Yjet Weekend! çështjet sentimentale të fundjavës nga 31/03 deri më 01/04/2018.

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
29/03/2018

Shenjat e mija te dashura, muaj të mbarë dhe fundjavë të mirë për të gjithë ju! Jemi te gjithë së bashku për të parë se si do të zhvillohet kjo fundjavë, se si do të mbyllet marsi dhe se si do të fillojë prill.

Zgjidhni shenjën tuaj dhe shihni se si do jeni në fushën sentimentale këtë fundjavë:

Këtë fundjavë, konkretisht në 31 mars, zhvillohet  hëna të plotë tek Peshorja dhe aksin e Dashit dhe njëkohësisht Afërditën që shkon tek Demi, këto dy fenomene astrologjike, sidomos e dyta, të shënojë fillimin e zhvillimet në fushën sentimentale.

Siç e kuptoni dhe vete do të kemi shumë për të thënë në fundjavat në vijm, pasi duhet të informohemi rreth atyre qe do te ndodhin  dhe të jemi të përgatitur për të mirën dhe për situatat e vështira qe do të përballemi.

Yjet Weekend analizon se si 12 shenjat do të kalojnë këto dy ditë, a është një fundjavë e bukur apo jo?

Le të lexojmë me në hollësi se çfarë na pret në fundjavën e 31 marsit deri më 1 prill 2018 dhe se si do të kalojnë shenjat  në fushën sentimentale.

 

Dashi:

Dashi pasionant ,këtë fundjavë ju do të keni nga të gjitha, prandaj përgatituni. Dita juaj më e mirë është e premtja, e cila nga mbrëmja Hëna do të kalojë tek Peshorja që korrespondon me shtëpinë e martesës dhe marrëdhënien tuaj emocionale. Sfrytëzoni këtë periudhë për një pushim dhe karikimin e baterive  tuaja duke shijuar partnerin tuaj dhe të përgatiteni për hënën e  plotë që do të ndodhi në aksin tuaj tek Peshorja dhe e cila do sjelli nerva, stres dhe ngatresa. Kini kujdes të mos i trasmetoni  ato tek bashkëshorti juaj dhe të prishni klimën e bukur që keni krijuar të premten.

E diela 1 Prill nuk ndikohet vetëm nga Hëna e Plotë tek Peshorja, por formohet një katërkëndësh mes Uranin revolucionar nda shenja juaj dhe Plutonit nga Bricjapi. Siç e dini, katërkëndësh sjell situata të vështira dhe kjo veçanërisht nxjerr në pah atë që ju ndjeni të shtunën,plus tendencat për tu larguar dhe për të treguar një qendrim kritik për të gjithë. Nëse jeni beqar, e premtja mund t’ju sjellë një njohje të re, me të cilën duhet të veproni në mënyrë të arsyeshme, duke i dhënë kohë për të treguar nëse do të heci përpara. Mos merrni iniciativa të shtunën në qoftë se keni çeshtje të hapura dhe të dielën nuk do të keni shanset nëse ju lejoni që tensioni në sjelljen tuaj të mbizotërojë.

Demi:

Demi i durueshëm,shplodhuni dhe relaksohuni me bashkëshortin tuaj të premtën që Hëna është tek Virgjëresha, të merreni me objekte që kënaqin të dy dhe që do ju ndihmojnë të vijni më afër, sepse kur Hëna kalon tek Peshorja do të ndryshojë klimën . Të shtunën Hëna e plotë do të ndodhi në aksin Peshore -Dash, ju do të ndjeni lodhje të madhe dhe do te keni nevojë të pushoni me partenerin tuaj.

Të dielën formohet katërkëndësh me hënën tek Peshorja dhe Uranin tek Dashi dhe Plutoni tek Bricjapi jep një ndikimi  Hënës së plotë, që nuk ka kaluar ende,do të ekzistojnë ngarkesa, tensione në qoftë se nuk tregoheni të kujdesshëm dhe transferimi i tyre në marrëdhënien do të prishi klimën me bashkëshortin tuaj. Nëse nuk keni partner, të premten hëna që është në shtëpinë tuaj të dashurisë, deri në mbrëmje do ju japi shanse të mira për marrëdhënie dhe të shtunën me lodhjën e mbledhur do te ishte më mirë të shplodheshit. Të dielën, nëse provoni diçka,mundohuni të shmagni irritimin.

