Nga data 6 deri në 9 Prill, Merkuri nga shenja ëndërrimtare e Peshqëve formon gjashtkëndësh me Jupiterin në Bricjap.Ky kënd favorizues do të ndikojë pozitivisht tek Demët, Gaforret, Akrepat, Bricjapët dhe Peshqit që kanë lindur në fillimet e dhjetditëshit të tretë dhe pë rata që kanë horoskop apo dhe planete personale (Hënën, Merkurin, Afërditën dhe Marsin) nga grada e 21 deri në të 26 të shenjave të mësipërme.
Ditë që do të sjellin lajme të gëzueshme, por dhe mundësi, vecanërisht për sa lidhen me punën (Bricjapi) apo gjërat shpirtërore (Peshqit). Atëher, do ju vijnë në vesh informacione të dobishme në lidhje me hapje që po përgatisni, të cilat prisni të kenë dhe fitime pozitive. Merkuri madje, mund të quhet dhe fitimprurës pasi lidhet me tregtinë.Nëse atëher, keni biznes, apo punoni në një të tillë, këto ditë do ekzistojnë lëvizje më të mira drejt blerësve, dicka që do të sjellë më shumë të ardhura në arkë.Paralelisht, mundeni më lehtë të flisni për planet tuaja profesionale tek personat që munden t’ju ndihmojnë.
Bricjapi lidhet gjithashtu dhe me persona të një moshe të madhe, atëher kështu pritet të merrni këshilla nga ta, apo të realizoni takime me gjyshër, gjyshe apo prindërit tuaj.Gjithashtu, mundeni të shfrytëzoni mundësi për të materializuar aspiratat tuaja, pasi dhe Jupiteri nga Bricjapi ju ndihmon të përmirësoni pozicionin tuaj social dhe të plovoni vlerat tuaja.Thjesht duhet të vendosni në një rregull (Bricjapi) të gjitha ato shkresa (Merkuri) që lidhen me cështjet tuaja të rëndësishme.
Blini atëher zarfa arketimi, vendosini në një rradhë në sirtare dhe nëpërgjithësi ku keni të vendosur gjithcka në lidhje me letrat (Merkuri tek Peshqit)! Nëse jeni tashmë i organizuar dhe nuk keni nevojë për këshilla të mëtepërta, mundeni thjesht të jeni të dobishëm tek personat që kanë nevojë për aftësitë tuaja apo të përfitoni nga gjykatës, avokatë apo persona që ndodhen larg, aftësi që lidhen me natyrën e Jupiterit. Mbajini shënim idetë që keni akoma dhe në gjumë, pasi ky kënd përforcohet dhe nga gjashtkëndëshi i Merkurit me Plutonin që do të reagojë të njëjtat ditë.