Si sillet secila shenjë e Horoskopit në fëmijëri?

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
14/03/2018

Megjithëse çdo person ka karakteristikat e tij personale që e bëjnë atë unik, me ndihmën e astrologjisë mund t’i gjejmë tiparet e përgjithshme të çdo shenje të zodiakut, në mënyrë që ne të dimë se si të sillemi në çdo rrethanë.

Kur bëhet fjalë për fëmijën tonë, është shumë e dobishme të njohësh psikologjinë, talentet, ndjeshmëritë dhe dobësitë e tij, për të shmangur një taktikë që mund të jetë e gabuar dhe të ndjekim një tjetër,e cila do ndihmojë fëmijën tonë kultivojë një karakter të plotë.

Dashi:

I vogli Dash, është shumë i gjallë, i lumtur dhe i dashur.Që në fillim, ai kërkon të tërheqë vëmendjen tuaj ose me të qara ose me zërin e tij të lartë. Kur dëshiron diçka,ai bën çdo gjë për ta marrë atë. Është shumë i fuqishëm dhe e fortë dhe duket që në fillim,pasi ai mund të lëvizë objekte të rënda pa vështirësi ose të gjejë mënyra për të bërë atë që ju i keni ndaluar. Por ky zakon mund të shkaktojë aksidente, pasi ai nuk e ka ndjesinë e rrezikut. Është një shpirt i që ‘’nuk ze rehat’’ dhe dëshiron të mësojë gjithçka, ndaj ju duhet të keni shumë durim me të, dhe në të njëjtën kohë të shfaqni admirimin dhe dashurinë tuaj ndaj tij.

Si shenja e parë e Horoskopit,pjesë e ndjeshme është koka i tij, ku përgjithsisht vuan nga temperatura, lëndimet dhe aksidentet e vogla. Sidomos gjatë periudhës ku i dalin dhëmbët, ka një tendencë në rritje për temperaturë, ndërsa vëmendje të veçantë duhet t’i kushtoni edhe veshëve të tij, pasi ai mund të ketë otite të shpeshta. Megjithatë, udhëheqësi i tij Marsi, do e ndihmojë të kapërcejë çdo sëmundje shumë shpejt dhe të gjallërohet sërisht. Këtë vit Urani, i cili gjëndet në shenjën e tij, do të ketë një ndikim më të madh tek fëmijët e lindur ndërmjet 26/3 dhe 1/4 të cilët, edhe në këtë moshë, do të tregojnë një interes të madh për një veprimtari që mund të jetë sportive, artistike ose teknologjike çlojëra elektronike, kompjutera).

Demi:

Si prind i Demit, duhet të jesh shumë i kënaqur me dashurinë dhe ëmbëlsinë e vogëlushit/es tënd/e. Ai është një fëmijë shumë i mbarë i cili shpreh dashurinë e tij me përkëdhelje dhe përqafime, ndërkohë që ka një marrëdhënie të veçantë me nënën e tij. Këta fëmijë  nuk kanë problemë me ushqimin, mund të hajë gjithçka, ndaj do të ishte mirë t’i mësosh mënyra të shëndetshme e të ushqyerit që në moshën e fëmijërisë,për shkak të preferencës që ka për ëmbëlsirat,që mund ta cojë në shtim peshë ose në krijimin e problemeve shëndetësore në një moshë më të madhe. Demi juaj i vogël është shumë këmbëngulës dhe ka një kokëfortësi të tillë që kur të vendos diçka në mendjen e tij, asgjë nuk mund t’ja ndryshojë mendimin.Ka talent të veçantë në muzikë, në këngë, në pikturë dhe i  pëlqen të grumbullojë objekte të bukura.

