Si reagon horoskopi jonë kur dashurohemi?

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

Horoskopi është një element bazik i personalitetit tonë dhe shumë i rëndësishëm për lidhjet tona me të tjerët. Eshtë “dera” për të gjithë horoskopin tonë. Tregon sesi i shohim gjërat ne, c’farë përcjellim tek të tjerët, por dhe c’farë shohin të tjerët tek ne. Eshtë “kopertina” e librit tonë të jetës.

Në jetën tonë erotike luan rol përcaktues, nëse mendojmë se dashuria fillon me përshtypjen e parë që formon tjetri për ne dhe ne për atë. Eshtë momenti të tregojmë atë që duam si të veshim një maskë. Elementët e tjera (planetët, këndet, shenjat e zodiakut) e horoskopit tonë do duket në vazhdim. Nëse ekziston paqartësi të “kopertinës” me të brendshmen, gjithashtu do duket në rrugëtimin e lidhjes. Por kjo përshtypje e parë është gjithnjë horoskopi. Lexoni më poshtë cilësitë bazike të c’do shenje në horoskop dhe sesi ndryshohen kur dashurohemi!

 

Horoskopi tek Dashi

Horoskopi tek Dashi, ndoshta ka në gradën më të madhe të theksuar “ego-në” , në krahasim me Diellin tek Dashi. Personi është i drejtë dhe konkurues, pasi cilësitë e shenjës së Dashit tek horoskopi, janë në “sipërfaqje”, dhe jo në thellësi. Këto persona disa herë mund të trembin partnerët e tyre me nevrat, zemërimin, shoqërimin dhe sjelljen agresive që mund të tregojnë. Nevoja tij për të qënë i pari, të fitojë dhe të ketë në jetën e tij dicka për të cilën do duhet të luftojë, e bën të zbulojë probleme, ndoshta dhe atje ku nuk ka. Shihni pa aksion, mërzitet, bëhet i shqetësuar, i paduruar dhe zhgënjehet. Mund të humbasë taktikën e tij dhe të lëndohet me komentet dhe fjalët e tij të “zjarrta”, akoma dhe personin që do. Sigurisht e gjithë kjo ndikohet dhe nga pozicioni Marsit në horoskopin e personit, pasi horoskopi tek Dashi e bën Marsin të jetë udhëheqësi shenjës, protagonistin bazik të horoskopit.

 

Horoskopi tek Demi

 Kur ndodhet tek horoskopi, kjo shenjë është më sociale nga pozicioni Diellit. Dëshira më e thellë e horoskopit tek Demi, është të krijojë lidhje me baza të forta dhe sa të shumë afat gjata. Si shenjë e tokës, në horoskop i fal personit një “aura” të vecantë magnetike, që tërheq vecanërisht gjininë tjetër. Zakonisht të tjerët kanë një ndjesë të pashpjeguar familjariteti me këtë person kur I afrohen. Nevojat e tij janë bazike: dëshirë për ushqim të mirë, seks të mirë dhe një vënd të mirë pët të jetuar! Adhurim të ketë kontakt fizik me personat rreth tij, është horoskop vecanërisht i ndjeshëm, tokësor dhe shumë shprehës. Madje që shumë herët në jetën e tij dëshiron të krijojë lidhje stabile apo dhe të martohet. Tundimi më i madh për këtë horoskop është “kënaqësia”. I është e pamudnur të refuzojë c’do gjë që premton se do kënaqë ndjesitë e tij. Sigurisht pozicioni i Afërditës luan rol përcaktues sesi do shprehet ky horoskop, pasi planeti dashurisë është udhëheqësi tij.

