Ne qeshim, e gjejmë përsëri humorin dhe energjinë tonë dhe e mirëpresim Korrikun, që është me të vërtetë muaji që do të na bëjë të lëmë mënjanë gjithë presionin dhe trishtimin, duke na dhënë mundësinë për të shijuar lirinë dhe duke kaluar një kohë të mirë! Kështu që po hyjmë në ritmin e verës për mirë dhe shumë prej nesh po i paketojnë çantat tona për destinacione të bukura!
Numri i Korrikut: 2
Numri që përfaqëson tendencën e përgjithshme të Korrikut dhe që rezulton nga shuma e muajit dhe vitit që po kalojmë, është 2! Kështu që korriku pritet të jetë një muaj që do të sjellë aventura unike, emocione të mëdha dhe do të japë ndjenjën e çlirimit për të gjithë ne. Udhëtimi, përvojat dhe shumë njohje të reja tani do të bëhen arsyeja që ne të bëjmë ndryshime të rëndësishme në jetën tonë. Ndryshimet që mund të na kanë trembur deri më tani, por tashmë do të gjejmë forcën, entuziazmin dhe shtysën për të ndjekur një të nesërme më të mirë…
Dashuria në Korrik: Dashuri të reja me një shikim do të shokojnë…
Karakteristika kryesore e muajit do të jetë pakujdesia, shoqërizimi dhe gjendja shpirtërore e këndshme… të shumtë janë ata që do ta dhurojnë veten plotësisht në dashuri dhe do të shijojnë momente magjike, duke lënë mënjanë logjikën e tyre dhe duke ndjekur instinktet e tyre me entuziazëm dhe impulsivitet! Por do vijnë edhe dashuri të reja, rrufe që do të marrin mendjen e shumë njerëzve dhe do të kenë një kthesë shumë të papritur dhe të shpejtë… Kujdes të vecantë këtë muaj duhet të tregonë ata që janë në një lidhje stabile, sepse shumë thjesht mund të mos i rezistojnë njëtundimi erotik, i cili do të jetë në gjendje t'i shtyjë ata në një ndarje të papritur! Beqarët do të kenë mundësi të rëndësishme, përmes daljeve, miqve dhe udhëtimeve, për të jetuar pasionin e dashurisë që ata kërkonin për një kohë të gjatë!
Idetë e reja, inovative, në biznes dhe financa!
E vërteta është se këtë muaj do të ketë mungesë përqendrimi dhe jo korrektesë në cështjet profesionale! Shumë do të ngarkohen dhe do preferojnë të planifikojnë dalje, pushime dhe argëtime, duke mos u kujdesur për punën dhe detyrimet financiare! Humbja e financave do të bëjë që shumë njerëz së shpejti ta gjejnë veten me një portofolin bosh, duke u penduar pak më vonë për mungesën e një menaxhimi të duhur financiar! Sidoqoftë, fati i korrikut është se tani mund të ketë ide të reja, inovative, apo edhe propozime të papritura që duhet të përdoren menjëherë!
Astrologu.al ju ofron parashikimet mujore të numerologjisë për muajin korrik.Gjeni numrin tuaj të ditëlindjes (d.m.th. ditën e ditëlindjes) dhe shihni parashikimin e numerologjisë tuaj personale.
Si ta gjej numrin tim të ditëlindjes?
Për të gjetur numrin personal të Diellit tuaj, thjesht mblidhni shifrat e ditës dhe muajit që keni lindur. Nëse shuma është me dy shifra, atëherë mblidhini dy shifrat për të marrë një shifër të vetme.
Shëmbull: Data e lindjes 29 dhjetor (d.m.th. 29/12)
Mblidhni ditën dhe muajin e lindjes: 2+9+1+2=14
U shfaq një numër dyshifror, kështu që i mbledhim dy shifrat 1+4=5
Numri personal i lindjes për personin e lindur më 29/12 është 5.
Parashikimet numerologjike për muajin Korrik 2020
NUMRI PERSONAL 1
TE PERGJITHSHME: Ju keni nevojë të jeni më afër gjithçkaje që doni dhe të ndjeni ngrohtësinë dhe kujdesin për të dashurit tuaj, me të cilët marrëdhënia juaj ka qenë mjaft e tensionuar kohët e fundit! Përveç kësaj, tani do të kuptoni se është radha juaj të bëni disa sakrifica të rëndësishme në mënyrë që të ruani disa marrëdhënie në jetën tuaj që janë të rëndësishme për ju.
