Marsi tek Bricjapi: Po luftoni për ambiciet tuaja

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
09/03/2018

Mars ndryshon shenjën nga Sagjëtari shkon te Bricjapi në 17 mars ku ai do qëndrojë deri në 16 maj.Kur Mars i zjarrtë kalon tek  ambiciozi  Bricjap,efekti është më i theksuar në nivelin praktik dhe material,ju keni bindje të fortë të fjalës dhe rrjedhshmëri, në kontrast me pozicionin e mëparshëm të Marsit tek Shigjetari që sillte shpërdorimin e energjisë.

Në të njëjtën kohë,keni guximin të shprehim mendimet tuaja dhe të bëjmë një sërë aktivitetesh profesionale, punoni pa u lodhur.Sidoqoftë, Marsi në shenjën impulsive të Bricjapit i bën energjitë tuaja absolute dhe jo emocionale.

Me hapa të ngadalta dhe më mënyrë të qëndrueshme  vini qëllime te reja për të përmirësuar statusin tuaj social, njihen përpjekjet dhe arritjet tuaja profesionale,merrni një rol të ri  udhëheqes në punën tuaj,ja dilni mban më angazhimet tuaja.

Kalimi i Marsit tek Bricjapi ndikon tek shenjat impulsive dmth Dashi,Gaforrja, Peshorja dhe Bricjapi dhe ju fton të marrin vendime.Jep deshirën për veprim, gjallëri dhe lehtësim për Demin dhe Viergëreshë, mundësitë dhe idetë e papritura për Akrepin dhe Peshqit. Nga 17 marsi deri më 4 prill ndikimin i planeteve ushtrohet tek ata të dhjetë ditëve te para, nga 4 deri në 23 prill tek dhjetë ditëshi i dytë nga 23 prill deri më 16 maj tek dhjetë ditëshit e tretë.

Këndet qe formon Marsi kur kalon tek Bricjapi:

Në 24 mars, Dielli formon një katërkëndesh me Marsin, ju bën të sfidoni rregullat, ju besoni se mund të bëni gjithçka sepse keni entuziazëm dhe besim tek fuqitë tuaja.Megjithatë,konkurrenca e tepërt dhe ambiciet tuaja, si dhe sjellja juaj arrogant, ju shtyjnë tek efektet e kundërta.Në 2 prill, Marsi takon Saturnin dhe krijon pengesa në përmbushjen e detyrave dhe detyrimeve tuaja, gjë që rrit ankthin tuaj dhe mund të shkaktojë probleme shëndetësore. Ju mund të përjetoni kritika të shumta ose ndjenja të paaftësie.Jo ditë të mira për risqe dhe veprime të pamatur,veçanërisht nëse ka kënde të tjera të vështira në horoskopin tuaj.

Në 4 prill  katërkëndeshi i Merkurit  më Marsin ju bën absolut  në fjalët dhe veprimet tuaja,bëheni nervoz, jo tolerant dhe humbni durimin tuaj lehtë.Ju flisni dhe reagoni impulsivisht pa menduar për pasojat e veprimeve tuaja, ju mund të kritikoni të tjerët ose të bëheni tepër të sinqertë më çështjet e së kaluarës.

Në 11 prill Afërdita formon trekëndesh më Mars ku rrit pasionin tuaj për dashurinë dhe jetën merrni atë që ju dëshironi në dashuri, si dhe mendimet praktike dhe analitike ju orjentojnë drejt zgjedhjeve korrekte. Projektet e reja në punën tuaj janë të suksesshme dhe ju i përmbushni të gjitha detyrimet tuaja.

Në 14 prill, Marsi formon gjashtëkëndesh më Neptunin për të nxitur luftën për një ideal, ndjeshmërinë dhe kapacitetin tuaj dhe ju stimilojnë për të ndihmuar ata që janë në nevojë.Imagjinata dhe inspirimi juaj ju ndihmon të arrini qëllimet tuaja profesionale dhe  puna juaj të njihet.

Në 24 prill,Marsi formon gjashtëkëndesh më Jupiter ju ndihmon për të kontrolluar veprimet tuaja dhe për të bërë përllogaritjet strategjike që do ndërmerrni,lëvizjet tuaja janë studiuar me kujdes dhe të bazuara më pjekuri dhe maturi.Ju e dini që qëllimet tuaja do të arrihet nëpërmjet punës së madhe dhe parashikimeve tuaja.

