Qasja hebraike e shenjave.

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
18/02/2018

Liria e individit dhe potenciali i zhvillimit shpirteror nëpërmjet çdo periudhe kohere dhe ngjarje,në kundërshtim me parashikimin e së ardhmes.

Të 12 fiset e Izraelit janë në fakt 12 rrënjë të ndryshme të shpirtit nga të cilat populli hebre zbret në tokë.Këto rrënjë korrespondojnë me 12 shenjat e zodiakut,12 muaj hebraike,konkretisht me 12 shkronja të alfabetit hebraik dhe 12 vetitë e shpirtit sipas Kabales si zemërimi,fjala dhe mendimi.

Dashi: Taleh

Muaji i parë i vitit hebre quhet Nisan dhe korrespondon me shkronjën   ה  (Hei). Kjo është shkronja hebraike qe ka të bëj me fjalën.Njerëzit dalohen nga krijesat e tjera përmes aftësisë së tyre për të ndarë idetë dhe mendimet e tyre nepërmjet fjalës.Të jemi në gjendje të flasim mirë,nga thellësia e zemrës dhe me sinqeritet është një shenjë se ne jemi në rrugën e evolucionit shpirteror.Festa qe  bie në këtë muaj janë Pashkët e hebrenjve dhe sipas  traditës  gjatë darkës e Pashkëve të hebrenjve të rriturit  tregojnë histori  fëmijëve (dhe fëmijës që fshehin brenda tyre) në lidhje me mrekullitë që solli Zoti në jetën e  ketij populli.Fisi I muajit është fisi i Judës,nga i cili kanë prejardhjen monarkët dhe Dashi është një monark në një farë mënyrë,një udhëheqës mbretëror.Për Pashkë theresh  një qengj në tempullin e vjetër të hebrenjve,i cili korrespondon me shenjë e Dashit .

Demi: Shor

Muaji Ijar është muaji i dytë i vitit hebre mes Nisanit dhe Sivanit.Më muajin  Nisanit fillon cikli i vitit hebre dhe ky fillim simbolizonte fillimin e rrugës së maturimit e njeriut përmes dymbëdhjetë shenjave-muaj.Muaji i dytë ka të bëjë me përgatitjen e popoullit për të marrë Toran dhe shkronja që I korrespondon  muajit Ijar është ו (VAv) dhe paraqet një vijë të drejtë,rrugën e së vërtetës.Shenja e Demit simbolizon individualitetin,këmbënguljen dhe përkushtimin ndaj të vërtetës,domethënë virtytet e nevojshme për marrjen e Toras për muajin e ardhshëm.Ijar është muaji i  të menduarit drejt dhe përqendrimit.Fisi I muajt është fisi i Isaharit qe dallohesh për dashurinë dhe përkushtimin ndaj studimit e Toras.

Binjakët: Teomim

Festa e muajit Sivan ka të bëjë me marrjen e Toras dhe muaji është i lidhur me lëvizjet e duhura.Shkronja e lidhur me këtë muaj është ז (Zain) që duket si një bastun(shkop),por dhe si  një armë. Ka të bëj me lëvizjet e duhura dhe hecjen në rrugën e drejtë kundër së keqes duke pasur mburoje traditën e shenjtë.Fisi i muajit është fisi Zabulun qe ka të bëj me aktivitetet detare të populiit të hebrenjve.Në të vërtetë,shenja e Binjakëve është shenjë  e lëvizshme dhe krijon marrëdhënje të mira biznesi,shet dhe blen.Ky fis ishte mbështetja e fisit  Isahar (Demi) në lidhje më studimin dhe thellimit e Toras.Dhe ky element tregon dyshen që karakterizon Binjakët.Elementi i dyshes shihet gjithashtu  dhe nga bashkimi i Zotit me popullin nëpërmjet marrjes së Toras këtë muaj.

Gaforrja: Sartan

Muaji Tamuze korrespondon sipasb Sefer Jiexiras me shkronjën ח (Het) që do të thotë “frikë”. Gaforrja është një krijesë pasive që tenton të vrapojë dhe të fshihet.Sfida jonë gjatë muajve të verës është të përdorim e mendimet,fjalën dhe veprimet tona me frikë nga Zoti dhe të fshihemi,si gaforrja, larg nga çdo situatë që pengon vetëdijen hyjnore.Fisi i muajit është fisi i Rubinit.

Luani: Aryeh

Gjatë muajit Ab,ne ushqejmë “dëgjimin e mirë”,dicka qe nënkuptohet dhe nga vet emri i fisit e këtij muaj.Fjala për fisin Simeon që kryeson këtë muaj vjen nga një rrënjë që lidhet me kuptimin e dëgjimit.Brenda muajit festohet shkatërrimi i tempullit të hebrenjve nga Romakët dhe Babilonasit të cilët si luanër,e  dogjën dhe e shkatërruan.Shkronja e muajit është ט (Tet) e cila nga njëra  anë ka  konceptin e rërës levizëse (kurthit) dhe nga  ana tjetër është shkronja e parë e fjalës Ton,që do të thotë I mirë.

