Perëndia i qiellit, bir i Osiris dhe Isis,familjar i hyjnive diellore, Orus mori formën e një shqiponjë që fluturon mbi universin dhe dallohet nga syri i tij i djathtë. Është mbrojtësi i Faraonit, të cilin Orusi e vendosi përfaqësuesin e tij në tokë. Prania e tij është e mbuluar me dritë, me mençuri më drejtësi dhe magji universale. Simbolizon shpirtin brenda gjithë qenjes e tij, kompletimin e ekzistencës dhe gëzimin.
Lindur nën dritën e Horus, ju jeni të talentuar nga Perëndia e qiellit me fuqi të pakapërcyeshme dominuese në raport me të tjerët. Ju përparoni në mënyrë dinamike në jetën tuaj nëpërmjet vullnetit tuaj te madh, talentet tuaja shpirterore dhe mendjen tuaj brilante. Ju jeni të durueshëm, të palodhur, kreativ dhe ambicioz. Qëllimi juaj themelor është krijimi i bazave të qëndrueshme dhe të sigurta për të “ndërtuar” jetën tuaj. Përgjegjësia juaj dhe mënyra e drejtpërdrejtë qe përballeni me situatat janë shpesh shkak që të akuzoheni për arrogancë dhe egocentrizem nga të tjeret. Në fakt, behet fjalë për shpërthime të vogla … xhelozie, pasi ata nuk mund të kombinojnë cilësinë me thjeshtësi dhe seriozitetin që ju karakterizon. Ju jepni përshtypjen e “të veçantit” ndërsa i njihni vlerat tuaja të thella dhe veproni në përputhje me to. Mirësia dhe lehtësia me të cilën ju ofrojnë ndjenjat tuaja, keqkuptohen si shembuj besimi te lehtë dhe ndikim nga të mirat materiale. Ju pëlqen të jeni të dobishme kudo dhe gjithmonë, pasi ofrimi i shërbimeve është pjesë e përsonalitetit tuaj. Nevoja për mbulim emocional dhe dashuri dominon jetën tuaj. Lufta nuk ju tremb dhe vështirësitë ju bëjnë më të fortë. Por ju nuk toleroni shtypjen dhe imponimin e ligjeve dhe rregulloreve . Për të shmangur njerëzit e “ulet ” dhe sjelljet e tyre, shpesh “flirtoni ” me njerez prestigjioze, ashtu si bën shqiponja me diellin!