Planetet

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
28/03/2018

Me studimin e astrologjisë ju këni mundësinë  të mësoni më tepër për veten dhe të tjerët. Sepse nuk është vetëm pozicioni i diellit, i cili është dritë dhe shpreh identitetin tuaj dhe çfarë doni të bëheni në jetë, por ka një pozicion të rendesishëm ne harten tuaj të lindjes, sigurisht pozicion të rendesishëm zenë dhe planetet e tjerë që bëjnë pjesë në ate sistemin.

Cfarë të përmendet më parë për të gjithë planet të hartës tuaj, Horoskopi i cili përfajson rrugëtimi tuaj në jetë, Hëna e cila është drita dytë e hartës suaj dhe përfaqëson ndjenjat

 

Dritat:

Dielli përfaqëson egon.

Hëna përfaqëson ndjenjën.

Planetet më të afërt

Merkuri përfaqëson mentalitetin tuaj.

Aferdita përfaqëson vlerat ekonomike dhe morale qe ju keni .

Marsi I cili përfaqëson deshirat profesionale dhe seksuale.

Jupiteri që shpreh intelektin superior fetare dhe arsimor,por shpesh here dregon risqet,fatin dhe zgjerimin e asaj që ju bëni.

Saturni përfaqëson mësuesin tuaj për gjërat të cilat duhen bërë me maturi dhe duhen menduar shumë.

Planetet më të largët

Ka tre planete të largët që janë Urani,Neptuni,Plutoni qe kanë të bëjnë me kolektivitetin dhe qe ndikojnë këtu e shumë breza.

Urani shpreh në hartën tuaj origjinalitetin dhe radikalizminin gjithashtu sindikatat dhe grupet.

Neptuni është planetii cili shpreh tejkalimet,iluzionet dhe ëndrrat.Plutoni ka të bëjë me transformimet,shkatërrimet totale dhe rigjenerimet.

Dielli:

Dielli përfaqëson dhe tregon aftesitë tona bazë domethënë na referohet ne.Nuk ka të bëj vetëm me atë që jemi ose bëjmë,por edhe atë që ne do të bëhemi në mënyrë progresive.I referohet parimeve,pushtetit,burrave te moshuar,vitalitetit etj. Tek shenjat...

Dashi...Gjithmonë të paret.Nuk këni frikë të bëni diçka vet dhe rrallë here mbështeteni tek të tjerët.Një ndjenjë e veçantë si ajo e "misionit" i bën veprimet tuaja të guximshme dhe impulsive.Ju pëlqen të impresiononi të tjerët me aftësitë qe këni.

Demi...Durim i madh.Ju i përgjigjeni dëshirave të të tjerëve, por duke krijuar dhe duke u mbështetur në ato ekzistuese.Ju këni nevojë për kohë për tu menduar para se të merrni vendime.Shpesh herë preferoni të jeni dëgjues sesa folës.

Binjakët...Kërkoni dhe ekploroni.Gjithashtu shumë shoqërore me mjedisin tuaj dhe në cdo aspect të saj.Dërgimi i letrave,telefoni,udhëtime,takime të shpeshta.Ju ndiheni të lumtur nga shumëllojshmëria dhe kompleksiteti i jetës.

Gaforrja...Shumë të ndjeshëm,shpesh herë jeta juaj varet nga ndjesit apo ndjenjat qe ju këni.Me kembë në tokë kërkoni sigurinë dhe mbrojtjen për familjen dhe veten tuaj.Ju pëlqen veçanërisht gatimi dhe përkujdesja për bimët.

Luani...Komunikues dhe shpesh here bujar me të tjerët.Ndjenja të forta dhe mbindjeshmëri të  shpeshta.Shumë krenarë për veten dhe arritjet tuaja.Shpesh arrini të  bëheni shumë tragjik ose dramatik pë të arritur qëllimet tuaja.

Virgjëresha...Keni gjithmonë dashamirësi.Interesoheni për shërbimin e mirë e të tjerëve dhe merakoseni për ta.Keni parim rregullin dhe jeni të organizuar në marrëdhëniet tuaja.Arrini të zbuloni veten duke ofruar ndihmen tek njerëzit e mjedisin tuaj të afërt.

Peshorja...Përgjegjësia është ajo që ju karakterizon.Ju "jepëni"tek të tjerët dhe zbuloni veten përmes marrëdhënieve tuaja me ta.Komunikimi dhe dëshira për t'u bërë dicka e rëndësishme në jetë është një luftë për të qendruar ne këtë jetë.

Akrepi...Jeni në gjendje të thoni jo dhe të ndiqni rrugën tuaj pa devijime.Personaliteti dhe vullneti juaj i fortë do ju ndihmojnë gjithmonë për të shkuar drejt thelbit e gjërave.Një luftë e vazhdueshme për të ruajtur një pozicion të caktuar në jetë.

Shigjetari...Ju jeni gjithmonë të sjellshëm dhe të sinqert.Përpiqeni të jeni në brendësi të gjërave dhe ti kuptoni ato më lehtësi.Ju pëlqen të udhetoni nepër vende të ndryshme gjeografike ose qoftë dhe me imagjinaten tuaj.Komunikues përtej asaj qe quajmë normale,miqësore dhe i mire informuar.

Bricjapi...Përqendruar dhe duke pasur një pikëpamje serioze për jetën.Jo aq shumë sentimental.Të këmbëngules,të përmbajtur,të përqendruar dhe më shumë durim  për qëllimet dhe synimet qe keni vendosur në jetë.Realist dhe duke mbajtur një qendrim të fort ndaj situata.