Në 26 prill Mars në krah më Plutonin jep një energji  dinamike duke treguar  imponim dhe arrogancë më ata rreth jush, ndoshta edhe të përdorni mjete të pandershme për të ngjitur shkallët e suksesit dhe për të arritur qëllimet tuaja. Ju keni fuqinë për të depërtuar në thellësinë e gjërave dhe të zbuloni se çfarë është  fshehur.

Ndikimet e Marsit që kalon tek Bricjapi:

Dashi:

Zhvillime dhe ndryshime në punën tuaj krijon Mars sundimtari juaj në shtëpinë e dhjetë që është karriera,tani duhet të luftoni më shumë për të parë qëllimet tuaja të karrierës të realizohën.Ju jeni thirrur për të marrë përgjegjësitë në lidhje me karrierën, ambiciet dhe imazhin që keni ndërtuar deri më tani,vendin tuaj në shoqëri.Kështu që duhet të qëndroni të qetë dhe të jeni në gjendje të përballoni sfidat.Që të keni progres dhe zhvillim në punën tuaj, ju nuk duhet të jeni impulsiv në veprimet tuaja dhe të keni durim dhe organizim për të arritur qëllimet afatgjata që do të çojnë në suksesin profesional.Por krijohet një “betejë” mes jush dhe eprorëve tuaj, por fanatizmit iuaj intensive nuk duhet të ketë kudo dhe gjithmonë fjala e parë dhe të fundit!

Demi: 

Jeni optimistë dhe keni një mendje të hapur,Mars lëviz në shtëpinë tuaj të nëntë,filozofi dhe zgjerimin.Tani ju shihni botën në një kënd më të gjerë, mund të hyni në konflikt me disa njerëz, ose të lini pas dore detyrimet tuaja sepse ju doni të shpëtoni nga rutina juaj normale dhe të theksoni më shumë elementin e aventurës në jetën tuaj të përditshme.Guxoni të bëni ëndrrat të medhaja dhe vështirësoheni të  kontrolloni impulset dhe kërkoni të fitoni përvoja të reja.Ju ndërmerrni rreziqe të guximshme,qendroni me njerëz të rinj dhe bëni udhetime në vende të reja magjepsese.Ndoshta bëni një udhëtim të gjatë nga I cili do të përfitoni krijimin e një bashkëpunimi afatgjatë. Ju gjithashtu mund të merrni pjesë disa seminare profesionale për të ndihmuar në zhvillimin tuaj profesional, por mund të përballen me vështirësi në studime,çeshtje ligjore apo proceduriale.

Binjakët: 

Mars në shtëpinë tuaj të tetë krijon ulje dhe ngritje ekonomike në lidhje me burimet e zakonshme financiare,pasurive dhe burimeve të përbashkëta financiare. Ju mund të shqetësoheni për borxhet e papritura,faturat e taksave,çështjet pronësie edhe çështjet ligjore. Pra, duhet të vini në punë mendjen tuaj organizative dhe metodike për të gjetur mënyra për të ndërtuar sigurinë afatgjatë të financave tuaja.Mund të keni disa shpenzime shtesë që zvogëlojnë llogarinë tuaj bankare.Mund t’i shpërndani pasuritë tuaja ose edhe të investoni burimet tuaja financiare tek një partner.Mars kërkon që të mos jeni impulsive dhe të lëvizni me inteligjencë në lidhje me menaxhimin e parave.Gjithashtu nuk përjashtohet palë të tretë për të ndërhynë duke rritur libido tuaj!

Gaforrja:

Mars lëviz drejt jush, në shtëpinë tuaj të shtatë tek ajo e marrëdhënieve dhe partneritetit, duke rritur fuqinë dhe pasionin tuaj,pohojnë nevojat dhe dëshirat tuaja brenda marrëdhëniës.Ju keni guximin dhe pasionin për të marrë atë që ju doni nga lidhja dhe bashkëpunimin juaj,por duhet të tregoheni të kujdesshëm më përdorimin e fuqisë tuaj duke menduar se të tjerët kanë nevojat e tyre. Tregoni durim, mos u bëni të ashpër dhe të prer me ato që janë të rëndësishme për ju. Nëse shihni se situata dalin jashtë kontrollit dhe prishin ekuilibrin e marrëdhënieve tuaja,mos hidhni uji në zjarr duke imponuar pikëpamjet dhe veprimet tuaja, mundohuni të trajtoni të tjerët  me respekt dhe dinjitet.Ju jeni në një periudhë ku përjetoni tensione të vogla dhe të mëdhaja për shkak të njerëzve të tjerë sidomos nesë horoskopi juaj krijon aspekte të vështira,është një periudhë ku dhe armiqtë  mund të lëvizë kundër jush

