Dimë gjithcka për karakteristikat, zakonet dhe preferencat e shenjave të zodiakut, por nuk dimë asgjë për origjinën e tyre!
Nga, vallë, i morën emrat e tyre dhe si lidhen yjet e tyee me mitologjinë greke dhe jo vetëm? Shenjat e zodiakut janë 12 pjesë të barabarta energjike të cilat ndahet rrethi zodiakut, duke ndikuar ngjarje dhe situate njerëzore.
Thelbësisht, emri I secilës shenjë rezulton nga yjëzimi në të cilin ndodhet Dielli ndodhej në atë moment. Le ti shikojmë atëher në detaje…
Dashi
Sado që c’do kush do të priste Bricjapin si shenjë e parë e zodiakut, në varësi të vitit kalendarit, shenja e Dashit nuk ndodhet rastësisht në këtë pozicion. Nga krijimi i Tokës dhe gjatë ekuinoksit pranveror deri në shekullin e 1 p.Krishtit, Dielli ndodhej në yjëzimin e Dashit dhe për këtë arsyje mori funksionin e “fillimit të shenjave”. Dashi u identifikua me pishtarin mitologjik “Qethja e Artë”. Lëkura, dmth, e një dashi të artë, e cila u përdor si një mjet arratisjeje të Friksit dhe Elis, fëmijët e mbretit Orkomenos.
Njerka e tyre, Ino-ja, gruaja e dytë e mbretit Athamanda, bindi babain e tyre t’i sakrifikojë për të përballuar ndikimet e këqia që godisnin mbretërinë dhe atëher, ata u arratisën më Dashin flokë-artë. Ndërkohë që fluturonin mbi Dardanelet, një det të ngushtë, Elit iu morën mend, ra dhe u mbyt. Ajo ngushtica u quajt Ngushtica Elit. Kur Friksos arriti në Kolhidë për të gjetur vend strehim, sakrifikoi dashin e Dias dhe ia fali lëkurën e tij mbretit të vëndit, Eitit, për ta falenderuar për mikpritjen e tij. “Dashi i Artë”, si u quajt, u vendos në pemën e shenjtë të Zotit Aris dhe ruhet nga një dragua të pafjetur. Në bazë të mitologjisë greke, Ari ishte Zoti i luftës, i cili luftonte në c’do betejë me qëllim fitimin. Kjo shenjë, me udhëheqës planetin Mars, lidhet me Zotin Ari (Mars), pasi është shumë konkurues, merr pjesë në c’do luftë dhe nëse del dhe nuk pushon kurrë derisa të dalë fitues!
Demi
Edhe pse Demi është shenja e dytë e rrethit të zodiakut, në ekuinoksin pranveror nga 4000 p.Krishtit deri në 1700 p.Krishtit pothuajse, ekzistonte shenja që “hapte vitin” në të gjithë rrathët e lashtë të shenjave të zodiakut. Sipas mitit grek, Europa ishte motra e Kadhmos, ndërtuesit të Thivës dhe vajza e Aginorës dhe Tilegasës, sundimtarëve të Feniksit. Një ditë shkoi në livadhet e plazhit, për të luajtur me shoqet e saj dhe për të mbledhur lule. Atje e pa Zoti Dia dhe u dashurua me të. Për t’ju afruar, por edhe për mos ta trembur, u shndërrua në një dem të bardhë, të qetë, të fortë dhe trupmadh. Shkoi rastësisht pranë saj, duke bërë sikur po kullot, duke u përpjekur të gjejë mënyra për t’ju afruar. Atëher, ajo e pa, iu afrua dhe filloi ta ledhatonte në shpinë. U josh shumë nga fuqia e tij muskulore dhe tërësia e tij e bukur dhe imponuese. Kështu, ra në kurthin e tij dhe u tundua për t’i hipur.
Atëher, ai filloi të vrapojë me aq shumë shpejtësi, duke e bërë Europën të qajë nga frika e saj. Mendoi të hidehj nga demi Dias, por kishte frikë mos vritej. Ai vazhdoi rrugëtimin e tij dhe arriti në Kretë. Kur u ul në ishull, Europa filloi të kërkojë gjithandej demin dhe hasi përpara saj vetëm Zotin Dia. Atëher ai, i mori dorën Europës dhe e drejtoi në një ambjent tjetër, ku dhe u bashkuan erotikisht.
