Plutoni kthehet në drejtim të kundërt në 25 prill në shenjën e Bricjapit dhe në kënd 25 gradë. Do të jetë i kundërt deri dhe në 4 tetor duke arritur këndin 22 gradë të Bricjapit. Planeti ka hyrë në hije dhe po bëhet gati për këtë rrugetimin tij të kundër që në nga dhjetori I 2019 dhe pas këtij rrugëtimi, do nevojitet deri dhe në 26 janar 2021 për të shpëtuar nga hija e tij. Nëpërmjet ngjarjeve ndikon vecanërisht të lindurit nga 12-17 janar, nga 11-16 prill, nga 13-18 korrik dhe nga 14-19 tetor, si dhe sigurisht ata që kanë planet personal apo element nga këndi 21-26. Nga ky pozicion pas hijes, do të ndikohen të lindurit nga data 25-30/5 dhe 26-30/11 ose ata të kanë plantete personal apo skaje të shtëpisë nga këndi 5-8 gradë të bushtit Binjakët- Shigjetari.
Ndryshime me c’do kusht
Në hartën që prishet në orën e drejtimit të kundërt të planetit, vërejmë takimin e vështirë të Diellit me Uranin, një pikëpamje që sjell ndryshime rrënjësore, kërkesë që I përket Plutonit. Kjo kërkesë lidhet me ndryshimet e të papërmbysura dhe devijime të jetës tonë, djegja e urës që lidh të mëparmen me të pasmen, kështu që nuk mundemi të kthehemi në situatën e mëparshme. Planetet kur fillojnë drejtimin e tyre të kundërt, kthejnë aksionin dhe kërkesat tona për brënda. Plutoni në vijën e drejtë sjell ngjarje të jashtme që na detyrojnë të ndryshojmë. Gjatë këtij drejtimi të kundërt, këto ndryshime nuk janë rezultate të treguesve të jashtëm, por të përpunimeve përbrënda. Tashmë doni të merrni pushtetin nën duart tuaja, ama fillimisht duhet të rigjeni fuqinë.
Ndryshon shpirti
Tashmë “pastroheni” nga personat, situatat apo mundeni akoma dhe të filloni një dietë të mirë. Rëndësi ka të ndryshoni nga brenda, pasi dicka e re po rilind. Madje nëse bëni pjesë tek ata që preken nga ky rrugëtim (shikoni përsëri fillimin e artikullit), atëher të gjitha ato situata që ju presiononin, që ju bënë të ndjeni se po ju shfrytëzonin pushtetin përballë jush, (ose si persona të rrethit tuaj, ose si punëdhënës, ose si situata pa rrugëzgjidhje), tashmë mundeni të qëndroni nën këmbët tuaja. Të qëndroni në këmbët tuaja s’do të thotë se kaloni detyrimisht në sulmim. Do të thotë se do të mësoni nga këto situatat që sollin të jetën tuaj ato rrethana. Do të thotë të jeni më të fortë nga pasionet tuaja. Do të thotë se po I njihni më anët tuaja të errta, të cilat kanë një pjesë të rëndësishme përgjegjësie për sa ju kanë sjellur deri këtu.
Në përgjithësi, është një periudhë ku funksiononi dhe si dedektiv, kërkoni thelbin, të vërtetën, thellësinë. Gjeni fuqinë që fshehni brenda jush, në qeliza dhe vendosni frena atyre që abuzojnë me pushtetin kundër jush!
Ndikimi i drejtimit të kundërt të Plutonin dhe shenjat e zodiakut
Dashi
Plutoni është në drejtim të kundërt në shtëpinë tuaj të 12 diellore, fusha që ka të bëjë me akrrierën, figurën publike dhe pozicionin tuaj në shoqëri. Kujdesuni të vgjidhni me kujdes armiqtë dhe shokët tuaj këtë periudhë, vecanërisht në arenën e punës tuaj dhe të ruani një qëndrim serjoziteti dhe profesionalizmi ndaj tyre. Mos u nxitoni të lëvizni mbi plane të reja profesionale, nëse shfaqet një mundësi, merrni kohën tuaj për ta studjuar me kujdes në të gjitha parametrat. Kini kujdes të cekoni nëse të gjitha funksionojnë saktë dhe se persona të rëndësishëm apo persona kyc në punën tuaj, vërtet po e bëjnë mirë punën që duhet të bëjnë. Mos u kapni me persona që kanë pushtet!
