Merkuri në takim me Afërditën

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

Nga data 21 deri në 23 Maj, Merkuri i kundërt do të ndodhet në takim me Afërditën e kundërt në shenjën komunikuese të Binjakëve, një kënd favorizues për dashët, Binjakët, Luanët, Peshoret, Shigjetarët dhe Ujorët që kanë lindur në fund të dhjetditëshit të dytë dhe për ata që kanë horoskop ose/dhe planet personal (Hënën, Merkurin, Afërditën dhe Marsin) nga grada e 18 deri në të 22 të shenjave të mësipërme.

Këtë periudhë do të mendoni shumë fushën tuaj erotike të kaluarës dhe do të rikontrolloni lidhjen tuaj, nëse ekziston dashuri dhe pasion me partnerin tuaj. Nëse jeni në një lidhje, mund të nevojitet të flisni me të dashurin tuaj për tema të vjetra dhe keni tëdy humorin e mirë për të zgjidhur problemet tuaja. Nëse gjithashtu, ishte krijuar një distancion sentimental midis jush, universi do t’ju ofrojë mundësinë që këtë periudhë të rivini në kontakt, të ringrohni romanticitetin dhe pasionin tuaj, të bini dakort në ato që nuk ju përputheshin mendimet.

Nëse jeni vetëm, do të kujtoni të kaluarën, ndoshta akoma dhe të mendoni të merrni iniciativën të rigroposni një dashuri të vjetër e cila nuk mundet t’ju ikë nga mendja. Ndoshta ekzistojnë disa cështje të lëna pezull që duhet të zgjidhen para se të vendosni nëse do të vazhdoni apo jo. Mundet thjesht, këtë periudhë, universi t’ju hapë sytë për të kuptuar se keni dështuar për të vlerësuar veten, duke lënë më një anë nevojat tuaja.

Eshtë gjithashtu e rëndësishme të shmangni këtë periudhë blerjet e shtrenjta ose vendimet ekonomike ose marrëveshjet e reja dhe të mos bëni hapa të guximshme. Në të njëjtën kohë, nëse kërkoni dicka të re në fushën tuaj personale dhe hasni një njohje të re gjatë rrugëtimit të kundërt të Afërditës, kur Afërdita të rikthehet në vijë të drejtë, do të bëheni pishman për zgjedhjen tuaj. Si përfundim, nuk është një periudhë mjaft favorizuese për të bërë një ndryshim të papritur ose egocentric për aparencën tuaj, pasi Afërdita do të lidhet dhe me të gjitha temat e estetikës.

Shiko gjithashtu