektit tuaj, punës suaj dhe talentet tuaja të fshehura. Këtë muaj, jetoni jetën plotësisht, pa u shqetësuar për të nesërmen. Nuk do ju shqetësojnë shumë paratë, ndaj dhe ndoshta nuk do i menaxhoni siç duhet. Kur t’i keni, do i shpenzoni, dhe kur nuk i keni nuk do ju interesojë. Do vini në kontakt me shumë njerëz dhe është një muaj i ngrohtë, miqësor dhe social. Ftesa për situata sociale për ju, por gjithashtu edhe nga ju për të tjerët. Shtëpia juaj mund të bëhet një vend i kënaqshëm mikpritës për miqtë dhe të njohurit tuaj këtë muaj. Do keni tendencën për të qenë tepër optimistë, pasi humori juaj do të jetë i ngritur , prandaj tregohuni të kujdesshëm gjatë muaji ekzagjerimet dhe vlerësimin e gabuar të situatave.
- Ky muaj për ju simbolizohet nga numri: 4
-
Muaji është pozitiv për të rregulluar çështje të lëna peng, për të vëndosur një themel të fortë dhe të qendrueshëm mbi çështjet që ju problematizojnë. Nuk është muaji i duhur për startime të reja, ndaj dhe energjia e këtij muaji nuk evoluon shpejt çështjet. Ritmet e zhvillimeve janë përgjithësisht të ngadalshëm dhe të qëndrueshëm. Mbani një qëndrim me këmb në tokë ndaj gjërave dhe njerëzve. Durimi patjetër do të jetë i nevojshëm. Ju mund të planifikoni, të korrigjoni, të ndërtoni dhe në një farë mënyre t’i bëni gjërat të funksionojnë duke kombinuar logjikën dhe zbatimin në praktik. Ju jeni nga ata njerëzit e besuar, praktik dhe me këmb në tokë për këtë muaj dhe nëse veproni duke shfaqur këto elemente, do ju dali për mirë. Jepini rëndësi shlodhjes, sepse tendenca e këtij muaji do ju lodhi nëpërmjet të gjitha gjërave që duhet të bëni dhe ndoshta, nëse nuk gjeni një herë në kaq kohën për të shlodhur (trupin dhe mendjen) ,do ju shkaktohen probleme me shpinën, këmbët ose kurrizin.
- Ky muaj për ju simbolizohet nga numri: 5
-
Nuk është një muaj për të planifikuar gjëra të rëndësishme sepse asgjë nuk do bëhet në bazë të planit tuaj. Nëse do mund t'i përshtatni situatave, muaji do të jetë në thelb i kënaqshëm dhe me surpriza të këndshme që do ju relaksojnë. Muaj i favorshëm për çështjet që kanë të bëjnë me meshkujt. Është shumë e rëndësishme për ju këtë muaj që puna juaj, t’ju japi mundësinë për të menduar në mënyrë kreative, sesa t'ju ngarkojë me përgjegjësi të mërzitshme. Ju jeni të mirë kur hyni në kontakt me forcën njerëzore, por letra juaj e fortë këtë muaj është që ju e gjeni mënyrën për të shprehur mendimet tuaja në një mënyrë elokuente dhe elegante. Ju keni aftësinë esenciale për të analizuar me shpejtësi çdo tematik, por menjëherë ju hidheni në diçka tjetër. Të shumta ndryshimet dhe mundësitë brenda këtij muaji dhe nëpërmjet këtyre ndryshimeve, ju do mund të zotëroni dhe shijoni lirinë tuaj.
- Ky muaj për ju simbolizohet nga numri: 6
-
Miqesi të reja hyjnë në jetën tuaj dhe ju mund të bashkoheni me harmoni me personat e afërm, qoftë nëse janë familjarët tuaj apo të tjerë farefisnor. Favorizohen çështje që lidhen me femrat ose çështje që kanë të bëjnë me trajtimet dhe kujdesin ndaj trupit ose vendit përreth. Është muaji ku mund të planifikoni edhe dasmën tuaj. Këtë muaj, do të ndërmerrni përgjegjësi mbi normat tuaja dhe do bëheni skllevër të përgjegjësisë, me rezultat të bëheni kritikues dhe kundërshtues ndaj të tjerëve dhe të ashpër me veten tuaj. Por, në këtë mënyrë të vetmen gjë që do arrini, është të lëkundni harmoninë dhe ekuilibrin që mund të kishit këtë muaj. Jini të moderuar dhe mos e teproni me gjithçka, duke miksuar dhe imponuar mendimet tuaja. Në fund, ju mund edhe të hiqni dorë nga çdo përgjegjësi, por kjo do ju bëjë të ndiheni në faj me rezultatet e këqija për marrëdhëniet tuaja, familjen tuaj dhe shëndetin tuaj.