Meqenëse Demi është shenjë e tokës, ai shpejt do të tregojë interes për paratë,ndërsa angahimet e tij më i dashura,kanë të bëjnë me tokën, kopshtarinë ose edhe dekorimin. Ai gjithashtu i do kafshët, për të cilët kujdeset me kënaqësinë ,më të madhe. Pikë e dobët është qafa dhe është i predispozuar për sëmundjet që lidhen me të, të tilla si dhimbja e fytit, laringjiti etj.Këtë vit,ndikimi i Saturnit mund të krijojë një tendencë përtacie, prandaj mos u shqetësoni nëse ai ose ajo fle më shumë ose ka një humor të plogësht.

Binjakët:

Kurioziteti është shenjë dalluese e Binjakëve tuaj të vegjël, për shkak se ka ndoshta më shumë pyetje nga të gjithë fëmijët e tjerë. Hermesi – udhëheqësi i shenjës së tij – e bekon atë me zgjuarsi dhe aftësi lëvizëse të shtuara, që e bëjnë atë të ecë dhe flas shumë shpejt. Si rezultat, mund t’i shpëtojë spëjtë kujdesit tuaj duke u larguar nga fushpamja juaj, pasi ka nevojë për liri të madhe veprimi. Për shkak ai është një fëmijë që ‘‘trashet’’ shumë shpejtë, duhet të ketë shumë lodra, libra ose televizor që të ketë disa zgjedhje alternative. Lëvizjet e tij të shpejta do ju shkaktojnë problem, pasi nëse nuk arrini ta kufizoni, do jetë i ekspozuar dhe i pambrojtur ndaj aksidenteve. Binjaku juaj i vogël ka një imagjinatë të pasur, ekspresivitet të madh dhe dashuron përrallat.

Ai është gjithashtu social, lehtë fiton miq të rinj dhe i pëlqen aventura dhe ekskursionet që i mundësojnë të zbulojë vende të reja. Ndonjëherë mund të bëhet nervoz dhe të irritohet dhe ndoshta i frikësohet errësirës. Mos e gënjeni këtë fëmijë, sepse është mjaft i zgjuar për ta kuptuar menjëherë, madje do ta mësoni edhe atë të thotë gënjeshtra. Mushkëritë janë pika më e ndjeshme për ta, ndaj dhe ajri i pastër i bën mirë atyre. Deri në 5 Qershor, Zeus ndodhet në  këtë shenjë, gjë që i krijon  gatishmërinë për të mësuar më shumë gjëra. Në gjashmujorin e dytë, do të jetë më i qetë dhe do të vinire një farë pjekurie.

Gaforrja:

Gaforrja juaj e vogël,tregon se bën pjesë tek fëmijët që janë veçanërisht  të ndjeshëm dhe me luhatje të shpeshta të humorit dhe ndoshta – nëse është në moshën e duhur – tashmë e keni kuptuar se aty ku është i lumtur, në moment mund të fillojë të qaj.Ai është një fëmijë shumë i zgjuar i cili menjëherë e kupton atë që po ndodh rreth tij dhe ndikohet nga rrethanat.Madje,gjarjet që ndodhin përreth regjistrohen përgjithmonë në kujtesën e tij.Ka nevojë të madhe për dashurinë e të afërmve të tij dhe personave të tjerë rreth tij dhe duan të ndjehen se dikush i mbron.Ndikimi që ka nga shtëpia e tij, dhe sidomos ndikimi i nënës së tij, mund të formojë karakterin e tij.Në përgjithësi është shumë i varur nga mjedisi i tij familjar,vëllezërit dhe motrat e tij dhe shpesh refuzon të krijojë marrëdhënie me njerëz më të largët.Në qoftë se është një vajzë e bukuroshe të ndjehet bukur kur kujdeset për arushat dhe kukullat e saja, dhe në qoftë se është djalë, përdor imagjinatën për të shpikur lojra.

Për sa i përket shëndetit, kanë stomakun e ndjeshëm dhe duhet jenë të kujdesshëm me ushqimin që konsumojnë dhe të ndjekin një dietë të ekuilibruar për të shmangur probleme stomaku dhe probleme të zorrëve. Mundohuni ta rrethoni me dashuri dhe mos e qortoni shpesh pasi mbingarkoni psikologjinë e tij dhe këtë nuk do ta harrojë kurrë. Këtë vit, Saturni mbron vogëllushin tuaj ndërsa nga gjysmën e gjashtëmujorit të dytë të hyrjes së Jupiterit në këtë shenjën e tij, do e bëjë atë më social dhe ekspresiv. Nëse do të angazhohet në çfardollojë aktivitet, ai do të ketë një përparim të ndjeshëm.