Luani: 

Tani që Marsi lëviz në shtëpinë tuaj të gjashtë,atë të shëndetit dhe punës, qëllimi juaj është për shëndet të mirë duke u regjistruar ne palestër. Mendoni se si do të bëhet më mirë jeta tuaj e përditshme,filloni të shkuar në palestër, ose lini një zakon të keq si pirja e duhanit.Por ju duhet të mbani stresin tuaj nën kontroll sepse Marsi ju është I prirur të krijojë strese dhe tensione -të cilat I përjetoni- dhe ju bëjnë disi pesimistë ose ankoheni më gjenë më të vogël.Ushtrimi dhe një mënyrë jetese të shëndetshme do të rrisë forcën dhe energjinë tuaj,do të largojë stresin, por këtë herë lëkura, kockat, gjunjët dhe dhëmbët kanë nevojë përmë tepër kujdes se zakonisht.Në të njëjtën kohë,ju jeni më aktiv kur bëhet fjalë për punën tuaj, duke u përpjekur të përmbushni detyrimet .Së fundmi, mund të keni konflikte me eproret, furnizuesit ose klientët, kështu që duhet të tregoni kujdes!

Virgjëresha: 

Ju ndjeni nevojën për të luajtur dhe flirtuar,të shprehin erotizmin dhe pasionin tuaj sepse Marsi lëviz në shtëpinë tuaj pestë në pjesën e dashurisë.Tregoni durim dhe qëndrueshmëri për të luftuar dhe për të pushtuar objektin e dëshirës tuaj,papritmas ndjeni një pasion të papërmbajtshëm erotike për dike dhe mendoni se nuk do të ndiheni më kështu kurr, por sundimtari juaj Merkuri së bashku me Binjakët – do të jenë në lëvizje të kundërt,pasi njohjet  nuk do të jenë të suksesshme.Nëse jeni të lidhur,rindizet pasioni i dashurisë me partnerin tuaj, ndërsa do të ndiheni më të sigurt për ardhmen tuaj së bashku.Ndoshta merrni iniciativën për të folur me të për qëllimet tuaja afatgjata, por tregoni kujdes të mos impononi pikëpamjet tuaja pasi kjo do të çojë në tensione.

Peshorja:

Stresi, presioni dhe ngatresat me personat familjar qe krijon Mars në shtëpinë tuaj të katërt,pjesën e shtëpisë dhe familjes, dhe ndoshta ndryshojnë kushtet e jetës tuaj personale.Humori i disave ju prishin qetësinë në familje apo personale përgjithësisht testohen ëeshtjet e sigurisë dhe besimit ndjenja qe ju keni nevojë.Ju ndiheni se të tjerët janë antagoniste ndaj jush,mendoni se ju irritojnë personat qe janë jashtë shtëpisë tuaj,por ekuilibrat më të vështirë janë ata qe jetojnë me ju këtë periudhë qoftë ata dhe prindërit tuaj.Nëse keni kontakte me gjykata,ndoshta lodheni më shumë se sa keni menduar, por rezultatet do të jenë pozitive është si përfundim.Nëse jetoni me partnerin tuaj është e preferueshme të bëni disa leshime se sa të shpenzoni energjitë nepër grindjet te pakuptimta!

Akrepi: 

Mars kalon tek pjesa komunikuese dhe social,shtëpinë tuaj tretë dhe ju jeni gati për fjalime të zjarrta,bindje të forta, duke qenë në mënyrë të qartë më e lëvizshme se periudha e mëparshme,qe ju stresojë financiarisht.Tani keni ide praktike dhe organizative që ju tregojnë rrugën e suksesit profesional.Merreni me shkrimin,mësimdhënien ose një punë krijuese që merr një nxitje të madhe. Ju gjithashtu mund të tregoheni më të sinqert dhe mirëkuptushëm gjatë kësaj kohe ju nuk deshironi të grindeni me të dashurit tuaj. Mendja juaj është e etur për dije, kështu që mund të lexoni më shumë apo edhe të shkoni në një udhëtim në mënyrë që të keni një pasurim emocional dhe intelektual. Ju gjithashtu kaloni momente zbavitëse dhe kërkoni miq të rinj që bëjnë biseda të lumtura dhe produktive.Por mos u nxitoni!