- Ky muaj për ju simbolizohet nga numri: 7
-
Mos merrni vendime këtë muaj. Mendoni më shumë rreth çështjeve që ju shqetësojnë dhe merruni me çështje që kanë të bëjnë me aspektin shpirtëror. Është një muaj shlodhjeje, qetësie dhe i relaksimit të mendjes. Mos bëni gjëra të reja dhe në përgjithësi funksiononi ngadalë dhe me durim. Mendoni thellësisht dhe vlerësoni situatat shpejt dhe saktë, kjo do të ketë si rezultat të qenit të mirë, të saktë dhe detajist në punën tuaj dhe çështjet tuaja personale, duke vënë kështu bazat më të mira për zhvillimet e së ardhmes, që ju rezervon për muaji i ardhshëm. Ky muaj mund të jetë më pak social nga të mëparshmit dhe mendimet tuaja do të lëkunden rreth personave të së kaluarës suaj. Mund të mendoni se të tjerët nuk ju kuptojnë ose nuk ju përfshijnë në planet e tyre. Ky nuk është domosdoshmërisht rasti, energjia e këtij muaji ju çon drejt qëndrimit pak vetëm për të menduar, gjë që nuk mund të realizohet nëse të gjithë do jenë duke ju thirrur për të dalë këtë muaj! Duhet të dini se rreth jush ka mbrojtje dhe ndihmë shpirtërore dhe se nuk jeni vetëm. Dikush kujdeset për ju gjatë këtij muaji dhe ju ndihmon. Është një muaj i përshtatshëm për çdo hulumtim dhe studim dhe favorizon studimet e larta. Në nivel personal, ju do t'i kushtoni vëmendje mbajtjes së kontaktit me partnerin tuaj, me qënse tendenca juaj për t'u izoluar mund të interpretohet ndryshe nga ai. Energjitë tuaja ju ndihmojnë këtë muaj për të përkthyer ndjenjat dhe mendimet dhe për t’i ngritur ato në një oktavë më sipër. Kjo pra, mund të sjellë rezultatin që lidhja juaj të bëhet edhe më e thellë dhe më e fortë. Shmangni pesimizmin dhe mendimet negative këtë muaj dhe mbani gjendjen tuaj psikologjike të qëndrueshme.
- Ky muaj për ju simbolizohet nga numri: 8
-
Muaji i duhur për çështjet financiare, profesionale dhe ligjore. Vendimet favorizohen dhe aftësitë organizative forcohen. Aftësitë tuaja organizative janë shumë aktive këtë muaj, dhe ju do të jeni në gjendje të kontrolloni situatat qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke vendosur në rend çështjet tuaja, qoftë në mënyre të tërthortë, duke ndikuar tek të tjerët në mënyrë të tillë që të veprojnë si ndihmësit tuaj ose si organet tuaja ekzekutive. Këtë muaj, përqendroheni më shumë në fuqinë e bindjes, e cila, nëse e përdorni, do të hapë shumë dyer që deri më tani kanë qenë hermetikisht të mbyllur. Interesi juaj do të fokusohet këtë muaj në çështjet materiale, paratë dhe fuqinë që këto mund t'ju japin. Sidoqoftë, është shumë e rëndësishme që lëvizjet, vendimet dhe veprimet tuaja gjatë muajit dhe sidomos gjatë nëntë-ditëshit të dytë të muajit, të përfshijnë edhe të tjerët dhe të mirën e tyre dhe të mos lëvizni ekskluzivisht në mënyrë egoiste dhe për të mirën tuaj. Në çështjet tuaja personale të jeni të sinqertë, të ndershëm dhe të qëndrueshëm. Ju mund të jeni full të dashuruar, por që të shfaqni duhet të jeni të relaksuar dhe jo të mbytur në punë. Nuk mjafton ama, të jeni vetëm bartësi. Keni nevojë për marrëdhënie të ngushta që në një farë mënyre zbusin aspekte të karakterit tuaj, ndaj duhet të gjeni kohë për pjesën tuaj intime. Mos ndrydhni entuziazmin dhe përpjekjet e tjetrit. Shpesh personaliteti juaj i fortë nuk do të lërë hapësirë këtë muaj për të ndjerë afërsi me të tjerët. Mos i ndrydhni ato që ndjeni dhe përfundoni duke u ndjerë të izoluar. Ju duhet të shmangni nënvlerësimin e opinioneve të të tjerëve.