Kjo shenjë, me udhëheqës planetin Afërdita, identifikohet nga Perëndesha Afërditë, perëndesha e bukurisë dhe dashurisë. Personaliteti i Demit, edhe pse është erotike, anon në të qënit shumë duruese dhe njëkohësisht këmbëngulëse. Në fund, kur dikush e besdis dhe nuk i sillet mirë, ndihet sikur po del në pistë dhe është I gatshëm për t’ju vërsulur carcafit të kuq dhe të shëmbë këdo ka përpara.
Binjakët
Binjakët përbëjnë shenjën e parë të ajrit dhe të tretën në rradhë të rrethit të zodiakut. Sipas Grekëve dhe Romakëve të lashtë, yjëzimi i Binjakëve reflektonte Dioskorët, Kastoran dhe Polidevkin, djemtë binjakë të Dias dhe Lidës. Pas vdekjes së tyre, Dia i dergoi në qiell si shpërblim për dashurinë e tyre vellazërore. Gjithashtu, si yjëzim i zodiakut, Binjakët u lidhën shumë me astrologjinë, por dhe me shumë mite apo legjenda. Mbi të gjitha, konsideroheshin mbrojtësit e detarëve. Grekët e Lashtë besoni se yjëzimi I Binjakëve I ndihmonte Detarët gjatë stuhive që vendoste në rrezik “Argon”, të cilët dolën shëndoshë dhe mirë nga stuhia. Gjithashtu, Plutarku i quajti Anakes, do me thënë mbretër dhe Theodhori Efestio, zota dmth të familjes. Akoma, gjatë periudhës klasike yjëzimi karakterizohej shpesh me dy yje mbi një anije.
Astrologët e lashtë, konsideronin se Binjakër “udhëhiqnin” duart njerëzore dhe shpatullat, ose rrugët detare si deti I Zi ose ai i Ganës. Për këtë arsyje, besonin se është një shenjë fatsjellëse që sjell mbarësi dhe zgjerim të shpirtit. Nuk është rastësore Binjakët që janë plotësisht të mirë në lojën e lidhjeve dhe komunikimit. Akoma, dy fytyrat e tij e ndihmojnë të rrëshqasë dhe të përballet me c’do situatë të vështirë.
Udhëheqësi I Binjakëve është Merkuri. Sipas mitologjisë greke gjithmonë, Zoti Merkur është ëngjëlli I zotave, ai dmth, që i shpërndan të rejat dhe lajmet. Dia e emëroi postierin e tij personal, pasi ishte vecanërisht i shpejtë, komunikues dhe nuk mundej të krahasohej me asnjë tjetër.
Gaforrja
Gaforrja është e katërta në rradhën e rrethit të shenjave dhe përbën një nga shenjat e ujit. Yjëzimi mori emrin e tij nga poeti Aleksandrisë, Apato dhe simbolizon një gaforre gjigande. Sipas mitologjisë greke, perëndesha Ira kishte dërguar një gaforre Idrës në Lernea për ta mbrojtur dhe të kafshojë Irakliun. Ajo, ama, nuk ia doli, pasi Irakliu e thyu, me rezultat të vdesë dhe ajo dhe Lernea Idra.
Ira, atëher, e shkatërroi atë, dmth, e shndërroi në një yjëzim. Si një shenjë e vogël, përbëri yjëzimin më të zbehtë të rrethit të shenjave, pasi kishte yjet me pak të shndritshëm. Për më tepër, sipas filozofëve të lashtë grek, yjëzimi I Gaforres quhet dhe “Hyrja e Njerëzve”. Ata konsideronin se shpirtat e njerëzve uleshin nga qiejt dhe vendoseshin në trupat e tyre përmes këtij yjëzimi.
Me udhëheqës planetin Hënë, Gaforrja mundet shumë lehtë të ndryshojë qëndrim, akoma dhe brenda ditës. Ndryshimet e shpeshta të fazave të saj, e bëjnë shumë të ndjeshëm dhe delikat. Ama gjithsesi kujton gaforre e cila mbron brendësinë e saj të butë nga rreziqët dhe e ka shtëpinë e saj hermetikisht të mbyllur. Akoma, simbolizon familjen dhe shtëpinë, pasi është shenja e mbrojtjes dhe lumturisë. Gjatë lashtësisë, Grekët ndëronin kryetarin e tyre si perëndi, pasi besonin se Hëna është bijë e dy titanëve, të Iperionas dhe Thias, por dhe motra e Ius (Avgjis- lindja) dhe Diellit, I cili e ndricon përjetësisht për shkak të vëllezërimit të tyre. Ndryshe emri i saj mund të ndodhet si Selana, zonja e shpirtit hënor.