Ujori...Një mendje e hapur dhe demokratike.Pushtoheni lehtë nga entusiazmi për gjera qe kanë të bëjnë kryesisht me ide progressive dhe inovative.Jeni të hapur në marrëdhëniet tuaja dhe gjithmonë të gatshëm për të dhënë ndihmën tuaj kur dikush ka nevoj për te.

Peshqit...Ju shpesh herë vuani për besimet dhe idealet tuaja.Falë intuites tuaj të mprehtë sillni në realitet vizione dhe endrra qe këni.Mjaft ambicioz saqe mund të sakrifikoni gjithëçka për idetë dhe pikëpamjet tuaja për jetën.

 

Hëna:

Ndryshimet e hënës zgjasin një ditë ose për një pjesë të saj.Ndjenjat dhe gjendja emocionale si dhe atmosfera e përgjithshme që mbizotëron varen pikërisht nga lëvizja e saj.Gjithashtu mjedisi qe na rrethon ndryshon dhe ndikohet nga ajo (Femrat). Tek Shenjat...

Dashi...Shumë impulsiv në marrëdhëniet tuaja me të tjerët,ndjenjat tuaja lendohën lehtë nëse ndodh që dikush tju zhgënjej.Një personalitet i fortë që vullneti i tij është i ndikuar kryesisht nga ndjenjat.Shpesh herë papërgjegjësia ju çon drejt polemika.

Demi...Emocione të forta dhe të qendrushme.Shpesh ju e keni atë për të cilen keni nevojë si dhe mbështetjen e veçantë nga mjedisi juaj kur ajo është e nevojshme.Miqtë dhe të afërmit tuaj ju besojnë dhe ndihen të sigurt më ju.Ndryshimet në lidhje më pelqimet qe keni për mallrat e prekshme.

Binjakët...Shumëllojëshmeri dhe plotë gjallëri karakterizojnë meryrat e të shprehurit të ndjenjave tuaja.Dalloheni për luhatjen e emocioneve dhe integritetin intelektual.Një dashuri e veçantë për bisedime dhe thashetheme.Interesa të ndryshme dhe ndryshime në marrëdhënie.Humbisni lehtë guximin tuaj.

Gaforrja...Mundeni më lehtësisht të kuptoni qellimet dhe ndjenjat e të tjerët.Ju jeni një natyrë e ndjeshme dhe e përkushtuar,zotëroni një shpirti "familjar" dhe qellimet tuaj lidhen drejtpërdrejtë me jetën familjare.Intuitë jashtëzakonisht e zhvilluar.

Luani...Inkurajues,frymëzoni dhe motivoni të tjerët me goxha lehtësi.Shumë të ndjeshëm në tema qe kanë të bëjnë më krijimtarinë,shpesh herë arrini ti emociononi të tjerët më qellim tju ndihmojnë.Tepër social gje që shpesh herë çon në mendjemadhësi.

Virgjëresha...Sjellje korrekte dhe të organizuar në lidhje më marrëdhëniet tuaja dhe me mjedisin qe ju rrethon.Shpesh herë merreni me tepër duke u përkujdesur për të tjerët dhe neglizhoni veten tuaj.Vëzhgues dhe mbi të gjitha të përgjegjëshëm në raport me të tjerët.

Peshorja...Gjallëri dhe sinqeritet ne shprehjen e ndjenjave.Të qetë,me shije dhe aftësia për t'u përshtatur në çdo lloj situatë.Reagoni me shumë mjeshteri,më lehtësi impononi gjera tek të tjerët.Një nevojë e veçantë për dhembshuri dhe simpati.Të paeksploruar.

Akrepi...Një personalitet pasionant.Ndjenjat e forta janë të fshehura mirë poshtë një natyrë poseduese.Një luftë e vazhdueshme për ruajtjen dhe zbatimin e logjikës mbi emocionet.Shpesh herë pasioni ju rremben,ndonjëherë dhe me dhunë.

Shigjetari...Një jetë e brendshme plotë fuqi.Optimizmi dhe pesimizmi në një rotacion të vazhdueshëm.Një luftë për të fituar urtësi dhe maturi.Nuk jeni aq të lidhur me familjen, shpesh preferoni një jetë të pavarur emocionalisht.

Bricjapi...Një jetë emocionale e kufizuar.Jeni të rezervuar dhe shprehni shumë pak emocionet tuaja kur jeni në pranin e njerëzve të tjerë.Duke u fokusuar tek arritja e qëllimeve dhe synimeve shpesh here neglizhoni familjen dhe shtëpinë tuaj.

Ujori...Nje pasuri idesh dhe interesi qe tregoni për problemet e të tjerëve,shpesh herë ju bën të neglizhoni veten.Preferencë e veçantë për njerëzit e "thjeshtë" dhe perceptimi demokratik për miqtë.Luhatje të papritura të humorit.

Peshqit...Bota është një vend "i shenjtë" për ju.Me lehtësi dhuroni ndjenjat tuaja kur bëhët fjalë për të ndihmuar dikë.Duke punuar për një të ardhme më të mire,shpesh herë sakrifikoheni. Mendjemadhësi për sa ka të bëj me ndikimet e jashtme.

 

Merkuri:

Merkuri kontrollon komunikimet e të gjitha llojeve,në formën e mendimeve,letrave dhe telefonit.Çdo gjë që lidhet me sistemin e komunikimit.Ide,mendime,aftësi ose mungesë aftësie për të komunikuar (Të rinjtë).  Tek shenjat...

