Yjet Weekend! Çështjet sentimentale në fundjavën nga 17 deri më 18/03/2018.

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
16/03/2018

Shenjat e mia të dashura, ju mirëpresim në takimin tonë të rregullt të fundjavës për çështjet e ndjenjave. Një takim që me ndihmën e yjeve do të na përgatisë për atë se çfarë do të presim, për të bërë zgjidhjet më të mira, ku është e nevojshme të na mbrojnë nga kurthet dhe gabimet që do të bënim . Secila prej jush, të voglat e mia, ka karakterin e vet, reagon ndryshe, ka rezerva të ndryshme të qëndrueshmërisë dhe durimit, ndjeshmëri të tjera, nevoja të tjera dhe interesa të tjera. Këndet që formohen çdo herë në kupolën qiellore kanë një efekt të ndryshëm mbi secilin prej jush, dhe këtu bashkë do të shohim se cilat “prekin” ndjenjat tona.

Zgjidhni shenjën tuaj dhe shihni se si do të kaloni në fushën sentimentale këtë fundjavë: 

Para së gjithash, e Premtja,duam-s’duam, gjysma e saj ngjitet tek e Shtuna dhe Hëna e Re do të jetë tek të dyja këto ditë tek Peshqit dhe ato do e ndjhen më fortë, ndërsa do të përfitojnë më së shumti, përkatësisht Gaforrja, Akrepi dhe Peshqit,ndërsa disi më pak Demat dhe Bricjapët. Ato do të bëhen më të ëmbël,më emocionalë dhe ndoshta pak më shumë flirtues. 

Të Shtunën do të kemi Hënë të Re në 26.53 (gradë) tek Peshqit që do të na bëjë të shprehim veten emocionalisht dhe të nxjerrim jashtë emocionin tone të fshehur,të përmbytur nga mirësia dhe ndjenjat e mosbesimit tek vetja, pra ne jemi më të hapur ndaj të tjerëve,i lëm pas sjelljet “gjoja” dhe bëhemi më autentik. Më i madh do jetë ndikimi i shenjave që krijojnë kryqëzim ,tek Binjakët, Virgjëresha, Shigjetari dhe Peshqit. 

Të Dielën Hëna e Re do të kalojë tek Dashi, fillimet e reja e Dashit, Luanit dhe Shigjetarit janë më të vrullshëm dhe më pas tek Binjaku dhe Ujori. Por dhe ne të tjerët të mos zhgënjehemi, sepse gjithashtu do të kemi mundësitë tona për fillime të reja. Këto janë aktualitetet e përgjithshme shenjat e mia të ëmbla, le të shkojmë të shohim një nga një atë që do takoni këtë fundjavë, dhe unë shpresoj që të gjitha për ju të jenë parashikime të këndshme dhe produktive.

Yjet Weekend , analizon se si 12 shenjat do të kalojnë këto dy ditë dhe a janë këto dy ditë të bukura apo jo? 

Le të lexojmë me hollësi se çfarë na pret fundjavën e 17-18 Marsit e 2018 dhe se si shenjat tona të dashura do të kalojnë në fushën sentimentale.

Dashi: Çfarë mund t’ju them dhe çfarë t’ju këshilloj Dashët im të nxituar dhe spontan që bëheni ëndërrimtar me Hënën tek Peshqit të Premten dhe së bashku me Neptunin e vjetër që ju bën të mos qëndroni me këmbët tuaja në Tokë. Unë shpresoj që të mos e “zgjasni” shumë, sepse në qoftë se partneri juaj nuk ka ndërmend t’ju ndjekë në këtë fantazi, ju duhet në një moment të vendosni frena dhe të uleni me këmbë tokë. Të Shtunën Hëna e Re tek Peshqit ju nxjerr në sipërfaqe të gjitha pengjet,frustrimet, të gjitha kujtimet e pakëndshme, çfarë të ka lënduar, por kjo është një nxitje që nuk duhet injoruar sepse të bën thirrje të shpëtosh prej tyre njëherë e përgjithmonë. Kur të kuptoni që duhet ta bëni, mbajeni zemërimin dhe mos ja nxirrni partnerit tuaj për gjërat që të tjerët kanë shkaktuar.

Të Dielën, kur Hëna është në shenjën tuaj, ndriçon profesionalizmin dhe karrierën tuaj dhe këto janë në qendër të interesit tuaj. Ju merreni me mënyrën se si do ja arrini, ndaj egoizmi juaj dhe egocetrizmi ju bëjnë të injoroni partnerin tuaj. Do të befasoheni nëse ai reagon? Pra, kini kujdes që të shpëtoni nga çashtet e pakëndshme! Nëse jeni vetëm dhe jeni në procesin e kërkimit ju do këni një njohje të Premten, por mos e idealizoni atë me ëndrrat tuaja nga dëshira për ta bërë pjesë të tyre. Ju mund të kundërshtoheni nga realiteti.Në një takim njohjeje të Shtunën, mos i ngatërroni kushtet dhe cilësitë e marrëdhënieve tuaja të vjetra, sepse është sikur nuk doni të ecni përpara. Të Dielën, ku peshojnë më shumë obligimet profesionale, nuk keni as dëshirë, as kohë për të kërkuar partner me pak fjalë…

