Erdhi atëher ky momenti magjik që e presim c’do vit dhe me shumë padurim (vecanërisht vjet dhe sivjet me rrethanat kufizuese) për të ikur nga qyteti, nga ambjenti jonë i njohur, të ndryshojmë situatat, të harrojmë formalitetet, përshtatshmëritë dhe të shijojmë ishujt, dete dhe male, vetëm apo me shoqëri. Nuk u pëlqen ama të gjithve e njëjta mënyrë pushimesh dhe nuk e përceptojnë të gjithë, gjithashtu, njësoj. Për disa pushimet janë camping dhe situata relaksuese pa “detyrime”, disa i shohin në një hotel super luksoz ku do u sjellin kafen në shtrat dhe do mërziten të zbresin dhe deri në pishinë dhe disa si një adventurë të pafundme që do fillojë në mëngjes dhe do mbarojë ditën tjetër në mëngjes…
Duke lexuar të mëposhtmet do merrni një ide të përgjithshme për preferencat e 12 shenjave, ose të mos hyni në adventura duke zgjedhur të bëni pushime me persona të “gabuar”.
Akoma, do gjeni periudhat më të mira për pushime dhe treditësha brenda verës së 2021.
DASHI
Për ju Dashët, pushimet ideale janë në prizmin adventurë- aksion, ndaj zgjidhni gjithnjë vënde që të përmbushin kushtet e mësipërme. Kurrë nuk përpiqeni të zgjidhni dicka më cool që nuk do mundet të ju mbajë “zgjuar”. Preferoni camping dhe shmangni të rishkoni në të njëjtin vënd që nuk ka më asnjë interes për ju. Ajo që ju ngre adrenalinën në gjakun tuaj është zbulimi vëndit ku do shkoni. Fakti se kemi verë dhe diell që djeg kudo, nuk përbën detyrimisht të nevojshme të shkoni në ishull. Mundeni më së miri të vizitoni dhe vënde të tjera brënda apo jashtë vëndit, në të cilat organizohen dhe aktivitete atletike. Kudo që të vendosni përfundimisht të shkoni mos harroni kapelen që do mbrojë c’do gjë të ndjeshme tek ju: kokën tuaj, syzet e diellit dhe c’farëdo lloj krem dielli, pasi shtyheni nga aksioni dhe harroheni poshtë diellit.
Vera e 2021 periudhën më të mirë për pushime ka periudhën nga 2/7 deri 28/7 dhe nga 16/8 deri në 23/8.
DEMI
Në mëndjen tuaj fjala pushime është e barabartë me relaksin, ushqimin cilësor, shoqërinë e mirë dhe rehatinë. Nuk jeni tip që do bëjë pushime të shpejta apo do shohë brenda një jave tre ishuj. Ju doni të relaksoheni në një vënd, ta njihni mirë dhe të zbuloni të gjitha ato pika që të tjerët ndoshta të mos i kenë zbuluar akoma. E rëndësishme në pushimet tuaja është kënaqësia e kërkesave tuaja gastronomike. Sigurohuni para se të niseni për hotelin apo dhomat ku do qëndroni, cilat janë rehatitë që ofrojnë, për të mos u zhgënjyer. Mësoni detaje për lehtësirat vëndave në restorante dhe nëse është e mundur kujdesuni pushimet tuaja të përputhen me një event muzikor që aq shumë e doni dhe të cilin mund të organizohet në vëndin ku do shkoni, një concert, ndonjë festival, etj. Në c’do rast mos harroni të merrni me vete muzikë, pasi ju nuk jetoni pa të dhe për të mos ju zënë asnjë “neps” në udhëtim merrni dhe ëmbëlsirën tuaj të preferuar!
Vera e 2021, periudha më e mira për pushime është nga 30/7 deri 16/8. Shumë i mirë është dhe treditëshi Shpirtit të Shenjtë në Qershor për një “arratisje të afërt”.
BINJAKET
Nëse doni të bëni pushime “interesante”, shkoni me siguri diku me një Binjak. Binjakëve nuk u pëlqejnë pushimet e qeta familjare që i mërzisin nga dita e parë. Qëllimi tyre kryesor është të njohin sa më shumë njerëz munden dhe të fitojnë sa më shumë eksperienca të mundshme. Përqark shtetit psh është një ide tunduese për një Binjak të ri, ndërkohë një cruisiera në mesdhe është c’farë i duhet një Binjaku të rritur. Kudo që të shkoni ama, përshkak se nuk e duroni vetminë, siguroni shoqëri të mirë. Shmangni pikat anonime të mëdha hotelerie që nuk ju përshtaten dhe mos harroni të merrni me vete vec se telefonit dhe shumë mb internet pëe të mos humbus kontaktin me personat tuaj të dashur dhe botën e internetit. Një vënd me alternatila në pika dhe në gjëra që do bëni, është destinacioni i duhur për pushimet tuaja. Dhe përshkak se së bashku me trupin tuaj doni të ushqeni dhe shpirtin tuaj, kujdesuni atje ku do shkoni të ketë dhe ndonjë interes kulturor.