Dashi...Gjuhë e mprehtë.Komunikim i shpejtë dhe shprehja e saktë e  mendimeve.Arrini qëllimin pa asnjë veshtirësi në komunikim.Intrigoheni lehtë dhe tregoheni pothuajse gjithmonë të sjellshëm.Nervozizëm dhe hiperaktivitet.Keni një kritikë të fortë.

Demi...Intelektual.Mendje metodike.Afësi të zhvilloni një komunikimi metodik me të tjerët.Mendim I mprehtë dhe analizim i kujdesshëm para së të veproni.Kontakt i ngadalt por i qëndrueshëm me të tjerët.Ju shpesh herë nuk e thoni atë që mendoni.

Binjakët...Shpirteror.Ju doni të dini gjithçka,për të gjithë dhe për gjithçka.Shumë kurioz,ju pëlqen të "eksploroni" çdo gjë që ju del përpara.Të gjitha llojet e komunikimit ju japin një kënaqësi të veçantë.Dashuri intensive për të krijuar rotacion në jetë.

Gaforrja...Ju ndjeni me mendjen.Ndjenjat shpesh here janë dhe mendime.Mendim subjektiv sesa objektiv.Reagim instinktiv dhe me intuit ndaj ndikimeve nga mjedisi qe ju rrethon .Nëveçanti ju pelqen të zhyteni në mendime në lidhje më gjithëçka.

Luani...Dinamik dhe shprehës i mendime dhe komunikimit.Shpesh herë ndjeni një kënaqësi shpirterore të veçantë kur i zmadhoni ose dramatizoni situatat.Pasuri e cila vjen nga organizimi i mire dhe planet qe ju këni.Një dashnor i vërtetë i mendimit.

Virgjëresha...Një pelqim i madh për detajet.Shijoni cdo ndryshim të vogel në mënyrën se si të tjerët komunikojnë me ju.Të mbushur plotë me ide dhe sugjerime të cilat presin momentin qe të shprehen sapo tu jepet mundësia.Një dashuri e veçantë për detajet e jetës.Keni kritikë të tepruar.

Peshorja...Mendje e mprehtë.Pasqyrë për të tjerët.Më lehtësi pranoni të ndërmjetësoni ose të negociojni për të tjerët.Dëgjoni me vemendje dhe jeni në gjendje të ndiqni të tjerët në cdo lloj diskutim.Të  qetë në biseda.

Akrepi...Të aftë të peshkoni çdo informacionin apo sekret.Intuitë e fortë psikologjike dhe një dashuri e veçantë për të gjetur zgjidhje për probleme të vështira të jetës.Shumë objektiv dhe lehtësisht arrini ne thelbin e mendimeve të të tjerëve.

Shigjetari...Zgjuarsi dhe intelekt i lartë.Interes I veçantë për njohuri dhe mësime,si dhe për mendimet metafizike,kerkoni gjithmonë të gjeni të verteten.Ju para pelqeni të humbisni në mendime.

Bricjapi...Aftësia për t'u përqëndruar në një qëllim në jetë.Me tendencen për të "parë" jetën dhe situata të ndryshme të jetës shumë seriozisht i krijoni vetës një peshë të madhe shpirtërore.Aftësi të mira për të qenë mentor dhe mbikëqyres i të tjerëve.

Ujori...Mendje e hapur dhe gatishmëri për përvoja të reja.Mendime progresive dhe një interes për riformimin e shoqërisë.Mendoni shpesh herë botën si një unitet të vetëm.Shumë shoqërore dhe ndjeni kënaqësi te madhe të bisedoni me miqtë tuaj.

Peshqit...Veproni më tepër me ndjenja sesa më logjik.Mendimet psikologjike dhe aftësia për të parashikuar të vërtetën që rrethon çdo situate.Shumë dhimbsur ndaj të tjerëve,ju pëlqen  të dëgjoni problemet e tyre.Mirëkuptimi dhe mirësjellja ju karakterizon.

 

Afërdita:

Afërdita na tregon se si të vlerësojmë dhe të kënaqemi më njerëzit,jetën,ngjarjet dhe objektet që na rrethojnë.Menyra si përgjigjemi të tjerëve nëpërmjet ndjenjave tona.Simpatia ose  jo kundrejtë të tjerëve dhe vlerave. Në Shenjat...

Dashi...Vlerësim i madh për dashurinë e fortë.Shprehni ndjenjat tuaja dhe jo pak herë dëshironi t'i tregoni të tjerëve atë që doni dhe si e doni.Shpesh herë keni dëshirën për ndryshime në jetën tuaj sentimentale dhe tendencën për aventura erotike.Dashuri të papritura.

Demi...Ndjenjat të rrënjosura thellë.Ndjenja të qendrueshme por me një sjellje posesive.I sjellshëm si dashnor,preferoni që të tjerët të shfaqin ndjenjat e tyre të paret.Lendoheni lehtë por nuk ju pëlqen ta shfaqni tek të tjerët.Të adhurushëm.

Binjakët...Shumë miqësore.E dashuroni komunikimin me të tjerët dhe rrallë herë humbisni rastin për diskutime. Ju pëlqen të keni shumë miq dhe pothuajse të gjithë ju duan shumë.Keni preferencë të veçantë për shumëllojshmeri në marredheniet e dashurisë.

Gaforrja...Emocion i tepruar dhe dashuri e veçantë për prindrin,shtëpinë dhe nënë.Shumë të ndjeshëm ndaj tematikave qe kanë të bëjnë më dashurinë dhe emocionoheni kur të tjerët sillen në një mënyrë mbrojtëse më ju.Shpesh here privatësia do të mbulojë jetën tuaj erotike.