Me Hënën e Rë tëk Peshqit të Premten dhe takimin e saj me Neptunin, ju bëheni ëndërrimtar dhe humbisni kontaktin me realitetin. Ju duhet të uleni me këmbë në tokë, sepse partneri juaj nuk do të jetë i gatshëm t’ju ndjekë në udhëtimet fantastike që keni në mendjen tuaj.Nëse jeni vetëm dhe bëni një njohje të re, mos e vishni atë kostumin që keni në mendjen tuaj. Mund të jetë pak më ndryshe nga ajo që prisni. Hëna e Re tek Peshqit të Shtunën, po, sjell sipërfaqe pengje dhe plagë nga e kaluara juaj, por ju nxit që t’i lini të gjitha duke bërë një fillim të ri. Pra, sigurohuni të mos shfryheni tek partneri juaj i tanishëm, pasi ai nuk ka faj. Nëse jeni vetëm, shmangni shfaqjen e cilësive të marrëdhënieve të mëparshme tek një njohje e re. Kjo nuk do ju ndihmojë të merrni vendimet e duhura.

Të Dielën, Hëna kalon në shenjën tuaj dhe e bën një katërkëndësh me Saturnin tek Bricjapi, “shtëpinë” e karrierës suaj. Kjo ju bën disi egocentrik, të përmbajtur dhe të ftohtë ndaj partnerit tuaj, sepse ju jeni të shqetësuar vetëm për aspektin tuaj profesional.Kini kujdes nëse nuk doni reagime dhe tension, dhe natyrisht me mendje të tilla do të ishte e pakuptimtë të merresh me të njohje të reja.

 

 

Demi:Hëna e Re tek Peshqit dhe duke u shoqëruar me Neptunin, çfarë të presim! E dimë Demi im besnik tim dhe i përkushtuar, që gjithëkush do të u lutej që të kishte miq si ty, por mos e tepro! Të Premten,do të keni dëshirë për të dalë me miqtë tuaj, mos e leni pas dore partnerin tuaj duke mos e marr me vete! Një person më shumë e një më pak a ka rëndësi?

Te Shtunën me Hënën e Re tek Peshqit, themi se gjë e mirë të kësh miq të mirë dhe mire bën ti ngresh lart ato, por mos i përziej dhe mos i lë të përzihen në lidhjen tuaj, nuk i bëjnë mirë ndërhyrjet e palëve të treta. Të Dielën Hëna e Re do të kalojë tek Dashi dhe do të formojnë katrkëndësh me Saturnin tek Bricjapi, ju rifitoni frustrimet tuaja, bëheni të pasigurt dhe të dyshimtë, duke kërkuar se ku fshihen (ndoshta dhe imagjinarë) armiqtë tuaj sekret. Ekzistojnë dy zgjidhje: ose ç’liroheni nga kjo gjendje shpirtërore dhe e bëni qejfin tuaj, ose nëse nuk e bëni dot këtë, atëherë ju nuk duhet të transmetoni këtë gjëndje në marrëdhënien tuaj në mënyrë që të mos shqetësoni partnerin tuaj. Çdo version tjetër që do shohet si një rrugëdalje është e gabuar. Nëse nuk keni partner dhe bëni ndonjë njohje të Premten, mos jepni rëndësi mendimeve të palëve të treta, madje as të miqve. Ju keni edhe mendje dhe njohuri për të kristalizuar pikëpamjen tuaj.

Të Dielën, keni një shans për të gjetur një partner mes miqve, ndërsa gjëndja juaj shpirtërore dhe dyshimi juaj nuk krijojnë kushtet e duhura. Të Premten, ,e Hënën e Re tek Peshqit dhe takimi me Neptunin, ka mundësi të hedhësh peshën e rëndësisë tek miqtë dhe shoqëritë tuaja, duke lënë pas dore partnerin tuaj. Shmangeni këtë. Ju mund t’i kombinoni në një dalje të përbashkët. Nëse bëni një njohje të re, përpiquni të mos ndikoheni nga mendimi i miqve tuaj. Qëndroni në pikëpamjen tuaj.

E Shtunë, Hëna e Re tek Peshqit. Një çështje e re në dashurie mund të fillojë sot në mjedisin tuaj shoqëror në qoftë se ju jeni vetëm. Por nëse jeni të angazhuar, shmangni përfshirjen e palëve të treta, sado miq tq afërt mund të jenë, midis jush dhe partnerit tuaj.

Ditën tjetër, Hëna e Re tek Dashi dhe katërkëndësh i saj me Saturnin tek Bricjapi , provokon ndërhyrje, sjell në sipërfaqe analizë të vëtvetes,sjell pangje nga e kaluara juaj dhe ju shihni armiq të fshehur kudo. Kujdesuni që këtë gjëndje të dobët psikologjike të mos e sillni në marrëdhënien tuaj, sepse partneri juaj do të alarmohet. Nëse jeni vetëm, duke parë kudo armiq dhe prapaskena, mos bëni njohje të reja.

 

 

Binjakët: Binjaku im i mirë dhe krijues, duhet të mobilizosh edhe një herë mendjen tënde, e cila është “brisk”. Të Premten, kur Hëna ende do të jetë tek Peshqit, “shtëpia” juaj e çëstjeve profesionale dhe gjithashtu në lidhje me Neptunin “mashtrues”, ju sjell në rrezik për të krijuar situata të bukura, duke i zbukuruar ato dhe duke mos i vlerësuar siç duhet. Ju keni një fjalëkryq tjetër për të zgjidhur, se si të bëni shpërndarjen e duhur të kohës tuaj midis profesionit tuaj që është me interes të madh për ju dhe partnerit tuaj që nuk duhet të jetë i lënë pas dore.