Luani:

Luani vogël është shumë i lumtur dhe lozonjar, dhe çfarëdo që bën, ai di si ta bëjë në një mënyrë të veçantë, që tërheqi vëmendjen e të gjithëve. E vërteta është se ai ka nevojë për shpërblim dhe duartrokitje për të ndjerë se veprimet e tij janë ekselente. Përndryshe, egoizmi i tij i lënduar mund të krijojë sjellje agresive, kryeneçësi dhe mosbindje. Nëse do të  të duhet ti’i bëni një vërejtje, do ishte mirë të mos ja bëni publikisht, në mënyrë që të mos lëndoni dinjitetin e tij dhe të mos e bëni atë të ndihet në siklet. Luani pëlqen gjithçka që është e çmuar dhe luksoze, si dhe të argëtohet,me puzzles dhe gjeagjëza, por ai preferon të jetë gjithmonë fitues, ndaj ju duhet t’i tregoni atij se fitorja nuk është gjithçka, që të mos bëhet tepër egocentrik. Ju gjithashtu duhet të kujdeseni për lëkurën e tij ose të saj dhe të mos e lini të ekspozohet ndaj diellit, i cili mund ta djegë.

Në moshën delikate që është, ka një tendencë për lëndime në kurrizin e tij dhe tek gjunjët, ndërsa është e këshillueshme ta vizitoni tek një okulist për të trajtuar një strabizëm të mundshëm. Për shkak se ai nuk e do ujin, do të duhet të gjeni mënyra për ta bërë procesin e dushit të këndshëm duke hedhur brënda në ujë flluska sapuni, ngjyra dhe lodra,që t’i tërhiqni vëmëndjen.Vendi ku pozicionohet Saturni këtë vit, mund ta bëjë më të kapriçoz se zakonisht dhe duhet të jeni shumë më të duruar dhe të dashur me të.

Virgheresha:

Ju keni një fëmijë të qetë, të turpshëm dhe të urtë, që e do paqen dhe ndjek programin që i vendosni pa vështirësi dhe pa protesta.Ai është i ndërgjegjshëm dhe i bindur, duke ngrënë atë që ju i jepni dhe nuk ju lodh thuajse fare. Ai ka inteligjencë të lartë dhe mund të “kap në ajër” dëshirat tuaja dhe të përshtatet shpejt me atë që duhet të bëjë. Shpesh herë mund t’ju befasojë fakti që ndjekë edhe detajet më të vogla dhe është i rregult me lodrat, librat dhe detyrat e tij. Megjithatë, ai mund të jetë disi i turpshëm kur ka të huaj në shtëpi, sepse ndjen sikur po humbet shënjestrën e tij. Edhe pse ti japësh  edukimiin e duhur është relativisht e lehtë, bota e tij emocionale është mjaft komplekse dhe do të jetë shumë e vështirë të kuptoni se çfarë mendon.

Megjithatë, edhe nëse ai nuk dëshiron t’i tregojë mendimet e tij për ju, ju duhet ta kuptoni këtë dëshirën e tij dhe të mos i bëni vërejtje. Përveç kësaj, ju e dini tashmë se ky është një fëmijë i pjekur që mund të kuptojë me fjalë, për sa kohë ju do jeni saktë dhe të qartë në atë çka thoni. Rutina e vazhdueshme e përditshme është ajo që vogëlushi ose vogëlushja juaj ka nevojë për të qenë i lumtur. Dieta juaj duhet të zgjidhet me kujdes dhe është më mirë të shmangni marrjen e ilaçeve kur mundeni. Cronus këtë vit e mbështet fëmijën tuaj, duke e bërë edhe më përgjegjës, të zhvillojë një krizë të jashtëzakonshme dhe të jetë më “e hapur” për njerëzit që e rrethojnë atë.

