Me një mënyrë paksa humoristike, të bazuar në karakteristikat e natyrës të shenjave të zodiakut, më poshtë mundemi të shohim sesi secila shenjë vecmas, reagon ndaj divorcit dhe ndarjes.
Dashi
Kur një Dash përballet me problem dhe ndihet I palumtur në martesën e tij, e vetmja e sigurt është se do të ndahet pa e menduar dy herë! Nuk pronësohet nga durimi i kërkuar që nevojitet në tilla raste dhe e humbet lehtë vetpërmbajtjen e tij me rezultat përkeqësimin e gjërave nga sa janë. Reagon dhe mendon në mënyrë impulsive, nevrikoset lehtë dhe sipër zemërimit bëhet grindavec dhe sulmues. Sipër nervave, harron ndjenjat dhe momentet e lumtura dhe munden të prishi dasmën e tyre pa u ulur ta mendojë më pas. Ditën tjetër, me shumë gjasa është të jetë bërë pishman për sjelljen e tij por nuk ka mundësi ta pranojë. Ju do ju duhet të kërkoni falje.
Demi
Një Dem është në përgjithësi besnik dhe i qëndrueshëm brenda një martese. Vështirë se do të jetë ai arsyeja e nje divorci. Ku rtë shfaqen problemet, do të bëjë c’farë kalon nga dora e tij për ta shpëtuar lidhjen e tij. Dashuron qëndrueshmërinë dhe sigurinë, kështu që fjala ndarje është kërcënim për të. Nuk I pëlqejnë ndryshimet dhe mundet të bëhet tmerrsisht këmbngulës për të mos u drejtuar në një divorc dhe ta mbajë partenrin e tij/saj me c’do mënyrë. Ky qëndrim, shumë herë rezulton katastrofike për atë vetë, sepse vazhdon të qëndrojë në një lidhje që nuk është e shëndetshme, vetëm dhe vetëm sepse nuk mundet të durojë, se pronësia e tij “partneri” nuk I përket më. Kokëfortësia nuk ka limite…
Binjakët
Binjakët kanë një sjellje të crregullt brenda lidhjeve tyre. Nuk u pëlqen qëldrueshmëria dhe përjetësia në kundërshtim më Demët. Një Binjak mërzitet lehtë dhe I pëlqejnë ndryshimet. Nëse një lidhje nuk është mjaftueshëm e fortë për ta mbajtur, do të ndahet lehtë. Zakonisht ndahen papritmas dhe shumicën e rasteve janë ata vetë fajtorë të sjelljes tyrë fëmirore dhe të papjekur. Arsyjet e divorcit zakonisht është tradhëtia tyre. Shmangin të ndërmarrin përgjegjësi dhe me dinakërinë që kanë arrijnë ta skuqin tjetrin kur I ngushtojnë.
Gaforrja
Gaforrja e shmang me c’do mënyrë një divorc. Dëshiron gjithmonë të ketë afër dikë të “kujdeset” për të, lidhet shpirtërisht dhe e ka të vështirë të lidhet nga e kaluara. Ajo që nuk I pëlqen më shumë një Gaforreje është refuzimi dhe të mos bëhet e tija. Kur lidhja e tij përballet me probleme, Gaforrja reagon me një “pushtim” dhe ka tendenca të kufizojë partnerin e tij për të mos ndjerë ai vetë pasiguri. Grindja dhe shpërthimet e tij prekin qiellin. Keshtu që partneri tij detyrohet ta braktisë, të mbytur nga kaq përkujdes dhe dashuri.
Luani
Një Luan deshiron të jetë I lumtur në të gjitha fushat e jetës së tij. Divorci konsiderohet humbje e madhe dhe kështu do të bëjë c’do gjë që ka në dorë për të mos përfunduar në këtë zgjidhje. Në përgjithësi, I jep shumë rëndësi përshtypjes sociale dhe reputacionit. Eshtë I gatshëm të hapë rrugë dhe të mbajë një lidhje për mos prishur figurën e tij sociale. Shumë egoist dhe krenar, në rastet kur nuk do të punojnë me gjërat ashtu si I ka organizuar, nuk do të tregojë se u lënduar dhe do të shpëtojë me hapa të lehtë.
Virgjëresha
Një Virgjëreshë do të përpiqet të gjëjë gjithmonë zgjidhje llogjike kur përballet me momente krize me partnerin e saj/tij. Analizon dhe sheh gjithcka, ushtron një kritikë katastrofike që thonim me prtnerin e saj/tij, por dhe atij/asaj vetë se është dicka se është lehtë të te arrish deri në një divorc. Nëse një Virgjëreshë konsideron se duhet të ndahet, do ndahet. Vendos llogjikën e saj/tij mbi të gjitha. Shumë herë ama nuk është ai/ajo që do ta vendosi, por partneri/partnerja, që do të lodhet nga kritikat e shumta dhe qëndrimin e ftohtë të Virgjëreshës.