Të Shtunën me Hënën e Re ende tek Peshqit, ana profesionale juaja do të kryesojë, ju jeni të kënaqur me këtë evolucion duke rendur pas orareve të zgjatura duke ndjekur krenarinë tuaj. Natyrisht, reagimet e pritshme nga partneri juaj do të jenë fakt, nëse nuk bëni diçka për të menaxhuar kohën tuaj në mënyrë racionale.

Të Dielën, kur Hëna e Re kalon në Dash dhe formon një katërkëndësh me Saturnin nga Bricjapi, ndjenjat tuaja humanitare zgjohen dhe ju doni t’i mishëroni ato. Nëse ju merrni partnerin tuaj dhe shkojni së bashku në një event bamirësie, në njërën anë ju do të ndjeni kënaqësinë që keni përmbushur detyrën tuaj ndaj qenieve të tjera njerëzore, dhe në anën tjetër, do të ngrihet shumë lartë vlerësimi në sytë e partnerit tuaj. Nëse nuk keni partner ose të Premten ose të Shtunën të kërkoni në mjedisin tuaj profesional, ndërsa të Dielën Hëna do të kalojë tek Bricjapi,e nëse bëni disa njohje, frenoni impulset që Dashi do ju shkaktojë, në mënyrë që përpjekjet tuaja të jenë të suksesshme. Të Premten, Hëna është tek Peshqit dhe përkrah Neptunit do të ketë dy çështje për të menaxhuar: nga njëra në situate që do ju ofrojë Neptuni mashtrues, dhe në anën tjetër si do të arrijni të ndani në mënyrë të barabartë kohën tuaj midis profesionit dhe lidhjes suaj. Nëse jeni vetëm, shmanguni flirtimit në mjedisin e punës.

E Shtunë, Hëna ende tek Peshqit, “shtëpia” juaj e çështjeve profesjonale, Hëna e re ju sjell mesazhe të lumtura për karrierën tuaj. Kështu që ju fokusoheni në punën edhe jashtë orarit dhe harroni partnerin tuaj dhe, natyrisht, ju merrni indinjatën e tij të justifikuar. Megjithatë, mos u joshni, dhe kërkoni partner të ri në punën tuaj, teksa kaloni ditët dhe netët tuaja atje. Mos i ngatërroni këto dyja!

Ne vijmë të Dielën, me Hënën tek Dashi dhe katërkëndëshi me Saturnin tek Bricjapi. Ju jeni të nxitur nga altruizmi dhe nevoja për t’u angazhuar në aktivitete kolektive. Kështu që vendosni të gjeni veten në një amjent bamirësie. Merrni partnerin tuaj me vete,nuk do të keni asnjë kundërshtim dhe do të ndjeni të dy kënaqësinë morale. Nëse bëni një njohje të re, shmangni impulset tuaja prej një Demi me Hënën e Re tek Bricjapi dhe do të merrni rezultatet më të mira. 

 

 

Gaforrja: Gaforrja ime romantike dhe e ndjeshme, do të thonim se e Premtja është e prerë dhe qepur në kpërmasat tuaja. E si jo? Kur Hëna është tek Peshqit dhe përkrah Neptunit, çfarë tjetër mund të presim se sa t’ju bëjë të ndjeheni romantik dhe ndjenjën e arratisjes nga përditshmëria e zakonshm intensive. Zgjedhja juaj perfekte, një udhëtim, një ekskursjon me partnerin tuaj për të rinovuar lidhjen tuaj.

Të Shtunën me Hënën e Re tek Peshqit, etja për njohuri, trajnim, ushqim shpirtëror dhe kërkoni se ku ta gjeni. Deri pamjen e jashtme e shihni si një perspektivë, dhe partneri juaj vetëm i gatshëm nuk është t’ju ndjeki në këtë plan.

Të Dielën do të kalojë Hëna e Re tek Bricjapi dhe të formojnë katërkëndësh me Saturnin tek Bricjapi, ju bën të dëshironi njohjen dhe përparimin tuaj profesional dhe shoqëror në këto fusha. Natyrisht që është e vërtetë, por nuk duhet të shpërfillni nevojat dhe dëshirat që partneri juaj do të ketë dhe të cilat duhet përmbushur. Kërkoni një ekuilibër. Nëse nuk keni një partner, një perspektivë e mirë hapet për ju të Premten në vende që kanë një kulturë, filozofi, ku ju mund t’i gjeni njerëzit me idetë tuaja Të Dielën kur Hëna shkon tek Dashi, nëse njiheni me dikë, mos shfaqni një personalitet egocentric, në mënyrë që të vazhdoni këtë njohje. Të Premten me Hënën tek Peshqit dhe në një takim me Neptunin, e vetmja gjë që do ju interesojë është të shpëtojni nga rutina e jetës së përditshme. Një udhëtim romantik me partnerin tuaj do t’ju sjellë më afër dhe do të rifillojë lidhjen tuaj. Nëse jeni duke kërkuar për një partner të ri, pjesëmarrja në një seminar formimi ose diskutimi të përmbajtjes filozofike do t’ju japë shumë mundësi të mira.

Hëna e Re tek Peshqit, të Shtunën, e kthen interesin tuaj në marrjen e njohurive, arsimit, trajnimit, kështu që ju jeni në kërkim të seminareve apo programe pasuniversitare jashtë vendit. Megjithatë, mos prisni që partneri juaj të ndajë me ju të njëjtat plane. Nëse je i vetmuar, ideja për të pasur një person të huaj do të ju “hipnotizojë”, pasi do të keni mundësi të informoheni për filozofitë dhe kulturën e popujve të tjerë.