Binjakët :

Binjakët  komplekse, nga e premtja Hëna do të largohet nga Virgjëresha dhe do të kalojë tek Peshorja, shtëpia e dashurisë ,të shprehjes kreative,gëzimit, të merrni iniciativën me bashkëshortin tuaj të mblidheni më miqt dhe argëtojeni. Të shtunën  hëna e plotë në aksin Peshorje-Dashi ju rikujton marrëdhënien tuaj të se kaluarës ,gje që nuk duhet ta kuptoi parteneri juaj sepse me të drejtë do të merzitet.

Të dielën, ndërsa Hëna është ende tek Dashi dhe dominon tek pjesa sentimentale, por formohet një katërkëndësh midis Hënës dhe Uranit tek Dashi në njërën anë dhe Plutoni tek Bricjapi nga ana tjetër, ju sjellë ngatresa, kokëfortësi,kritika të ashpra dhe grindje asgjësivitet. Ju  keni nevojë për të frenuar acarimin tuaj për të shmangur situata të pakëndshme dhe problematike.Nëse ju jeni vetëm e premte kërkon që ju të bëni dalje sepse rrethanat janë në favorin tuaj, ndërsa të dielën, bëni kërkimet tuaja në grupe, sepse të dielën gjërat nuk do të shkojnë siç doni,plus  sjellja juaj nuk do ju ndihmojë.

Gaforrja:

Gaforrja e ndjeshme, deri në natën e se premtës ndërsa Hëna është tek Virgjëresha, komunikimi juaj arrin majën, por kur Hëna kalon tek Peshorja dalin në sipërfaqe ato që ju karakterizojnë si shenjë dhe ishte më mirë të gjenit strehë tek përqafimin mikpritëse qe ju ofron bashkëshorti juaj. Pengesa që ju duhet të shmangni është që të filloni të manipuloni situatat dhe të prishni atmosferën. Të shtunën  Hëna e plotë tek Peshorja dhe në aksin e Dashit, duke sjellë tensione  dhe irritime të çështjeve që lidhen me situatat ekonomike dhe familjare nga pozicioni i kundërt i Hënës me Diellin, i cili nuk duhet të ndikojë në marrëdhënien tuaj.

Të dielën formohet një katërkëndësh midis Hënës dhe Uranit tek Dashi në njërën anë dhe Plutoni tek Bricjapi nga ana tjetër dhe ndikimi i hënës së plotë, e cila sigurisht do të ndikojë tek ju  duke ju bërë impulsiv , kritikues, të dyshimt dhe më humor të keq. Shmangia e tyre është një sfidë.Nëse ju jeni vetëm ,një njohje mund te ndodhi këtë të premte, nuk ka nevojë që të ndani shqetësimet tuaja me të gjithë duhet të mundoheni të shmangni dyshimet tuaja.Të shtunën mendimet do të përqendrohen tek familja dhe financat, ju nuk keni shumë hapësira ​​ njohje dhe të dielën me humorin negativqe ju keni  në qoftë se ju nuk mund të bëni përpjekje për tu frenuar më mirë mos veproni.

Luani:

Si  një shenjë  e pajisur me fuqi dhe vetëpërmbajtje si Luani lejon vetes të pushtohet nga pasiguritë për çështje si financat dhe  emocionalet? Ku është besimi që ju karakterizon? Lakmia dhe tendencat zotërimi ndaj bashkëshortit te cilin po e mbysni për fat të mirë nuk do të zgjasin gjatë. Me kalimin e Afërditës tek Peshorja gjendja korrigjohet nëse organizoni me partnerin tuaj për të parë miq të ngushtë dhe të afërmit, ju do të ndjeheni të sigurt dhe partneri juaj do të shpëtojë nga presionet tuaj. Hëna e plotë të shtunën tek Peshorja, në përputhje me Dashin do të sjelli irritime, shqetësime dhe impulse. Sjellja juaj është e keqe dhe do ishte më mirë të shmanget kontakti me të afërmit, sepse mënyra juaj e të shprehuri mund të shkaktojë grindje me partnerin tuaj.