Në verën e 2021 do keni shumë mundësi të mira periudhash për arratisje treditore dhe pushime. Nga 2/7 deri në 21/7 dhe nga 16 Gushti deri në 10/9 janë periudhat më të mira.
GAFORRJA
Jeni ndoshta të vetmit përfaqësues të zodiakut që kur vjen koha pushimeve, në vënd të jeni super të kënaqur, filloni grindet, pasi ndoshta ndjeni se ju prishet rehatia. Fundja, asgjë nuk është si shtëpia për një Gaforre autentike. Nëse atëher nuk shkoni në fshatin tuaj, kujdesuni të mos jeni shumë larg nga vëndet ku ndiheni në familjaritet. Preferoni pushimet në një ishull apo pranë detit në përgjithësi dhe shihni fillimisht për ndonjë studio nga zgjedhja e… hotelit që nuk ju kujton shumë shtëpinë. Në vëndet ku do shkoni, kujdesuni të gjen I dhe ndonjë interes tjetër vec se bukurisë natyrore dhe c’farëdo gjëje që është një ëvnd me histori, traditë dhe ndonjë interes kulturor. Kudo që të shkoni përfundimisht, pajisuni më një udhëzues gatimesh të specialiteteve vëndase për të bërë praktikën tuaj kur të ktheheni në shtëpi. Gjithashtu, merrni me vete aparatin fotografik dhe kamera për t’ju mbetur të paharruara pushimet tuaja dhe sigurisht mos harroni një calendar për të shënuar ndjenjat tuaja në c’do rast.
Verën e 2021 periudha më e mirë për pushime është nga 21/7 deri 16/8 dhe sigurisht rezulton më e mira për një arratisje romantike treditëshi i Shpirtit të Shenjtë në Qershor, me Afërditën në shenjën tuaj duke krijuar trekëndësh me Neptunin.
LUANI
Për ju kuptimi pushimeve është i lidhur me shplodhjen dhe relaksin në një ambjent të qetë dhe luksoz. Luksi fundja është dhe nja nga dobësitë tuaja. Kështu që kujdesuni të mos gjëndeni para surprizave, të prenotoni në ndonjë hotel që do ju ofrojë rehatitë që keni nevojë, domethënë sauna, palestër, pishinë për tu mbajtur në formë, një hotel luksoz për të kënaqur kërkesat tuaja gastronomike dhe sigurisht një dhomë luksoze me shtrat gjigand dhe të rehatshëm, pasi dobësia juaj tjetër… e vogël, është gjumi. Mos zgjidhni një vënd të vetmuar, ishujt e vegjël dhe të qetë nuk janë për ju! Ju doni të shihni njerëz dhe t’ju shohin vazhdimisht. Zonat e populluara janë të preferuarat tuaja dhe duket. Ashtu si duket se jeni Luan dhe nga rrobat trendy dhe aksesorët që do merrni me vete në pushime!
Verën e 2021 periudha më e mirë për pushime është nga 2/7 deri 21/7, megjithëse nuk do jetë e clirët nga ankthi përshkak të Marsit në shenjën tuaj dhe akoma më e qetë është nga 16/8 deri në fillim të Shtatorit.
VIRGJERESHA
Për ju organizuesit e shenjave të zodiakut, pushimet nuk janë një cështje “dali-ku të-dali”! Duhet ti planifikoni me c’do detaj që më parë. Të kërkoni ku do shkoni, me kë, ku do qëndroni, sa do paguani, me pak fjalë të programatizoni gjithcka. Ju pëlqejnë vëndet që kanë vecanti jo vetëm nga ana klimës dhe bukurisë natyrore, por edhe vënde që kanë nevojë për zbulime. Vec se të udhëtoni brenda shtetit dhe të njihni vënde të ndryshme që është më e mira juaj, adhuroni dhe udhëtimet jashtë shtëtit tuaj në vënde të cuditshme që do kënaqin zbuluesin e vogël që fshihni brenda vetes. Sigurisht, ju josh idea të shkoni në ndonjë spa ku gjithë ditën do merren me shëndetin dhe situatën tuaj fizike. Kudo që të zgjidhni përfundimisht të shkoni, mos harroni të merrni me vete të nevojshmet për të mos i kërkuar në vëndin e pushimeve tuaja: vitamina për energji, ilac insektesh për të mos u grindur se vetëm ju ju preferojnë mishkonjat dhe disa ilace pastrues, pasi si ju askush nuk mundet të pastrojë banjon!