Me Hënën që do të kalojë tek Dashi me një katërkëndësh me Saturnin tek Bricjapi, të Dielën, duket se merr “flakë”nevoja juaj për promovim social, profesional, edukim dhe vlerësim. Mos harroni, megjithatë, se ju keni gjithashtu një partner i cili gjithashtu ka nevoja dhe dëshira. Nëse jeni duke kërkuar për një partner të ri, ju duhet të keni kujdes me egocentrizmin tuaj dhe grindjent tuaja për të pasur një rezultat të mirë në një njohje.

 

 

Luani: Ekziston një mundësi të Premten, krijesa ime mbretërore dhe madhështore, për të treguar dashurinë dhe kujdesin ndaj partnerit tuaj, por kini kujdes, pasi Hëna do të vazhdojë të jetë tek Peshqit dhe në takim me Neptunin. Ky aspekt, ju bën të mendoni, të hyni në mendjet dhe dëshirat e partnerit tuaj dhe ju lejon t’i kënaqni ata, duke e bërë marrëdhënien tuaj ideale.

Të Shtunën me Hënën e Re, përsëri nga Peshqit, është radha juaj për të manifestuar dëshirat tuaja ndaj partnerit tuaj, duke i tërhequr ato nga thellësitë e shpirtit tuaj. Në një atmosferë të tillë, kaloni një ditë nën kushtet më të mira që rinovojnë marrëdhënien tuaj. Të Dielën, kur Hëna kalon në zonën e Dashit dhe formon një katërkëndësh me Saturnin nga Bricjapi, ajo ju sjell ngarkesa shtesë të punës dhe angaritë që mbushin kohën tuaj, duke shkaktuar shqetësim tek partneri juaj. Nëse jeni beqarë është dhe bëhen disa njohje të Premten, një profil i ulët do ju ndihmojë për të avancuar në kundërshtim me ekzagjerimet.

Të Shtunën me Hënën e Re, një fillim i ri me një perspektivë të romancës së re, pasi epshi yt godet me të kuqe, është duke u zhvilluar me shumë pasion. Megjithatë, të Dielën, për të bërë njohje, kursehesh në kritika dhe thashetheme, por tregoni anën tuaj më të mirë.. Të Premten, me Hënën tek Peshqit dhe një takim me Neptunin, ju jeni të armatosur me pushtim, duke zbuluar nevojat e partnerit tuaj, duke i përmbushur ato si një Luan i vërtet dhe marrëdhënia juaj rritet. Nëse bëni një njohje të re, përpiquni të jeni relativisht i përmbajtur. Sjelljet e tepruara nuk do ju ndihmojnë.

Të Shtunën, Hëna e Re tek Peshqit ju shtyn t’i zvarrisni linjat e harkut të shpirtit tuaj dhe të shfaqni dëshirat tuaja më të thella tek patneri juaj. Pra, duke kaluar dy netët e rrëfimeve të ndërsjellta, ndoshta jeni në një fillim të ri për marrëdhënien tuaj. Nëse jeni vetëm, me lartësinë e dëshirave tuaja, do të bëni një fillim të ri pasionant në një marrëdhënie të re.

Për fat të keq, Luani im, e Diela nuk është një ditë pushimi dhe feste për ty. Hëna nga Dashi në një katërkëndësh me Saturnin tek Bricjapi ju ngarkon me detyrime dhe rrëmujë, dhe kjo do të sjellë tensione në marrëdhënien tuaj me partneirn tuaj, ose sepse do të grindet ose sepse do të jetë ai që do të vendosë angaritë tuaja. Nëse jeni vetëm dhe bëni një njohje të re, duhet të ndaloni tendencën tuaj ndaj kritikave sociale dhe të bëni sa më shumë për të pasur rezultate pozitive..

 

 

Virgjëresha: Virgjëresha ime metodike dhe “qen” i punës,do të jetë e vështirë për t’u përballur me krizën Astrologjike të Hënës tek Peshqit të Premten dhe përkrah Neptunit, kërkon seriozitet dhe mendjen të pastër, për shkak të efektit për t’i parë të gjitha të zbukuruara dhe ideale. Por ju keni një karakter që ju lejon të filtroni dhe t’i vlerësoni ato. Në vend të kësaj ju duhet të intensifikoni pak më shumë nga vëmendja juaj e dhënë tashmë. Nëse nuk e dini, kush e di se çfarë do t’ju shtyjë t’i premtoni partneri tuaj, ku në rrethana normale nuk do të pranonit por ai do ju angazhojë.

Të Shtunën, kur kemi një Hënë të Re tek Peshqit, mund të kërkosh të ringjallësh marrëdhënien tënde nëse do të asnjanësoni gëndjen tënde shpirtërore për të nxjerrë në pah pengjet tuaja.

Të Dielën, Hëna e Re do të kalojë tek Dashi dhe do të formojë një katërkëndësh me Saturnin tek Bricjapi dhe do të nxjerrë t’i gjitha ankesat që keni mbledhur për partnerin tuaj dhe e tregoni e duke fajësuar atë. Për të shmangur pasojat, të cilat nuk do të jenë të këndshme, duhet ta ndaloni këtë tendecë. Nëse nuk jeni në një marrëdhënie dhe takoni një person të Premten, para se të mendoni se duhet të ecni përpara, sigurohuni që jeni të motivuar.