Luani
Shenja e pestë e rrethit të shenjave nuk është tjetër se Luani. Eshtë shenja më e fuqishme e zjarrit, e cila karakterizohet nga energjia dhe trimëria e saj. Sipas mitologjisë greke, yjëzimi I Luanit simbolizon luanin e Nemeas, I cili lindi nga bashkimi i Himeras me Orthron, djalin e Tifonës dhe Ehidhnas, i cili përcillte frikë në zonë.
Luani përbëri cmimin e parë të Irakliut, pasi vdjekja e tij iu ngarkua atij nga Evristhea. Lëkura e tij ishtë aq e fortë sa nuk mundej të shpohej me armë. Për këtë arsyje, Irakli luftoi me duart e tij të lakuriqta luanin, dhe arriti ta mbysë. Më pas, përdori vetë dhëmbët e tij për ta rjepur dhe t’i marrë lëkurën, për ta veshur dhe të shkojë krenar tek Evristhea.
Ama, sapo, ai e pa duke afruar, u tmerrua, duke menduar se është i njëjti luan dhe u fsheh në një qyp. Nga atëher, Irakli mbajti “lëkurën e luanit” dhe e vishte gjithnjë si një mbrojtëse. Trupi i vdekur I Luanit u zhvendos nga zotët në qiell dhe formoi yjëzimin e Luanit. Udhëheqësi I Luanit është planeti Diell.
Grekët e lashtë e adhuronin si zotin e tyre dhe e imagjinonin si një djalosh të bukur, me kurorë të artë, i cili drejtonte qerren e tij të artë nga Lindja në Perëndim përditë. Për shkak të Diellit, i cili është në qëndrën e sistemit diellor dhe mban jetën në Tokë, Luani dëshiron të jetë qëndra e vëmëndjes, pasi njëkohësisht është i shndritshëm dhe plot energji. Karakterizohet nga guximi dhe aftësia e tij organizuese.
Virgjëresha
Shenja e gjashtë e rrethit të shenjave është ajo e Virgjëreshës. Kjo shenjë simbolizon ofrimin e punës dhe shëndetin, pais është organizuese, tipike dhe plotësisht punëtore. Emri i Virgjëreshës kupton Kori (vajzë) në dialektin athinas. Ujëzimi simbolizon Persefonin, bijën e perëndeshës Dhimitra dhe të Dias, e cila dashuroi Adhi për bukurinë e saj dhe e grabiti larg nënës së saj.
Sipas mitit, ndërkohë që Persefoni mblidhte një lule, u hap toka, doli Adhi me qerren e tij dhe e mori në Botën e Poshtme, ku dhe e bëri atje gruan e tij. Ama, kjo, nuk I pëlqeu aspak nënës së saj e cila kërkoi të kthehej pas. Kështu, Adhi ra dakort Persefoni të shkojë gjashtë muaj në Botën e Sipërme dhe gjashtë muajt e tjerë në Botën e Poshtme.
Për këtë arsyje, kur perëndesha Dhimitra gëzohej që kishte pranë bijën e saj, sillte verë, ndërkohë muajt që e kishte larg i sillte kohë të keqe. Shënohet, se ky yjëzim quhet dhe si “shtëpia e Merkurir”, pasi Grekët e lashtë besonin se planeti Merkur gjëndej në këtë yjëzim gjatë castit të Krijimit të Universit. Me udhëheqës, atëher, Merkurin, si dhe shenja e Binjakëve, shenja e Virgjëreshës është më shumë praktike sesa komunikuese.
Ashtu si përmendim më lart, Merkuri është zoti i komunikimit, lajmëtar i Dias, sipas grekëve të lashtë dhe I jep kësaj shenjë aftësinë të mësojë dhe të analizojë të rejat dhe lajmet. Për më tepër, bën pjesë në shenjat e tokës dhe karakterizohet nga mënyra praktike e mendimit, përpjekjen e materializimit të gjërave dhe situatave përmes punës së fortë, pasi dhe argumentave të saj llogjike dhe të qarta.
