MIU

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
17/02/2018

Për ne, miu për ne mbase  nukështë një kafshë veçanërisht e dashur, por në traditën  kineze vlerësohet shumë. Sipas m itit, ajo ishte krijesa e parë që v rapoi drejt thirrjes së Budës dhe kështu fitoi dhe rendin e parë  ne rradhën e zodiakëve.

Njerëzit që i përkasin kësaj shenjeje zakonisht dalojnëpër  popullaritetin që kanë. Ata janë miq të adhurueshëm, punonjës të qëndrueshëm dhe prindër të përkushtuar.Ata janë të rrethuar vazhdimisht nga njerëzit dhe arrijnë të jenë gjithnjënë qendër të vëmendjes.Ata janë gjithmonë të gatshëm të dëgjojnë problemet e të tjerëve, duke ofruar mbështetje dhe ngushëllim.Por edhe për të ndarë të gjithë lajmet pozitive.Kudo që janë, ata janë impresionues përsa i përket aftësisë sëtyre për të bërë biseda interesante dhe krijojnë gjithashtu lehtësisht afrimitet me pesonin përballë.Humori i tyre e forcon hijeshin që ata zotërojnë në jetë shoqërore. Sidoqoftë, edhe pse ato duken kaq të hapur, ndonjëherë ato mbulojnë atë cka në thelësin e tyre quhet “person introvert”  dhevështirësinë që kanë për të krijuar besim.

Minjtë kanë një mendje shumë të zgjuar dhe dëshirojnë ta tregojnë atë. Ata interese të shumta dhe entuziazmohen lehtësisht me cfarëdo llojë gjëje të re. Entuziazmi i tyre mund të zgjasë nga disa vite, deri … ditë, por për sa kohë që diçka është subjekt i pasionit të tyre, ata janë krejtësisht të përkushtuar ndaj tij. Paraja është një çështje mjaft e rëndësishme për Miun dhe dëshiron që të ketë gjithmonë rehati financiare për të shpenzuar, dhe ka gjithnjë frikën të mos ngeli “trokë”.Sjellja i tij pasqyron këtë qëndrim, pasi ai ndryshon midis fazave e të qenit dorëlëshuar dhe kërrnac.I njëjti person që shpenzonte paratë e botës për të shkuar në një hotel me pesë yje, mundet pas një muaji të shkojë në supermarketin më të largët për të gjetur çmime më të lira.

Ai është ambicioz dhe përqendrohet në qëllimet e tij, por ai nuk e pëlqen ta riskojë, pasi risku I krijon ankth.Në punë ai është i kujdesshëm, i saktë, i përpiktë, por gjithashtu i shkathët dhe krijues.

Në dashuri, ajo është e mbushur me pasion dhe është në kërkim të  emocionetë të forta. Ai shpesh e gjen veten në situata të komplikuara. Kur ai jeton një dashuri të fortë, ai bëhet shumë i kujsesshëm ndaj partnerit ose partneres, por  ai ka nevojë gjithashtu për konfirmim të vazhdueshëm. Shenjat që përputhen më së shumti me të,  janë Bualli, Dragoi dhe Gjarpri.

Vitet më të lumtura për ata që i përkasin kësaj shenje janë vitet e Miut(2020) dhe të Majmunit(2016), ndërsa me më pak fat janë të Gjelit (2017) dhe të Lepurit (2023).

Shiko gjithashtu