Luani...Zemrër e madhe,dashuri të forta.Dashuria për krijimin erotik shpesh herë do ju drejtoj në situata të mëdhaja erotike dhe dramatike derisa të arrini qëllimet tuaja.Vlerësim i veçantë për fëmijët dhe shumë bujar.Besnik dhe shprehës.

Virgjëresha...Së bashku me dashurinë, ju pëlqen të ndani pothuajse gjithçka me të tjerët.Dashuri e tepruar për pastërtinë,sjellje e mire dhe të ushqyerit me mënyrë të  kujdesshme.Ju i përgjigjeni plotë dashuri nevojave të të tjerëve.Shumë të brishtë dhe jo mendjemëdhenj.

Peshorja...Shumë shoqëror dhe miqësor me të tjerët.Marrëdhëniet për ju janë diçka shumë e madhe dhe e rëndësishme.Jeni në favor të barazisë gjinore dhe ju karakterizon mirësjellja dhe gatishmëria.Kërkoni stimulim mendor në dashuri.

Akrepi...Shumë të pasionuar pas situatave të dashurisë shpesh humbisin mundësitë qe mund të paraqiten për ju.Megjithëse ju keni një personalitet qe vepron si magnet,mënyra se si shfaqni ndjenjat tuaja është pak e papërshtatshëm për të tjerët.Dëshira të forta në dashuri ju bëjnë te dalloni .

Shigjetari...Romance e tepruar dhe një vlerësim i veçantë për të vërtetën dhe ndjenjat objektive.Ju e doni lirinë ne dashuri,por kur do takoni personin e duhur ju do ti kushtoheni tërësisht atij. I ndershëm dhe i dashur.

Bricjapi...Më kembë ne tokë gjithmonë bëni zgjedhje të veçanta në marrëdhëniet dhe të partenerit tuaj.Rrallë shprehni ndjenjat tuaja,keni shumë kërkesa nga të tjerët në një marrëdhënie.Shpesh kërkoni sigurinë erotike tek njerëzit më të medhenj se ju.

Ujori...Asgje përsonale në marrëdhëniet tuaja të dashurisë.Gjithçka për të gjithë,shpesh here jepni më tepër nga sa duhet një lidhje.Shumë shoqeror me të tjerët por kurrë në nivel personal.Mjaft i njohur për bamirësitë brenda komunitetit tuaj.

Peshqit...Dasëm nga dashuria.Ndani ndjenjat tuaja me të gjithë dhe me lehtësi,sakrifikoni shpesh për të tjerët.Jashtëzakonisht të ndjeshëm dhe delikat sa shpesh herë bini "viktimë" i të tjerëve.Zakonisht falni lehtë por ka raste qe tegoheni absolut dhe nuk ktheni kokën pas.

 

Marsi:

Marsi duket së është stimulues dhe na udhëheq impulset dhe shtysat që janë forca lëvizëse e veprimeve dhe reagimeve në jetën tonë në përgjithësi.Ajo që na nxit në ngjitje ose zbritje të jetës përmes veprimeve tona. Tek Shenjat...

Dashi...Shpirt luftarak.Shumë te pasionuar,ambicioz dhe te padurushem.Ju jeni guximtar,fuqia e pafundme dhe nuk keni nevojë për të menduar  gjatë për te vepruar.Afeksionoheni lehtë me diçka,ju intereson shumë të jeni fitues ne çdo rast.

Demi...Emocional ndaj veprimeve dhe reagimeve,keni qëndrueshmëri të madhe dhe durim.Shumë të varur nga të tjerët dhe rrallë herë zemëroheni,por kur arrini të zemërohëni atëherë është tepër vonë për të tjerët qe të pendohen.Ngadalë dhe me kujdes drejtoni energjitë tuaj drejt qëllimit qe keni vendosur.

Binjakët...Një nevojë e brendshme për komunikim me të tjerët.Vendi që ju terheq per tu aktivizuar duhet me patjeter të këtë te bëj më fjalën,shkrimit ose menyrën e të shprehurit.Dëshira e madhe për lëvizje dhe ndryshime.Nderveprim intelektual.

Gaforrja...Veprimet dhe energjitët shpesh drejtohen nga emocionet.Shumë të ndjeshme dhe ndaj luhatjeve të vogla emocionale rrallë ndermerrni zgjidhje drastike dhe efektive.Shpesh aktet drejtohen nga instinkte tuaja.

Luani...Gjithmonë në qendren e vëmendjes.Gjithmonë me energji dhe plotë vetëbesim,ju pëlqejnë vërtet lavdërimet sidomos për aftësitë që ju keni.Shpesh herë të prekur emocionalisht bëni veprime të nxituara dhe të tepruara.Dashuri e veçantë për sportet dhe aksionin.

Virgjëresha...Zhvillimi i aktivitetit dhe i energjisë me një kujdes të madh dhe duke i analizuar gjerat në hollësi.Punë metodike dhe saktësi matematikore.Rrallë shfaqni agresionin tuaj,por nëse duhet ju kollaj mund të teregoheni të tillë.Rezistencë e madhe në punës.

Peshorja...Përgjegjësia e madhe shpesh ju çon drejtë një situate ku tregoheni të pavendosur nëse ju duhet të veproni për të bërë ose realizoni diçka.Të aftë të veproni vetem më ndihmen ose motivimin e të tjërve,shpesh here detyroheni ti shmangeni përballjeve me të tjeret.