Shigjetari: 

Me Marsit në  shtëpinë tuaj,paratë,veprimet dhe idetë tuaja organizative do ju ndihmojnë pë të shumëfishuar të ardhurat  dhe mundësinë tuaja për më shumë fitime në biznesin tuaj.Por ju mund të keni më shumë angazhime dhe përgjegjësi apo të lindin shpenzime të papritur, kështu që të jeni të kujdesshëm në lidhje me shpenzimet tuaja.Çelësi për të balancuar buxhetin tuaj është për të shpenzuar më pak se zakonisht,të manaxhoni më mënyrë të matur  jetën tuaj dhe për të vënë mënjanë disa para ekstra.Ju mund të keni disa oferta joshëse në punë që rrisin të ardhurat tuaja ose nxjerrin në pah aftësitë tuaja udhëheqese.Për shkak të shenjës suaj të  zjarrtë ju pëlqen të keni rezultate të menjëhershme,por Mars tek Bricjapi ju kujton se ngadalë dhe në mënyrë të qëndrueshme do të zbatohen objektivat tuaja kryesore.

Bricjapi:

Marsi kalon në shenjën tuaj dhe bën jetën tuaj më emocionuese,është planeti i veprimit dhe i forcës që ju jep kurajo, forcë dhe veprim. Ju keni një qef të madh për jetën dhe për të realizuar qëllimet tuaja të mëdha, ju kërkohet të ndërmerrni vendime rreth një projekti personal ose një ëndërre të madhe.Ju jeni lider në kujdesin profesional, ju bëheni kreu i një sipërmarrje të re dhe të gjithë pranojnë aftësitë tuaja organizative dhe praktike. Por Marsi mund të shtojë stresin dhe ankthin, kështu që ju duhet të gjeni një rrugëdalje për zemërimin tuaj ose zhgënjimin me sjelljen e disa njerëzve.Mars shton sensualitetin dhe nxitjet,sepse maturia e zakonshme dhe durim që keni pasur largohen shpejt.Por më e rëndësishme është se tani po bëni gjëra të ndryshme, duke vendosur qëllime të mëdha si dhe duke u rritur profesionalisht falë forcës tuaj për të krijuar një themel të fortë në jetën tuaj.

Ujori: 

Tani është e rëndësishme për ju të jeni me njerëz të besueshëm kur Marsi shkon në shtëpinë tuaj  të dymbëdhjetë të mjegullt dhe të paqartën. Ju jeni duke kërkuar për më shumë relaksim dhe qetësi,ndjeni energjinë tuaj të ulët dhe mund të keni nevojë të jeni me veten më tepër sesa me të tjerët. Problemet tuaja themelore lindin nga jeta juaj e përditshme, siç është sjellja e keqe e të tjerëve se si ju përballojnë, apo edhe të afërmit tuaj. Sigurohuni që jeni me njerëz të besueshëm gjatë kësaj kohe, pasi dikush mund të përpiqet fshehurazi t’ju sabotojë.Nëse kjo ndodh, duhet të mendoni seriozisht për t’u larguar nga ky person.Shtëpia e dymbëdhjetë gjithashtu rregullon situatat e fshehura, prandaj shikoni njerëzit e fshehur që ju premtojnë shumë ose duken mjaft të mirë për të qenë e vërtetë.Pra zgjidhni të përgatisni hapin e ardhsshëm kur Marsi të kalojë në shenjën tuaj në maj, deri atëhere vendosni artin dhe meditimin më tepër në jetën tuaj!

Peshqit: 

Jeni bërë shoqërueshëm dhe social, takoni njerëz të rinj, Marsi lëviz në shtëpinë të njëmbëdhjetë tek pjesa e grupeve dhe rrjeteve sociale. Ju mund të kërkoni zgjidhje përmes miqve të njohurve për zbatimin e qëllimeve tuaja, ndoshta lidhur me financat. Ju mund të merrni një rol udhëheqës në një grup apo të luftoni për një kauzë sociale. Shtëpia e njëmbëdhjetë gjithashtu përfshin teknologjinë,kështu që ju mund të aktivizoheni në internet ose në rrjete sociale. Presioni i periudhës së mëparshme do të jetë duke u zbutur dhe planifikoni më mirë detyrimet tuaja. Mblidhni miqtë tuaj të cilët ju ndihmojnë me idetë e tyre të reja në punën tuaj, por është e mundur që marrëdhëniet tuaja me një person miqësore të kalojnë ne një faze keqkuptimesh dhe paragjykimesh. Përfundimisht,sigurohuni që të jeni gjithmonë të mbuluar financiarisht kur të zbatoni qëllimet tuaja!

Shiko gjithashtu