Të dielën Hëna e plotë ende në fuqi dhe mos të harrojmë se formohet një katërkëndësh midis Hënës dhe Uranit tek Dashi në njërën anë dhe Plutoni tek Bricjapi nga ana tjetër dike irrituar atmosferën, acarimi juaj përkeqësohet dhe vështirëson komunikimin. Një mënyrë e mirë për t’u çlodhur janë shëtitjet e gjata në fshat për të ndryshuar atmosferën. Nëse ju jeni vetëm e premtja ju krijon  një takim i cili mendohet se vlen por mos harroni se keni Merkurin që lëviz në drejtim të kundërt dhe sjell gjerat nga lartë poshtë. Të shtunën dhe të dielën shikoni sjelljen tuaj sepse ju do të fitoni vetëm nëse veproni ashtu siç ia vlen për një Luan madhështor.

Virgjëresha:

Virgjëresha logjike, siç është Hëna në shenjën tuaj deri natën e se premtës, egoizmi juaj dhe kokëfortësia juaj janë  ne majë. Me kalimin e saj tek Peshorja,doni të përmbushni nevojat tuaja materiale dhe emocionale. Sepse qartësia është virtyt, shpjegoni partenerit tuaj atë që ju doni  dhe komunikoni me te . Të shtunën Hëna e plotë në aksin Dashi- Peshore hedh dritë mbi financat tuaja, problemet lindin nga borxhet, shpenzimet e jashtëzakonshme dhe borxhe të vjetra. Menaxhimi i duhur që duhet të bëni sot është i domosdoshëm. Ju nuk duhet të realizoni shumë investime me bashkëshortin tuaj.

Të dielën Hëna ende tek Peshorja dhe formon një katërkëndësh midis Hënës dhe Uranit tek Dashi. Ju bën edhe më të pasigurt në lidhje me atë që ju posedoni, inatoseni dhe më mirë të mos e trasmetoni atë në marrëdhënien tuaj. Nëse nuk keni partner do të bëni disa njohje,gjithmonë nëse ju nuk do të filloni të kritikoni dhe bëni thashetheme me  të gjithë. Ndërsa të shtunën një njohje e re,por sjellja juaj arrogante dhe kritikat tuaja nuk ju ndihmojnë, e diela mbizotërohet nga shumë nerva dhe ankthi.

Peshorja:

Peshorja diplomate, Hëna është tek Virgjëresha, deri në natën e se premtës, pengjet që keni do të dalin në sipërfaqe dhe ju bëjnë që të humbni humorin tuaj si dhe të bëheni më të mbyllur. Nga mbrëmja që Hëna kalon tek shenja juaj,ju bëheni Peshorja që  të gjithë e njohin dhe e duan. Ju jeni të veshur bukur,jeni zbukuruar dhe argëtoheni me bashkëshortin tuaj në një dalje. Sigurisht që pamja juaj është mbresëlënëse dhe morali juaj ngrihet ne majë. Të shtunën, me hënën e plotë në shenjën tuaj, ju jeni tepër të acaruar dhe irrituar në marrëdhëniet tuaja personale. Vetëm diplomacia juaj mund t’ju shpëtojë nga bezdisja dhe grindjet me bashkëshortin tuaj.

Të dielën hëna e plotë ende ndikon tek ju, formohet një katërkëndësh midis Hënës dhe Uranit tek Dashi në njërën anë dhe Plutoni tek Bricjapi nga ana tjetër ku do të mbizotërojnë ngatresat dhe irritimet. Mblidhni veten  dhe organizohuni! Nëse jeni vetëm, të premten kushdo qoftë në shenjeshtrën tuaj të interesit do ta bëni për vete. Dhe të shtunën, me armë diplomacinë tuaj dhe mënyrat elegante te sjelljës që ju keni, rezultatet do të jenë mjaft pozitive. Por të dielën, tensionet, irritimet më ata rreth jush,do të prishin imazhin tuaj.

