Takimi i Merkurit me Diellin

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

Nga data 15 deri më 21 dhjetor, Mërkuri dhe Dielli takohen dhe bashkëjetojnë në shenjën optimiste të Shigjetarit, një kënd i favorshëm për Dashin, Luanin dhe Shigjetarin kryesisht, por edhe për Binjakët, Peshoret dhe Ujorët në rradhë të dytë, të cilët kanë lindur në dhjetditëshin e tretë, ose kanë horoskop dhe/ose planetët personalë (Hëna, Merkuri, Afërdita dhe Marsi) nga grada e 20 deri në 29 të shenjave të mësipërme.

Kështu që këto ditë ju guxoni të thoni mendimin tuaj, doni të ndani mendimet tuaja dhe më e rëndësishmja është më lehtë të shihni anën e lumtur dhe qesharake të gjërave. Mendja juaj është plot me dizajne të shkëlqyera dhe ide novatore dhe nëse duhet të paraqisni një vepër të re, gjëja e sigurt është që ju do të bëni vërtet përshtypje për audiencën tuaj. Tani dini si të shpreheni dhe të paraqisni argumentet tuaja, veçanërisht para atyre që janë në pushtet. Dhe këtë herë ju keni astrologun tuaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale  , për t'ju drejtuar.

Nëse jeni duke kërkuar një partner të ri, kjo periudhë është shumë e favorshme, me kusht që të ketë kalime të tjera në hartën tuaj, ndërsa nëse jeni të fejuar jepni dhe merrni vëmendje nga partneri juaj dhe shijoni dashurinë tuaj, duke u argëtuar së bashku. Në përgjithësi, mënyra juaj e të shprehurit dhe krijimtaria nuk i nënshtrohen kufizimeve dhe kjo për faktin se keni besim në aftësitë, talentet dhe imazhin tuaj për veten.

E vetmja gjë që duhet t’i kushtoni vëmendje është që Mërkuri kur takon Diellin ka një prirje për melodramatikë, ndërsa në të njëjtën kohë ju keni prirjen për të projektuar një sjellje dominante, e cila largon ata që ju rrethojnë. Por ju duhet të jeni shumë të kujdesshëm në komunikimin tuaj dhe të jeni të sinqertë si me të tjerët ashtu edhe me veten tuaj, përndryshe ai do të bëhet armiku juaj më i keq! Më në fund, rreth të njëjtave ditë, Marsi përsëri formon një kënd të pafavorshëm me Plutonin e errët.

Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook

www.facebook.com/astrologu.al.JorgoPulla

www.facebook.com/www.astroshop.al.JorgoPulla

pasi dhe të bëheni pjesë në grupin tonë

www.facebook.com/groups/jorgopulla.astrologu

Për të qënë gjithnjë të informuar për ofertat dhe shortet që ne organizojmë EKSKLUZIVISHT dhe vetëm për pjestarët tanë…

Ju presim…

 

Shiko gjithashtu