SI MUND TË FITOJMË...PARA ME ( TAO)Metode e vjeter kineze
Paraja e bën botën të rrotullohet për një minutë. Në qoftë se nuk ke para sot kalon vështirësi. Çështja ekonomike na shqetëson të gjithëve. Si do të shkosh për pazar në qoftë se nuk ke një llogari të konsiderueshme bankare?
Jetojmë në një shoqëri konsumatore dhe sado që ta luajmë, mbi të gjitha portofoli i mbushur e bën jetën tonë më të mirë dhe më të lehtë. Njëkohësisht qëllimi jonë nuk është që të vendosim mënyra për fitimin e pasurisë më të madhe, por ti afrojmë paratë me një pikëpamje tjetër si ajo e kinezëve të lashtë. Në atë periudhë përveç një lloj lehtësie ndërrimi dhe vendosje sociale, ishte dhe një mjet trasporti energjie. Kishte një drejtim shpirtëror të cilën mund ta quajmë “të fshehtë” ose të “brendshëm”. Duke zbërthyer një nga sekretet e Taoizmit do të afrojmë këtë ide dhe do të mundohemi të përmirësojmë lidhjen tonë me atë.
ZGJERIMI I PANJOHUR I PARASË
Puna që japim në çfarëdo lloj pune që punojmë ose në një biznes, si krijues, ose punim me dorë që shpërblehet me një shumë të cilën keni rënë dakort që në fillim dhe që i përket energjisë së mbledhur të lodhjes tonë. Kjo përfaqëson njëkohësisht vlerën e mbledhur që kemi krijuar. Kjo energji nuk është e vetme, por ka dhe të tjera që varen nga shumë faktorë. Më e rëndësishmja është mbledhja e parave dhe mënyra se si i harxhojmë.
Në qoftë se, për shembull; e mbledhim paranë që kemi në një llogari bankare, energjia pakësohet ndaj nesh që e kemi, por shtohet për atë që e përdor që në këtë rast është banka. Mbledhja e parave e ndërron tonin e tronditjes së tij dhe njëkohësisht humbet energjinë e vlerës së tij. Në rastin e dytë është mënyra që i përdorim paratë. Në qoftë se i përdorim me mënyrë që dëshpëron disa të tjerë ose nuk dimë se si ti investojmë dhe ti harxhojmë, si konsumim të tepërt, atëherë paraja kthehet në një “energji negative” që ndikon tek pranuesit si dhe përdoruesit e tyre. Ky ndikim nuk është gjithmonë i njëjtë, por varet nga forca e brendshme e tij, karakteri i tij si dhe forca e tij shpirtërore.
Në qoftë se paraja lëviz logjikisht, me drejtësi dhe me paramendim, atëherë jo vetëm përdoruesi, por edhe të gjithë të tjerët përreth mund të shijojnë një tronditje harmonike që shtyn personalisht dhe në grup në sukses dhe në shumë mundësi zhvillimi si të pasurisë ekonomike e të asaj shpirtërore.
Ajo që ngelet të kuptojmë është mënyra me të cilën funksionon paraja dhe që mund të jetë mundësi për ta shfrytëzuar, apo të kemi një jetë më të lumtur.
Diçka e tillë nuk do të thotë atë që nënkuptojnë më të shumtët: sa më shumë para të kemi, aq më jetë të mirë do të shijojmë.
Gjithashtu është e ditur megjithëse më të shumtët se kanë kuptuar. Ka njerëz të pasur të cilët janë të dëshpëruar nga të gjithë mendimet dhe janë po ata që kanë pak para në xhep, të cilët janë më të shëndetshëm shpirtërisht dhe fizikisht, dhe jetojnë me harmoni. Gjithashtu nuk janë të pakta rastet e pasanikëve të rinj që zakonisht nga menaxhimi i keq i parave, humbasin ritmin harmonik të mëparshëm me rezultat të dobësohen dhe më shumë.
NDËRRONI MËNYRË DHE FITONI LLOTARINË
E rëndësishme në të gjitha këto, është jo vetëm të njohim, por dhe të pranojmë se çfarë tipi jemi ndaj përdorimit të parasë që të mundohemi të korrigjojmë problemet tona dhe ti kthejmë të metat në të mira. Në këtë mënyrë e çlirojmë energjinë dhe i thyejmë lidhjet që na pengojnë, që të fitojmë pasuri materiale dhe shpirtërore. Të mund të jeni të suksesshëm dhe të lumtur njëkohësisht. Në vazhdim vijojnë dhjetë tipat më të zakonshëm të njerëzve dhe se çfarë duhet të bëjnë që të çlirohen nga të metat e tyre.
Shpenzuesi
Jeni tipi që shpenzoni paratë pa u menduar edhe sikur të mos keni para ose punë?
