Merkuri tek Dashi

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

Merkuri do të kalojë në shenjën e zjarrtë të Dashit në 11 prill ku do të qëndrojëderi në 27 prill. Merkuri është një planet që ndikon përditshmërinë tonë në një nivel të lartë. Eshtë planeti që na tregon gjëndjen tonë shpirtërore, mënyrën e mendimit dhe komunikimit. Merkuri tek Dashi tërhiqet vecanërisht nga enthusiazmi dhe impulsiviteti I Dashit. Shenja e tij I jep një kurjozitet të lindur dhe tendencën për të bërë idetë e tij vepra. Ana negative e këtij pozicioni është impulsiviteti i Dashit i cili e bën komunikimin tonë më të prerë, të nxituar dhe fëmijërore. Më rezultat, këtë periudhë komunikimi të jetë në qendrën e “un-it” tonë dhe nevojave personale, duke mos mundur të dëgjojmë nevojat e tyre të vërteta.

Kalimi i Merkurit nga Dashi aktivizon të lindurit në shenjën e Zjarrit, dmth Dashët, Luanët dhe Shigjetarët, jep mundesi dhe ide të papritura, pasi shenjat e Ajrit, Binjakët, Peshorja dhe Ujori, sjellin sqarim mendimesh dhe lehtësira. Gjithashtu, i fton Gaforret dhe Bricjapet të marrin vendime. Nga 11 deri në 17 prill, ndikimi i planetit ushtrohet në dhjetditshin e parë të shenjave, dhjetditshin e dytë aktivizohet nga 17 deri në 22 prill, pasi në dhjetditëshin e tretë aktivizohet nga 22 deri në 27 prill.

Këndet që do të bëjë Merkuri gjatë kalimit të tij nga Dashi

Në 12 prill, Merkuri në gjashtkëndësh me Saturnin ju jep më shumë përgjegjësi, por dhe materializimin e ideve. Lexoni më shumë për këtë kënd, këtu.

Në 18 prill, Merkuri në gjashtkëndësh me Afërditën ju jep mesazhe të gëzuara sentimentale dhe ekonomike. lexoni më shumë për këtë kënd ketu.

Në 19 prill, Merkuri në gjashtkëndësh me Marsin ju jep më shumë aktivitet shpirtëror dhe ide të freskta. Lexoni më shumë për këtë kënd këtu.

Në 25 prill, Merkuri në katror me Plutonin ju jep dyshime, por edhe mendime të errta që të dërgojnë në vepra të errta… Lexoni më shumë për këtë kënd këtu.

Në 26 prill, Merkuri në katror me Jupiterin ju jep eksagjerim në mënyrën e mendimit që na shtyn drejt gabimeve!

Ndikimi i kalimit të Merkurit nga Dashi dhe shenjat e zodiakut

Dashi

Merkuri ka ardhur në shenjën tuaj për të ndikuar në mënyrë indirekte dhe direkte komunikimin tuaj dhe mënyrën e mendimit. Tani mundeni lehtë të ndikoni të tjerët dhe t’i bindni për argumentat tuaja. Sinqeriteti është një plusi juaj i madh dhe do ti bëjë personat rreth jush t’ju vlerësojnë vecanërisht për ktë. Për shkak se ofroni sinqeritetin, atë dëshironi dhe nga të tjerët, ndaj dhe nuk e duroni dot gënjeshtrën këto ditë, qoftë dhe e bardhë. Shenja juaj është mjaft energjike dhe Merkuri do bëjë që fleksibiliteti juaj të përmirësohet dhe të mundeni të pranoni më lehtë se zakonisht dicka të re. Ndërkohë që Merkuri ju vë në aksion dhe kërkon mendimi juaj të bëhet vepër, mund të ndikoheni nga impulsiviteti juaj dhe të bëni hapa të nxituara, të flisni shumë shpejtë dhe të mos mundeni të shihni pamjen më të madhe të gjërave.