 

Peshorja:

Peshorja konsiderohet si shenja më e bukur dhe më e balancuar e Horoskopit dhe jo padrejtësisht. Bëhet fjalë për një person i cili që nga fëmijëria e tij e hershme ka një buzëqeshje çarmatosëse për të gjithë, gjë që e bën atë veçanërisht të dashur. Është aq fëmijë  shoqëror saqë fiton gjithë botën me dashurinë dhe interesin e tij. Natyrisht ai kërkon dashurine e njëjtë që të ndjejë sigurinë që i nevojitet. Ai e do harmoninë, ndaj duhet të jeni shumë të kujdesshëm që të mos debatoni përpara tij, në mënyrë që të mos  trazoni mjedisin  dhe psikozën e tij. Një dhomë me ngjyra të ngrohta, muzikë të lehtë dhe temperatura e duhur e bën atë të lumtur dhe qetëson atë. Problemi i vogëlushit tuaj do të fillojë kur vijë momenti për të vendosur diçka, gjë që është jashtëzakonisht e vështirë për të  sepse ai nuk mund të zgjedhë, por edhe nëse e bën, ai gjithmonë do të pyes veten nëse ka bërë zgjedhjen e duhur.

Kjo është arsyeja pse zakonisht është më mirë të zgjedhin të tjerët për të. Talenti i tij në muzikë dhe vallëzim do identifikohet shumë shpejt. Pjesë e ndjeshme do jenë veshkat kështu që duhet të pijë shumë ujë, ndërsa është mirë të shmangni ëmbëlsirat. Këtë vit, i vogli juaj ka nevojë për më shumë harmoni dhe balancë, ndërsa angazhimi i tij në art do të funksionojë shumë pozitivisht. Nëse është shumë i vogël, edhe një laps me një ngjyrë të fortë për të ‘’zhgarravitur’’ ose muzika e butë do të kenë ndikim të pozitiv mbi të.

Akrepi:

Një fëmijë Akrep sado i vogël të jetë … nuk është një çështje e lehtë! Ka ndjenja kaq të forta dhe të fuqishme të cilat mjaftojnë për të dominuar të gjithë familjen! Është e sigurt se karakteri i tij i fortë bëhet i dukshëm shumë herët. Kur ai dëshiron diçka, ai është kaq shumë kokëfort saqë  nuk i ul  armët kaq kollaj deri në rënien përfundimtare. Fëmijë i zgjuar dhe i talentuar me një dhunti të zhvilluar intuitive , i cili mund t’i “lexojë” të tjerët dhe t’i “trajtojë” në varësi të rrethanave. Ka kaq shumë energji dhe gjallëri, por edhe një vendosmëri që e bën atë të palodhur në çdo gjë që bën. Kjo do të thotë që ju mund të keni probleme në ushqimin e tij dhe dietën ushqimire në përgjithësi, por ajo që ju duhet të dini është se nuk duhet të përpiqeni ta ushqeni me detyrim atë. Përkundrazi, nëse e leni të lirë të ushqehet sa herë që dëshiron, dhe të bëjë gjithçka kur të dojë, gjithçka do jetë më e lehtë. Nëse në vend që të përpiqesh ta imponosh atë, e rrethon atë me dashuri, së shpejti do të ndjekë rregullat e tua pa protesta.

Përveç kësaj, ai di si të vlerësojë atë që ju i ofroni dhe nuk bëjë naze apo truke për t’ju gënjyer. Ai e do të vërtetën dhe preferon të fshehë diçka në vend që të gënjejë dhe të japë detaje të jot ë sakta. Pika e ndjeshme e Akrepit janë organet gjenitale, prandaj sigurohuni që gjithmonë të mbani pelenën e tij të pastër dhe të merrni masa paraprake për të shmangur skuqiet. Këtë vit, Saturni I cili gjendet në shenjën e tij, e ndihmon atë të ‘’piqet’’dhe të bëjë zgjedhjet e tij. Nëse ai është shumë i vogël,mund të refuzojë disa ushqime nga regjimi i tij ushqimor ose t’i pëlqejnë të tjera.Nëse shihni diçka më serioze, nuk duhet të shqetësoheni.

