Si do të na ndikojë Hëna e Plotë e “Borës” në 27/02/2021

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

C’farë duhet të bëjmë përkatësisht me shenjën tonë

Hënë e Plotë e “Borës”, ashtu si quhet ky hënë e këtij Shkurti, formohet në 27/02 në boshtin e Virgjëreshës-Peshqit dhe përbën momentin e përshtatshëm të marrim fitime të përpjekjeve tona në anën profesionale, por dhe në cështje të situatës fizike dhe shëndetit. C’farë “mbollëm” periudhën e kaluar, do ta “korrim” tani dhe nëse jemi sjellë papjekuri apo përpjekjet tona ishin të pakta, do duhet tani ti premtojmë vetes dhe të tjerëve. Periudha e Hënës së plotë të caktuar është një mundësi për të ndryshuar thelbësisht mënyrën e jetës, punës dhe kujdesin e shëndetit tonë. Të gjejmë një balancë midis rutinës së përditshme, punës dhe shëndetit.

Eshtë një moment i mirë për të larguar ndonjë zakon aspak të shëndetshëm që na mban të fiksuar, si edhe të fillojnë dietë apo një program të ushqyerit mirë, të bëjmë rehabilitim, të pastrojmë hapësirën e shtëpisë dhe të largojmë c’do gjë të tepërt, të organizojmë më mirë përdithsmërinë tonë dhe rutinat. Gjithashtu tani mund të plotësojmë një projekt që kishim marrë përsipër apo të mendojmë të ndryshojmë punë, nëse tashmë nuk na shpreh apo nuk shërben në qëllimet tona. Hëna e plotë është periudha lartësimit dhe realizimit të gjithë lidhjeve që filluan në Hënën e re. eshtë koha për të kuptuar dhe të realizojnë nëse ajo që filluar rrjedh si duhet apo do duhet të bëjmë disa ndryshime për të ndihmuar në vazhdimin e saj apo dhe ta përmbyllim përgjithnjë.

Zilja dhe surprizat

Hëna e plotë ënë boshtin e Virgjëreshës-Peshqëve nuk është aq e vështirë dhe negative. Por na bie zilja për të sistemuar c’do cështje të lënë pezull në të kaluarën në cështjet profesionale dhe ti japim rëndësi shëndetit tonë. Të rejat e mira janë se Hëna e plotë do formojë një trekëndësh me Uranin tek Demi, që do të thotë se do duhet të jemi të gatshëm për ndryshime, por edhe surpriza, që ndoshta sjellin zgjidhje “nga qielli”.

Endërr dhe realitet

Hëna e plotë thelbësisht është kontrasti i Diellit dhe Hënës. Kështu, Dielli ndodhet tek Peshqit “ëndërrimtarë” dhe Hëna tek Virgjëresha që është shenja e llogjikës. Kështu që përplasen ëndrra me realitetin dhe impulsiviteti me llogjikën e drejtë. Ndoshta, do ndihemi pak të shqetësuar, por motivi i kësaj Hëne të plotë është : të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të dëgjojmë intuitën tonë që do të jetë e fortë.

Hëna e plotë realizohet në 8ο57 të Virgjëreshës, duke ndikuar sa përfaqësojnë apo kanë planet personal nga grada e 5 deri në të 13 të shenjave të ndryshueshme si : Binjakët, Virgjëresha, Shigjetari dhe Peshqit.

Por lë të shohim me detaje ndikimin e Hënës së plotë tek 12 shenjat, por dhe c’farë duhet të bëjmë në ditën kur realizohet që të fitojmë sa më shumë nga energjia e saj.