Akrepi...Dëshira të forta dhe vullnet i madh për të realizuar qëllimet tuaja.Një shtysë e brendshme për të filluar dicka të paret dhe për ta përfunduar atë përsëri së paret.Një instinkt i fortë ju udhëzon qe të mbijetoni përmes kushteve të pafavorshme të jetës.

Shigjetari...Entuziasmi dhe ambicia karakterizojnë veprimet tuaja si dhe dëshira e madhe për të bindur dhe udhehequr të tjerët.Shpesh herë niseni të bindur se rezultati do të jetë i sukseshëm.Vendime të shpejta kur do të ndermerni nje nisëm të re.

Bricjapi...Aktivizimi i energjisë është gjithmonë e lidhur ngushtë me ambiciet tuaja profesionale.Dëshira e fortë për ti nisur aktivitetet tuaja në drejtim të një baze shumë të qëndrueshme.Ju kënaq veprimi i lirë dhe i vetmuar.

Ujori...Duke vepruar pas disa verifikimeve për rezultatin, ju preferoni të  përdorni metoda të reja inovative tek mënyra juaj e punës.Ju pëlqen  të veproni vetem, por në interes të të gjithëve.Ju preferoni qe pune të shpërndahet me mënyrë te barabart për të gjithë.

Peshqit...Mirkuptoni nevojat e të tjerëve dhe lehtësisht ju angazhoheni duke arritur shpesh here deri në vetë-sakrifikimin.Dalloheni për të bërë miqësi sekrete ose të aktivizohëni në organizata të fshehta.Ndjeshmëri e madhe për ata që vuajnë.

 

Jupiteri:

Jupiter na jep kuptimin e drejtimit,rrugën ku ne jemi ose qe duam të ndjekim.Ndikon në mënyrën sesi përballemi më problemet e jetës sonë.Është tregues se sa të suksesshëm jemi tani si dhe orjenton profesionin ose aktivitetin tonë. Tek Shenjat...

Dashi...Mjaft bujar,të sjellshëm dhe të sinqertë.Veti të trashëguara për udhëheqje,organizimi dhe veprimtari të hershme,mbani lehtë përgjegjësi kundrejtë të tjerëve.Keni shanset për të udhëhequr një aktivitet fetar ose filozofik.Dëshirë e madhe për njohje.

Demi...Dashuri e madhe për rehatin,argëtimin dhe interes i veçantë për financat.Aftësi për të zhvilluar ndjenjën e sigurisë financiare tek njerëzit që bashkëpunojnë me ju.Shumë egoist por edhe dorëleshuar.

Binjakët...Karrierë në komunikimet e çdo llojë formëje.Për gjithçka jeni kurioz,kërkoni përgjigje për të gjitha gjërat që bien në perceptimi tuaj.Një preferencë e veçantë për filozofinë dhe shkencat shoqërore.Dashuria për liri dhe ndryshime.

Gaforrja...Biznese të madhaja dhe nevojë e fortë për siguri financiare.Një pasuri sentimentale dhe intuit e forte për të mbështetur interesat tuaja,jeni në gjendje të bëni cdo gje.Shpesh here ndiheni të varur.

Luani...Dëshira për të dalluar nga të tjerët me menyra të ndryshme.Shpesh herë ndjeni nevojën e brendshme për të shprehur ndjenjat tuaja tek të tjerët.Shumë egocentrik dhe te sigurt për suksesin,kërkoni të përmbushni qëllime te mëdhaja në jetë.

Virgjëresha...Shpesh herë karriera dhe qëllimet janë të lidhura ngushtë me ofrimin shërbimeve.Ambicia e tepruar në vendin e punës,ju shtyn shpesh të  krijoni  diçka krejtësisht vetem.Siguri,stabilitet dhe sens i mirë për ekonominë.

Peshorja...Dashuri e veçantë për të punuar me të tjerët për të arritur objektivet e një sipërfaqeje të madhe. Karakteristikat për shenjën tuaj është ndjenja për drejtësi dhe shpërndarja e barabartë të gjerave. Shpesh here jeni shumë famshëm në shoqëri.Diplomat.

Akrepi...Të palodhur,përpiqeni për promovoni suksesin tuaj në jetë ne të gjitha format.Shumë optimistë, ju pëlqen të filloni punë të mëdhaja me preferenca të veçanta qe kombinojnë dhe aksionin.Ekzagjerimi për ju është diçka normale.

Shigjetari...Diplomat,ndermjetës,përfaqesues.Të ndershëm,të sinqert,të saktë.Nuk ju pëlqen dhe aq shumë rutina dhe ju preferoni një jetë relativisht të pavarur.Gjithmonë filozofik dhe të hapur ndaj të tjerëve por gjithmonë të kujdeshëm dhe të vemendshëm me sjelljen tuaj.

Bricjapi...Menaxher të shkelqyer.Konservatore dhe profesionist me çdo aspekt.Nuk i lejoni ndjenjat tuaja të ndikojnë në vendime qe ju ndermerni,kuptoni lehtësisht mënyrën e të funksionuari të gjerave.

Ujori...Shumë progresiv sidomos në punën sociale apo në grup.Një idealist i vertët,ju preferoni të ndërtoni të ardhmen me baza të reja dhe inovative.Një burim i pashtershëm i ideve dhe aplikime të reja për të mirën e njerëzimit.

Peshqit...Humanistët.Sociale dhe një dashuri të veçantë për mjedisin.Simpatik,këshilltar,emocional dhe gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar  të tjerët me problemet e tyre.Parashikues dhe me një interes të fortë për psikologjinë.