Verën e 2021 periudha më e mirë për pushime është nga 21 deri në 30 Korrik, kjo periudhë është më e qarta. E mirë është dhe periudha 31 Korrik deri 15 Gusht me Afërditën në shenjën tuaj, por mund të keni disa strese në lidhje me punën. I bukur treditëshi Shpirtit të Shenjtë në Korrik për një arratisje me shokë.
PESHORJA
C’farë ka lidhje me camping, eskursione, tenda, etj, ju shkakton të paktën alergji, ndaj dhe i shmangni kur vendosni pushimet. Të kaloni mirë dhe luksi janë dy gjëra që shkojnë së bashku kur bie fjala për cështjen e lejes dhe pushimeve. Jeni nga të paktët e shenjave që do kërkojnë akoma dhe në ishullin e fundit dicka për të blerë. Adhuroni të blerni jo vetëm gjëra për vete, por edhe për të tjerët! E rëndësishme gjithashtu në pushimet tuaja është ushqimi mirë dhe cilësor dhe në këtë fushë nuk bëni tolerime. Mos e lini për moment të fundit të kërkoni ku do qëndroni dhe mos ju zënë të pavendosur kur keni për të zgjedhur midis dy vëndesh, pasi kështu corjentoni dhe shoqërinë tuaj. Preferoni fundja pushimet me partnerin tuaj sesa si shoqëri meshkujsh apo femrash, për të jetuar dhe disa caste romantike. Kështu që rregulloni gjithcka në kohë, merrni me vete dhe rroba fermata që janë must për një Peshore dhe mos harroni kartën tuaj të kreditit, mjafton të ketë gjëndje të mjaftueshme.
Verën e 2021 periudha më e mirë për pushime është nga 2/7 deri 21/7 dhe nga 16/8 deri 10 Shtator.
AKREPI
Pushimet për ju Akrepët janë dicka realisht e shenjtë. Nuk doni të keni asnjë kontakt me punën apo shokët e mërzitshëm dhe të afërm dhe preferoni të vecoheni vetëm apo me shoqëri diku ku pak mundësi do shfaqen për tu hasur me ndonjë koleg të padëshiruar! Për ti thënë gjërat ashtu sic janë, do donit të iknit me shoqërinë me pushime, por të keni dhe mundësinë ti shihni saherë ju dëshironi. Mund të dëgjohet pak egoiste, por është në natyrën tuaj. Nuk interesoheni aq shumë ku do qëndroni sesa c’farë ka për t’ju ofruar vëndi specifik i pushimeve. C’farë lëkundjesh erotikesh do mundeshit të hasnit. Për shkak se gjithnjë ju josh misteri, ndaj mos harroni të merrni me vete një libër misterjoz, fundja do ju bëjë shoqëri kur të jeni në ditë jo të mira. Ushtrohuni në astrologji dhe mos harroni prezervativët tuaj në c’do lloj rasti.
Verën e 2021 periudha më e mirë për pushime është nga 31/7 deri 16/8. I bukur dhe dreditëshi i Shpirtit të Shenjtë në Qershor, me Afërditën në trekëndësh me Neptunin duke i dhënë një dimension romantik.
SHIGJETARI
Pushimet, udhëtimet, zbulimet, janë kuptimet që ju joshin, ju enthusiazmojnë dhe ju tundojnë. As ju sigurisht pëlqeheni me pushimet dembelosëse, ku gjithë ditën nuk bën asgjë tjetër vec se të hash dhe të flesh. Për ju këto nuk janë pushime është dita juaj kur keni grip të rëndë. Jeni tip qef + aksion dhe duhet gjithë ditën dhe natën të bëni dicka vazhdimisht për të qënë të zënë dhe të depozitoni të gjithë energjinë që keni. Kështu që preferoni vënde që ju japin mundësinë të bëni shumë gjëra të ndryshme dhe që do kënaqin c’do dëshirë dhe kryesisht atletike, por edhe clubbing. Si Shigjetarë autentik sportet dhe lojrat janë dicka që nuk i braktisni as në pushime, ndaj kujdesuni të merrni me vete këpucët e nevojshme atletike, vitamin për orët e pafundme që do vërdalliseni, një hartë orjentuese dhe dis arroba sportive dhe të rehatshme.
Verën e 2021 periudha më e mirë për pushime është nga 2/7 me 21/7 dhe nga 16/8 deri 23/8.