Demi

Merkuri kalon nga shtëpia juaj e 12 diellore dhe lëviz nënndërgjegjjen tuaj dhe temat e saj, ju drejton të lëvizni në mënyrë sekrete sepse doni kryesisht të mbani idetë tuaja për vete nga frika most ë tjerët nuk ju pranojnë dhe ju kritikojnë. Preferoni të dëgjoni personat e rrethit tuaj sesa të ndani me ta shqetësimet tuaja. Sepse këtë periudhë do të funksiononi më mirë kur jeni vetëm, pasi do të drejtoheni në një procëdurë vetpërmbajtjeje dhe invetarizmi të gjitha atyre që kanë ndodhur në jetën tuaj periudhën e fundit. Eshtë një periudhë e mirë për të filluar ndonjë lloj psikoanalize, nëse dëshironi dhe jeni gati për dicka të tillë. Parandjenja juaj do të jetë më e fortë se zakonisht dhe do të lëvizni në bazë të saj dhe jo aq shumë sa llogjikës tuaj, kjo është dicka e huaj për natyrën tuaj tokësore të shenjën tuaj.

Binjakët

Udhëheqësi juaj, Merkuri, hyn në shtëpinë tuaj të 11 diellore dhe ndikon pjesën e hartës tuaj që lidhet me risitë, idealet tuaja, altruizmin, pavarësinë por edhe sfidat. Këtë periudhë do të përjetoni ndikimin social si pjesë e një skuadre sociale. Do të shpenzoni kohë me shumë persona me të cilët do të ndani mendimin tuaj në cështje që lidhen me tërësinë sociale dhe keni nevojë ti bindni me idetë tuaja. Dashuroni mbledhjet grupore dhe për ktë do të mundoheni të punoni në një nivel grupi. Mënyra e mëndimit tuaj është më inovativ dhe original pasi mundeni të gjëni zgjidhje unike si në problemet tuaja ashtu dhe në problemet e të tjerëve. Personat që ju joshin këtë peridhë në nivel erotik ashtu dhe social, dmth miq dhe kolegë, janë njerëz që kanë ide unike, ide të përparuara.

Gaforrja

Merkuri kalon në shtëpinë tuaj të 10 diellore dhe lëviz në temat e tij, dmth në pozicionin tuaj në shoqëri, ndjenjën e detyrës dhe karrierës. Këtë periudhë do kërkoni të gjeni mënyra të arrini synimet tuaja. Eshtë një periudhë ku do keni mundësinë të shikoni figurën më të gjërë të gjërave dhe kjo do t’ju bëjë vecanërisht realist. Me rezultat, mundeni të vendosni synime që materializohen në kohë dhe përcaktoni terrenin e aksionit tuaj. Ana juaj profesionale është gjithashtu në shpejtësi të larta dhe sa do të bëni këto kohë, mund të ndihmojnë në zhvillimin tuaj profesional. Mendimi i të tjerëve është shumë e rëndësishme për ju gjatë këtij kalimi dhe për këtë arsyje nuk do e shprehni mendimin tuaj nëse nuk jeni të sigurt se është e pranueshme dhe se nuk do pranoni kritika të ashpra për të. Rezultati është të jinni të kujdesshëm dhe të masni fjalët tuaja.

Luani

Merkuri ndodhet në shtëpinë tuaj të 9 diellore, kështu që keni nevojë të komunikoni njohuritë dhe eksperiencat tuaja, si një mësues i mirë dhe për ktë do të jeni shumë i mirë në bisedime në shoqëri të mëdha. Do keni fjalën e parë dhe të fundit. Njëkohësisht ama, dëshironi të mësoni një njohuri më të lartë dhe për këtë arsyje mund të hyni në një procedurë leksionesh, si një seminar, një program doktorature apo master, ose dhe të mësoni një gjuhë të huaj. Nuk përjashtohet të planifikoni një udhëtim në një destinacion të largët nga se shkonit zakonisht- nëse e lejojnë kushtet- ose të vini në kontakt me persona që lidhen me vënde jasht shtetit, në përpjekjen tuaj për të dalë paksa nga përditshmëria. Jeta juaj profesionale ju ruan surpriza pozitive nëse mundeni të dëgjoni të tjerët. Por këtë periudhë, nguteni të krijoni një opinion mbi gjërat para se të shihni mirë një figurë më të gjërë dhe të gjtiha informacionet që mundeni rreth një teme.