 

Horoskopi tek Binjakët

  Horoskopi tek Binjakët, ofron tek personi një qëndrim të këndshëm, ndërkohë rrezaton nga larg zgjuarsi, shkathtësi dhe lëvizshmëri. Eshtë njeriu që nuk mundet të ulet në një karrike as për pesë minuta. Zakonisht e njëjta gjë i ndodh dhe në lidhje. Vështirë do qëndrojë në një lidhje, nëse nuk kënaqet nevoja tij për ndryshime dhe surpriza. Gjithashtu është e vështirë të kuptojë partneri tij si ndihet. Ndërkohë është nga horoskopët më komunikues dhe social në sipërfaqje të paktën, në fushën e jetës personale duket se e humbet dhe nuk di sesi të menaxhojë ndjenjën e tij. vazhdimisht ka ndjesinë se ekziston dicka më e mirë në qoshe që e pret dhe kështu mundet të largojë njerëz të cilët mund ti interesojnë. Në kërkomin e ideales, nuk llogariten sa zemra mund të ketë lënduar në rrugëtimin e tij. Sigurisht dhe në këtë rast, Merkuri që është udhëheqësi i horoskopit dhe sigurisht të gjithë horoskopit, mban celësat e këtij personi.

 

Horoskopit tek Gaforrja

Ashtu si dhe Dielli apo Hëna dhe horoskopi tek Gaforrja është vecanërisht i ndjeshëm përballë të tjerëve dhe disa herë nuk ka kufinj në kujdesin që mund t’ju ofrojë. Duhet të jetë vecanërisht i kujdesshëm, pasi ka tendencën të tërheqë njerëz me probleme të vecanta që ushqehen me energjinë e tij dhe e “përthithin”. Në dashuri, vështirë është t’I afroheni dhe ta prekni. Në fillim ka nevojë të studjojë me kujdes personin që I afrohet, thua sikur ka të bërë me ndonjë kriminel. Por nëse ky person e kalon kërkimin e detajshëm në të cilën do kalojë, atëher realisht dashuria, ngrohtësia dhe kujdesi që e rrethon objektin e pasionit të tij janë të pakufizuara! Zakonisht ndikohet shumë nga ato që i thonë të tjerët, pa kontrolluar përse ia thanë! Hëna si udhëheqësi Gaforres dhe pozicioni saj tek zodiaku mund të japë më shumë përgjigje, në lidhje sesi sillet ky horoskop.

 

Horoskopi tek Luani

Udhëheqësi i Luanit, është Dielli. Dhe meqë Dielli është burim energjie, ngrohtësie dhe drite, kështu dhe ky horoskop përcjell ndricim dhe ngrohtësi. Nevoja për admirim, duartrokitje, mbështetje dhe vëmëndje, që janë element të nevojshëm për Diellin dhe Hënën tek Luani, ndoshta nuk duken shumë tek horoskopi me sy të lirë. Por kjo nuk duhet ta gënjejë partnerin tuaj. Pas qëndrimit të tij krenar dhe të qetë, fshihen shumë pasiguri dhe nevoja e madhe për admirim nga gjysma tjetër. Nëse partneri i thekson vetbesimin e tij dhe i shpreh hapur admirimin e tij, atëher do kapërcejë rezistencat etij dhe do arrijë në zemrën e tij. Por nëse nuk interesohet, atëher realisht mund të shohë një person pothuajse “të gurtë”, që nuk kundërpërgjigjet, nuk zbulohet dhe nuk tregon shenjë sentimentalizmi. Pozicioni Diellit, që është dhe udhëheqësi këtij horoskopi, plotëson idealisht profilin e këtij personi të caktuar.

 

Horoskopi tek Virgjëresha

Horoskopi tek Virgjëresha e bën personin të rrezitojë vetë-mjaftueshmëri dhe efikasitet. Lehtë fiton besimin e tjerëve dhe zakonisht është ai që jep këshilla dhe ndihmën në një lidhje. Ka ociditet, vëzhgim dhe vështirë dicka do ti ikë nga vëmëndja tij. Akoma dicka karakteristike për këtë horoskop është se nuk mundet të veprojë nëse nuk janë të gjitha në një rregull në ambjentin e tij. Eshtë personi që mund të rregullojë lista të pafundme, të blejë c’do gjë të re që mund ta ndihmojë të organizojë më mirë hapësirën e tij dhe sigurisht i adhuron teknologjitë e reja. Gjithashtu është i jashtzakonshëm në bisedime, megjithëse mund të fshehë ndjenjat e tij pas shpirtit të tij vecanërisht të gjallëruar. Sigurisht disa momente në lidhjet e tij mund të vërejë pemën, por e humbet pyllin dhe është zakonisht ato për të cilën partnerët e fajsojnë. Pozicioni Merkurit në horoskop, si udhëheqësi Virgjëreshës, mund ti japë më shumë informacione për këtë person.