- Ky muaj për ju simbolizohet nga numri: 9
-
Muaji është i duhuri dhe ai që keni pritur për t'i dhënë fund çështjeve që nuk ju ndihmojnë të ecni përpara. Bëni sqarimet tuaja tani. Po vijnë hapje të reja në muajin tjetër kështu që përgatituni që tani denjësisht. Muaji që favorizon shtatzënitë dhe "gatimet e reja".Në thelb, këtë muaj filloni gjërat, dhe tani duhet të merrni vendimet tuaja dhe të bëni lëvizjet tuaja. Nëse funksiononi në këtë mënyrë atëherë që nga muaji tjetër do të filloni të ndjeheni më mirë dhe të shihni rezultatet. Lëkundjet tuaja psikologjike mund t'ju lodhin, përpiquni të luftoni pesimizmin dhe izolimin, sepse jo vetëm që nuk do ju ndihmojnë, por praktikisht do ju çojnë shumë mbrapa. Elementi negativ i muajit është se gjithë ky idealizëm mbinjerëzor që dëshironi të vini në zbatim, ndonjëherë është vështirë për një njeri ta zbatojë pa kënaqur një pjesë, qoftë edhe të vogël, të egoizmit të tij. Punoni më shumë me pjesën tuaj egoiste, duke ofruar shërbim, kohë dhe dashuri tek të tjerët dhe lëreni pas veten tuaj këtë muaj. Në çështjet tuaja personale, do të ndjeni nevojën për të ndarë akoma më shumë me partnerin tuaj, gjëra që nuk kanë të bëjnë vetëm me ju dhe atë, por që përfshijnë më shumë njerëz dhe koncepte më të gjera, si dashuria për njerëzit dhe vlerat më të larta. Pra, nëse partneri juaj është fokusuar vetëm në çështjet materiale të përditshme dhe nuk i njeh nevojat tjera tuajat, atëherë këtë muaj patjetër do të ketë tensione dhe ndoshta një largim serioz. Mendoni përpara se të vendosni diçka të tillë dhe të shihni nëse doni me të vërtetë të liroheni përgjithmonë, apo thjesht të qëndroni për pak kohë vetëm.
- Dita juaj për sot simbolizohet me numrin: 1
-
Mund të filloni gjëra të reja dhe t’ju prezantoni të tjerëve idetë dhe planet tuaja. Duhet të veproni me guxim dhe vendosshmëri. Eshtë një ditë në të cilën mundëni të përforconi dhe të përdorni vetbesimin tuaj dhe t’i kushtoni rëndësi prezencës tuaj fizike. Diferencën do e bëjë prezenca juaj fizike aty ku duhet. Por kini kujdes mos e teproni me vetbesimin. Bota mund të rretullohet rreth jush sot dhe ju të jeni qëndra, por nesër të vijë një ditë ndryshe. Ditë e duhur për investime.
- Dita juaj për sot simbolizohet nga numri: 2
-
Me diplomaci dhe lëvizje të zgjuara, është dita e duhur për të hyrë në kontakt me publikun, për të bërë marrëveshje dhe natyrisht për të bërë njohje interesante. Dita favorizon çështjet profesionale dhe partneritetin tuaj, ndërsa në aspektin intim, mund të mendoni se ka një problem me partnerin ose marrëdhënien tuaj. Një ditë që çdo gjë që prisni dhe keni në mendjen tuaj, do të bëhet. Gjithashtu dita sot favorizon ndryshime shumë të vogla në shtëpi dhe arredim. Dita që favorizon çështjet e rëndësishme.
- Dita juaj për sot simbolizohet nga numri:3
-
Dita ideale për të thirrur njerëz në shtëpi apo edhe për të dalë jashtë me shoqeri dhe të tregoni talentet tuaja. Nëse jeni duke menduar për të blerë diçka ose për të bërë një udhëtim të shkurtër, atëherë bëjeni atë sot. Kjo është një ditë komunikimi dhe shumë gjëra që duhet të bëni, duhet të bëhen të gjitha në të njëjtën kohë. Nuk duhet të mbyteni në një pikë uji, mjafton të organizoheni pak duke vënë përparësi dhe çdo gjë do të jetë e drejtë dhe efektive, nëse ju i jepni përparësi asaj duhet të bëni. Një ditë që favorizon artistët dhe temat artistike.
- Dita juaj për sot simbolizohet nga numri:4
-
Ditë e mirë për të organizuar programin tuaj dhe për të rrëgulluar sirtarët tuaj. Mos bëni blerje dhe mos filloni gjëra të reja sot. Një ditë e përshtatshme për të mbyllur çështje të papërfunduara dhe për relaksim në shtëpi. Gjeni kohë për të shlodhur mendjen dhe trupin tuaj dhe planifikoni në ditët në vazhdim. Megjithatë, jeta sot, nuk do ju lërë pa gjëra të cilat duhen bërë, dhe me siguri do të jetë një ditë shumë e mirë, produktive dhe konstruktive, veçanërisht në aspektin profesional. Në mbrëmje, gjëndja jua erotike rritet.