Virgjëresha

Shtëpia juaj e 8 diellore ju ndikon nga kalimi i Merkurit në Dash. Shtëpia e tetë në një horoskop nënkupton eksplorimin e nevojave tuaja, psikologjike dhe sentimentale, dëshirën e thellë seksuale dhe trashgiminë në të dyja kuptimet. Këtë periudhë, keni nevojë të angazhoheni thelbësisht në fokusimin e pjesës që ka të bëjë me veten tuaj, pasi do t’ju shfaqen tema që lidhen me financat. Kërkimi juaj i brëndshëm do të sjellë disa dyshime që lidhen me rrugëtimin tuaj personal. Paralelisht, nuk e humbisni optimizmin dhe dashurinë tuaj për jetën pavarësisht se përpiqeni të zgjidhni cështje të brëndshme. Duke shtuar më tepër, rreth 25 prillit ekziston një vështirësi në financat tuaja, kështu që mos ndërmerrni rreziqe.

Peshorja

Merkuri kalon nga shtëpia juaj e 7 diellore, shtëpia e bashkëpunimit, lidhjeve dhe martesës. Bashkpunimi në c’do formë të saj, profesionale, shoqërore apo dhe erotike, do të hyje në plan të parë në jetën tuaj. E mira e këtij kalaimi është se do mundeni të komunikoni me personat tuaj me shumë lehtësi. Akoma dhe nëse ekzistojnë persona në jetën tuaj me të cilët vështirësoheni të komunikoni në përgjithësi, këto ditë gjërat do të jenë më të lehta pasi mundeni të jeni mëurtë dhe të shikoni me lehtësi nga vendi i tjetrit. Këtë peridhë favorizohen bashkpunimet e reja por dhe bisedimet me partnerin për të përmirësuar kushtet brenda lidhjes tuaj. Mundeni të fitoni lehtë personat me fjalet dhe joshjen tuaj pasi jeni shume të mirë në dakortësi.

Akrepi

Merkri nga Dashi aktivizon shtëpinë tuaj të 6 diellore dhe temat e tij, përditshmërinë, punësimin, botëkuptimin praktik, programatizimin, shëndetin dhe bindje. Atëher, mendimi juaj lëviz kryesisht rreth temave të punës pasi do të keni shumë ngarkesë. Përmes punës tuaj ju shpreheni dhe shfryheni, ndjeni se plotësoheni përmes saj. Ndërkohë që shëndeti juaj do të kalojë në një plan të parë dhe do të kontrolloni se mundeni ta përmirësoni, duke filluar palestren- nëse kushtet e lejojnë- apo një program ushqimi. Bëni një kontroll shëndetësor të përgjithshëm dhe provoni ndryshime të vogla në këto tema apo nëse bëni ndonjë ndryshim të madh, atëher bëjeni gradualisht. Eshtë një periudhë e mirë për tu përballur me të tilla tema dhe provleme, pasi përditshmëria juaj hecën në ritme të shpejta dhe do duhet ta arrijë!