 

Dashi

Për ju Hëna e plotë zgjon një shqetësim përsa ka lidhje me cështjet e situatës fizike dhe shëndetit dhe ju fton ti jepni pak rëndësi nevojave tuaja dhe ti kushtoni kohë vetes tuaj. Do kuptoni se po vraponi vazhdimisht për të përmbushur punët dhe detyrimet, po nuk bëni asgjë që ju kënaq dhe t’ju forcojë, duke arritur organizmin në kufinjtë e tij. Kështu ndryshimet që do duhet të bëni në programin tuaj janë më shumë të imponuara, për të fituar përsëri balancën fizike dhe shpirtërore. Kjo hënë ju jep mundësinë për të vendosur kufinj dhe qëllime për një rutinë ushqimore të shëndetshme, më shumë ushtrime dhe rezultatet do t’ju mahnisin. Gjithashtu, do keni më shumë dëshirë për liri dhe pavarsi dhe ndoshta bëni disa ndryshime në punë përsa ka lidhje me kolegët tuaj. Ndoshta tani zbuloni dhe disa plane dhe ide që përpunonit prej kohësh, por i mbanit fshehurazi nga të tjerët. Ditën e hënës së plotë do bëni trajtime bukurie, banjo me bajra levande dhe vec paraqitjes tuaj të jashtme do rinovohet dhe humori juaj .

 

Demi

Hëna lëkund pasionin tuaj. Nëse jeni të lidhur do tregoni anën tuaj të ndjeshme dhe romantike dhe do dëshironi të krijoni kushtet që do t’’ju bëjnë të ndiheni se jeni një me partnerin tuaj. Dëshironi një bashkim të thellë dhe ndoshta merrni vendimin të bëni hapin e ardhshëm në lidhjen tuaj, bëni plane për një të ardhme të përbashkët, të fitoni një fëmijë nëse e dëshironi. Nëse jeni beqarë mundet hëna të sjellë një partner dhe madje nga ku nuk e prisnit, pasi trekëndëshi që formon Hëna e plotë me Uranin në shenjën tuaj fsheh surpriza pozitive për ju. Por , Hëna e plotë nukm ndikon vetëm jetën tuaj erotike, por ju ofron ndihmë për tu shprehur në mënyrë produktive dhe të bëni më të fortë prezencën tuaj profesionale. Do ndjeni shumë besim në aftësitë tuaja, por vetëm që duhet të keni kujdes është të mos ndërtoni kështjellat tuaja në rërë dhe të mos vendosni qëllime manipulues.

Shfrytëzojeni këtë hënë për të gjetur fëmijën që fshihni brenda jush, të ndaloni së qënurit të ashpër me veten tuaj, të dashuroni të metat tuaja, të luani me fëmijët nëse jeni prindër, dhe të fokusoheni në nevojat tuaja.

 

Binjakët

Hëna e plotë ju fton të shkelni frena dhe me qetësi të shihni c’farë keni arritur deri tani dhe ku po shkoni tani e tutje. Sespe hecni me një shpejtësi të arritur dhe ndishta keni dalë nga rrugëtimi i qëllimit tuaj fillestar, përpiqeni të merrni një distancim nga situata dhe të shihni me një sy të qartë këndvështrimet tuaja. Mund të nevojitet të bëhen disa ndryshime, por nëse nuk keni të dhënat e sakta ndoshta merrni vendime të gabuara. Ka mundësi, hëna të sjellë zhvillime në cështje familjare që kanë ekzistuar në të kaluarën dhe tani do ftoheni të gjeni zgjidhje. Periudha nga Hëna e plotë dhe për dy javët e ardhshme rezultojnë për sistemimin e hapësirës së shtëpisë, të ndryshoni dhe të hidhni c’farë nuk ju pëlqe dhe nuk ju kënaq, të bëni një rinovim apo zhvendosje. Të lindurit në fund Maji mund të kenë një ndryshim sistematik, ose në lidhje me punën apo shtëpinë.

Ajo që do t’ju ndihmonjë vecanërisht në ditën e Hënës së plotë është të bëni reflektime dhe ushtrime frymarrjeje, pasi do bllokoheni nga i gjithë ankthi dhe presioni që mund të shkaktojnë ndryshime dhe të papritura që mund të sjellin.