Virgjëresha: Betulah

Muaji Elul është periudha në të cilën bëhën qetsimi dhe përgatitja shpirtërore për festat që po  afrohen në kalendarin hebre.Dëshira për të arritur një pafajësi të re në marrëdhënien tonë me Zotin shprehet me simbolin e këtij muaji,Virgjëreshën,vajza e pafajshme dhe e pastër.Shkronja e muajit është י (Jod),që do të thotë “dorë” dhe përmes saj nënkuptohet se pendimi dhe vendimet duhet të shihen edhe nëpërmjet veprimeve të prekshme(të dukshme).Fisi i muajit është fisi  Gad,një fis luftëtarësh me harqe që tregonin me vepra kundershtimin e tyre ndaj së keqës dhe me luftë  pushtuan tokën e Izraelit.

Peshorja: Moznayim

Muaji i Tirsei është muaji i vlerësimit të drejtë dhe të ekuilibruar.Zoti këtë muaj,sipas hebrenjve,i gjykon,i peshon dhe i vlerëson,një referencë e qartë ndaj shenjës së Peshores dhe drejtësisë. Muaji i kaluar ishte periudhë  pastërtijë në zemër, tani viti i ri i hebrenjve fillon me gjëra të pastra dhe kështu bëhet një fillim i mbarë.Shkronja e muajit është ל(Lamed), që është shkronja e parë e fjalës lev që do të thotë zemra.Emri i këtij fisi,Efrem,qe do të thotë «i frytshëm» dhe deklaron bashkimin e frytshëm midis të popullit dhe Zotit.

Akrepi: Akrav

Gjatë muajit Hesvan,frymëzimi i muajit të kaluar dhe fillimi i ri hyn praktikisht në jetën e përditshme.Ky muaj nuk ka asnjë festë.Është një periudh ku jeta po rrjedh nga dita në ditë.Shkronja e muajit është נ (Nun) dhe vlera numerike qe ka është 50 dhe është niveli i vetëdijes  Hyjnore,te cilen sipas traditës hebraike ne mund të arrijmë kur jemi shpirtërisht aktiv si dhe 50 nivelet që mund të zbresim dhe të zytemi  nëse e lëmë jetën ashtu siç është.Helmi I Akrepin është i ftohtë,simbolizon rrezikun qe ekziston nëse jetojmë jetën pa pasion.Emri i fisit të këtij muaji është Menase qe ne gjuhën e  hebrenjve do të thotë “frymë”.Këtë muaj përfundon frymarja më kuptimin figurativ (Akrepi është një shenjëqe I nuhat gjerat).

Shigjetari: Keshet

Gjatë muajit  Kislev,përgatitja intelektuale qe bëhët është në një qetsim të saktë ose bën një gjum të mirë pas një aktivitetit intensiv të përditshëm.Shkronja e muajit është ם(Sameh) dhe do të thotë besim.Besimi i vërtetë te Zoti na jep besim të mundohemi për shenjtërimin tonë dhe për të përballuar sfidat.Kjo reflektohet tek festa e Hanuka (e cila bie në afërsi të Krishtlindjet tona) dhe shenjën e Shigjetarit.Relaksim I duhur dhe shplodhja ndihmon mendjen të jetë në gjendje për të synuar (Shigjetari) në drejtimin e duhur.Fisi i këtij muaji,Benjamin,kishte luftetar të fortë dhe trima.Territori i tyre përfshinte zonën e Tempullit e shenjtë dhe Shigjetari ishtë me të vërtetë një shenjë e lidhur me planetin e tij Jupiterin,me fenë,filozofinë dhe besim.

Bricjapi: Gedi

Në muajin e Tevet,ne kultivojmë zemërimin e duhur Zemërimi është pothuajse gjithmonë diçka që duhet të shmangim,por ka edhe një anë pozitive,ndjenja e asaj që duhet të refuzojmë.Emri I këtij muaji,Dan,qe do të thotë ‘gjykoj’.Shkronja e muajit është  ע që do të thotë “sy”.Kemi dy sy që të dallojmë vazhdimisht se çfarë të pranojmë dhe çfarë të refuzojmë në jetë.Aftësia për të refuzuar në mënyrë të qëndrueshme gjendjet negative simbolizohet nga Bricjapi,një shenjë e njohur për stabilitetin e saj.

Ujori: Dli

Tipari kryesor i muajit Sevat është “ushqimi i duhur”.Shkronja e muajit është צ (Cadi) që i referohet fjalës hebraike për njeriun e drejtë dhe të mirë.Prova e vërtetë e shpirtit tonë është nëse ne mund ta bëjmë një përvojë shpirterore ushqimin dhe aktivitetet tona ose do tundohemi dhe do perulemi kënaqësive materiale.Me qëndrimin tonë të drejtë,bëhemi përcues për përhapjen e të mirave të Zotit në botë.Kjo reflektohet tek shenja e Ujorit,atij që shpërndan ujë.Fisi i muajit, Asir, jetonte në toka që ishin pjellore dhe produktive.

Peshqit: Dagim

Peshqit jetojnë të fshehur në thellësinë e detit.Festa e muajit Adhar për hebrenjtë është Purim që simbolizon dorën e fshehtë të Zotit në histori.Shkronja e muajit është כ (kaf) që do të thotë majmun. Në festën Purim që bie pranë Halloween,hebrenjt bëjnë maska ​​dhe shumë zhurmë me të qeshurat e tyre,sepse keshtu vjen në dritë thelbi i fshehur i njeriut që transformon vështirësitë në gëzim.Kjo bëhët direkt dhe shpejt pa shumë mendime ashtu si me fiset të muajit,nga fisi i Nefthali,i cili ishte më I lëvizshmi dhe I shpejt nga të gjithë.

Shiko gjithashtu