Shigjetari

Merkuri kalon nga shenja shoqërore për ju e Dashit dhe në shtëpinë tuaj të 5 diellore, e cila karakterizon argëtimin, produktivitetin, dashurinë, flirtin, seksin, fëmijët dhe në përgjithësi c’do gjë që ju sjell lumturi në jetë. Atëher keni nevojë për të qënë kreativ në përditshmëri më shumë se zakonisht. Keni nevojë të angazhoheni me dicka, ndonjë hobi dhe arte, pasi e shihni jetën si një lojë dhe kjo ju bën vecanërisht social dhe shoqëror. Humori është një karakteristikë e rëndësishme të komunikimit tuaj dhe humori juaj është optimist. Doni të flirtoni dhe të lini dashurinë të hyjë në jetën tuaj. Ama, nga ana tjetër, përballeni me gjërat me një enthusiazëm fëmijëror që ju bën vecanërisht joshës tek të tjerët. Nëse tashmë jeni prind, do të merreni me fëmijët tuaj këtë periudhë dhe do të bisedoni për mendimet dhe ndjenjat e tyre. Fundja, ata do t’ju afrohen për të kërkuar ndihmën tuaj në cështjet e tyre.

Bricjapi

Nga shenja e Dashit, Merkuri do të aktivizojë shtëpinë tuaj të 4 diellore, shtëpinë e shtëpisë, të familjes dhe të rrethit të ngushtë. Këtë periudhë atëher, të jeni në një ambjent familjar, ku komunikoni më lëhtë atje ku ndjeni shtëpinë tuaj, me personat e familjes tuaj dhe personat që njihni shumë mirë. Nuk keni nevojë të përpiqeni shumë për të komunikuar me ra pasi kjo bëhet automatikisht sikur të flisni me shikim. Kjo do t’ju shndërrojë në një dëgjues të mirë për temat e tyre dhe do të kërkojnë këshillat dhe ndihmën tuaj. Preferoni të kaloni kohë në shtëpi sesa të dilni me shoqëri të mëdha. Energjia juaj deboxitohet e gjitha tek familja por dhe në përgjithësi në të kaluarën tuaj. Do të përpiqeni të ripërjetoni të kaluarën tuaj duke parë fotografi të vjetra.

Ujori

Merkuri hyn në Dash dhe në shtëpinë tuaj të 3 diellore, në shtëpinë e komunikimit, kuptimit, përshtatjes dhe llogjikës. Eshtë një shtëpi që përshtatet vecanërisht me Merkurin dhe mund t’ju ndihmojë, atëher komunikimi juaj ndikohet në mënyrë direkte, si kuptoni, bëhet më i fuqishëm në rezultate dhe flisni gjithmonë drejt në temë pas devijime. Në c’do fushë të jetës tuaj do keni nevojën për komunikim, bisedime dhe sinqeritetin, si në jetën tuaj personale, si në atë profesionale. Mendimi juaj llogjik ështënë njësaktësi të jashtëzakonshme. Ndërkohë, do të favorizohen zhvendosje të vogla dhe udhëtime të afërta. Eshtë një periudhë e mirë për të mësuar gjëra dhe të mblidhni informacione, ndërkohë që Merkuri ju fal një joshje pasi nga Dashi do të merrni zjarr që mund të kombinohet vecanërisht me natyrën tuaj ajrore dhe t’ju falë një balancë në mënyrën e mendimit tuaj.

Peshqit

Merkuri në Dash dhe në shtëpinë tuaj të dytë diellore. Kjo do të thotë se do të angazhoheni me cështje ekonomike por edhe me cdo investim sentimental dhe material, në një plan të përgjithshëm. Doni të vendosni mendimet tuaja në praktikë dhe i shihni të realizohen dhe të përkthehen në dicka të prekshme në sytë tuaj. Për këtë arsyje, do të merrni kohën që ju duhet, para se të vendosni, sepse dëshironi një praktikë më të gjërë në gjërat. Mendimi juaj është praktik dhe për ktë favorizohen temat ekonomike por edhe apo që lidhen me pasurinë tuaj të paluajtshme. Paralelisht, dëshironi gjtihcka rreth jush të jenë të caktuara dhe të qarta. Negativiteti i këtij pozicioni të Merkurit është falë faktit që ndoshta mos mundeni të përqendroheni në ato që doni por dhe që shkoni kundër natyrës tuaj sentimentale pasi ftoheni të veproni në mënyrë më realiste.

Shiko gjithashtu