 

Gaforrja

Hënae  plotë ndricon të ardhmen dhe të kaluarën tonë, nën mbarësinë se tani do shihni pas për tu menduar c’farë gabimesh keni bërë dhe të gjeni mënyra për të përmirësuar rrethanat e jetës tuaj, duke bërë hapa më stabile përpara. Fundja duke patur aleat këtë hënë, mund të shprehni idetë dhe planet tuaja dhe të përparoni në biseda, marrëveshje dhe dakortësi për qëllimet tuaja të reja dhe rezultatet do t’ju surprizojnë. Gjithashtu, ndoshta bëheni dhe më aktiv në mjetet e rrjeteve sociale, pasi do keni shumë dëshirë të komunikoni me shokë dhe të njohur. Ndërkohë do doni të shtoni njohuritë tuaja dhe ndoshta zgjidhni disa mësime apo seminare për të mësuar dicka që ju intereson apo do t’ju zhvillojë në punën tuaj. Me këtë hënë mirë është të shprehni produktivitetin tuaj. Vizatoni, shkruani, kërceni dhe bëni c’farë ju kënaq dhe ju mbush.

 

Luani

Hëna e plotë në boshtin e Virgjëreshës-Peshqëve sjell në sipërfaqje financat dhe… ndricon mënyrën sesi i fitoni, shpenzoni dhe kurseni para. Nëse keni treguar autoritet dhe prakticitet nga Gushti i kaluar deri më tani dhe arritët të kurseni para për ndonjë qëllim, erdhi momenti i suksesit. Brenda dy javëve të ardhshme mund të shfaqet ndonjë mundësi nga atje ku nuk e prisnit dhe të jeni fitime apo zhvillime në cështje karriere. Nga ana tjetër, mundet dhe të plotësohet një punë që kishit marrë përsipër, por sikleti juaj për të ardhmen nuk do zgjasë shumë, pasi së shpejti do arrini të gjeni dicka të re që do t’ju sjellë dhe përforcim ekonomik.

Mos ndaloni të ëndërroheni. Ditën e Hënës së plotë shkruajini qëllimet tuaja, ëndërroni për të ardhemn, besoni tek ajo dhe lëreni energjinë të punojë për ju.

 

Virgjëresha

Hëna e plotë në shenjën tuaj ju nxjerr ndjeshmëritë tuaja në sipërfaqje dhe ju bën më sentimental. Ndoshta dhe disa zbulime ju problematizojnë dhe ju vënë në procedurë të mendoni dhe të rimendoni veprime dhe vendime që keni marrë. Mendja do mbushet me pyetje: nëse ia vlejti mundi, nëse morët vendimin e duhur, nëse i kishit bërë gjërat ndryshe dhe të gjitha këto “nëse” do t’ju mbushin me antkh dhe mendime që do t’ju presionojnë psikologjinë tuaj. Por duhet të relaksoheni pak, të argëtoheni, të shihni jetën dhe vendimet tuaja me një mënyrë më të thjeshtë dhe të riorjentoni mendimet tuaja. Nuk është keq të pranojmë gabime, keq është të grindemi dhe të largohemi nga ata që na duan. Shfrytëzojeni mundësinë që ju jep Hëna e plotë të ndryshoni zakone që ju lodhin dhe jepini rëndësi shëndetit dhe lidhjeve.

Përpiquni të shplodheni ditën e Hënës së plotë vec se trupit dhe mendjen tuaj që punon në 1000 rrotullime. Pak orë reflektimi apo një banjo me vajra esencialë, duke dëgjuar muzikë relaksuese, do t’ju ndihmojë të relaksoheni pak.

 

Peshorja

Pas pas javës shqetësimi, do arrini gradualisht të shihni dritë në tynel dhe të merrni vendimet tuaja. Në përgjithësi, keni shumë gjëra në mendjen tuaj që ju shqetësojnë dhe duhet të përballeni dhe sepse ju është e vështirë të vendosni për secilën rrugë të ndiqni, Hëna e plotë do t’ju ndihmojë të mendoheni qartë dhe të shihni me qetësi zgjedhjet tuaja. drita e saj do të largojë turbullën që kishit dhe ju presionojë në periudhën e fundit dhe me qartësi do t’ju tregojë anën e vërtet të njerzve dhe c’farë pikërisht duhet të bëni për të shmangur gabime të kaluarës dhe të përparoni përpara, pa pasha, zakone të këqija dhe njerëz toksik, që ju rëndojnë shëndetin dhe psikologjinë tuaj. Pranë jush do keni vetëm ata që ju duar realisht dhe ia vlen ti keni përkrah.

