Shenjat e Zodiakut dhe Familja

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

Secili prej nesh përballet ndryshe me familjen dhe rolin e tij brenda saj. Pa asnjë dyshim, shenjat tona të zodiakut kanë një rol të rëndësishëm këtë sjellje dhe sesi e shohim lidhjen familjare.

Dukshëm dhe kuptimi fillestar ka mënyrën me të cilun dikush është rritur dhe normat që ka marrë nga shtëpia e tij.

Të shikojmë ama se c’farë kanë për të na thënë yjet sesi përballet dhe sesi e sheh c’do shenjë rolin e familjes

Dashi 21 Mars- 20 Prill

Shtëpia do të thotë shumë për Dashët. Këtu mundet të shplodhet dhe të relaksohet pas një ditë të lodhshme. Femrat Dash, janë në përgjithësi shumë mikpritëse. Dinë sesi ta bëjnë një shtëpi të përcjellë harmoni dhe rehati, ndërkohë të ftuarit të ndihen shumë mirë me ta. Kanë gjithmonë një shije të mirë. Shtëpia e Dashit, shpesh hërë të jep ndjesinë e lirisë dhe hapësirës. Dhimbshuria dhe dashuria midis pjestarëve të familjes janë të domosdoshme për Dashin. Dashët admirojnë femijët. I kuptojnë shumë mirë fëmijët dhe ata shumicën e rasteve I duan. Vetë Dashi ka dicka të re në natyrën e tij. Dashët bësojnë në përgjithësi se e dinë c’farëështë e drejtë për fëmijët e tyre dhe bëhen autoritarë kur ata kundërshtojnë.

Demi 21 Prill- 20 Maj

Demi është një person i cili e admiron jetën shtëpiake. I pëlqen të rrethohet nga gjera të qeta dhe familjare. Eshtë nga ata persona që shtëpinë e tyre e konsiderojnë kështjellë. Shtëpia e një Demi rrezaton relaks dhe mikpritje. Femra Dem, e di shumë mirë sesi ta mobilojë dhe sistemojë shtëpinë e saj, në mënyrë që të ftuarit të ndihen mënjëherë sin ë shtëpinë e tyre. Demi dashuron qetësinë, relaksin dhe bukurinë e natyrës. Ndërsa femrës Dem I pëlqen të kujdeset për shtëpinë dhe të ketë gjithcka të sistemuar dhe pastër. Bëhet një zonjë shtëpie shumë e mirë. Demi gëzon të rrethohet nga miq të mirë. Admiron personat e rëndësishëm dhe gëzohet kur I ka në aktivitetet e tij sociale. Me fëmijët, Demët shpesh janë të rreptë, nuk durojnë budallalliqet. Duan ti shikojnë fëmijët e tyre të rriten saktë dhe të tregojnë edukatën që morën në shtëpinë e tyre.

Binjakët 21 Maj- 21 Qershor

Binjakët janë shumë të adaptueshëm. Duan shtëpia e tyre të përcjellë bukuri dhe qetësi. U pëlqen të ftojnë njerëz në shtëpi dhe ata të ndihen mirë. Shpesh, shtëpia e një Binjaku është e pajisur me shpikje të fundit të teknologjisë dhe e mobiluar në mënyrë modern. Edhe pse interesohet për shtëpinë, dëshiron gjithmonë të ndjejë se mundet të shkojë diku tjetër. Nuk I pëlqen të ndihet i lidhur diku. Binjakët meshkuj dhe femra, janë shumë të aftë dhe nikoqirë. Disa herë madje bejnë ndryshime në shtëpi pa pyetur mendimin e të tjerëve, gjë që sigurisht sjell pakënaqësi. Të tjerët shpesh mendojnë se Binjakët nuk janë bashkshort apo prindër të mirë. Kjo sigurisht i besdis shumë ata sepse besojnë se nuk është e vërtetë. Fëmija Binjak shpesh herëështë I vështirë. Ka dicka protestuese në sjelljen e tij dhe nuk dëshiron ti bindet prindërve të tij.