DASHURIA: Nga ky muaj, ju filloni të merreni më seriozisht dhe me përgjegjësi me fushën tuaj romantike dhe e kuptoni se ka ardhur koha të angazhoheni në mënyrë më efektive ndaj një partneri që tashmë e njihni, pavarësisht nëse jeni në një lidhje apo është një person i rrethit tuaj të afërt! Jeta juaj romantike do të paraqesë një përmirësimtë rëndësishëm, ju duhen vetëm përpjekje dhe lëshime nga ana juaj, në mënyrë që gjithçka të shkojë në drejtim të mbarë, ashtu si ju dëshironi!
PUNA DHE EKONOMIA: Që nga fillimi i këtij muaji do të dëshironi të mbyllni çështje të pazgjidhura në punën tuaj dhe nëfinancat, dhe kjo është diçka që do të arrini! Në punën tuaj, do të ketë rritje të detyrimeve, të cilat do t'ju ngarkojnë me stres, ndërsa financat tuaja mbesin të qëndrueshme dhe kjo ju presionon!
NUMRI PERSONAL 2
TE PERGJITHSHME: Korriku është muaji që ju ndihmon të riorganizoni, të kuptoni nevojat tuaja dhe të merreni me situatat përreth jush, me më shumë mençuri, por edhe pjekuri. Ju duhet të kaloni kohë me veten tuaj, të kapërceni frikën, pasiguritë dhe të kaluarën, dhe kjo është diçka që mund të bëni me të vërtetë! Këtë muaj mund të merrni vendime serioze për të ardhmen tuaj!
DASHURIA: Ju i njihni gabimet e rëndësishme të së kaluarës këtë muaj, i realizoni ato dhe i korrigjoni disa gjëra në ndjenjat tuaja ose të paktën në mënyrën si merreni me situatat! Një marrëdhënie ka nevojë për kohë për të evoluar dhe ju duhet t'i shikoni gjërat me pjekuri. Nëse nuk jeni në një lidhje, atëherë këtë muaj më në fund do të keni mundësi të kapërceni një lidhje dashurie të së kaluarës.
PUNA DHE EKONOMIA: Cështjet profesionale dhe financat nuk janë përparësia juaj për këtë muaj. Por ju jepet mundësia të hartoni planet që keni për muajt e ardhshëm dhe në fakt, tani është mundësia e duhur për të punuar, në mënyrë që të merrni një shpërblim moral, por edhe financiar!
NUMRI PERSONAL 3
TE PERGJITHSHME: Korriku është një muaj plot pasion, intensitet, erotizëm, por edhe plot trendence të madhe për të shpenzuar… Interesi juaj do të përqendrohet në financat tuaja dhe çështjet e dashurisë, të cilat mund të përparojnë, për sa kohë që nuk merrni përsipër rreziqet iracionale…
DASHURIA: Frika, por edhe enthusiazmi janë emocionet që ju kalojnë këtë korrik… Nga njëra anë ju ndjeni zemrën tuaj duke rrahur në ritme të çmendura, erotike, nga ana tjetër ekziston kjo frikë, të cilën nuk mund ta kapërceni dhe besoni që edhe një herë romanca juaj do të bëhet sallatë! Mos lejoni që pavendosmëria t'ju çojë në gabime dashurie…
PUNA DHE EKONOMIA: Korriku është me të vërtetë muaji i dallimit dhe shpërblimit profesional dhe financiar. Tani do të keni mundësinë të arrini një qëllim të rëndësishëm, do të jeni në gjendje të keni më shumë para në portofolin tuaj dhe përpjekjet që keni bërë në punën tuaj deri më tani, përfundimisht do të ndodhin!
NUMRI PERSONAL 4
TE PERGJITHSHME: Korriku është muaji ku përfundon një cikël i rëndësishëm i jetës suaj dhe ndodheni në udhëkryq, gjatë së cilit duhet të zgjidhni se cilën rrugë dëshironi të ndiqni! Me diplomacinë, por edhe instinktin tuaj, ju do të bëni zgjedhjet që do t'ju ndihmojnë të bëni vend për dhuratat e reja që do t'ju jepen bujarisht nga universi në tremujorin e ardhshëm.