BRICJAPI
Edhe pse preferoni të punoni (ju jep arsyje të jeni të kënaqur me veten tuaj) nuk u thoni jo dhe pushimeve. Ndërkohë sigurisht do duhej të mbyllnit telefonin, të mos merrni me vete asnjë document nga puna, ju nuk doni të humbisni kontaktin me zhvillimet, duke patur frikë se dicka mund të ndodhë dhe të mos e dini. Kështu që lëreni me një anë stresin, zgjidhni një vënd që ju duket interesant dhe prenotoni dhomë në një hotel tradicional apo në ndonjë pension me ngjyra të forta. Zakonisht Bricjapët zgjedhin vënde me lokacion të lartë, pasi zakoni tyre i dashur është hecja e pafundme dhe ngjitja. Kështu që nuk ju intereson të shkoni me patjetër në ishull dhe gjithnjë ju tërheqin vëndet jashtë shtetit dhe kryesisht me histori të thellë. Për të mos u ndjerë në siklet në pushime, merrni me vete punën gjysëm të përfunduar për ti hedhur një sy me qetësinë tuaj, të keni dhe laptopin mos ndodh ndonjë e papritur dhe mos harroni këpucët tuaja të ngjitjes.
Verën e 2021 periudha më e mirë për pushimë është nga 21/7 deri 16/8. I bukur dhe treditëshi i Shpirtit të Shenjtë në Qershor për një arratisje romantike.
UJORI
Ju super komunikuesit Ujorë bëni pjesë në shenjën, për të cilën shprehja “iki pushime” do të thotë se shkëputeni nga ambjenti që ju krijon pakënaqësi, strs dhe ju vendos në një rutinë. Preferoni të shkoni diku ku të bisedoni nga mëngjesi deri në mbrëmje qetësisht cështje të ndryshme “filozofike” me shokët tuaj dhe persona të rinj të ndryshëm që njihni, të luani me ta dhe ndonjë lojë për të kaluar kohën dhe të shijoni ama dhe mundësinë të jeni disa caste vetëm me vetën tuaj dhe të bëni planet dhe meditimet tuaja. Për të kaluar akoma më mirë, doni gjithnjë të lini dikë në punë që t’ju informojë vazhdimisht për zhvillimet dhe që ku nuk do ju gjejë ai sa herë të dojë, por do e gjeni ju. Pushimet në grup apo të organizuara në agjenci turistike nuk janë të tipit tuaj, pasi kurrë nuk duroni kufizimet. Kudo që të shkoni fundja mos harroni të merrni me vete ndonjë libër interesant për teknologjinë apo politikën, por dhe muzikën tuaj të preferuar për tu relaksuar dhe të krijoni atmosferë.
Verën e 2021 periudha më e mirë për pushime është nga 16/8 deri 10/9.
PESHQIT
Ambjenti juaj natyror është deti, ndaj nëse keni planifikuar të shkoni pushime në ndonjë ishull apo vënd eksotik, keni bërë zgjedhjen më të mirë që do mundeshit të bëni. Mos kërkoni ndonjë pikë gjigande hotelerie, preferoni një vënd romantik dhe të rehatshëm për të qëndruar dhe kujdesuni më shumë të keni pamje të shkëlqyer nga ballkoni juaj. Për shkak se imagjinata luan rol shumë të rëndësishëm për ju, zgjdihni një vënd që ju tërheq dhe ju krijon ndjesi ëndërrimtare. Ju pëlqen të zbuloni një zonë dhe funksiononi dhe në pushime sigurisht më intuitë. Nëse ndonjë vënd ju pëlqen shumë, nuk hezitoni të telefononi në punë dhe të luteni për disa ditë leje akoma për të zgjatur pushimet tuaja. Në nevojë gjeni dhe disa justifikime për t’ja dalë! Mos u ndikoni nga eksperiencat e shokëve për të zgjedhur arsyje apo aktivitete dhe mos harroni të merrni me vete të nevojshmet: maska dhe tub frymmarrjeje!
Verën e 2021 periudha më e mirë për pushime është nga 21/7 deri 16/8. I bukur dhe treditëshi Shpirtit të Shenjtë tani në Qershor me Trekëndëshin e Afërditës- Neptunit për të dhënë dhe një dimension romantik në arratisjen tuaj!
Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook
www.facebook.com/astrologu.al.JorgoPulla
www.facebook.com/www.astroshop.al.JorgoPulla
pasi dhe të bëheni pjesë në grupin tonë
www.facebook.com/groups/jorgopulla.astrologu
Për të qënë gjithnjë të informuar për ofertat dhe shortet që ne organizojmë EKSKLUZIVISHT dhe vetëm për pjestarët tanë…
Pra, do të ishte më mirë të qëndroni të qetë dhe të pretendoni qetësisht, duke kultivuar më tej talentin tuaj unik së bashku me astrologun tuaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale
Ju presim…