Gaforrja 22 Qershor- 22 Korrik

Të lindurit në këtë shenjë janë dashnorët e mëdhenj të shtëpisë. Shtëpia për ta do të thotë siguri. Gaforrja është njeriu I familjes. Ndjen përgjegjësi të madhe kundrejt pjestarëve të familjes tuaj. Ekziston, zakonisht një lidhje shumë e fortë midis Gaforres dhe mamasë së tij, që zgjat një jetë të tërë. Gaforret nuk durojnë të flaës njeri keq për familjen e tyre. Kanë shumë respect për familjen dhe traditat familjare. Gaforrja është I ndjeshëm për gjërat e vjetra dhe zakonet. Shtëpia e një personi I cili ka lindur në shenjën e Gaforres është gjithnjë e qetë dhe mobiluar me shije. Gaforrja është romantike dhe shpesh kjo reflektohet në mënyrën sesi e sistemon shtëpinë e saj. Fëmija Gaforre është gjithmonë shumë e lidhur me shtëpinë dhe familjen e tij/saj.  Fëmijët luajnë një rol të rëndësishëm në jetën e personave Gaforre. Shpesh kanë familje të mëdha dhe u pëlqen t’I shikojnë fëmijët e tyre t’I kenë të gjitha. Mamaja më e mirë zakonisht është një mama Gaforre. Kanë të fortë ndjenjën e dëtyrës dhe kur fëmijët e tyre kanë vështirësi, kujdesen gjithmonë ti kështillojnë. Fëmijët I duan prindërit Gaforre dhe bëjnë gjithcka për ta ruajtur lidhjen e tyre harmonike.

Luani 23 Korrik- 22 Gusht

Luanet kanë nevojë për një hapësirë ku të munden të shplodhen plotësisht. Shtëpia është kështjella e tyre. U pëlqen të jetojnë në një shtëpi që rrezaton qetësi dhe harmoni. Luanët bëhen mikpritës të shkëlqyer dhe dinë sesi ti bëjnë të ftuarit të ndihen si në shtëpinë e tyre. U pëlqen t’i ftojnë miqtë tyre të ngushtëmjaft shpesh. Kanë dëshirë të shpenzojnë sepse kështu mburren për fuqinë dhe suksesin e tyre. U pëlqejnë gjërat e mira në përgjithësi dhe rrobat e shtrenjta. Luanët I duan shumë fëmijët; por ndonjëherë bëhen prindër presionues. Duan të jenë krenarë për fëmijët e tyre dhe gëzohen kur të tjerët i japin cmime. Shumë herë i duan fëmijët e tyre aq shumë sa nuk arrijnë të shikojnë gabimet e tyre. Mërziten kur të tjerët I akuzojnë se po i llastojnë fëmijët e tyre. Kur ata të arrijnë në moshën e adoleshencës dhe fillojnë të mbështesin mendimet e tyre, prindërit Luan do t’i konsiderojnë të pavlerë.

Virgjëresha 23 Gusht- 22 Shtator

Virgjëreshat në përgjithësi janë shtëpiakë. Atmosfera e qetësisë familjare është shumë e rëndësishme për të humorin e tyre të mirë. U pëlqen të kalojnë sa më shumë të munden kohë me objektet dhe personat që duan. U intereson njerëzit ë tyre të jenë të lumtur dhe të gëzuar. Janë shumë mikpritës të mirë dhe e vetmja gjë që kërkojnë nga të ftuarit e tyre është sjellja e mirë dhe respekti kundrejt mikpritësin/ mikpritësen e shtëpisë, familjen dhe shtëpinë e tyre. Edhe pse e pëlqejnë jetën shtëpiake, Virgjëreshat I duan shumë udhëtimet. Ndryshimet në përgjithësi, dhe vecanërisht në shtëpi, u intereson shumë atyre. U pëlqen të lexojnë libra për vende të largëta, edhe pse mund mos t’u jepet kurrë mundësia për t’i vizituar. Femra Virgjëreshëështë jashtëzakonisht nikoqire, shumë e rregullt dhe guzhinjere e shkëlqyer. Disa mendojnë se Virgjëreshat me mënyrat e tyre të qëta dhe të ftohta, nuk është e thënë të bëhen prindër të mirë. Por ndodh e kundërta: Virgjëreshat e dinë sesi të rrisin sakte një fëmijë. U mësojnë të jenë të ndershëm, korrëkt dhe të vlerësojnë praktikën.