 

Saturni:

Saturni është ai që përpiqet dhe na nxit që të heqim dorë nga ato qe janë panevojshme.Ai dominon në situatat rreth nesh dhe na imponon më mënyrë kufizuese nga e cila fitojmë përvojë të konsiderueshme.Ndikimet e tij zgjasin dhe janë të rëndësishme. Tek Shenjat...

Dashi...Donimon nevoja për t'u bërë të guximshëm,të  patrembur ose vendimtar.Duhet të përpiqeni të bëheni më impulsiv dhe të mos lini dyshime të bllokojnë aftësitë tuaja për të patur sukses për qëllimet qe këni vendosur  në jetë. Shmangni vetminë.

Demi...Ndjenja e pasigurisë financiare dhe materiale ju bën shumë të kujdeshëm  me blerjet tuaja diçka që do të rezultoi shumë pozitive në të ardhmen.Ju shpesh preferoni rrugën e sigurt për te patur sukses edhe pse mund të  kërkoi  më tepër punë .

Binjakët...Shmangni ekzagjerimin,thashethemet dhe përgjithësisht komunikim e nivelit të ulët.Edhe pse pak të mbylur në vetvete kuptoni dhe ju vet nevojën për më shumë takime edhe nëse janë jashtë nga filozofia juaj e marrëdhënieve.Vetmia.

Gaforrja...Ndjeshmeria e madhe dhe jeta emocionale e kontrolluar shpesh herë ju kufizon dëshiren për pavarësi.Të lidhur me mjedisi tuaj shmangeni hapjeve,gjë që ngadalëson zhvillimin dhe realizimin e qëllimeve tuaja.Shpesh herë të pasigurtë.

Luani...Shumë herë keni frikë të ndiqni zemrën tuaj.Kontrolli absolute I ndjenjave shpesh here bllokon krijimtarinë tuaj në pothuajse të gjitha fushat.Dështimi është diçka që ju frikëson dhe ju bën të pavendosur.

Virgjëresha...Qendrueshmeri dhe durim në punë,por shmangni më mënyrë sistematike përgjegjësi qe keni . Gjithmonë duke i kushtuar vëmendje detajeve më të vogla ju preferoni të punoni plotësisht vetëm.Aftësi të zhvilluara kritike dhe një dëshirë e fortë për punë të qëndrueshme.

Peshorja...Jeni një bashkëpunues produktivë dhe idealistë në miqësi,por jo gjithmonë me fat ne zgjedhjen e partenerit.Nevoja për të zhvilluar fleksibilitetin dhe diplomacin në marrëdheniet  tuaja. Ndaloni se qenuri  kaq "të palëvizshëm" nga pozicionet tuaja.

Akrepi...Këmbëngulje,durim dhe dëshira për të depërtuar thellë tek problemet.Nevoja për t'u bërë më te  hapur dhe komunikues,gjithashtu të shprehni deshirat tuaja.Melankolik ose shpesh të trishtuar.

Shigjetari...Një nevojë e madhe për arritje intelektuale,shpirterore ose filozofike që do t'ju sjellë njohjen. Reputacioni juaj për është nje ceshtje mjaft serioze dhe bëni çmos për ta mbajtur atë.Keni një pikëpamje serioze për arsimin dhe fenë.

Bricjapi...Vetë-kufizues.Vullnet i fortë ju ndihmonë të përqendroheni  lehtë në një qëllim.Shumë të mirë në organizim,ju shpesh kaloni midis ambicies dhe sigurisë mbrojtëse pa rrezikuar asnjëren nga të dyja.Filozof dhe aktivist.

Ujori...Mendje ambicioze.Shpesh detyroheni të punoni shumë për të bërë zbulime të reja shkencore ose aplikacione të reja për jetën e përditshme që heret a vonë do t'ju sjellin njohje.Shpesh bëhëni të  çuditshëm me kërkesat e tepërta qe keni.

Peshqit...Të bllokuar në të kaluarën dhe kujtimet.Kuptimi për nevojat e të tjerëve dhe aftësi për të punuar fortë jo ne çeshtje qe ju perkasin ju.Shumë herë imagjinata juaj do t'ju çojë  në gjendje ankthi, diçka që duhet ta kini në kujdes.

 

Urani:

Urani  na tregon mënyrën se si të zbulojmë veten.Lëviz ngadalë dhe jo-konvencionalisht,duke shkaktuar ndryshimet në qëndrimin tonë ose mmënyren se si i shohim gjërat.Shpikjet,mënyrat e përdorimit të materialeve dhe zbulime të papritura shpirtërore,ide. Tek Shenjat...

Dashi...Dëshirë e madhe për udhëheqje dhe keni përshtypjen se misioni juaj është për të sjellë njohuri të reja në jetë.Shpesh here luftoni me aq pasion për idetë tuaja saqe tërheqni dhe të tjerët me vete. Endërrimtarë,eksitues por keni dhe zhgënjime të shpeshta.

Demi...Shpesh mendime të reja për shtëpinë (edhe nëse është e vjetër) në lidhje me pronat dhe sigurinë tuaj.Shumë herë do të dëshironit të ishit  më tepër praktik,ose mos të kishit aq shumë varësi nga bota materiale që ju rrethon.

Binjakët...Parshikueshmeri e lartë dhe dëshira për t'u bërë përkrahës i një mënyre të re se menduari ose komunikimi.Krijues dhe keni aftësinë për të depërtuar thellë tek gjërat.Shqetësimi i tepruar ju pengon të ndiqni rrugën qe keni nisur.