Sepse ju ju shplodhin aromat e mira mirë do ishtë të bëni një masazh relaksues ditën e Hënës së plotë, dhe të përporni vajra esenciale që mund t’ju ndihmojnë të eleminoni tensionin shpirtëror që keni.

 

Akrepi

Hëna e plotë aktivizon fushën e qëllimeve, shokëve dhe kolegëve dhe ndoshta shfaqet ndonjë ndryshim i papritur, ose në qëllime personal ose profesional. Mund të ekzistojë dhe ndonjë cështje me një lidhje shoqërore dhe të sjellë në dritë një të vërtet, për të cilën kishit dyshime por tani do dalin dhe prova. Në përgjithësi do jeni në një fazë ku do doni të dilni nga izolimi në presione dhe të korigjoni gjëra. Apo mund të kuptoni se erdhi koha për të ikur larg nga qëllime jo realist dhe partner jo mbështetës. Me këtë hënë do doni thelbin e gjërave dhe jo destinacionin tuaj. Nëse jeni në një lidhje që shfaq shenja lodhjeje do bëni gjtihcka për ta rigjallëruar dhe nëse flaka nuk arrini të ndizet përsëri, ndoshta kërkoni përsëri tjetër kund ta gjeni. Por beqarët ndoshta gjejnë njeriun e tyre dhe jetojnë caste romantike dhe pasioni.

Ditën e Hënës së plotë ndizni qirinj-të kuq nëse keni- dhe tërhiqni nga flaka e tyre, do t’ju ndihmojë të nxirrni energjinë negative që keni.

 

Shigjetari

Fusha e karrierës, qëllimeve dhe arritjes sociale, aktivizohet nga Hëna e plotë në boshtin Virgjëresha- Peshqit dhe ju fton të sqaroni drejtimin e aspiratave tuaja, fillimisht brenda jush dhe më pas me të tjerët. Sa më të sqaruar janë qëllimet tuaj aq më lehtë mund ti arrini. Hëna do t’ju ndihmojë të ktheheni në “fillim”, domethënë atje ku vendosnit bazat e ëndrrës tuaj dhe të zbuloni përsëri pamjen dhe thelbin e tij, për të rigjetur pasionin tuaj që ka humbur për shkak të presioneve dhe problemeve. Ekziston mundësi për tu shfaqur disa cështje në punë që do t’ju problematizojnë dhe të doni të bëni ndryshime. Por pasi gjatë periudhës së Hënës së re shpesh mbizotëron ndjenja sesa llogjika e pastër, lini dita ditë të kalojë pak ndikimi dhe mos merrni vendime të nxituara. Kujdes në cështje shëndeti dhe lidhjesh me këtë hënë. Mos humbisni optimizmin tuaj, pasi të mirat janë përpara jush.

Vlerësojeni këtë Hënë të plotë për të ëndërruar karrierën që doni. Nëse mund të nënshkruani qëllimet tuaja dhe vendosni në letër diku që do ta shihni për të mos folur rreth planit që keni bërë.

 

Bricjapi

Ndjenja e panjohura do zgjohen në zemrën tuaj të dashur Bricjapë gjatë kësaj Hëne të plotë dhe kjo mund t’ju drejtojë në…  “shqetësim” produktiv dhe ndryshim rrjedhe. Ankthi, që vazhdimisht ju pushton për të arritur qëllimet tuaja të lartë dhe të keni imazhin perfekt publik, do largohet dhe do kërkoni suksesin në thjeshtësi dhe përditshmëri. Gjithashtu, do jeni pas pranues në ndryshimet që deri tani ju trembin dhe mbani distancime dhe do dorëzoheni në udhëtimin e mirkuptimit të nevojave tuaja. Sa më shumë do ti lejoni vetes tuaj të ndjejë, aq më shumë fuqi do zbuloni brenda jush. Do kuptoni se gabimet që bëtë në të kaluarën nuk kanë tashmë rëndësi dhe do cliroheni. Sapo krijoni hapësirë për të renë, do pushtoheni nga ide që do t’ju drejtojnë në zhvillimin dhe përhapje. Mund t’ju kapin dhe tendenca ikjeje me këtë hënë dhe sepse nuk e lejojnë për momentin dhe rrethanat për të marrë mallet, mund të organizoni një udhëtim për verën. Cështjet ligjore, studimet, lidhjet me të huaj dhe jashtë vendit, do t’ju shqetësojnë më shumë.

