Nga data 3 deri në 12 Prill, Marsi nga shenja e përparuar e Ujorit, formon katror me Uranin eksploziv nga Demi, një kënd i kundërt për Demat, Luanët, Akrepat dhe Ujorët që kanë lindur dhjetditëshin e parë dhe/oe për ata që kanë horoskopin dhe planetet e tyre personal (Hëna, Merkuri, Afërdita dhe Marsi) nga grada e 2 deri në 8 të shenjave të mësipërme.
Ky kënd tregon se do shfaqni pavarësinë dhe autonimë tuaj, luftoni me pasion dhe fuqi të tregoni dëshirën tuaj, por duke kufizuar nevojat e të tjerëve, kërkoni me v’do mënyrë të kënaqni dëshirat tuaja. Këto ditë ndiheni të pamposhtur, pasi njëkohësisht doni të c’liroheni nga situata të kaluarës dhe familjarë që ju pengojnë në ngritjen tuaj.Keni shumë rezerva energjie, ndërkohë që një shpërthim i madh nga to ju dërgon në lëvizje të paparashikueshme dhe të detyrueshme, duke formuar përplasje me familjen dhe shtëpinë tuaj.
Fundja, e sigurta është se do të habisni të gjithë ata që e dinë se me fuqine dhe guximin tuaj do të mbroni veten dhe nevojat tuaja, duke iu vërsulur atyre që ju kundërshtojnë. Me këtë kënd, ka shumë gjasa të ekzistojë një klimë e elektrizuar me persona të rrethit tuaj shoqëror, pasi dhe Marsi në Ujor ushtron shumë presion për kënaqësinë e nevojave tuaja personale dhe lufton për vizione dhe balanca pasi Urani në Dem nuk duron risitë.
Në përgjithësi, këtë periudhë, ngjarjet e papritura dhe të menjëhershme do të jenë në mënyrë të shmangshme ndërkohë gjithcka që konsideronit të mirëqënë, do të ndryshojë nga njëri moment në tjetrin, duke shkaktuar zhgënjimin tuaj. Me katrorin Marsi-Uran, jeni të prirut ndaj gabimeve nga nxitimi, pakujdesisë dhe shtyhemi nga pasionet tona.Atëher përpiquni të llogarisni pasojat shkatërruese të lëvizjeve impulsive dhe sjelljeve pasionuese, vecanërisht ne cështje ekonomike (Demi). Në fund, ky kënd i rrezikshëm ju tërheq vëmëndjen të lëvizim me durim dhe përgjegjshmëri duke kufizuar nxitimin, fuqizimin dhe impulsivitetin.