Demi
Plutoni është në drejtim të kundërt në shtëpinë tuaj të 11 diellore, fushë që ka të bëjë me dëshirat dhe symet tuaja, me aspiratat dhe ëndërrat tuaja. Periudha e endoskopisë atëher, për sa i përket besimeve dhe bindjeve që keni. Do të kontrolloni dëshirat më të thella dhe synimet e shpirtit dhe shikoni sesa do të munden të realizohen ëndërrat tuaja. Me siguri nuk doni të keni një sukses të vogël tani, por të mos mundeni të fitoni atë që dëshironi më pas, kështu që kujdesuni të vlerësoni periudhën e kalimit të kundërt të planetit për të siguruar se nuk po luftoni kot për dicka që përfundimisht nuk ia vlen. Tëma jashtë shteti apo studimesh, kalojnë në mendime.
Binjakët
Plutoni është në drejtim të kundërt në shtëpinë tuaj të tetë diellore, dhe do të nevojitet të kontrolloni financat tuaja, burimet e përbashkëta ekonomike dhe pasurinë e paluajtshme. Tani është momenti të rivlerësoni mënyrën sesi veproni me paratë, borxhet, bankat, këstet, siguracionet dhe sigurimet. Nuk është e pamundur të dalin pengesa, vonesa, keqkuptime, apo dhe debate, nervozizma si pasojë të temave të mësipërme dhe madje më shumë për tëma që nuk janë të freskta por ju shqetësojnë prej kohësh. Rivlerësoni mënyrën e veprimeve tuaja duke vënë një rregull. Gjithashtu, mos bëni… eksperimente në dhomë të gjumit!
Gaforrja
Plutoni është në drejtim të kundërt në shtëpinë tuaj të shtatë diellore, fushë e hartës që ka të bëjë me lidhjet dhe bashkëpunimet. Lëvizja e kundërt e planetit në këtë fushë ju kërkon të kini kujdes zgjedhjet tuaja në një lidhje erotike apo bashkëpunim që do të fillojë tani dhe mirëështë të keni kujdes apo të shmangni një fillim të ri tani. Do të shfaqen dhe do të rekuperojnë probleme që keni patur në të kaluarën me partnerin apo me ndonjë koleg dhe mund të krijohen tensioned he vështirësi, kryesisht për shkak të lojrave btë fuqisë dhe përpjekjeve për kontroll nag të dyja palët. Mundet si përfundim, të rigjallërohet një pasion nga e kaluara.
Luani
Plutoni ështënë drejtim të kundërt në shtëpinë tuaj të gjashtë dhe ndikon cështjet shëndetësore dhe gjëndjes fizike. Do të takoni pengesa dhe ju duket e vështirë të mundeni të menaxhoni ankthin tuaj, detyrimet dhe përditshmërinë. Mundet akoma dhe ndjeni një zemërim të brendshëm apo akom dhe ligësi dhe tashmë filloni të ndjeni pasojat. Nga ana pozitive, mundet të përpiqeni të largoheni nga një zakon i keq, si duhanpirja apo të filloni përsëri palestren, nëse keni ndaluar prej kohësh. Në ambjentin e punës ama nëse ekzistojnë shumë cështje të lëna pezull që i keni lënë dhe në dorë të fatit, do tëb ftoheni ti sistemoni përfundimisht.
Virgjëresha
Plutoni është në drejtim të kundërt në shtëpinë tuaj të pestë diellore, fushë që ka të bëjë me anën tuaj sentimentale, me produktivitetin dhe me shijimin e jetës. Për sa Plutoni, atëher të jetë në vijë të kundërt, nuk mundeni të bëni pikërisht atë që dëshironi dhe detyrimisht do nevojitet të përshtateni me dëshirat dhe nevojat e partnerit tuaj, duke lënë mënjëanë nevojën tuaj për kontroll dhe rregull. Nuk eshtë e pamundur të shfaqet një dashuri nga e kaluara këtë periudhë. Në këtë rast, mundeni të kaloni mirë, port ë keni ndërmënd se ashtu si u shfaq nga e kaluara, ashtu mundet të rishfaqet përsëri. Gjithashtu, cështje me fëmijët do t’ju problematizojnë.
