Borxhet karmike janë të ndryshme nga Mësimet Karmike këto te fundit janë çështje që duhet ti punoni në jetë për të ecur drejt zhvillimit e vetës dtë bëheni më të mirë,borxhet karmike lidhen me prapambetjët qe janë lënë nga e kaluara për tu plotësuar në këtë jetë.Zakonisht këto borxhe karmike lidhen me aspekte negative të karakterit dhe / ose më veprime negative që keni bërë në të kaluarën dhe tani duhet më një mënyrë apo tjetër të justifikohen për të sjellë ekuilibrin.
Borxhet karmike tregohen me numrat 13, 14, 16 dhe 19.
Pra,kur të analizoni datën e lindjes apo emrin tuaj gjeni numrat: 1,4,5 dhe 7 kontrolloni nëse këto numra vijnë nga një numër karmike.
(Dhe numri 10 konsiderohet numer borxhit karmik,por funksionon më shumë pozitivisht,duke simbolizuar karmën pozitive.Më shumë rreth numrit 10 shihni këtu)
Në momentin që do të shfaqë ekzistenca e numrit,në këtë moment do të ketë një shfaqje te borxhit tuaj dhe atje duhet të përqëndroheni për të bërë shlyerjën e borxhit tuaj karmik.
Borxhi Karmik 13.
Në këtë jetë,hasni disa vështirësi dhe pengesa të rëndësishme në punën tuaj dhe nuk jeni domosdoshmërisht besnik ndaj programit tuaj.Numri një në këtë rast tregon egoizmin dhe egocentrizmin e dikurshëm dhe numri tre I nënshtruar numrit një simbolizon mënyrat e rreme dhe mendjelehtësinë tuaj në jetën e mëparshme.Jeni përpjekur të arrini qëllimet tuaja profesionale duke përdorur të tjerët dhe nuk ju pengoi asnjë pengesë morale apo kufizim social në këtë proces!Ndoshta përpiqeni të shmangni mundimin dhe punën si pjesa tjetër duke konsumuar kohën tuaj në kënaqësi sipërfaqësore dhe te momentit.Nëse dhe në këtë jetë ndiqni rrugën e përtacisë,problemet tuaja do të shumëfishohen.Ju duhet të japin rendesi detajeve dhe mos të mërziteni nga puna juaj,por ta bëni atë me gëzim sado e vështirë dhe kufizuese mund të jetë!
Borxhi Karmik 14.
Në këtë kombinim karmike të numrave,njeshi tregon subjektin,domethënë ju dhe veprimin tuaj dhe katra tregon kufizimin dhe punën.Në jetën e mëparshme,nuk i keni kushtuar vëmendje detajeve, dhe detyrimeve morale dhe sociale,duke jetuar një jetë mjaft të lirë dhe për të pasur zili.Ju keni qenë të përfshirë në raste të paligjshme dhe keni luajtur me parat dhe e keni shpërdoruar.Përdorimi I drogës dhe në përgjithësi kishit lenë veten të shijojë gjera më mënyrë të tepruar dhe të devojonit,duke humbur kështu ekuilibrin dhe të mos bënit diçka me jetë.Humbet në kënaqësitë tuaja fizike dhe letargjinë shpirtërore.Çfarë duhet të kujdesni në këtë jetë është të përpiqeni të jetoni më mënyrë konstruktive dhe produktive jetën tuaj të përditshme.
Borxhi Karmik 16.
Numri një tregon ju dhe veprimet tuaja,qëndrimi që keni mbajtur në jetën e kaluar rreth gjërave dhe gjashta është një tregues i përgjegjësisë dhe ndergjëgjshmërisë.Në jetën e mëparshme, ju keni pasur shumë probleme më përgjegjësitë tuaja dhe nuk keni qëndruar kurrë në nivelin e rrethanave.Ju nuk keni mbajtur betimet të martesës tuaj dhe keni tradhëtuar parteneret njërin pas tjetrit. Nuk pranuat të jeni të drejt edhe ndaj detyrimeve formale të familjes suaj dhe në përgjithësi keni shkelur konceptin e dashurisë.Në këtë jetë ju jeni pak më të mbyllur dhe të skajshëm, me një tendencë për të fshehur gjërat nga të tjerët.Ju duhet të bëhëni më bujar me gjëra dhe mos të mendoni vetëm dëshirat tuaja, përndryshe ajo do të jetë shumë e vështirë për të mbajtur marrëdhëniet,martesën ose bashkëpunimet profsionale.
Borxhi Karmik 19.
Në të kaluarën,keni shfrytëzuar plotësisht shumë njerëz dhe më shumë mënyra i keni hequr atyre mundësinë e zgjedhjës dhe kenaqesisë.Keni pasur një pozitë më pushtet dhe me fuqinë dhe më të cilen keni detyruar të tjerët tju ndiqni dhe t’ju shërbenin ashtu siç keni dashur duke parë të gjithë si shërbëtor!Në këtë jetë ju duhet të sqaroni brenda vetes ku janë kufijtë dhe të shihni se ku ndalet liria juaj dhe ku fillon liria e tjetrit. Ju nuk mund të jeni vetëm,por kjo nuk do të thotë se të tjerët janë të detyruar të jenë me ju.Lëvizni më shumë drejt nevojave të të tjerëve,duke i kënaqur ato,por duke mos shkuar në anën tjetër dhe të bëhëni plotësisht pasiv,të nënshtruar dhe të frikësuar.