Nga fundi i Prillit deri në 2 Maj, Merkuri do të ndodhet në takim me Uranin në Demin e qëndrueshëm dhe të përmbajtur, një kënd i vështirë për Demat, Luanët, Akrepat dhe Ujorët, por kënd pozitiv për Gaforret, Virgjëreshat, Bricjapët dhe Peshqit që kanë lindur në fillim të dhjetditëshit të parë dhe sa kanë si horoskopose/dhe planete personal (Hëna, Merkuri, Marsi dhe Afërdita) nga grada e 3-të deri në të 8-tën të shenjave të mësipërme.
Manyra sesi mendoni ndryshon dhe ju mbush me enthusiazëm. Eshtë periudha ideale për të krijuar ide të reja që ju rigjallërojnë dhe për t’u marrë me punë produktive ose ekonomike. Për këtë, ju ndihmon fakti se mendja juaj është më e hapur ndaj ideve dhe intuita juaj ju mbush me frymzim. Përditshmëria dhe programi nën ndikimin e këtij këndi, ndryshojnë sepse është e vështirë të ruani një ritëm të caktuar.
Gjithashtu, ka mundësi të keni lajme dhe të reja të papritura dhe të paparashikuara për portofolin, të mira ose të këqia sipas horoskopit tuaj, dhe reagimet tuaja janë direkte dhe të shpejta. Kjo mund të thotë rezultat dhe përshpejtim, por mundet dhe të krijojë probleme sepse mund të dilni në përfundime të gabuara për shkak të kokfotësisë. Mundet, gjithashtu, të ndiheni të shqetësuar dhe stresuar dhe të theksohet ankthi juaj dhe efektet e tij në përditshmërinë tuaj. Në të njëjtën kohë, lidhjet tuaja personale përzihen pasi mendimi dhe vëmëndjua juaj fokusohen për shumë gjatë në një gjë dhe komunikimi juaj bëhet i ndërprerë, ndërkohë që “fiksoheni” në një temë.
Por, sigurisht, nga ana tjetër, këndi mund t’ju sjellë njohje të reja me persona të përparuar që janë plotësisht të ndryshëm për ju dhe ju enthusiazmojnë ose ju zbulojnë një palë tjetër të jetës nga ajo që dinit dhe ishit mësuar. Si përfundim, mund të bëni gabime në shkresa dhe në vendimet tuaja dhe mund të prezantohen probleme në kompjutera, pajisje elektrike dhe mjete ose gjatë drejtimit të makinës!