Peshorja
Shenja e Peshores përbën shenjën shtatë të rrethit dhe shenjën e drejtësisë dhe të krizës së drejtë. Karakteristikë e Peshores është përpjekja për balancimin e cdo situate dhe analizimi i c’do ane të mirë, por edhe të keqe. Për shkak të peshores së saj të brëndshme, kjo shenjë mund të bëhet plotësisht e pavendosur, por edhe dipllomatike. Yjëzimi i Peshores është I lidhur me Nemesin apo ndryshe “perëndëshën drejtësi”.
Nemesis i perëndi personifikonte bashkë me Themidën, Imarmenën, etj, kuptimin e drejtësisë dhe roli i saj ishtë rivendosja e rregullit në natyrë, shoqërisë njerëzore, të botës dhe kur ajo shqetësohej. Nemesi ndëshkonte arrogancën dhe gabimet njerëzore. Si perëndi vendosjes së drejtsisë, në thelb, sillte vuajtje në jetën e atyre që i binin në hak të tjerëve. Me pak fjalë, conte në vënd drejtësinë.
Sipas egjiptianëve të lashtë, ky yjëzim simbolizonte krizën e shpirtrave nga zoti Anubi. Zemra, pas vdekjes të njerëzve, peshohej dhe nëse ishte më e lehtë se një pupël drejtohej në Osipi. Nëse ama, ishtë më e rëndë shkatërrohej nga Amuti, dhe nëse ishtë baraz, vendosen përsëri nën trup dhe kthehej në Tokë. Akoma, yjëzimi I Peshores quhej dhe “shtëpia e Afërditës”, pasi konsiderohet se atje u krijua ky planet.
Atëher, me udhëheqës ketë planet, Peshorja mbështjell bukurinë dhe dashurinë e perëndeshës Afërdita, sipas mitologjisë greke. Shenja e Peshores dëshiron bukurinë e brëndshme dhe të jashtme dhe gjen gjithmonë mënyrë ta ketë. Në fund, Afërdita e bën Peshoren të sofistikuar, ajërore, me shumë cilësi dhe gëzim.
Akrepi
Akrepi është shenja e tetë e rrethit të shenjave të zodiakut. Si shenjë e ujit, Akrepi jeton për pasionet të cilat i lë ta udhëheqin. Eshtë mëndjehollë dhe I fuqishëm, pasi karakterizohet nga xhelozia dhe hakmarrja e tij. Sipas mitologjisë greke, Akrepi ishte ndjekësi I perëndeshë Artemis, I cili nën urdhërat e saj, vrau me shigjetë gjuetarin e famshëm Oriona, kur ai kapi me forcë Opin, një nga të mbrojturat e tij.
Sipas mitit, me urdhër të Dias, u shkatërruan të dy në rrethin e zodiakut, Oriona dhe Akrepi, dhe kështu njëri lind kur perëndon tjetri. Për më tepër, gjatë kohës së Pomakëve, yjëzimi I Akrepit ishtë lidhur me shumë legjenda dhe bestytni. Konsiderohej si zhytja e tij diellore në pranverë ushtronte ndikim të keq dhe shoqërohej nga stuhira.
Alkimistët, nga ana tjetër, besonin se vetëm kur Dielli ndodhej në Akrep, hekuri mundej të kthehej në flori, pasi astrologët e lashtë e konsideronin Akrepin si një shenjë pjellore por edhe të “mallkuar”. Sipas më të mëdhenjve, ishte një ogur I keq dhe shkak luftrash, pasi atje vendosnin lindjen e planetit Aris (Mars), zot i luftës, gjatë krijimit të Universit.
Me udhëheqës të tij Plutonin, Akrepi është i fortë dhe di të luftojë, të pushtojë dhe të lindë nga hiri i tij. Akoma, është stabil, metodik dhe joshës në një nivel të rrezikshëm. Sipas mitologjisë greke, Plutoni ishtë zot I botës se poshtme dhe lidhet me vdekjes dhe rilindjen në një formë të re. Konsiderohet një nga zotat më të fuqishëm, pasi mbizotëronte tek të vdekurit, dmth një botë të tërë, në të cilën, vonë a herët të gjithë do të udhëtojmë.