Gaforrja...Kërkimi për liri dhe emocione nepërmjet shprehjes emocionale larg nga shtëpia.Shpesh herë nuk keni ide te qerta për ndjenjat tuaja ndaj të tjerëve.Ndryshime të papritura në dispozitat në lidhje me angazhimin.

Luani...Një nevojë e veçantë për liri erotike ose romancë.Origjinalitet erotik ose mënyra e veçantë për të shprehur dashurinë tuaj për të tjerët.Vullneti dhe dëshira e fortë për të krijuar diçka origjinale dhe unike në jetën tuaj.

Virgjëresha...Idetë të reja praktike në lidhje me punën dhe sidomos fushat si shëndeti,dieta ose ekologjia. Shumë herë bëni zgjedhje të pazakonshme profesionale ose profesion.Keni lindur për të gjetur zgjidhje të reja praktike për jetën e përditshme.

Peshorja...Një mënyrë e re e trajtimit të marrëdhënieve.Ide të reja për martesen,shoqërinë, marrëdhenjet . Goxha të pavarur ju frymëzon një mënyrë të re jetëse.Dëshira për të bërë ndryshime duke modernizuar dhe statusit ligjor.

Akrepi...Inovator në seks ose në mentalitetet sociale.Ndjeni një tërheqje te veçantë për atë që të tjerët e quajnë fshehtesi duke injoruar  mendimin e tyre.Mendime dhe dëshira të reja për të arritur ato çfare deshirojmë.Besoni tek veprimet vendimtare.

Shigjetari...Një kuptim i ri i filozofisë dhe arsimit të lartë.Thellë brenda jush besoni se shumë gjëra duhet të ndryshohen ose te refuzohen plotësisht.Optimizëm autentik.Një perceptim i ri rreth miqësisë dhe marrëdhënieve njerëzore.

Bricjapi...Mënyra të reja për të organizuar dhe drejtuar punën tuaj.Zgjidhje alternative mbi aplikimet praktike.Një dëshirë e forte për të sjellë ndryshime drastike  tek ata që dominojnë ne një fare menyre jetën juaj.Ndryshimet profesionale.

Ujori...Me intuit dhe inovacion në aplikimet e reja dhe shkencën.Idealizmi i frymëzuar dhe dëshira për ta realizuar ate.Ju ëndërroni unitetin për të mirën e të gjithëve dhe mundoheni për  realizimin e tij.

Peshqit...Një realitet i ri me të cilin duhet të përballeni.Vizione të forta dhe ndryshime të shpeshta emocionale.Prirje ndaj misticizmit dhe një tërheqje e veçantë për të zbuluar të gjitha proceset psikologjike.

 

Neptun:

Neptuni na përcjell ndjenjën e shoqërisë dhe bashkimit.Ka tendenca  të përforcojë idetët shpirtërore të cilat mund të çojnë në mendime të paqarta dhe naivitet.Idealizmi,imagjinata, intuita,parashikimi dhe vetsakrifikimi. Tek Shenjat...

Dashi...Fryma autentike progresive.Besimi i thellë në veprim për idealet,shpirt inovativ.Keni një rezistencë të madhe ndaj vështirësive dhe besoni se do dilni fitues ose edhe heroi i situates ne fund.

Demi...Ideale për progres dhe pjellori.Shpesh  bëni ëndrrat dhe vizionet për një jetë më "luksoze" dhe "ideale",aventura sentimentale.Romantizem dhe eksplorime të shumta.Dëshira për të realizuar ëndrrat tuaja financiare.

Binjakët...Endërra juj është një marrëveshje ndërkombëtar.Kominikues dhe shoqeror.Çelësi është kerkimi  dhe shkenca.Imagjinata juaj lulezon dhe adhuroni bisedat frymezimezuese.Ëndrrat dhe idetë te mëdhaja.Ju pëlqen të ndani  mendimet tuaja me të tjerët.

Gaforrja...Jeta familjare dhe familja janë ideale kryesore për ju.Ju ëndërroni një vend ku mund të qëndroni duke i vendosur shpresat tuaja për të ardhmen.Ndjenja dhe intuita me vlera të madhaja.Lidhje të forta psikologjike me shtëpinë tuaj.

Luani...Një dashuri e veçantë për dramën dhe aventurën sentimentale.Emocionoheni  lehtë nga magjia dhe shkelqimi i yjeve dhe ëndërroni një botë të ngjashme me te.Shpesh here jeta juaj familjare  ju duket boshe dhe kërkoni ideale të tjera.

Virgjëresha...Ideja juaj dominuese është shpëtimi praktik.Ju kujdeseni për veten tuaj por ka nevojë për më shumë durim dhe këmbëngulje për të arritur një nivel të kënaqshëm.Kujdesuni për dietën tuaj dhe i lini teprimeve.Ushqehuni mirë dhe stërvituni.

Peshorja...Një natyrë e nënshtruar.Ndjeni që po shkeputeni ngadalë nga tradita dhe lidhjet personale. Shpesh herë doni të merrni pjesë tek ndryshimeve shoqërore ose ti kundershtoni plotësisht ato. Ide të gabuara për partnerin.

Akrepi...Nuk ju frikëson ana e"errët" e jetës.Ka ose do të ketë një interes të veçantë në misticizmin ose shpirtezimin dhe anën e fshehtë të jetës.Shpesh herë,marrëdhëniet seksuale ose kushtet psikologjike të ngatruara do të kenë rezultate të pakëndshme.

