Merkuri në gjashtkëndësh me Saturnin në datë 11 Prill 2020

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

Nga data 11 deri në 13 Prill, Merkuri nga shenja e flaktë e Dashit, do të ndodhet në gjashtkëndësh me Saturnin tek Ujori, një kënd favorizues për Dashët, Binjakët, Peshoret, Shigjetarët dhe Ujorët që kanë lindur dhjetditshin e parë dhe për ata që kanë horoskop apo dhe planete personal (Hëna, Merkuri, Afërdita dhe Marsi) nga grada 0 deri në të 3 të shenjave të mësipërme.

Këtë periudhë, keni harmoni dhe mirëkuptim rreth jus, kërkoni një zgjidhje dipllomatike në problemet që keni në lidhjet tuaja, shijoni përgjegjësinë e fjalëve tuaja kur flisni, keni një sjellje komunikuese të matur dhe bëni mendime optimiste.Mënyra juaj e zjarrtë dhe impulsive (Dashi) e komunikimit (Merkuri) ndihmon të gjitha lidhjet tuaja të funksionojnë më mirë, t’ja dilni mirë me detyrimet tuaja sociale dhe të shijoni përgjegjësitë e fjalëve tuaja. Ndjeni më shumë harmoni brenda mëndjes tuaj sa për të balancuar mendimet që keni.

Lidhjet do t’ju shqetësojnë më shumë tashmë, por me ndikimin e Saturnit nga Ujori, tani jeni më të llogjikshëm dhe realist, ndjeni më shumë siguri në bisedat me partnerin tuaj dhe keni dëshirë të zgjidhni cdo pakënaqësi në lidhjen tuaj, përmes shkëmbimit të sinqertë të mendimeve. Gjithashtu, këtë periudhë ju jepet mundësia të bëni disa bisedime serjoze dhe materializoni disa ide që keni, plane kreative që ju shfaqën papritmas, akoma dhe në momentin kur po bënit dicka tjetër (për shëmbull momentin e gjimnastikës)!

Në gjërat tuaja profesionale, do të krijoni aleanca të forta, perpjekje në grup dhe lëvizje të reja, ndërkohë që favorizoheni dhe në marrëveshjë afatgjata ekonomike. Po punoni shumë fort për të arritur atë që keni vënë synim dhe do t’ja dilni të merrni të mira sentimentale dhe ekonomike. fundja, mundeni të menaxhoni c’do situatë pasi veproni me dipllomaci dhe realizëm. Si përfundim, jeni të drejtë dhe i shikoni me sa më shumë objektivitet të dyja anët e një situate.

Shiko gjithashtu