Nga data 2 deri në 8 Maj, Merkuri dhe Dielli takohen dhe shkojnë së bashku ne shenjën tokësore dhe kokëfortë të demit, një kënd të vështirë për demat, Luanët, Akrepat dhe Ujorët që kanë lindur dhjetditëshin e dytë dhe pë rata që kanë horoskop ose/dhe planete personal (Hënën, Merkurin, Afërditën dhe Marsin) nga grada e 19 deri në të 29-të të shenjave të mësipërme.
Atëher, këtë periudhë, do të mbështesni fuqishëm mendimin tuaj, dëshironi të ndani mendimet tuaja dhe kryesisht dëshironi të shihni anën e thjesht dhe thelbësore të gjërave. Mendja juaj është e mbushur nga plane të mëdha dhe ide, dhe nëse keni prezantuar një plna tëri, e sigurta është se do të impresiononi publikun tuaj. Tashmëdo të njihni sesi të shpreheni dhe të tregoni argumentat tuaja, vecanërisht ata që ndodhen në pozicione pushteti.
Të vetmen që duhet të keni kujdes është se Merkuri kur takon Diellin, ka një rrjedhë në melodrama, ndërkohë që në të njëjtën kohë do të keni tendencën për të shprehur sjellje autoritare, gjë e cila do t’ju largojë personat rreth jush. Këtë periudhë, Merkuri ( mendja dhe komunikimi jonë dmth) aq afër Diellit (në egoizmin tonë) “digjet” dhe na kujton legjendën e Ikarios.
Do të nevojiteni pranë jush një zë objektiv, për t’ju ndihmuar të vazhdoni përpara, sa herë që ju kap… kokfortësia! Ky takim do të ndodhë në shenjën e Afërditës, dhe të njëjtat ditë ama, Afërdita formon një kënd të pafavorshëm me Neptunin mashtrues. Kështu që duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm në komunikimin tuaj dhe të jeni të sinqertë me të tjerët dhe me veten, përndryshe do të bëheni armiku juaj më i keq!