 

Horoskopi tek Peshorja

Akoma dhe nga paraqitja e tij e jashtme duket një horoskop tek Peshorja. Pavarsisht bukurisë, zakonisht i jep një personalitet tërheqës personit, që sigurisht kujdeset shumë sesi duket tek të tjerët dhe më shumë akoma tek objekti pasionit tij. Disa herë horoskopi tek Peshorja, jep lehtë përshtypjen e një familjariteti ndaj dhe rrallë këta njerëz qëndrojnë vetëm. Fundja, kërkesa e tyre më e thellë është bëjnë një lidhje thelbësore. Pa lidhje ndjen se nuk ka rrënjë, është i shqetësuar dhe nuk mundet të jetë aq produktiv sa do. Disa herë do sakrifikojë dëshirat e tij më të thella, për të patur shoqëri dhe të mos qëndrojë vetëm. Apo mund të sakrifikojë atë që di se është e mirë për veten e tij, për të patur dikë pranë vetes. Afërdita udhëheq Peshoren dhe sigurisht pozicioni saj tek horoskopi dikujt, mund të tregojë shumë element që e shpjegojnë mënyrën sesi lidhet një horoskop Peshore.

 

Horoskopi tek Akrepi

Eshtë ndoshta horoskopi me ngarkesën më të madhe karmike, të paktën përsa ka lidhje e lidhjet erotike. Kur shenja më e fortë e Akrepit ndodhet tek horoskopi, personaliteti personit është shumë i fortë dhe magnetic. Në jetën e tij nuk ekzistojnë vija të turbullta, pasi I jeton të gjitha në bazë të “bardhë e zi”. Sigurisht dhe në lidhjet e tij. Apo i pëlqen dikush apo thjesht nuk do ta dijë. Kur dashurohet, shikimi i tij i thellë mund të bëhet shikimi më i ëmbël dhe ngrohtë që keni parë. Kushti për të dashur dikë është ta admirojë pa kufi. Për mendjen, fuqinë, bukurinë, seksapilin, situatën e tij ekonomike. Ndonjë apo dhe të gjitha këto arsyje janë të rëndësishëm për të dhënë zemrën e tij. Logoja e këtij horoskopi është : dua atë që dua në momentin që e dua dhe do e marr me c’do kusht! Pozicioni i Plutonit, që është udhëheqësi i horoskopit, mund të na japë më shumë element të thelluara.

 

Horoskopi tek Shigjetari

Humori, vendosshmëria, guximi i mendimit dhe dëshira zgjeruese e shenjës së Shigjetarit, e bëjnë shumë të fortë prezencën e tyre dhe tek horoskopi. Eshtë nga horoskopët “magnetë” për gjininë tjetër dhe zakonisht kanë dhe shumë popularitet në hapësirën ku leviz ky horoskop. Mbi të gjitha do të përjetojë shumë eksperienca dhe adventura. Të bëjë udhëtime, të hapë horizontet e tij, të lidhet me botën që ka kulturë të ndryshme dhe qëndrim jete. Zakonisht nuk favorizon lidhjet afatgjata ky horoskop, pasi personi nuk do të ndihet i kufizuar. Por kur takojë atë që do ti tregojë se “dashuria” nuk është burg, atëher mund ti shërbejë me besnikëri lidhjes dhe të jetë njësoj enthusiast si momentin e parë. Nuk i shmang lidhjet, shmang izolimin në një rutinë, ku të gjitha bëhen mekanikisht dhe dashuria nuk është ndjenjë, por pasiguri me maskë roz! Jupiteri, si udhëheqësi horoskopit dhe pozicioni i tij në shenjë do na ndricojnë më shumë për këtë person.