Shigjetari:

Jeta me një Shigjetar të vogël ngjason me aventurë. Ky është një fëmijë shumë i gjallë, shumë optimist, që e do zbavitjen dhe ka të zhvilluar sensin e humorit I cili spikat që nga fëmijëria e hershme. Ai qesh me gjënë më të vogël dhe tërheq drejt vetes edhe të tjerët me humorin e tij të gëzueshëm. Ka një shpirti i cili nuk gjen ‘’rehati’’ i cili e bën këtë fëmijë të jetë aktiv tërë ditën rreth e rrotull , duke hulumtuar, duke zbuluar dhe sigurisht duke memorizuar gjithçka që sheh. Kurioziteti i tij nuk ndalet askund dhe mund të shterojë gjithë energjitë e tij, derisa të gjejë përgjigjet që kërkon. Ai ka dhunti për gjuhët e huaja dhe i mëson lehtë dhe kjo është diçka që duhet të keni parasysh për t’i dhënë atij një mundësi për të mësuar më shumë në këtë fushë.

Ai gjithashtu i pëlqejnë udhëtimet në vende të huaja edhe kur të jetë shumë i vogël. Ju duhet t’i përcjellni atij dashurinë tuaj për sistemimin dhe pastërtinë, sepse nga natyra është indiferent ndaj tyre. Pjesa e ndjeshme e Shigjetarit tëvogël janë kofshët dhe këmbët mbi gju, ndaj duhet të kini kujdes nga aksidentet në këto vende. Ju gjithashtu duhet të shmangni dhënien e ëmbëlsirave me tepricë të cilat mund të dëmtojnë mëlçinë e tij. Këtë vit, Urani i jep mundësi të vogëlit tuaj për të rritur aktivitetet dhe të merret me një aktivitet sportiv që do të përmirësojë gjendjen e tij fizike, por gjithashtu t’i japë atij mundësinë për të krijuar miqësi të reja.

Bricjapi:

Ju me siguri do të befasoheni me pjekurinë e Bricjapit tuaj të vogël! Ai është një fëmijë serioz dhe i qetë që nuk ju lodhë aspak. Nëse ai ose ajo kanë filluar të flasin tashmë ose jo, gjithsesi do ju bëjë të kuptoni në mënyrë specifike dhe të qartë se çfarë dëshiron .Ky fëmijë di shumë mirë se çfarë dëshiron dhe rrallëherë ka vështirësi të vendosë. Në mendjen e tij të vogël, gjithçka është e sistemuar dhe këtë do ta shihni ditë pas dite kur të rritet.Ky sistemim dëshiron të ekzistojë në të gjitha aktivitetet e tij, në vëndin e tij, në lodrat dhe madje edhe në regjimin ushqimor të tij. Kjo do të thotë që ju duhet të ndiqni një program me përpikmëri, në mënyrë që engjëlli juaj të jetë i lumtur. Pjekuria e tij nuk  përjashton ndjeshmërinë e tij sepse ai ka një nevojë të madhe për dashurinë tuaj. Ai e do familjen dhe shtëpinë dhe rrallëherë gjen kënaqësi larg tyre.

Ai di të fshehi ndjenjat e tij, sidomos kur do të nxjerri diçka nga ju, ndaj shpejt do të kuptoni se ju preferoni t’i trajtoni si të rritur dhe të mos i mbani sekrete. Mirë do ishte të mos e paralajmëroni shumë seriozisht dhe të mos e krahasoni me fëmijët e tjerë të moshës së tij. Pika e tij më e ndjeshme janë kockat, prandaj kujdesuni të shmangni aksidentet kryesisht në gjunjë. Këtë vit, udhëheqësi i tij Saturni krijon një kënd pozitiv me Diellin, i cili do e ndihmojë të bëhet më social dhe të merri pjesë në aktivitetet të grupeve me fëmijët e tjerë të moshës së tij.