Të Shtunën me Hënën e re në Peshqit, ju mund të habiteni nga kthimi i një personi që keni pasur në të kaluarën, por para se t’i jepeni atij, mbani mend se çfarë e solli sërisht, e sidomos atë që ju ndau dhe bëni vlerësimin tuaj. Të Dielën, kur Hëna e Re do të kalojë tek Dashi, mos e friksoni një njohje të re me bezdisje dhe kritika, nëse doni të evoluoni në një marrëdhënie.

Me Hënën e Re tek Peshqit dhe në takim me Neptunin të Premten, duhet të jeni shumë të kujdesshëm në atë që dëgjoni. “Syzet rozë” të Neptunit mund t’ju shtyjnë në zbukurime që nuk i takojnë partnerit tuaj dhe mund t’ju “vjedhi”një premtim që në kushte të tjera do të mendonit shumë për dhënien e tij.

 

 

Peshorja: Peshorja ime e nxehtë dhe sensuale, të Premten nuk do të kesh kurajon të flirtosh dhe të luash me partnerin tënd, sepse pas një jave të lodhshme je e raskapitur dhe vetëm mendon për divanin tënd. Dita e sotme me Hënën tek Peshqit dhe bashkimin e saj me Neptunin ishte kulmi i vendeve të punës dhe angarive me të cilat jeni ngarkuar.Dhe sigurisht partneri juaj do të tregojë mirëkuptim nëse keni aq shumë nevojë për të pushuar!

Të Shtunën Hëna e Re tek Peshqit, që është shtëpia e shëndetit dhe jetës suaj të përditshme dhe është një mundësi me partnerin tuaj,që të dy të ndryshoni rutinën e shëndetshme e të ushqyerit,stërvitjen dhe zakonet. Të Dielën Hëna e Re do të kalojë në katërkëndësh ,më Dashin në Saturn tek Bricjapi, vendosni përpara subjektivizmin tuaj dhe mos filloni të kritikoni gjithçka që ju rrethon duke nisur me viktimën e zakonshme, partnerin tuaj.Mos ndoshta nuk duhet ta bëni? Nëse jeni vetëm, të Premten, nëse bëni një njohje të re, mos e lini Neptunin të krijojë një pamje mashtruese, por formoni tuajën objektive.

Të Shtunën me Hënën e Re, si një fillim i ri favorizon rutinën tuaj të përditshme dhe shëndetin, kërkoni partnerin tuaj në vendet që lidhen me këto çështje. Të Dielën, nuk duhet të kërkoni një njohje, sepse humori juaj i keq nuk e lejon atë. Të Premten Hëna e Re tek Peshqit dhe bashkuar me Neptunin. Ju mbartni lodhjen e gjithë javës, me kulminacion ditën e sotme që ishte plot me detyrime dhe angari. Gjëja më e mirë për të bërë është të shtriheni në mbrëmje në shtratin tuaj dhe t’ju zërë gjumi, ndërsa po shikoni një film në mënyrë indiferente.Partneri juaj ndoshta do të tregojë mirëkuptim. Nëse bëni një njohje të re, kujdesuni të krijoni një pamje të qartë të gjërave, sepse Neptuni nuk ndihmon aspak.

Të Shtunën, Hëna e re zhvillohet tek Peshqit, shtëpia juaj, e cila lidhet me rutinën e jetës suaj të përditshme dhe shëndetin tuaj. Prandaj është një mundësi e shkëlqyer për ju dhe partnerin tuaj të pranoni futjen në jetën tuaj të përditshme të një sporti ose një mënyrë tjetër të shëndetshme për t’u ushqyer dhe për të jetuar. Një fillim i ri i dobishëm për të dy. Dhe nëse po kërkoni gjysmën tjetër, në një leksion mbi plotësimet e shëndetshme të ushqimit nga bimët greke, do ta gjeni me siguri.

Arritëm tek e Diela dhe Hënae Re mbërriti tek Dashi duke formuar katërkëndësh me Saturnin tek Bricjapi. Një maskë e ashpërsisë ju mbulon sytë dhe veshët, dhe çfarëdo që ju shihni ose dëgjoni ju duken të shtrembërta. Personi i parë që paguan për të gjitha është partneri juaj. Nëse jeni vetëm, zgjidhni një ditë tjetër për të kërkuar gjysmën tuaj. Sot do të luftoni me këdo që del përpara jush. 

 

 

Akrepi: Gëzuar qofshi Akrepat e mi pasionantë, por vetëm me menaxhimin e duhur! Hëna është e vendosur në shtëpinë tuaj të gëzimit të jetës, argëtimit, krijimtarisë dhe dashurisë, por është e përkrah Neptunit dhe ju shtyn për ekzagjerime në flirtim dhe në këtë mënyrë merr reagimet e justifikuara të partnerit tuaj.