Peshorja 23 Shtator- 22 Tetor

Shtëpia është e rëndësishme për një Peshore të mesme. Është vëndi ku mundet të shplodhet dhe të ndihet e/i qetë. Duhet të kullojë bukuri, joshje dhe harmoni. Peshorja ka shumë miq dhe i pëlqen t’i argëtojë në shtëpinë e tij/saj. Zakonisht është mikpritës/ mikpritëse i/e mirë, di ti bëjë të ftuarit e tij/saj të ndihen komod. Shtëpia e tyre është zakonisht e mobiluar bukur dhe dashurojnë objektet zbukuruese, pikturat, skulpturat, etj. U pëlqejnë shumë lulët dhe kryesisht ato me ngjyrë të celta. Peshorja bëhet zakonisht një prind i mirë. Bën gjithcka duhet për të edukuar fëmijën e tij/saj saktë dhe kurrë nuk përpiqet të ndikojë tek ta pa arsyje. I lë të rriten fisiologjikisht pa I presionuar. Edhe pse nuk janë të rreptë me fëmijët, ata shpesh bëhen të llastuar. Do të debatojë apo do të dënojë fëmijën vetëm nëse kjo është plotësisht e nevojshme. Shumicën e rasteve fëmija e dëgjon për shkak të mënyrave të tij/saj të qeta dhe sigura, pasi ata kane besim dhe respektojnë krizën e prindit Peshore. Si fëmijë Peshoret janë shoqëror dhe të lumtur. Të dëgjueshëm, krijues dhe lumtura me prindërit e tyre. Shpesh shprehin tendenca artistike për të cilat prindërit duhet ti kurajojnë.

Akrepi 23 Tetor- 21 Nentor

Zakonisht Akrepi nuk interesohet shumë për jetën e ngarkuar familjare. Nuk I pëlqen të ndihet I lidhur me shtëpinë dhe familjen. Ndërkohë, përshtatet dhe është I gatshëm të sakrifikojë disa nga liritë e tij/saj për komoditetet që mundet ti ofrojë jeta shtëpiake. Rutina i shkakton mërzitje dhe I prish humorin,edhe pse është I gatshëm dhe I fuqishëm për shtëpinë e tij/saj ashtu si dhe për cështjet e tij/saj të tjera. Familja është e rëndësishme për të dhe i pëlqen të ketë mbështetjen e gruas/burrit dhe të fëmijëve të saj/tij, në interest dhe punën e tij/saj. Shpesh është prind I rreptë dhe nuk duron dot sjelljen e keqe të fëmijës së tij/saj. Fëmijët mundet të urrejnë dorën e tij/saj të rëndë- kryesisht kur janë të vegjël- por kur të rriten dotë jenë mirënjohës për sjelljen e tij/saj. Akrepi interesohet të përcjellë tek fëmijët e tij vlerat që do i ndihmojnë të hecin para në jetë. Fëmijët Akrepa janë shumë të dashur, të ndjeshëm dhe duhet t’ju sillemi me shumë ngrohtësi. Disa herë, fëmijët Akrep, janë karaktere të vështirë dhe mundet të shkaktojnë telashe në shkollë e të zihen. Pavarësisht këtyre, janë të gatshëm të tregojnë kreativitet të madh dhe talent gjatë vitëve shkollore.

Shigjetari 22 Nëntor- 21 Dhjetor

Nuk interesohen të gjithë Shigjetarët për jetën shtëpiake. Tek shumica i pëlqen lëvizja dhe aktivitetet jashtë shtëpie i joshin më shumë se shtëpia. Por, si përfundim, I dedikohen jetën familjare kur e vendosin. Nuk interesohen shumë për mirëqënien, duan gjërat e thjeshta. Janë taktikë dhe duan shtëpia e tyre të ketë hapësirë pafund. Kur të vendosen,do të ruajnë një cep për veten e tyre pasi pavarësia për ta është shumë e rëndësishme. U pëlqen të rrethohen nga gjëra të bukura. Fëmijët u sjellin lumturi të madhe. E duan jetën familjare, dhe shokët janë gjithnjë të mirëpritur në shtëpinë e tyre. Kur fëmijët janë të vegjël, ndoshta nuk do t’i kuptojnë shumë mirë, edhe pse do të përpiqen. Por gjatë rritjes së tyre, një lidhje e fortë do të rritet midis tyre që do të zgjasë përgjithmonë.