Akrepi:

Akrepi i pasionuar mos jini aq i njëanshëm mund të e premte me Hënën tek Virgjëresha të kujdeseni për miqtë tuaj dhe aktivitetet  kolektive dhe shoqërore, por keni dhe një partener që në qoftë se ju e injoroni atë do të keni probleme. Përfitoni në mbrëmje nga kalimi i Hënës tek Peshorja, që do t’ju bëjë të merrni bashkëshortin tuaj dhe  të admironi hënën e plotë. Të shtunën, me hënën e plotë tek Peshorja, ju mbeteni prapa nga mosbesimet dhe detyrimet që keni lënë dhe nga të cilat ju mërziteni dhe irritoheni. Mbajeni bashkëshortin tuaj larg kësaj klime.

 Të dielën me Hënë tek Peshorja ku formohet një katërkëndësh midis Hënës dhe Uranit tek Dashi në njërën anë dhe Plutoni tek Bricjapi nga ana tjetër, situata po përkeqësohet. Diçka  nga jeta e përditshme, diçka nga  paaftësia juaj për të komunikuar dhe për të shprehur veten, mbyllja në vetvete, humor i keq dhe dyshimi juaj  bëjnë që ju te silleni më partnerin tuaj më mënyrë të padrejtë. Bëni stërvitje ose dilni jashtë në ajër të pastër për t’u qetsuar dhe qartësuar. Nëse jeni vetëm një profil të ri, mund t’ju sjelli rezultate mbresëlënëse. E njëjta gjë vlen edhe për të shtunën nëse ndaloni impulset dhe ngjarjet intensive, madje edhe të dielën nëse nuk lejoni që dyshimi të turbullojë gjykimin tuaj.

Shigjetari:

Fëmija i ëmbël, për sa kohë që Hëna është tek Virgjëresha, natën e se premtës, çështjet e punës ju stresojnë. Por me kalimin e saj tek Peshorja, kjo është një mundësi për të shijuar grupin e miqve tuaj, duke organizuar me shokun tuaj një dakje që do ju kënaqi të gjithëve. Të shtunën, me Hënën e plotë, ju mund të vazhdoni relaksimin  dhe qetësimin tuaj që ndonjëherë bëhet i tepruar ndaj personave tuaja miqësore, duke shkaktuar reagimin dhe xhelozinë e partnerit tuaj.

Të dielën, Hëna tek Peshorja ku formohet një katërkëndësh midis Hënës dhe Uranit tek Dashi në njërën anë dhe Plutoni tek Bricjapi nga ana tjetër ju bën të pushtoheni nga egoizmi, kokëfortësia. Nëse jeni vetëm në një shoqëri miqësore mund të gjeni  bashkëshortin tuaj të ardhshëm, nëse keni për qëllim të bëni një lidhje dita emë e mirë është e premtja. Ndërsa të shtunën ndoshta një marrëdhënie nga e kaluara mund të kthehet ose një miqësi mund të bëhet një lidhje. Nëse ju jeni në diskutime për një punë të dielën,ndoshta do të  dështoni.

Bricjapi :

Bricjapi serioz hëna është tek Virgjëresha, deri në natën e se premtës, ju do të ëndërroni dhe do të mendoni se sa bukur do të jetë që ju të udhëtonit për të parë vende të reja. Me kalimin e saj tek Peshorja,çeshtjet profesionale dhe çdo lloj tjetër i detyrave tuaja ju sjellin më këmbë në tokë. Nëse kërkoni ndihmë nga bashkëshorti juaj për të përfunduar punën, atëherë vendosni në programin tuaj udhëtimin. Të shtunën  hëna së plotë në aksin Dashi – Peshorja sjell vështirësi dhe  çdo marrëdhënie dhe komunikim nuk janë më i lehtë, më mirë të shmangni acarimin e mosmarrëveshjeve dhe ankesave me bashkëshortin tuaj.