Të Shtunën Hëna e Re në shtëpinë tuaj të dashurisë, jep mundësi për të përmirësuar marrëdhëniet me partnerin tuaj, tani që kushtet janë ideale për këtë,ndaj përfitoni sa të jetë koha për të Dielën ku kushtet ndryshojnë skenar. Pastaj Hëna e Re do të kalojë tek Bricjapi,dhe do t’ju ngarkojë me detyrime dhe angari, dhe katërkëndëshi i saj me Saturnin tek Bricjapi do ta bëjë komunikimin të vështirë dhe natyrisht pasojat janë moskuptimet, paranojat dhe keqkuptimet. Kështu tensionet dhe nervat me partnerin tuaj mund të shmangen nga humori i mirë dhe vullneti i mirë që mund të tregoni. Nëse jeni vetëm, në një njohje të re të Premten, kontrolloni sjelljet tuaja spontane dhe të ekzagjeruara, të cilat dalin në një tablo të ndryshme nga ato që doni të tregoni.

Të Shtunën me Hënën e re tek Peshqit, mund të bëni njohje të reja që mund të vijojë në një marrëdhënieje jete, ndërsa të Djelën lodhje, mungesë të humorit që shkojnë në një pako të dyja dhe nuk lënë hapësirë për të kërkuar një parner. Të Premten, Hëna e Re është tek Peshqit, shtëpia juaj që lidhet me argëtimin, krijimtarinë, gëzimin e jetës dhe dashurinë. Por ajo bën një lidhje me Neptunin që mund të të çojë në ekzagjërime dhe flirtime pa masë. Dhe pastaj, sigurisht, do të merrni xhelozinë e partnerit tuaj absolutisht të justifikuar. Nëse bëni një njohje të re, duhet të kontrolloni veprimet tuaja të tepruara, sepse do të jepni një pamje të ndryshme nga ajo që dëshironi.

Të Shtunën me Hënën e Re në shtëpinë tuaj, ju keni shansin më të mirë për të rinovuar dhe për të ringjallur marrëdhënien tuaj me bashkëshortin tuaj. Bëni një fillim të ri në lidhjen tuaj dhe, nëse bëni një njohje të re sot, mund të bëhet një marrëdhënie jete, por të Dielën ajo ndryshon vendosjen. Të Shtunën me Hënën e Re që kalon në shtëpinë tuaj të dashurisë, ju keni shansin më të mirë për të rinovuar dhe për të ringjallur marrëdhënien me partnerin tuaj. Dhe, nëse bëni një njohje të re sot, mund të vijojë edhe në një marrëdhënie jetësore, por të Dielën ndryshon skenari.

Hëna e Re që kalon tek Dashi me “ngarkesa” me detyrime dhe katërkëndëshi i saj me Saturnin në Bricjap e bën komunikimin të vështirë dhe shkakton keqkuptime dhe tensione.

 

 

Shigjetari: Shigjetari im i butë dhe i ndjeshëm, gjithmonë ndiheni të fortë në marrëdhënien tuaj me familjen tuaj prindërore dhe jeni shumë i interesuar dhe i përkushtuar ndaj saj. Një ditë e tillë është e Premtja me Hënën e Re tek Peshqit dhe në lidhje me Neptunin, ju po punoni për zgjidhjen e çështjeve që lidhen me të. Mos harroni që ekziston edhe partneri juaj, ndaj sigurohuni që të shpërndani kohën tuaj në mënyrë që të gjithë të jenë të lumtur.

Të Shtunën Hëna e Re tek Peshqit,dhe ngrohtësia juaj tregon se ju doni të ndiheni të lidhur me “folen” tuaj, hapësirën tuaj personale të cilën ju kërkoni, por të rrethuar nga personat e afërm. Nuk është e vështirë të kënaqeni nëse organizoni me partnerin një takim në vendin tuaj të preferuar, duke ftuar të dashurit tuaj.

Të Dielën kur Hëna e Re shkon tek Dashi, shtëpia e pyetjeve tuaja, ajo gjithashtu formon një katërkëndësh me Saturnin nga Bricjapi, i cili ju jep rëndësi, seriozitet dhe humor kritik për partnerin tuaj. Ato janë përgjegjës për tensionet dhe ftohtësinë që pason. Nëse nuk keni partner, me Neptunin në vëndin tuaj të Premten, për çdo njohje që do të bëni, mbani disa rezerva për mendimet që keni, pasi ato nuk do i përgjigjen gjykimit objektiv,por të jenë rezultat i mashtrimit optik.

Të Shtunën me Hënën e re, njohja e re që mund të bëni mund t’ju përshtatet në mënyrë të përkryer, ndërsa në takimin e së Dielës mos u shfaqni sikur autoriteti dhe kritikat janë pjesë e natyrës suaj, në mënyrë që njohja të vazhdojë. Me Hënën e Re tek Peshqit, të Premten, ka të ngjarë të lini pas dore partnerin tuaj, sepse ajo do të punojë me çështje dhe detyrimet do të vijnë nga familja juaj prindërore. Mundohuni të mbani ekuilibrat që të gjithë të jenë të lumtur. Nëse bëni një njohje të re, jepni kohë vetëvetes për t’u siguruar para se të merrni vendime sepse Neptuni, në lidhje me Hënën e Re, mund të turbullojë pamjen dhe të zbukurojë situatën. Hëna e Re tek Peshqit të Shtunën është ajo që do t’ju bëjë të ndiheni të ngrohtë dhe të sigurt në shtëpi, por edhe nën praninë e anëtarëve të familjes suaj. Gjëja më e mirë për të bërë, atëherë, është të dekoroni shtëpinë me partnerin tuaj dhe të ftoni për një darkë familjarët tuaj. Nëse jeni vetëm, një njohje e re sot mund të provohet të jetë pikërisht ajo që kërkoni.