Bricjapi 22 Dhjetor- 19 Janar

Një Bricjap I mesëm e dashuron sigurinë e jetës familjare. Ndërkohë, mundet të mos martohet vetëm nga dashuria apo partneriteti. Ndoshta, përmes martesës të shikojë dhë një mënyrë për të realizuar synimet e tij/saj material. Disa herë martohen për ndonjë pozicion apo para. Nuk janë të gjithë kompjutra dhe të ftohtë, por është më e lehtë për ta të dashurojnë një të pasur apo dikë me pozitë. Shumica nuk I duan familjet e mëdha. Është e rëndësishme që ajo familja t’i bëjë të ndihen të rëndësishëm, edhe nëse ata nuk janë shumë shprehës ndaj tyre. Mashkulli Bricjap apo femër, do të mundohet ta bëjë shtëpinë e tij harmonike dhe plot shije. Interesohen për c’do gjëështë e bukur, pasi dhe shtëpia e tyre shpesh është e paqtë dhe e qetë. Janë krenarë për shtëpinë dhe pasurinë tyre. Bricpaji është pjesë e shoqërisë dhe do të bëjë c’do gjë për të plotësuar detyrat e tij/saj si komshi. Fëmijët u sjellin gëzim në jetën e një Bricjapi. Dhe nëse nuk dashuron familjet e mëdha, do të bëjë gjithcka për fëmijët e tij/saj, pasi interesohet për ta si persona dhe u pëlqen ti shikojë teksa rriten.

Ujori 20 Janar- 18 Shkurt

Ujori zakonisht është një person shumë social. Ndjen se është e rëndësishme të ketë një shtëpi të bukur ku do të ftojë dhe mirëpresë miq. Shija e tij shpesh ështëmoderneedhe pse tregojnë shumë respect ndaj gjërave të vjetra. Edhe pse Ujori dëshiron të ketë shokë rreth vetes, ka nevojë të qëndrojë dhe pak vetem. Dëshiron paqe dhe qetësi për t’u menduar pa e ndërprerë. I do të gjithë tipet e njerëzve, ashtu si i do dhe të respektojnë jetën e tij private. Edhe pse e do familjen dhe shtëpinë, nuk deshiron të luajnë rol kryesor në jetën e tij. Në përgjithësi, nuk do të ndihet I lidhur dhe ka nevojë për dashuri dhe ngrohtësi- sit ë gjithë, por dh etë jetë I pavarur. Me fëmijët, Ujori ia del mirë, pasi nuk u sillet sit ë jenë më të ulët por si thjesht njerëz të vegjël. Di si t’u flaës dhe t’u sillet sit ë jenë në moshën e tyre, dhe kjo u pëlqen fëmijëve. Shumë herë, Ujori preferon shoqërinë e fëmijëve sesa nga e ajo e të mëdhenjve. Pavarësisht këtyre, u tregon atyre me mënyrën e tij se s’do të pranojë budallalliqe prej tyre. Fëmijët e kuptojnë këtë dhe gjithnjë u sillen mirë.

Peshqit 19 Shkurt- 20 Mars

Peshqit janë shumë perceptues në ambjentin e tij. Nëse bëhet fjalë të arrijë dicka, duhet të ndodhet në një hapësirë e cila I përcjell lumturi. Ka nevojë për një shtëpi në të cilën do mundet të shplodhet- një vend ku do mundet të lërë imagjinatën e tij të lirë. Shtëpia dhe familja janë shumë të rëndësishme për ta. U japin stabilitetin qe kanë nevojë dhe asgjë nuk e kënaq më shumë një Peshk sesa atmosfera e ngrohtë dhe e qetë e shtëpisë. Rehatia është dicka thelbësore për të dhe brenda saj mund të ekzistojnë disa vepra arti që do nënkuptojnë shumë për ta, pasi arti luan rol të rëndësishëm pnë jetën e tyre. Gjithashtu, mashkulli apo femra Peshk, janë shumë bujarë dhe shumë bashkëbisedues të mirë. Janë romantikë dhe të dy gjinitë e Peshqëve e duan jetën familjare dhe bëjne gjithcka munden për të patur një shtëpi të lumtur.

Shiko gjithashtu