Të dielën Hëna është ende tek Peshorja Peshorja ku formohet një katërkëndësh midis Hënës dhe Uranit tek Dashi në njërën anë dhe Plutoni tek Bricjapi nga ana tjetër. Kjo skenë ju sjell shqetësime, irritime dhe impulse dhe prek punën dhe familjen tuaj. Më partnerin tuaj duhet të mbroni marrëdhënien tuaj nga tensionet. Nëse jeni duke kërkuar për një bashkëshort të ri të premten, filloni të kërkoni nga mjedisi juaj i punës, ndërsa të shtunën dhe të dielën një njohje e re do të prishet në qoftë se ju i përmbaheni impulseve tuaja.

Ujori:

Ujori i çuditshëm, Hëna tek Virgjëresha të premten, ju bën më humor të keq dhe grindavec. Nga mbrëmja e tutje, ajo kalon tek Peshorja dhe ndryshimet tuaja në humor fillojnë të shfaqen. Mundësi për të marrë parenerin  dhe shokët dhe të dilni për t’u argëtuar. Të shtunën hëna së plotë në aksin Dashi – Peshorja sjell deshirën për të udhëtuar, për të lënë rutinën e jetës së përditshme. Filloni me planifikimin me bashkëshortit tuaj udhëtimet tuaja të ardhshme.

Të dielën Hëna është ende tek Peshorja ku formohet një katërkëndësh midis Hënës dhe Uranit tek Dashi në njërën anë dhe Plutoni tek Bricjapi nga ana tjetër dhe shjell pasiguri dhe tendenca presioni dhe debate me partnerin tuaj. Mundohuni ti shmanguni ato. Nëse jeni vetëm, ju mund të gjeni një shok në një dalje të premten. Të shtunën, një marrëdhënie miqësore mund të marri një ton tjetër dhe të dielën, nëse shmangni sjelljet agresive, mund të keni efektin e dëshiruar.

Peshqit:

Peshqit e ndjeshme dhe ëndërrimtar të premten ndërsa Hëna është tek Virgjëresha, kaloni momente  kënaqësie me partnerin tuaj, me kalimin e saj në mbrëmje tek  Peshorja vijnë në sipërfaqe pengje dhe deshira të paplotësuara gje që jukrion një humor të keq. Mos lejoni që gjendja juaj e keqe të ndikojë në marrëdhënien tuaj dhe të prishi klimën mes jush dhe bashkëshortit. Të shtunën me Hënë e Plotë në aksin Dashi – Peshorja,kërkimet që ju bëni në thellësi të shpirtit tuaj, ju bën të ndiheni të përmbytur nga pasionet dhe ndjenjat. Duhet të jeni të vetëdijshëm se cila nga këto ndjenja do të shfaqni tek bashkëshorti juaj dhe natyrisht të zgjidhni vetëm të mirat dhe xhelozinë pa arsye.

Të dielën, efekti e hënës së plotë që ende ndikon tek ju edhe ju shqetëson, do te shtohet në këtë ngarkesë dhe katërkëndëshi midis Hënës dhe Uranit tek Dashi në njërën anë dhe Plutoni tek Bricjapi  nga ana tjetër.Xhelozia juaj është thjeshtë në imagjinatën tuaj dhe mundohuni të kontrolloni tensionet dhe grindjet me bashkëshortin tuaj, nëse nuk arrini të mbani veten më mirë bëni mbrapa dhe mbani një profil më të ulet. Nëse jeni vetëm të premten, sigurohuni që mos të ndikohet gjykimi juaj për një njohje te re nga një plagë të së kaluarës. Të Shtunën dhe të dielën vendimet impulsive dhe të nxituar si dhe mënyra agresive dhe e ngathët nuk do ndihmojë në zhvillimin pozitiv të një njohje të re.

Shiko gjithashtu