Peshorja
Plutoni është në vijë të kundërt në fushën që ka të bëjë me shtëpinë tuaj, familjen dhe të kaluarën. Atëher kështu mund të dalin tensioned he keqkuptime me persona të familjed dhe të përballeni me ndonjë të dashur. Kjo fushë lidhet gjithashtu me pasuritë e paluajtshme, trashëgimi dhe cështje ekonomike, kështu që kini kujdes tensionet dhe vonesat në këto pika. Psikologjikisht, mendja juaj rrethohet nga e kaluara dhe do ju shfaqen pamje që do t’ju trishtojnë, lëndojnë apo në rastin më të mirë thjesht t’ju sjellin melankoli për të kaluarën dhe vitet fëmijërore. Vështirësoheni të menaxhoni zhgënjimet që keni kaluar, problemet që ju krijuan prindërit tuaj dhe mundesën shpirtërore dhe kjo mund t’ju bëjë të funskiononi në mënyrë të egër në të tashmen.
Akrepi
Udhëheqësi juaj Plutoni, është në vijë të kundërt në shtëpinë tuaj të tretë diellore, fushë që ka të bëjë me vëllezërit, komunikimin, shpërnguljen dhe rrethin tuaj direkt. Fjala juaj ka fuqi dhe do ta përdorni për të treguar argumentat, idetë tuaja dhe dëshironi të fitoni me këtë mënyrë kontrollin e personave dhe situatave. Ama kjo, nuk do të thotë se dhe të tjerët rreth jush janë dakort. Përkundrazi do të takoni pengesa dhe vonesa nga të tjerët, nëse i presiononi.
Shigjetari
Plutoni është në vijë të drejtë në shtëpinë tuaj të dytë diellore, fushë që ka të bëjë më paratë, të mirat material dhe verëvlerësimin. Atëher, kini kujdes të mos investoni kot apo të mos i harxhoni paratë tuaja sa andej këtej, në gjëra që nuk ju janë të vlefshme, pasi tendenca për shpenzime të kota është e lartë këtë periudhë. Do të shfaqen shpenzime që nuk kishit llogaritur dhe kjo do t’ju vështirësojë. Do të hasni veprime dhe besdisje nga persona të cilëve ju keni huazuar para apo prej shërbimeve të cilat janë akoma pezull borxhet tuaja. Ky planet i kundërt ju kthen për të organizuar një plan shlyerje dhe të përmblidhni financat tuaja në përgjithësi.
Bricjapi
Plutoni është në vijë të kundërt në shtëpinë tuaj t parë diellore, fushë që ka të bëjë me vetë ju, personalitetin tuaj dhe trupin. Lëvizja e kundërt e planetit ju kithen në funksione më të mbyllura në vetvete, të ngadalsoni ritmet tuaja dhe të shikoni me një sy tjetër prioritetet dhe synimet që keni vënë në jetë. Eshtë periudha e përshtatshme për të sinjalizuar c’farë saktësisht është ajo që mungon ose c’farë nuk funksionon mirë në planet që keni keni aktivizuar por deri tani nuk keni parë rezultate që prisnit apo llogarisnit. Eshtë periudhë për të hapur rrugë dhe jo të veproni. Ama mbani mend se për tu ngjitur në gurin më të lart, duhet fillimisht të merrni vrull!
Ujori
Plutoni është i kundërt në shtëpinë tuaj të dhymbëdhjetë diellor, fushë që ka të bëjë me shëndetin shpirtëror, parandjenjën dhe nënndërgjegjja. Atëher, kushtojini vëmëndje ëndërra tuaja pasi nënndërgjegjja juaj përpiqet shumë të komunikojë me ndërgjegjjen tuaj këtë periudhë. Mundet të merrni instruksione për t’i menaxhuar saktë situatat aktuale në jetën tuaj dhe ju shqetësojnë apo stresojnë. Në përgjithësi, përpiquni të relaksoheni dhe të mos lini ankthin t’i drejtojë mendimet dhe aksionin më tepër në shëndetin tuaj, fizik dhe shpirtëror. Përgatituni, sepse do të ekzistojnë armiq të vjetër që rishfaqen dhe do të veprojnë fshehtas.
Peshqit
Plutoni është në vijë të kundërt në shtëpinë tuaj të 11 diellor, fushë që ka të bëjë ,e ndërveprimet tuaja sociale, të shokëve dhe planeve tuaja brenda skuadrave me qëllim dhe pamje të përbashkët. Gjatë periudhës të kalimit të kundërt do nevojitet të përshtasni ritmet tuaja në frekuenca më të ulta dhe të kufizoni aksionin tuaj në fusha më të shumta. Gjithashtu ka shumëmundësi të gjëndeni në tensione me miq apo në përplasje me persona që punoni bashkë për një qëllim të përbashkët. Atëher, mos veproni sikur rregullat nuk vlejnë për ju, thjesht disiplinoje veten për të mos u ndërprerë përgjithmonë lidhje dhe shoqëri.