Ujori:

Është një fëmijë mjaft i pavarur, revolucionar dhe i ndryshëm nga të gjithë të tjerët. Fakti i të qenit unik i bën jashtëzakonisht të paparashikueshëm këta fëmijë,të cilët kanë një personalitet të shumëfishtë. Që shumë të vegjël do jenë të interesuar për çdo asgjë novatore dhe nuk do të dorëzohen përapa çdo presioni apo rregulli. Ata janë shumë inteligjentë dhe mund të asimilojnë njohuritë dhe informacionet nga gjithëkund. Çdo pajisje elektronike në shtëpi, e intrigon dhe e bën që ta “përpunojnë” atë. Ky mund të jetë një problem kur fillojnë të ecin këmbadorazi ose të lëvizin, prandaj duhet të sigurohesh të fshehësh prizat ose pajisjet që mund të shkaktojnë aksidente. Ju mund ta largoni atë duke i dhënë lodra me ngjyra të shndritshme që do i ngjasojnë me pajisjet shtëpiake çTV, radio, kompjuter, etj.). Megjithatë, herët a vonë ju duhet t’i mësoni atij, si të përdori  pajisjet e vërteta, pasi ata do ja dali mbanë shumë mirë.

Duhet të dini gjithashtu se mërzitet shumë shpejtë me rutinën dhe kërkoni gjëra të reja interesante. Ai që duhet të shmangni është mjedisi jo harmonik me përplasje dhe grindje, i cili do trondisë ekuilibrin e tij. Gjithashtu, mos u mërzisni me të dhe mos reagoni dhunshëm ndaj ‘’bëmave’’ të tij. Mirë do ishte të përfshini më shumë hekur dhe vitamina në dietën e tij çpasi, sigurisht, të konsultoheni me mjekun). Ky vit do të jetë pak sfidues për të voglin tuaj, i cili do të detyrohet të maturohet pal më shumë dhe të marrë më shumë përgjegjësi.

Peshqit:

Peshku juaj i vogël është shumë i ndjeshëm dhe i ëmbël, preferon të jetojë në një botë fantastike dhe refuzon të ndjekë një rutinë të përditshme. Ai do të hajë kur të jetë i uritur, do të fle kur të jetë i përgjumur dhe do të luajë kur të dojë. Mos u mundoni t’i impononi atij diçka tjetër, sepse me shumë mundësi nuk do të keni sukses. Disiplina dhe rregullat nuk i përshtaten atij, por nëse ai kupton  se po ju po vuani me sjelljen e tij, ai mund të shqetësohet, pasi ai e vetmja gjë që nuk dëshiron, është të lëndojë njerëzit rreth tij dhe sidomos prindërit e tij.I pajisur me karizmin e intuitës, mund të “parashikojë” ndjenjat dhe humorin tuaj pa i thënë asgjë.

Ai gjithashtu di se kur të jetë kërkues dhe kur të ndalet. Artet, veçanërisht muzika, ndokojnë masë të madhe në psikologjinë e vogëlushit tuaj, kështu që do ishte mirë të dëgjojë një melodi të këndshme dhe të shmangi filmat dramatik, sidomos  nëse është në një moshë shumë të vogël dhe nuk i kupton shumë. Për shkak se pikë e dobët e Peshqëve janë këmbët dhe sidomos shputat, është e këshillueshme të blini këpucë të posaçme për këtë moshë delikate që është në mënyrë që të mos përballen me probleme më vonë. Ky vit është shumë i favorshëm për peshkun tuaj të voçkël,pasi Saturni do e ndihmojë të zhvillojë aftësitë e tij, ndërsa nga Qershori Jupiteri do e bëjë atë një fëmijë më social dhe do e ndihmojë në krijimin e miqësive të reja ose bashkimin në një grup.

Shiko gjithashtu