Shigjetari...Idealizmi juaj është i natyrshëm.Dëshira e madhe për të marrë njohuri dhe kuptimin e botës që ju rrethon.Mjaft bujare, të ndershme dhe të drejtë me të tjerët.Ju pëlqejnë udhëtimit,shpresat dhe ëndrrat.

Bricjapi...Organizimi dhe praktika do të bëhet idealet tuaja.Dëshira ose ëndërra juaj është që një ditë do t'i vendosni gjërat nën kontrollin tuaj.Ju jeni të interesuar për traditën,por vetëm për "historinë". Shpesh herë situatat nuk kanë një rrugëdalje.

Ujori...Forca të çuditshme ju tërheqin.Jeni altruist dhe keni prirje ndaj shkencës.Kërkoni  bashkimin shpirteror me të tjerët dhe një karakter plot dëshira dhe shpresa për një të ardhme më të mirë.

Peshqit...Intuitë e fortë dhe aftësi psikologjike.Ju jeni duke kërkuar për sekretin,fshehtësinë,te  parealizushmen për ta bërë atë realitet.Ju pelqejnë udhëtimet e gjata te realizuara me mënyra të ndryshme.Jeni të mbushur plot me ndjenja të çuditshme për historinë dhe pushtimet.

 

Plutoni:

Plutoni është planeti i ndryshimit të thellë,ai që del nga brenda jush në sipërfaqe.Ai zakonisht prek anën tone të ndjeshme.Nën ndikimet e tij ne nuk kemi mundesi zgjedhje,me përjashtim  zhvillimin e ndryshimeve qe ai vendos. Tek Shenjat...

Dashi...Ju jeni shumë të qartë dhe të ndershëm.Ndoshta nuk keni mënyrën e sakt të të shprehurit ose ndryshe e quajtur diplomaci.Ju depërtoni dhe përqendroheni tek thelbi dhe pjesa më e rendesishme.Një dëshirë e forte  për të marrë njohje përmes disa arritjeve ose rekordeve.

Demi...Ju karakterizon marrja pjesë pa vetëdije në një ndryshim thelbësor në botën materiale.Varësia e madhe nga bota materiale shpesh ju bën të ndiheni të pasigurt.Përvetësimi i eksperiencave nëpërmjet atyre të rejave

Binjakët...Intuitë dhe aftësi e madhe për ide dhe shpikje të reja.Pasion për kërkim,pyetje dhe përgjigje.Ndiheni te pasionuar duke u angazhuar në mënyra të reja komunikimi dhe informacioni.Mjedisin tuaj e karakterizon intensiteti dhe Kërkimet.

Gaforrja...Shumë ndryshime brenda në shtëpi do të ndikojnë në ndjenjën tuaj të sigurisë.Ju shpesh mendoni për një fatkeqësit apo trashëgimit që kanë ndikuar dhe vazhdojnë të ndikojnë në jetën tuaj.Pranimi i lehtë i situatave të crregullta  në mjedis tuaj.

Luani...Ju jeni shumë të ndjeshëm apo edhe të pambrojtur kur bëhet fjalë per tu shprehur për veten. Periudhat më kreativitet të lartë do t'ju lejojnë të krijoni diçka të pazakontë në një fushë të caktuar të jetës suaj.Dashuri e pasionuar për artin,muzikën ose kulturen.

 Virgjëresha...Një mendje vërtet e çuditshme.Shumë radikal në cfare ka të bëjë me shëndetin, ushqyerjen etj., ju shpesh orjentoheni drejt dietave dhe / ose trajtimeve të ekzagjeruara.Keni nevojen e brendshme për të sjellë një ndryshim total në kushtet e punës ose të shtepisë.

 Peshorja...Ndryshimi dhe zhvillimi i brendshëm do të vijnë përmes marrëdhënieve (miq ose të dashur). Martesa,bashkimi,vetë-përqendrimi do të jenë diçka intensive dhe paradoksale për ju,por aspak të pavlera.Një nevojë e veçantë për të thelluar marrëdhëniet tuaja.

 Akrepi...Një forcë e brenshme ju shtyn për të gjetur se çfarë gjendet nën sipërfaqjën e gjërave dhe situatave qe ju rrethojnë.Fanatizmi dhe sjellja seksuale e detyruar.Të përjetoni ngjarje tragjike me të tjerët.

 Shigjetari...Shumë te pasionuar për kërkimin e së vërtetës,arsimit.Asgjë kalimtare ose e përkohshme nuk ju tërheq.Të ndiheni të detyruar të ndjekin një rigjenerim  të plotë shpirtëror.Udhëtime te papritura më njerëz të tjerë.

 Bricjapi...Një luftë e pashtershme për pushtet,fuqi dhe njohje.Ju keni kuptimin e asaj që është praktikisht e mundshme dhe e dobishme dhe nuk ekziston një fuqi superiore që tju pengoi qe ta bëni atë. Dëshira e madhe për një shumëllojshmëri situatash.

 Ujori...Një zili e veçantë për botën ideale dhe nevoja për t'u bërë pjesë e një grupi që pajtohet dhe përcakton vendimet e përgjithshme.Ju mësoni përmes rrethanave,ndihmoni të tjerët dhe bëni vizionet tuaja  realitet.

 Peshqit...Kanë lindur psikologë ose shumë të aftë për të ndihmuar të tjerët psikologjikisht,për të kapërcyer vuajtjet dhe problemet.Shumë të  pasionuar për të mirën e përbashkët,shpesh herë vetë-sakrifikohëni duke kuptuar vlerën minimale të jetës.

Shiko gjithashtu