- Dita juaj për sot simbolizohet nga numri:5
-
Mos bëni plane specifike për sot sepse do e gjeni veten me shumë njerëz, do të keni ndryshime të papritura dhe në përgjithësi do kalojnë shumë gjëra nga duart tuaja. Situatat do të përmbysin planet tuaja, gjë kjo, e cila nuk është domosdoshmërisht e keqe, përkundrazi mund të ekzistijnë mundësi të fshehura zhvillimi, brenda këtyre ndryshimeve të programit tuaj. Një ditë shumë e mirë për biseda dhe shkëmbime që ju interesojnë. Dita ka diçka të paparashikueshme dhe kjo mund të anullojë disa nga planet tuaja. Ndiqni rrjedhën e ngjarjeve dhe shikoni mundësinë e fshehur që ekziston pas ndryshimit të planit. Një ditë, ku ju mund të shijoni lirinë, shoqërinë ose shoqërimin me fytyra mashkullore dhe shijimit të ndjesive.
- Dita juaj për sot simbolizohet nga numri:6
-
Dita mund t'ju ofrojë harmoni dhe favorizon çështjet që kanë të bëjnë me bukurinë dhe kujdesin e trupit. Një ditë e përkryer që të kaluar kohë me familjen tuaj ose vetëm me partnerin tuaj ose për të zbukuruar hapësirën tuaj. Dita është e mirë për takime me fytyra femërore. Sot mund të lindë një çështje financiare që do ju stresojë dhe është lidhur me një detyrim që keni ndërmarrë ose ju është caktuar. Sot do të mbështeteni tek një grua. Nuk përjashtohet që sot, dikush t'ju bëjë një dhuratë të vogël ose t'ju japë diçka.
- Dita juaj për sot simbolizohet nga numri:7
-
Dita e analizës së vetvetes, relaksimit dhe qetësisë shpirtërore. Dita është më e përshtatshme për të menduar, sesa për të marrë vendime të rëndësishme. Çdo gjë që lidhet me letrën çdokumente, libra) favorizohet. Sot mund të shlodhni mendjen tuaj dhe të kujdeseni për interesat tuaja. Ditë ku favorizohen hulumtimi dhe analiza. Mund të zbuloni sekrete, gjëra të fshehura. Izolohuni aq sa ju duhet për të mbushur bateritë sot, por jo për shumë kohë. Një ditë ku mund të zhvensoseni më larg nga baza juaj. Nëse doni të bëni diçka dhe doni që ajo të mbetet e fshehtë dhe sekrete nga të tjerët, sot është dita për ta bërë atë.
- Dita juaj për sot simbolizohet nga numri:8
-
Dita që favorizon marrëveshje dhe diskutime të rëndësishme. Sot ju duhet të lëvizni me vendosmëri dhe me një mendje të pastër dhe të organizuar për çështjer profesionale dhe financiare. Çështjet ligjore promovohen. Dita e forcës dhe fuqisë, sot ju do të jeni në gjendje të zhvendosni gjërat në drejtimin që dëshironi, mjafton vetëm që të mos veproni me egoizëm. Njijuni me nevojat e të tjerëve përreth jush dhe kujdesuni për ta, sepse përndryshe dita mund t'ju ndëshkojë. Sot mund të bëni një përshtypje të mirë dhe pozitive tek të tjerët, nëpërmjet njohurive tuaja dhe përvojës jetësore që keni,me rezultat që të mund t'i bindni të tjerët, t‘i bëjnë gjërat me mënyrën tuaj.
- Dita juaj për sot simbolizohet nga numri:9
-
Dita perfekte për të mbyllur çështjet tuaja dhe për të marrë vendime të qarta. Ju mund të gjëndeni me grupe ose shumë njerëz. Ditë ku ju mund të ndiheni të lodhur, por me siguri ajo që po lëshoni është ndriçim dhe hijeshi. Favorizohen kontaktet me personat e një moshe më të madhe, ndërkohë edhe njohje të reja realizohen sot. Një ditë, ku të gjithë do të kenë nevojë për ju dhe mund të ofroni ndihmën tuaj për të tjerët. Nëse e lini pak pas veten tuaj sot, dhe ofroni në bashkësinë komunitare në mënyrën tuaj, atëherë do të shpërbleheni. Mos u izoloni shumë sot. Është një ditë që ndoshta do të konceptoni në mendjen tuaj një plan ose një ide. Mundohuni ta vini në zbatim, brenda tre ditëve të ardhshme.