Nga data 15 deri në 20 Prill, Merkuri nga shenja e zjarrtë e Dashit formon gjashtkëndësh me Afërditën nga Binjakët, një kënd favorizues për Dashët, Luanët, Peshoret, Shigjetarët dhe Ujorët, por dhe pë rata që kanë horoskop dhe planete personal (Hënën, Merkurin, Afërditën dhe Marsin) nga grada e 6 deri në të 15 të shenjave të mësipërme.
Këtë periudhë, keni një humor më të lartë plot optimizëm brenda përditshmërisë tuaj, si rezultat të këtij këndi, pasi Merkuri nga Dashi na shtyn të flasim për ndjenjat tona duke u afruar me të dashurit tanë, pasi Afërdita nga Binjakët tregon se celësi për të minimizuar këndet që na ndajnë nga të tjerët është të dëgjojmë me kujdes gjithcka që kanë për të na thënë.
Atëher, këto ditëdo t’ju karakterizojë qetësia. Bisedat shoqërore dhe shoqëritë e këndshme do t’ju japin më shumë lumturi, pasi do të mesoni informacione të rëndësishme për planet kreative që keni ndërmend. Gjithashtu, do të keni takime të këndshme, shkëmbime mendimesh dhe fjalë të mira.Në të njëjtën kohë, bëhet fjalë për një kalim të mirë për sqarimin e temave sentimentale dhe keqkuptimeve, nëse periudhën e shkuar ekzistuan përplasje me personin që ju intereson. Në përgjithësi fundja, do të përfshiheni në biseda interesante, të sjellshme dhe me qëllim të mirë.
Tashmëështë momenti i duhur për të biseduar si cift nëse dëshironi lidhja juaj të shkojë një hap më poshtë.Akoma dhe nëse bëni pjesë tek ata që nuk nxitohen për të zyrtarizuar një lidhje të freskët, mundeni thjesht të gëzoheni, të argëtoheni dhe të ndani momente të bukura me partnerin. Nëse jeni të lirë, nuk përjashtohet këto ditë të krijoni një njohje të rëndësishme brenda rrethit tuaj të ngushtë, gjatë një zhvendosjeje apo prezencës tuaj në ambjente gjimnastike. Si përfundim, ky kënd do mundej të nënkuptojë dhe fitime nga lojra fati, pasi dhe Afërdita është në shenjën e Merkurit fitimtar. Hapini atëher një dritare fatit!