Duhet të kuptoni më në thellësi jetën dhe të ndaloni të vërtetoni tek vetja juaj shumat që harxhoni. Zemërgjerësia është e mirë, shpenzimi është e metë.
Vrasësi i parasë
Jeni një nga ata që mundohen të kenë më të mirën me sa më pak para?
Duhet të kuptoni se e gjithë bota do më të mirën e mundshme dhe me koston më të ulët. Nuk je i vetmi. Ndani dijet dhe eksperiencat tuaja me të tjerët.
Dinaku
Jeni tipa që nuk ngjiteni me paratë, por që e shpenzoni ku ju intereson që zakonisht të kontrolloni gjendjet? Do të duhet ta përdorni këtë talent me vese dhe jo siç jeni mësuar deri tani duke dashur të lëvizni penjtë.
Punëtori
I përkisni kategorisë së njerëzve që kujtojnë se punojnë dhe lodhen më shumë se të tjerët, por që nuk e kupton askush? Jo vetëm nuk keni shpërblime, por nuk dëgjoni dhe një faleminderit?
Do të duhet që në një moment të kuptoni se nuk punojmë që të njihemi, por në përgjithësi për të jetuar. Njohja vjen me kalimin e kohës dhe nuk është gjithmonë çështje kryesore dhe e nevojshme që të jeni të kënaqur.
I rrezikueshëm
Jeni person i cili merr rrisk shumë të madh në punën e tij ose që ka pasion me lojrat e fatit të çdo lloji?
Do të duhet të pranoni mbi të gjitha dobësitë tuaja, të cilat mund të kthehen në të mira pa qenë e nevojshme ti pakësoni. Gjithashtu duhet të pranoni se dobësitë që keni mund të japin shumë gjëra dhe tek ata që ju rrethojnë.
I zgjuari
Jeni nga ata persona që nuk interesoheni dhe aq shumë për paratë, kur njëkohësisht kujtojnë se duhet të kenë kujdesin e të gjithëve, sepse kanë disa aftësi që qëndrojnë të padukshëm?
Do të duhet të përdorni aftësitë tuaja të padukshme për të mirën e të gjithëve. Shprehja “Bëje të mirën dhe hidhe në det” vlen.
Mendjelehtë
Jeni nga njerëzit që në përgjithësi bien në shumë kurthe dhe i kujtojnë myshqet për kordele të mëndafshta?
Do të duhet të kërkoni brenda jush dhe të zbuloni se keni shumë aftësi që mund të ndihmoni veten tuaj, dhe ata që ju rrethojnë. E rëndësishme është që të arrini të mos ju zhgënjejnë.
Specialisti
Jeni nga ata, që rreth tyre dini gjithçka, por në momentet e vështira nuk mbajnë mend as më të rëndësishmet?
Do të duhet të dini se bota që ju rrethon është e ndryshme që mund ta kuptoni, por dhe të merrni pjesë në atë. Qëndroni të ulur në mendimet tuaja dhe përdorini tek njerëz të cilët mund t’ju kuptojnë.
Familjari
Jeni një person që interesoheni në veçanti për të ardhmen e njerëzimit dhe të planetit, por që nuk bëni asgjë?
Do të duhet të gjeni problemet dhe njëkohësisht se shpenzimet e tepërta të parave janë kundra logjikës. Shfrytëzoni mundësitë që ju shfaqen për të blerë materiale të cilat nuk e dëmtojnë njerëzimin dhe as planetin.
Ekonomiqar
Jeni nga ata që në përgjithësi prekni qiellin me yje për çmim rasti, kurse herë të tjera duke marrë diçka me vlerë, e cila vlerësohet për dikë shumë e shtrenjtë?
Do të duhet të keni besim tek vetja juaj, tek Galaktika dhe të kujdeseni të sillni në sipërfaqe vlerat tuaja. Atëherë, do të gjendeni në duar të mira që të plotësoni çdo gjë, si për veten tuaj dhe për të gjithë të tjerët që ju rrethojnë.
Nuk do mundeni
Rruga që duhet të ndiqni në rastin ku doni të fitoni para është aq e vështirë sa duket dhe nëse merrni një vendim, vërtetimi i parë do të jetë se do të fitoni shumë para, dhe asgjë nuk do të jetë pengesë në atë rrugë që keni zgjedhur. Dhe kjo ndodh për shkak se të gjitha varen nga arsyeja kryesore, nga mënyra si i keni përdorur dhe i keni qarkulluar paratë që keni fituar.
Largojeni frikën, mbushni xhepin tuaj
Një nga më të mirat dhe të saktat e lëvizjes së parasë është që të mos ketë shuma të “vdekura”, paralelisht me investim dorëhapur tek ata që e dimë se nuk kanë po ato shuma të ardhurash.
