
Historikisht, shijimi i ushqimit lidhej me atë të dashurisë. Nuk është rastësi, ditën e të dashuruarve, në të gjithë restorantet mbizotëron menuja “afrodisiake”, ndërkohë që dhurata më e mirë për të dashurin apo të dashurën tonë është një kuti me cokollata në formë zemre. Në të njëjtën kohë, mundet një racion midhie të ngrejë dëshirën tonë erotike apo mbarëvajtja e darkës është ajo që do të bëjë ndryshimin? Hyr… sipas shenjës së tij/saj… në kuzhinën e saj/tij!
Lexoni shenjën e zodiakut tuaj apo të personit të ju intereson dhe shikoni si shkon me ushqimin dhe kuzhinën:
Dashi
Një Dash nuk ka asnjë lidhje me kuzhinën! Mos u zhgënjeni. Mundet suhqimi që do të gatuajë të mos jetë dhe aq i shijshëm, por të paktën tavolina do të jetë impresionuese, sa do të mahniteni! Atëher kujdesuni, të shkoni i ngopur!
Demi
Eshtë masterchef-I i shenjave! Eshtë adhurues i ushqimit të mirë, që do t’ju lënë me gojën hapur, kur të shihni pjatat e pasura mbi tavolinën e tij! Do t’ju gatuajë ushqimet më të shijshme, me shumë sukses! Menuja do të përmbajë pjatën e parë, pjatën e dytë dhe në fund sigurisht që do t’ju ëmbëlsojë me një ëmbëlsirë!
Binjakët
Binjakët nuk shkojnë aspak mirë me kuzhinën! Një tost, ndoshta është specialiteti i tij. Kështu që si kuptoni, menuja do të përmbajë ndoshta ndonjë shije kineze apo italiane ose akoma dhe greke, nga restoranti i tij i preferuar, që sigurisht do ta porosisë!
Gaforrja
Një Gaforre është tip tradicional! Nga cili vënd që të jetë me origjinë, do të shijoni gatimet e prejardhjes së tij. Do t’ju kujdeset dhe do t’ju ofrojë të pini një verë të mirë, ku sigurisht do jetë prodhim shokësh apo të afërmve, të vënd së prejardhjes. Në përgjithësi, i pëlqen shumë kuzhina dhe ushqimi tradicional shtëpiak!
Luani
Një Luan do t’ju surprizojë me gatimet e tij! Eshtë një kuzhinier i shkëlqyer dhe jo vetëm! Do të mahniteni me mënyrën që do të prezantojë pjatat e tij, me qirinjtë dhe atmosferën që do krijojë ambjenti! Me pak fjalë, do të ndiheni për pak orë mbret!
Virgjëresha
Një Virgjëreshë nuk ka lidhje të vecantë me kuzhinën! Por kur të pranoni ftesën e tij për një darkë në shtëpinë e tij, do t’ju gatuajë dicka të thjeshtë dhe të shijshme. E vetmja e sigurt është, se është shumë higjienik dhe kuzhina e tij shkëlqen!
Peshorja
Një Peshore është mjaft kuzhinier i mirë. Me siguri do të kërkojë mendimin tuaj, se c’farë dëshironi t’ju gatuajë, për të marrë urimet tuaja! Do të mbeteni shumë të kënaqur me aftësitë e tij në kuzhinë dhe do dëshironi së shpejti, një ftesë së re!
Akrepi
Një Akrep, do dëshirojë të impresionojë me aftësitë e tij në kuzhinë! I pëlqen të gatuajë ushqime të vecanta, që ndoshta nuk i keni ngrënë më parë. Do të impresionoheni me kujdesin e tij dhe në përgjithësi do të mbeteni shumë të kënaqur.
Shigjetari
Një Shigjetari i pëlqen shumë ushqimi…por jo ta gatuajë ai vetë! Nëse sigurisht ju fton për darkë, do të gatuajë shumë mirë dhe ndoshta recetat e tij do të jenë të vecanta dhe të frymëzuara, nga shtete që ka vizituar.
Bricjapi
Një Bricjap e do shumë kuzhinën. I pëlqen të gatuajë dhe do të ketë gjithmonë ushqime në shtëpi! Nëse ju fton për darkë, do të mbeteni plotësisht të kënaqur. Nuk u habisni nëse vëreni kaos në kuzhinën e tij. Kuzhinë dhe rregull, nuk shkojnë kurrë bashkë!
Ujori
Një Ujor gazuar mjaft mirë. Do t’ju ftojë me gjithë zemër të provoni gatimet e tij dhe sigurisht, do dëshirojë në vazhdim të vlerësohet në të. Atëher, kujdes nëse ju pyet si ju duk ushqimi, përgjigjja të jetë pozitive, sepse do ta marrë rëndë të kundërtën!
Peshqit
Peshqit janë adhurues të ushqimit të mirë dhe të shijshëm! Gatuajnë shkëlqyeshëm dhe i pëlqejnë kuzhinat e të gjitha kulturave. Një Peshk, nuk do të hezitojë t’ju gatuajë pjatën me të vecantë edhe pse nuk e ka gatuar më parë! Më besoni, do ta bëjë me shumë sukses dhe do të mbeteni të mahnitur!