 

Horoskopi tek Bricjapi

Pas maskës disi të mbrojtur, të qetë dhe disi të vetmuar të këtij horoskopi, fhsihet ndoshta personi më i përgjegjshëm, ndjeshëm dhe turpshëm që keni njohur. Një person që merr gjithcka shumë serjozisht dhe që ndoshta duket më i madh se mosha tij, kryesisht nga dituria dhe pjekuria që e dallon. Do fshehë plotësisht c’do gjë që i dhëmb, për të mos treguar se është i dobët apo se ka nevojë për këdo. Në lidhjet erotike dëshiron thellë të largojë “muret” që e mbajnë pas dhe të pranojë ngrohtësi dhe sigurinë që ka nevojë nga partneri tij, por ndoshta nuk di sesi ta bëjë. Lehtë bëhet gjykues, i ftohtë dhe largët, ndërkohë thelbësisht dëshiron nga partneri tij dashuri, mbështetje dhe ndjenjë. Mund të bëhet vecanërisht kërkues, duke pritur partnerin e tij të prekur perfeksionin me c’do gjest tijin. Sigurisht Saturni, si udhëheqsi i horoskopit dhe pozicioni tij në të, do na zbulojnë më shumë për këtë person.

 

Horoskopi tek Ujori

Karakteristika t e përgjithshme që vlejnë nga Dielli tek Ujori, ruhen dhe në rastin e horoskopit, domethënë dashuria dhe interesi për njeriun, lehtësi në shoqërimet sociale dhe shoqërore, nevoja për një lidhje jete. Zakonisht personi është shumë përapra nga epoka tij, kërkon, gërmon dhe lëviz shumë dhe shpejtë. Nevoja tij e madhe për liri, pavarsi, shumëllojshmëri në përjetime dhe eksperienca, mund të sjellë vështirësi në jetën personale. Nuk duron qëndrueshmërinë, rutinën dhe lidhjet stabël. Pavarsisht kësaj, për të mos ndjerë “vec” rrethit social, mund të veshë me lehtësinë më të madhe maskën e personin të mirë-përshtattur dhe të bëjë lidhje, martesë dhe familje si Bricjapi. Por nëse mohon anën e vij, që e fton në adventura, liri dhe në një qëllim më të lartë, që lidhen me tërësinë e njerëzimit dhe jo vetëm një person, atëher fillon të sillet ftohtë dhe krijon distancim nga personat që kanë përkrah tij. Urani, planeti i të paparashikueshmërisë, mund të zbulojë më shumë për personin.

 

Horoskopi tek Peshqit

Eshtë horoskopi “aktor”, pasi mund të luajë shumë role, nga më agresivi dhe kaotiku deri tek më paqësori dhe i qeti. Por në dashuri duhet të ketë kujdes të mos vishet me atë që do partneri tij, si në pjesën e sentimentalizmit sa dhe në stil, sepse kështu e humbet identitetin e tij. personi me këtë horoskop përpiqet që i vogël në moshë të shohi vetëm të mirën në c’do situatë. Zhvillon qëllime, zbukuron situatat dhe njerzit, pavarsisht kësaj në vështirësi mund të përparojë duke patur një imazh shumë të sqaruar të rrugës që duhet të ndjekë. Kur dashurohet ka tendencën të veprojë në ekstrem, nga parajsa deri në ferr, nga suksesi i plotë deri në fund të dëshpërimit. Më e rëndësishmja për këtë horoskop është të gjejë një mjet produktiv dhe shëndetshëm për tu shprehur, për të mos u lodhur. Kjo mund të jetë një rrugëdalje artistike apo një formë shërbimi ndaj të tjerëve (shumë shërues apo njerëz të fesë e kanë këtë horoskop). Si gjithnjë udhëheqësi i horoskopit, domethënë Neptuni, mund të thotë më shumë për profilin e këtij personi.

 

Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook

www.facebook.com/astrologu.al.JorgoPulla

www.facebook.com/www.astroshop.al.JorgoPulla

pasi dhe të bëheni pjesë në grupin tonë

www.facebook.com/groups/jorgopulla.astrologu

Për të qënë gjithnjë të informuar për ofertat dhe shortet që ne organizojmë EKSKLUZIVISHT dhe vetëm për pjestarët tanë…

Pra, do të ishte më mirë të qëndroni të qetë dhe të pretendoni qetësisht, duke kultivuar më tej talentin tuaj unik së bashku me astrologun tuaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale

Ju presim…

 

Shiko gjithashtu