Shigjetari
E nënta në rradhë në rrethin e shenjave është Shigjetari. Bën pjesë në shenjat e zjarrit dhe është plotësisht energjik, adventurier dhe i pëlqen të zbulojë c’do situatë, pasi njëkohësisht të zhvillohet se c’do nivel, social, ekonomik, profesional, etj. Prejardhja e emrit të yjëzimit të Shigjetarit nuk është plotësisht e qartë. Eratostheni ishte i pari që e portretizoi Shigjetarin, si “Kryq”, që me shumë gjasa të ketë prejardhur nga karakteristikat e kryesuesit Kedavros, Hea-bani, në Lindjen e Mesme. Disa të tjerë konsiderojnë se Shigjetari lidhet me Kedavron Hirona, mbrojtës të gjuetisë, birin e Kronin dhe Okeanidhës, nimfë e Filliras. Sipas Manilës, Shigjetari është një Kedavros autentik me shikim kërcënues dhe nuk lidhet me Kedavro Hironën e sjellshëm dhe të qetë. Gjithashtu, pasi është shenja e ardhshme e zodiakut pas Akrepit, shigjeta që mendohet se shënon zemrën e këtij të fundit.
Akoma, shigjeta tregon sesa larg dëshiron të shkojë, por dhe shkëputjen e tij nga c’do gjë që e mban të qëndrueshëm. Me udhëheqës planetin Jupiter, Shigjetari ka fuqinë e plotëfuqisë, lirisë, optimizmit dhe gjallërisë. Për grekët e lashtë, zoti Dias (Jupiter) ishte mbreti i zotave dhe kryetari I qiellit. Ekzistonte zoti më i fuqishëm, I cili I mori pushtetin vetë babait të tij, pas një lufte titanësh, me ndihmën e zotave të tjerë. Ashtu si zoti Dias (Jupiter), ashtu si Shigjetari, është energjik, I fuqishëm, direkt dhe I guximshëm. Akoma, është I gatshëm të arratiset nga një situatë dhe të sjellë sipas metrave të tij një tjetër.
Bricjapi
Bricjapi përbën shenjën e dhjetë të rrethit të shenjave të zodiakut. Ndodhet midis shenjave të tokës dhe tenton të ketë një mendim vecanërisht materialiste dhe praktike rreth gjërave. Serjoziteti dhe pesimizmi I tij janë dy nga karakteristikat e tij kryesore, pasi zotërohet nga ndjenja e drejtësisë. Sipas mitologjisë greke, yjëzimi I Bricjapit simbolizon Agipan, djalin e Dias (Jupiterit) dhe Egjis, të bashkëshortes së zotit të tragjedisë Pana. Pjesa e sipërme e trupit të tij ishte njerëzore, ndërkohë gjysma tjetër ishtë dhi.
Kur Dia (Jupiteri) ishte kapur nga Tifona, i cili I kishte hequr nervat e duarve dhe të këmbëve dhe i kishte fshehur brenda në lëkurë ariu. Egjipan, ama, bashkë me Ermin, I vodhën dhe ia vendosën përsëri, kështu që Dia, të fitojë fuqitë e tij dhe të fitojë Tifonën. Dia nga mirënjohja, e shndërrojë Egjipanën në yjëzim me emrin Bricjap. Akoma, si një yjëzim I shenjave të zodiakut, Bricjapi u lidh me astrologjinë, por dhe me shumë legjenda.
Platonikët konsideronin se shpirtrat e njerëzve, kur ata vdisnin dhe trupi i lironte, ngrihej në qiell, duke kaluar midis yjeve te Bricjapit, dhe për këtë quheh “Porta e zotave”. Me udhëheqës Saturnin, Bricjapi është I fortë, metorik dhe serjoz pasi do ta gjejë mënyrën rezultative për të arritur synimet e tij.
Në lashtësi, Saturni ishte kryestari dhe më i riu i brezit të titanëve, pasardhësve të Geas dhe Uranit. Fitoi ndaj babait të tij, Uranit, dhe udhëhoqi gjatë epokës së artë mitologjike, derisa u fituar nga i biri i tij, Dia. Ishte më i vogli në moshë dhe forcë nga titanët, por dhe më dinaku dhe bujari, karakteristika dhe i ka dhe një Bricjap.