E Diela është pak kontradiktore sepse Hëna e Re kalon në “shtëpinë” tuaj të pyetjeve, por formon një katërkëndësh me Saturnin tek Bricjapi. Kjo është ajo që do ju bëjë që ju të jeni serioz, i ashpër dhe kritik ndaj partnerit tuaj, duke shkaktuar shumë ftohtësi mes jush. Dhe nëse jeni vetëm, duhet të eliminoni maskën e ashpërsisë nëse dëshironi të afroheni ndaj suksesit me dikë që ju intereson.

 

 

Bricjapi: Bricjapi im taktik dhe gjithnjë korrekt, vrapon dhe nuk arrin me gjithë kontaktet që ke dhe ato që do të bësh, sepse Hëna e Re tek Peshqit të Premten ët nxisin, por takimi me Neptunin të shkatërron. Fjalë të tjera thuhen dhe ndryshe kuptohen. Një konfuzion që aq sa zgjat, mos lejo të ndërhyjnë të tjerët në lidhjen tuaj, sepse ata vetëm do ta përkeqësojnë situatën që tashmë është e zënë ngushtë, me fjalët e tyre.

Të Shtunën me Hënën e Re tek Peshqit, ju jepet mundësia që të bëni “pjesën tuaj” dhe figurën tuaj duke qarkulluar me partnerin tuaj tek të afërmit dhe rrethet shoqërore. Shpresoj që ta mbani këtë përshtypje të fortë dhe ta ruani atë, sepse të Dielën, kur Hëna e Re kalon tek Dashi dhe do të krijojë katërkëndësh me Saturnin nga shenja juaj, ju befas bëheni personifikimi i ashpërsisë dhe kritikës. Ju vendosni partnerin tuaj në qendër të vëmendjes, dhe klima e ngrohtë humbet duke i lënë vendin e saj ftohtësisë dhe largimit. Jua dhashë paralajmërimin, rregulloni drejtimin tuaj, e Diela është shumë afër, dhe të Shtunën që e shijuat, ju kujtohet? Mos e prishni tani! Nëse jeni duke kërkuar njohje të reja, të Premten nuk duhet të mbështeteni në opinionet e palëve të treta, jeni ju që keni fjalën përfundimtare,nëse njohja e re që ju do të bëni do ju përshtatet.

Të Shtunën me Hënën e Re, në një mbledhje me të afërmit mund të gjesh një partner, dhe të Dielën me një njohje të re, gjithçka do të varet nga përshtypja që do të shkaktojë. Të Premten, komunikimi, fjalët dhe kontaktet do të jenë një ngarkesë me Hënën e Re tek Peshqit. Por ndërmjetësimi i Neptunit, që bën një bashkim me Hënën, i jep komunikimit formën e një ‘telefoni të thyer’. Sigurohuni që të mos përfshini palë të treta në marrëdhënien tuaj, sepse nuk do të jetë mirë.Nëse bëni një njohje të re, sigurohuni të krijoni mendimin tuaj pa u ndikuar nga fjalët e palëve të treta. Të Shtunën, Hëna e Re tek Peshqit do ju inkurajojë për të promovuar veten në familjen tuaj të zgjeruar, duke prezantuar tek familjarër tuaj patnerin tuaj, nëse ju nuk e keni njohur ende, ose duke bërë një vizitë në një shtëpinë e një të afërmi, gjithmonë nën shoqërinë e partnerit tuaj.Nëse jeni vetëm, në një mjedis të tillë familjar, ju do të takoni partnerin tuaj të ardhshëm.

Të Dielën, kur Hëna e Re të kalojë tek Dashi dhe të krijojë një katërkëndësh me Saturnin në shenjën tuaj, ju merrni një qëndrim të ashpër dhe kritik ndaj partnerit tuaj, kështu që jeni të ftohtë dhe të largët. Mundohuni të “punoni ” mbi këtë fakt në mënyrë që të mos prishni ditën tuaj. Ju gjithashtu duhet t’i kushtoni vëmendje një njohjeje të sapoformuar nëse doni të bëni përshtypje të mirë.  

 

 

Ujori: Ujori im i ndjeshëm dhe zakonisht i pazakontë, nëse mendoni se të Premten me të vërtetë i hiqni qafe pasiguritë financiare dhe emocionale që krijon Hëna e Re nga Peshqit dhe takimi i saj me Neptunin, ndoshta jeni gabim. Për financat nuk po flasim fare, ato nuk ndryshojnë me fjalë, por ju kërkoni nga partneri juaj konfirmim për të eliminuar pasiguritë emocionale.Por mënyra juaj është kaq presionuese saqë ndoshta për t’ju hequr qafe,ai jua jep. Por me Neptunin rreth jush, nuk e dini nëse ajo që dëgjoni është e saktë dhe jo mashtrim.

Të Shtunën me Hënën e Re tek Peshqit, e lini stilin tuaj të zakonshëm indiferent dhe ju kapin emocionet, ja shprehni ato partnerit tuaj dhe ai lundron në detet e lumturisë dhe kjo shërben për rifreskimin e marrëdhënies suaj. Mbajeni këtë edhe në mendje, që të mos e prishni situatën të Dielën me mospërputhjen që do të sjellë kalimi i Hënës në Dashin sulmues dhe katërkëndëshin e saj me Saturnin nga Bricjapi. Nëse vazhdoni të keni ndjenjat e emocioeve të së Shtunës, do të shmangni tensionet, ftohtësinë dhe largimin të Dielën. Nëse jeni beqar/e dhe takoni dikë të Premten, mendjen tuaj tek Neptuni që mund të shtrembërojë imazhin tuaj dhe t’jua bëjë më të bukur. Për të formuar përshtypjen e saktë, përpiquni të vlerësoni detajet.