DASHURIA: Tani është koha e duhur për t'u marrë me disa situata në çështjet tuaja të dashurisë me emocion dhe për të ndjekur intuitën tuaj, në mënyrë që ta çoni fushën tuaj sentimentale në vendin që dëshironi! Partneri juaj ka nevojë për praninë tuaj në jetën e tij dhe ju tani duhet të qëndroni pranë tij! Nëse nuk keni një lidhje, sigurohuni që të mos lejoni që e kaluara t'ju mbajë të lidhur mbrapa...
PUNA DHE EKONOMIA: Në fushën tuaj ekonomike, ky muaj është ideal për të shlyer disa detyrime, të cilat ose i keni harruar ose nuk keni pasur mundësinë t’i shlyeni. Do të keni mundësi të vini në rregull disa nga borxhet tuaja dhe do të ndjeheni të lehtësuar për këtë! Në fushën e biznesit tuaj, pas punës së vështirë, ju merrni vendimin të jeni pak më të qetë në punët tuaja profesionale, në mënyrë që të eliminoni stresin dhe të riorganizoheni!
NUMRI PERSONAL 5
TE PERGJITHSHME: Korriku është muaji juaj dhe ju tashmë e dini këtë ose e ndjeni! Ju jeni në një fazë ku ndikoheni nga entuziazmi, dëshira e fortë dhe eksitimi për të bërë fillime të reja në jetën tuaj! Do të jeni vazhdimisht vigjilent, në komunikim dhe veprim, dhe do të punoni me vendosmëri dhe këmbëngulje në çdo rast! Udhëtimi, komunikimi, iniciativat dhe fillimet e reja favorizohen veçanërisht gjatë gjithë muajit!
DASHURIA: Zhvillimet sentimentale të këtij muaji do të jenë veçanërisht të zjarrta dhe pasioni është një dhuratë që do t'ju pushtojë! Një fillim i ri dashurie do të bëhet tani për ju të cilët jeni të lodhur nga vetmia, por kjo dëshirë e fortë seksuale, të cilën do ta ndjeni këtë muaj, nuk do të zgjasë shumë! Ndërsa për ju që jeni tashmë nënjë lidhje, tani mund të hapni një faqe të re në marrëdhënien tuaj, duke marrë vendimet që keni shtyrë deri më tani.
PUNA DHE EKONOMIA: Ndryshimet në fushën e biznesit tuaj do të ndodhin këtë korrik! Nëse jeni i papunë, atëherë do të filloni një punë të re, por do të jetë plot sfida! Për ata që e kanë një punë stabile, do të ketë disa lëkundje në ambjentin ku punoni! Financat kanë nevojë për vëmendje dhe maturi! Sezoni nuk lejon rreziqe dhe shpenzime të panevojshme.
NUMRI PERSONAL 6
TE PERGJITHSHME: Vera ka filluar për mirë dhe tani dëshironi të jeni afër miqve dhe të dashurve tuaj, duke lënë mënjanë çdo problem dhe shqetësim për të ardhmen! Prioriteti juaj për këtë korrik do të jetë ndjenjat dhe nevojat tuaja! Botëkuptimi juaj do të ndryshojë, ndjenjat tuaja nuk do të jenë më të njëjtat, dhe tani ju do ta provoni dashurinë tuaj në një mënyrë praktike, në një person të rëndësishëm për ju.
DASHURIA: Më në fund doni të pushoni në një plazh të qetë, të jeni në krahët e partnerit tuaj, duke lënë pas dyshimet dhe dilemat që kanë mjegulluar klimën e jetës tuaj sentimentale deri më sot! Ju që tashmë jeni në një lidhje, do të jeni në gjendje të risillni romancën në lidhjen tuaj! Sa për ju që jeni një zog i lirë, mos harroni se një partner nga e kaluara do të kthehet tek ju këtë muaj… Mendohuni me kujdes përpara se të pranoni rilidhjen!
PUNA DHE EKONOMIA: Këtë korrik filloni të shqetësoheni për të ardhmen, rrjedhën dhe përparimin e punës dhe financave tuaja! Shqetësimet do t’ju kapin, do kërkoni mundësi të reja që do t'ju ndihmojnë të shpëtoni nga bllokimi! Për momentin, ka një ngecje në këto fusha, e cila nuk është aq e këndshme për ju… Ajo që duhet të bëni këtë muaj është të stabilizoni sa më shumë që të keni mundësi, atë që keni arritur deri më tani në para dhe karrierë!