Ujori
Shenja e parafundit apo thjesht e 11-ta e rrethit është Ujori. Një shenjë tjetër e ajrit, të cilit I pëlqen të merret me të përbashkëtat, të parashikuar dhe përtërirë. Eshtë trillues dhe madhështor dhe surprizon vazhdimisht personat rreth vetes me aftësitë e tij organizuese. Sipas mitologjisë greke, yjëzimi I Ujorit simbolizon Ganimidhin, një të ri mitik hyjnor, të famshëm për bukurinë e tij.
Ishtë princ I Trias, biri I mbretit të Troas nga Dardania dhe të Kaliroit, bijës së zotit të lumit Skamandru. Paso e pa Dia, u mahnit dhe u shndërrua në fluturues për ta grabitur, për ta marrë në Olimp, ku dhe I dha pavdekjen për ta bërë prodhuesin e përjetshëm të verës të perëndive. Si shpërblim, Dia e dërgoi Ermin për ti ofruar në llogari të babait të tij Ganimidit, një cift kuaj këmbëshpejtë si era dhe një klimë të artë, vepër e Ifestit.
Pavarësisht këtyre, kjo ngjarje shkaktoi xhelozinë e Irës, por dhe të vajzës së saj Ivit, e cila ishte deri atëher prodhuesja e verës së perëndive. Dhe kështu të dy gratë detyruan Dian shkatërrojë prodhuesin të tij të verës, duke krijuar ketë yjëzim të caktuar. Sipas, akoma, grekëve të lashtë, Ganimidi është Ujori I rrethit të shenjave të zodiakut dhe personifikon ujin e palodhshëm të reve që gjallëron tokën. Udhëheqësi I Ujorit është planeti I Uranit.
Urani e bën këtë shenjë të jetë e shkëlqyer dhe të mahnitshme. Dallon nga të tjerat, pasi ka vlera të ndryshme, beson në të mira të tjera dhe ide dhe mundet të imagjinojë dhe të veprojë njëkohësisht. Sipas mitologjisë greke, Urani ishte I pari që kishte pushtetin e Botës. Gjithashtu, ishte ai që lindi të parë Toka vetëm, pa u bashkuar me dikë tjerët, dhe pasi ishte aq I madh sa dhe ajo, vendosi ta bëjë dhe partnerin e saj.
Peshqit
Shenja e 12-të dhe e fundit e rrethit të shenjave të zodiakut janë Peshqit. Disa do thonin se me këtë shenjë mbyllet rrethi, duke simbolizuar, njëkohësisht dhe plotësimin, pasi të tjerë se Peshqit janë nisja për gjëra të reja, pasi ndodhet një shenjë para të parës dhe mund të simbolizojë paraskenën, ato që mund të ndodhin, dmth, dhe nuk I dimë. Eshtë shenja më ëndërrimtare dhe romantike, jo vetëm e ujit, por edhe të gjithë rrethit.
Sipas litologjisë greke, yjëzimi i Peshqëve, simbolizon dy delfinat që shoqëronin gjithmonë zotin e detit Posidonën në lëvizjet e tij të ndryshme. Si det të detit, Posidona (Neptuni) udhëtonte me armën e tij të artë mbi dallgë, që hapeshin këndshëm me kalimin e tij, pasi rreth tij luanin delfinët. Me sfurkun e tij me tre këmbë mundej të krijonte shumë dallgë si dhe ti qetësojë ujërat.
Konsiderohej mbrojtës të detarëve dhe peshkatarëve dhe i ofroheshin sakrifica dhe lutje për qëndrueshmërinë e terrenit dhe sigurinë e ndërtesave, pasi u ndëruan dhe me gara me kuaj. Si udhëheqës të Peshqëve, Posidona (Neptuni), pa dyshim, është një nga perënditë më të fuqishëm I cili mori mbretësinë e detit për ta udhëhequr. Pavarësisht këtyre, nuk ndaloi kurë të ketë nga Dia mbretërinë e qiejve, duke nënshtruar disa plane, gjithmonë me ndihmën dhe të perëndive të tjera.
Sado të donin ama, të merrnin pushtetin nga Dia, nuk ia dolën kurrë. Posidona (Neptuni) I bën Peshqit shenjë të lëkundur dhe kështu bëhet vecanërisht komunikues, I pranueshëm dhe dashamirës, edhe pse paralelisht, I padurueshëm, pa mundur të durojë shumë vështirësi dhe situate të ndjeshme.