Bëni një prollogaritje përpara një pasqyre ditën e Hënës e Plotë për tu lidhur me veten tuaj dhe të përforconi vetëvlerësimin tuaj dhe besimin në idetë tuaja.

 

Ujori

Kjo Hënë e plotë do t’ju ndihmojë të vendosni kufinj ku kërkohet dhe të ndaloni të lini “personat e gabuar” t’ju ndikojnë dhe ta bëjnë përditshmërinë të vështirë. Vetvlersismi juaj do përforcohet dhe tani ku do përparoni në hapat tuaja të ardhshme me më shumë lirshmëri, do numëroni armiqtë dhe shokët dhe do rigjeni harmoninë në jetën tuaj. Duke pas marrë mësimet nga e kaluara, erdhi momenti të vendosni përpara qëllimet tuaj produktiv dhe ndoshta shfaqen mundësi të reja të kombinuara dhe nga zgjidhje ekonomike. Hëna e plotë trazon dhe ndjenjat tuaja nga ana erotike dhe ndoshta ndjeni një tërheqje të fortë për ndonjë person.

Mos u gjunjëzoni dhe mendoni vetëm problemet, fokusohuni dhe në pozitivet. Bëni një listë me pesë gjëra për të cilat jeni mirënjohës dhe për dy javët e ardhshme ti lexoni vazhdimisht, kjo do t’ju ndihmojë të dilni nga ndjenjat negative që keni dhe nga stresi që shumë herë ju helmon.

 

Peshqit

Lidhjet dhe bashkpunimet ndikon Hëna e plotë që formohet përballë jush. Pavarsisht se ndryshimet ju shkaktojnë panik, kjo hënë do t’ju ndihmojë të përmirësoni gjëra dhe të bëni ato që duhet për të ripatur qetësi në jetën tuaj dhe të mos humbisni kohën tuaj me situata pa kuptim. Ndryshimet që vijnë janë vetëm për mirë, qoftë dhe nëse në fillim kjo nuk duket. Hëna e re që kaloi shenjëstroi një “revoltim” të vogël në cështjet profesionale dhe aspiratat tuaja ekonomike dhe Hëna e plotë tani sjell përsëri balancë dhe shpresë. Brenda dy javëve të ardhshme mund të gjeni një bashkpuntor të mundshëm, klinet, aleat, apo akoma dhe merrni vendimin e zyrtarizimit të një lidhje. Për sa ka lidhje me jetën tuaj erotike dhe lidhjet me familjen tuaj dhe me shokë, është e rëndësishme të mësoni të dëgjoni c’farë ju thonë, dhe të mos përgjigjeni me zemërim. Një ndryshim të rëndësishëm do kenë lidhjet për të lindurit nga data 23 deri në 2/03.

Ditën e Hënës së plotë përpiquni të mbyllni plagë që keni hapur vetë ju vetes, të doni gabimet tuaja dhe të falni veten dhe të tjerët. Mund të lexoni një legjendë që do t’ju udhëtojë mendjen tuaj apo të bëni një trajtim romatik që do t’ju qetësojë shpirtin dhe trupin tuaj.

Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook

www.facebook.com/astrologu.al.JorgoPulla

www.facebook.com/www.astroshop.al.JorgoPulla

pasi dhe të bëheni pjesë në grupin tonë

www.facebook.com/groups/jorgopulla.astrologu

Për të qënë gjithnjë të informuar për ofertat dhe shortet që ne organizojmë EKSKLUZIVISHT dhe vetëm për pjestarët tanë…

Pra, do të ishte më mirë të qëndroni të qetë dhe të pretendoni qetësisht, duke kultivuar më tej talentin tuaj unik së bashku me astrologun tuaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale

Ju presim…

Shiko gjithashtu