Të Shtunën me Hënën e re, janë kushtet positive që t’ju bëjnë të njihni dikë me “Dhjetën” e mbarë,që do ju mbulojnë emocionalisht. Të Dielën, kur Hëna e Rë hyn tek Dashi, nëse bëni ndonjë një njohje të re, mbani tonet e ulëta dhe të moderuara dhe pa egoizmin e shkaktuar nga Dashi. Me Hënën e Re tek Peshqit të Premten, pasiguria juaj financiare dhe, mbi të gjitha, emocionale intensifikohet. Ju kërkoni plotësimin e pasigurisë së dytë nga patneri juaj si rezultat të bëheni zotërues dhe ta presiononi atë. Nëse llogaritni gjithashtu seancën e Hënës së Re me Neptunin, mesazhet që keni, mund t’ju gënjejnë. Ashtu si imazhi mashtrues që mund të krijoni në rastin e njohjes së re. Jepni pak më sumë vëmendje detajeve.

Me Hënën e Re tek Peshqit, të Shtunën, bëheni si rrallë herë emocional, për karakterin tua,j dhe shprehni ndjenjat ndaj partnerit tuaj si një surprizë positive dhe kjo do t’i japë një frymë të re marrëdhënies suaj. Nëse bëni një njohje të re sot, ajo do të mbulojë nevojat tuaja emocionale dhe do të bëhet fillimi i një lidhjeje premtuese.

Të Dielën, Hëna e Re kalon tek Dashi duke krijuar një katërkëndësh me Saturnin tek Bricjapi. Kjo formë e bën komunikimin të vështirë dhe shkakton mospërputhje, mosmarrëveshje dhe tensione mes jush dhe partnerit tuaj. Duhet të jeni të kujdesshëm për mënyrën se si të shprehni pikëpamjet tuaja dhe në rastin e një të njohjeje të re, duhet të kujdeseni për të mbajtur një qëndrim të butë dhe të moderuar.Të mos dukeni egocentrik dhe absolut.

 

 

Peshqit: Ëndërrimtari im, Peshk, mendoj se Hëna e Re do të lodhi të Premten në shenjën tënde, veçanërisht pasi është në takim me Neptunin dhe krijon një peizazh të turbullt, plot me paqartësi, pasiguri, mashtrim, gënjeshtra. Mbani marrëdhënien tuaj larg dhe ruheni derisa rreziku të kalojë.

Të Shtunën me Hënën e Re në shenjën tuaj përsëri, atmosfera është emocionale dhe ju mund të shprehni dashurinë tuaj ndaj partnerit tuaj në të gjitha mënyrat, duke e çuar atë në nivele të tjera. Të Dielën, kur Hëna e Re kalon tek Dashi dhe formon një katëkëndësh me Saturnin nga Bricjapi, çdo pasiguri që keni në fushën financiare dhe emocionale merr dimensione të tjera dhe rritet në mënyrë të pakëndshme. Do të ishte e zgjuar nga ana juaj që t’i mbani ato larg marrëdhënies suaj, gjithashtu edhe tensionet që krijohen për të shmangur situata të vështira dhe të pakëndshme. Nëse jeni beqar/e dhe ju njiheni me dikë të Premten, mos e zbukuro atë më shumë seç duhet.Ndoshta ka faj Neptuni dhe syzet roz që na ka vendosur!

Të Shtunën me Hënën e Re, ju keni shumë shanse për të gjetur një të ardhme të mirë me një njohje përpara jush. Të Dielën, nëse doni të bëni një njohuri dhe të zhvilloni një marrëdhënie, mos shprehni pasigurinë tuaj dhe mos e konsideroni veten si një karakter të dobët. Nxirrni vetëbesim dhe siguri. Hëna e Re që është në shenjën tuaj dhe në lidhje me Neptunin është dukuria astrologjike që shkakton paqartësi, mashtrim, informacion të rremë dhe përgjithësisht peizazh të turbullt. Sigurohuni që të mbroni marrëdhënien tuaj me partnerin nga kjo atmosferë. Dhe në rastin e një njohjeje të re, përpiquni të shmangni zbukurimin e situatave dhe të jeni sa më objektivë që të jetë e mundur. Hënë e Re në shenjën tuaj të Shtunën. Një mundësi për të shprehur ndjenjat tuaja në të gjithë intensitetin e tyre, tek partneri juaj, duke ripërtërirë betimet tuaja dhe kjo do të japë një shtysë të re dhe vrull në marrëdhënien tuaj. Dhe në qoftë se ju jeni beqar/e, nuk do të jeni për një kohë të gjatë, sepse që sot ju keni mundësi për të krijuar një marrëdhënie afatëgjatë.

Të Dielën, kur Hëna e Re kalon tek Dashi dhe krijon një katërkëndësh me Saturnin tek Bricjapi, pasiguritë tuaja, si ekonomike ashtu edhe emocionale, shtohen. Mundohuni të mos e transmetoni këtë tension në lidhjen tuaj,sepse do të krijoni problem. Nëse bëni një njohje të re, përpiquni të mos e shfaqni pasigurinë tuaj nëse doni të fitoni përshtypje pozitive dhe të vazhdoni në një lidhje me perspektiva pozitive.

Shiko gjithashtu