NUMRI PERSONAL 7
TE PERGJITHSHME: Përgatitni një valixhe, zgjidhni kompani dhe përgatituni për pushime! Këtë Korrik dëshironi të udhëtoni, të largoheni nga e zakonshmja, të bëni njohje të reja, të shoqëroheni dhe të shpreheni lirshëm, pa kufij! Kartat tuaja fituese këtë muaj do të jenë komunikimet tuaja, të cilat mund t'ju japin gëzim të madh! C’farë është e sigurt është se ju nuk do të qëndroni urtë...
DASHURIA: Një udhëtim me partnerin tuaj do t'ju ndihmojë të kaloni mirë, të argëtoheni dhe të lini pas çdo pikëllim ose problem të së kaluarës! Tani mund të bisedoni me të, të pajtoheni dhe të gjeni zgjidhje për cështjet sentimentale që ju kanë bërë hidhëruar në të kaluarën! Ndërsa për ju që nuk jeni në një lidhje, një dashuri e re po vjen në një zhvendosje, në një udhëtim ose në një natë jashtë, në të cilën do të kaloni caste të shkëlqyeshme!
PUNA DHE EKONOMIA: Me ide të reja dhe shumë kreativitet, do të përpiqeni që këtë muaj të vecoheni dhe të dalloheni në biznesin tuaj dhe me siguri do ia dilni për bukuri! Do të ketë diskutime dhe kontakte, të cilat do t'ju ndihmojnë të paraqisni disa plane të reja! Negociatat, marrëveshjet dhe të gjitha llojet e komunikimit profesional favorizohen!
NUMRI PERSONAL 8
TE PERGJITHSHME: Përgjegjësitë dhe detyrimet që keni marrë përsipër nuk ju lejojnë të merrni frymë, kështu që në korrik përpiquni sa më shumë që të mundeni të vendosni jetën tuaj në njërregull! Do të organizoni lëvizjet tuaja, do të përfundoni përfundimisht disa cështje që ju kanë shqetësuar dhe do të përpiqeni të stabilizoni fushat kryesore të jetës tuaj!
DASHURIA: Pjesa juaj sentimentale tashmë ka filluar të marrë një kthesë më serioze dhe tani ju keni përgjegjësinë dhe detyrimin të merrni vendime të rëndësishme në lidhje me rrjedhën e një marrëdhënieje ose njohjeje! Ju duhet të lini emocionet mënjanë dhe të mendoni më logjikisht për atë që dëshironi me të vërtetë dhe atë që meritoni me të vërtetë! Korriku nuk është muaji i pakujdesisë. Kini durim, sepse romancat tuaja do të fillojnë muajin tjetër…
PUNA DHE EKONOMIA: kini durim në punën tuaj dhe përpiquni të organizoni detyrimet siç duhet dhe me mençuri! Nuk ka vend për gabime dhe ju duhet të jeni më të organizuar këtë muaj në fushën profesionale! Sa për financat tuaja, do të ketë disa shpenzime urgjente, të cilat kanë të bëjnë me shtëpinë dhe familjen, por që nuk do keni mundësi t’i shmangni!
NUMRI PERSONAL 9
TE PERGJITHSHME: Muaji i ndryshimeve të paparashikueshme, por edhe i befasive, më në fund ka mbërritur dhe me të vërtetë mund të argëtoheni, të ndryshoni ide, të kaloni mirë dhe të udhëtoni... duke e vendosur vetëm veten tuaj si përparësinë tuaj këtë herë! Lajmet dhe sugjerimet e papritura që do të hasni, do t'ju bëjnë të ndiheni se këtë jetë, asgjë nuk është e rastësishme!
DASHURIA: Korriku është më social sesa muaji romantik, por kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë zhvillime në cështjet tuaja sentimentale! Partneri juaj do t’ju surprizojë këndshëm me qëndrimin dhe sjelljen e tij ndaj jush! Por nëse diçka nuk luan në krijimin e dashurisë suaj këto ditë, atëherë do t'ju duket e çuditshme, por një miqësi mund të zhvillohet në një dashuri të fortë, prej nga nuk e prisnit!
PUNA DHE EKONOMIA: Njohuri dhe përvoja të reja, por edhe njohje shumë interesante, do t'ju japin këtë muaj stimuj për të bërë plane të reja në cështjet tuaja profesionale! Do të merrni një propozim të papritur profesional, përmes rrethit të të njohurve tuaj, i cili do të jetë shumë premtues! Sa për financat? Ato kanë një prirje rritëse, vetëm sigurohuni që të mos rrisni shpenzimet tuaja!