Peshorja
Një Peshore nuk e duron dot të jetë vetëm dhe dëshiron gjithmonë të ketë pranë një partner. Bëhet fjalë për shenjën e lidhjeve. Pa partner jeta e tij nuk ka kuptim. Do të përpiqet me menyrë dipllomatike të mos prishë lidhjen e tij dhe të gjejë zgjidhje, por gjërat nuk punojnë gjithnjë si ai do. Kur nuk ka harmoni por vetëm tensioned he zënka atëher do mendojë të ndahet. Edhe pse kur do ta vendosi është një temë tjetër. Peshoret nuk janë të famshëm për vendosshmërinë e tyre.
Akrepi
Nëse arrini ta fitoni besimin e një Akrepi, të jeni të sigurt se nuk do t’ju ndajë kurrë. Nuk do të ndahet, dëshiron të jetë gjithnjë me partnerin e tij derisa vdekja ti ndajë. Eshtë shumë I fuqishëm dhe shpërthyes porn ë thellësi ka një natyrë shpirtërore dhe të ndjeshme. Kur ekzistojnë ndjenja të thella, shumë vështirë të vendosë të ndahet. Vetëm nëse ju e tradhëtoni do ti drejtohet divorci… Dhe jo vetëm që do t’ju ndajë por thjesht dhe do t’ju a nxijë jetën. Nuk e fal tradhëtinë dhe flet shumë pas krahëve për ish partnered e tij.
Shigjetari
Shigjetari ka nevojë të përmbajë lirinë e tij brenda një lidhje. I urren kufizimet dhe nuk duron pushtimin dhe xhelozitë. Zakonisht ndahet kur ndihet se po i ushtrojnë presion, sigurisht mundet të ndajë partnerin e tij dhe pa patur ndonjë arsyje të cakruar vetëm dhe vetëm sepse humbi enthusiazmi i tij. Një Shigjetar gjithnjë i ka sytë e tij të hapura se mos prezantohet një partner më I mirë se ai që tashmë ka. Ka jetuar dhe do të jetojë shume adventura erotike në jetën e tij dhe gjithmonë do të kërkojë dicka emocionuese me rezultat ndarjet të jenë dicka të mësuar për të.
Bricjapi
I qëndrueshëm, ambicionz dhe durues një Bricjap, aq sa në sjelljen e tij aq edhe në vendimet e tij. Ka një qëndrim serjoz ndaj angazhimit. Për të martesa përbën një detyrë. Ka shumë rezerva durimi dhe mundet të durojë dhimbjen e një lidhje të dështuar. Sjellja e tij e ftohtë nuk I ndihmon gjërat ama. Vetëm për arsyje serjoze do të ndahet. Lëndohet dhe melankolizohet, por arrin të kontrollojë ndjenjat dhe dedikohet në punën e tij për të harruar të shkuarën.
Ujori
Ujori është një shenjë stabile, e pavarur dhe nuk I pëlqejnë ta kufizojnë. Brenda një martese apo një lidhje për të qëndruar do duhet të ruajë lirinë e tij edhe nëse do duhet të shënojmë se vështirë do të angazhohet. Ka nevojë për kohën dhe hapësirën e tij. Eshtë serjoz dhe I qëndrueshëm dhe nuk i pëlqen të ndërrojë partnerët si këmishat. Kur shfaqen problem në fillium do të përpiqet të gjejë zgjidhje por nëse nuk i jepni hapësirën e tij dhe e presiononi, të jeni të sigurt se do t’ju ndajë pa u bërë pishman. Në përgjithësi nuk mbetet pas në të kaluarën dhe shikon gjithmonë përpara në të ardhmen.
Peshqit
Ndarja është një eksperiencë torturuese për një Peshk romantic dhe për pikërisht këtë arsyje do të preferojë të vuajë brenda një lidhje sesa të përfundojë në ndarje. Me mënyra anësore do të përpiqet të mbajë afër partnerin e tij dhe do të shmangë ndonjë situatë të pakëndshme si ndarja. Në një farë mënyrë I pëlqen të jetë dëshmitar në një lidhje dhe beson se dashuria e vërtet dhëmb dhe kërkon sakrifica. Arsyeja ekzistuese të një Peshku është ai, të ofrojë pa asgjë në shkëmbim, të jetë dëshmitar për dashurinë.