Natyrisht që mbledhja e ditur nuk kundërshtohet. Ajo që në të vërtetë na intereson është propozimi që mund të sjellë rezultate të shkëlqyera.
Në vazhdimin e jetës tonë është e rëndësishme që ti shmangemi vetë qëllimit të përqëndrimit të pasurisë që na ka sunduar. Gjithashtu të shuajmë bollëkun, domethënë të mos kemi zili komshiun që ka një makinë shumë të shtrenjtë ose shtëpinë më të bukur. E rëndësishme është të mos jemi dyshues dhe të frikësuar në pamjen e parasë.
Kurrë të mos themi: “Kujdes se mos fitoj”, kur luajmë në një lojë fati ose kemi hedhur një llotari. Në qoftë se besojmë se nuk do të fitojmë, pakësojmë ose shuajmë mundësinë që do të mund të kemi fituar.
Është e domosdoshme të pakësojmë frikën tonë në çfarëdo lloj paralajmërimi që mund të na ndodhë, se për ndryshe ajo është në rrezik. Do të duhet ta shikojmë paranë si një shok të mirë, tek i cili sillemi ashtu siç do donim të na sillej.
Do të duhet të jemi në përgjithësi pranues të dhuratave të fatit, sepse ato janë gjëja më e mirë. Diçka që mund të mos ndodhë ditën tjetër, por që e ka parapregatitjen për një përmirësim të mundshëm shpirtëror dhe ekonomik.
Në qoftë se papritur fitojmë shumë para, nuk duhet të besojmë se forca që do të na japin, sado e madhe që të jetë, do të na shkatërrojë. Kur fati nuk është në anën tonë nuk është e saktë që të biem poshtë. Në të kundërt do të duhet të rrezikojmë në disa gjëra, të cilat mundemi me mundime ti përballojmë.
Çdo sukses ose dhe çdo falimentim pas lëvizjeve të rrezikuara shton forcat tona dhe na tregon se ecim çdo ditë e më shumë. Gjithashtu, ndihmon dhe në zbehjen e frikës të një imagjinate falimentimi.
Është e rëndësishme të përballojmë provokimet e jetës dhe të mbështetemi në mundësitë tona. Po aq e rëndësishme është dhe kuptimi se mundohemi dhe krijojmë ato që thamë ose ato që do të thuhen në vijim, dhe atëherë do të krijojmë një lëvizje shumë të madhe të “energjisë”, e cila do të shfaqet ngadalë ndaj nesh. Sigurisht që të gjitha këto janë garancia jonë për përshpejtimin tonë personal. Në këtë rast kushtet bëhen më favorizuese. “Kur duam diçka, galaktika na ndihmon që ta fitojmë”, mjafton që t’ia kthejmë sërish.
8 Rregullat kryesore
Që të bëhemi më të pasur materialisht, shpirtërisht dhe të ndiejmë energji të menjëhershme nga paraja, do të duhet të vendosim tetë ligjet kryesore që të mund të arrijmë atë që duam:
Mirë është që ti shmangemi teprimit drejt një drejtimi të caktuar, sepse është e ditur se çdo veprim ndiqet nga një reagim. Me fjalë të tjera, disa herë edhe përdorimi i vazhdueshëm i mirë i parasë, në qoftë se nuk i dimë mirë disa gjëra nuk është gjithmonë për të mirën e rrethit shoqëror.
Zgjidhjet në problemet tona mund ti gjejmë pothuajse gjithmonë vetë në qoftë se pyesim veten dhe kujdesemi të marrim disa informacione rreth këtyre gjërave. Duhet të kemi besim më shumë tek vetja jonë dhe tek dituritë tona.
Mundimi i shmangies së problemeve do të na sjellë vazhdimisht për tu përballur me ato, sepse janë pjesë e jetës tonë.
Shmangie dhe pranim i rezultateve (të mira ose të këqia) të parave janë të domosdoshme që të kemi atë që dëshirojmë, në qoftë se nuk kthehen ndaj nesh.
Dijet që mund të fitojmë ngadalë, por qëndrueshëm me një mënyrë magjike të funksionit të jetës, do të na sjellin në kontakt me shokë të cilët do të na drejtojnë.
Mes diturive të tjera që do të fitojmë mirë është që ti japim kujdesin tonë se si do të parandjejmë dhe do të parashikojmë kur vjen momenti i duhur, për çfarëdo lloj gjëje.
Gjithçka është “shikojmë dhe marrim”. Me rezultat të bëhemi më të pasur në qoftë se shkëmbimet tona karakterizohen nga drejtësia.
Shikojmë se gjithçka lëviz në një rreth i cili vazhdimisht rigjenerohet. Sa ta kuptojmë mirë është të marrim pjesë në këtë gjë, sepse edhe ne jemi një pjesë e saj e cila rregullon rrymën e rrjedhjes së jetës.