Mësojini keq…

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
12/02/2018

Fëmijë alternativisht

Ka mundësi që rreth jush të keni shumë libra me kërkime të kohës për zhvillimin e saktë psikofizik të fëmijëve, por mos harroni se edukimi nuk është një mësim i ri!

Ushtrimet dhe afrimet që përshkruhen në filozofitë e lashta mund të vendosen për fëmijët e vegjël  dhe të mëdhenj.

Thuhet se një baba i pasur dhe   i shkolluar  në Athinën e lashtë, kur fëmija arriti në moshë për të vajtur në shkollë, donte që t’ja dorëzonte Sokratit, me qëllim që ta edukojë ai si më i dituri i qytetit. Por Sokrati nuk e pranoi, duke i thënë: ‘’Është vonë tani  që e solle’’!

Të gjitha gabimet korrigjohen

Megjithatë nga viti i pestë deri në të dymbëdhjetin është një periudhë që fëmija fillon të kuptojë veçantinë e tij dhe fillon të kontrollojë trupin e tij, që mund të bëjë ndryshime të reja larg eksperiencave që përshkruajnë rrugën e jetës së tij.

Pra, me cilën mënyrë do të mund të ndihmonte prindërit për zhvillimin e saktë të fëmijëve, që të mund të kombinohej me dijen dhe argëtimin? Me çfarë mënyre do të ndërtojë trup të shëndetshëm, duke kombinuar lojën me vetëdisiplinimin dhe me kontaktet me distancat tona, meqë fëmijët kanë kanë një ngjitje të panxituar në këto gjëra, sepse truri i tyre nuk funksionon akoma në realitet?

Këtu bëri një fëmijë tjetër dhe menjëherë e dërgoi tek Sokrati, me shpresën se do ta pranonte me siguri. Por ai ju përgjigj sërisht se e ka sjellë vonë. Brenda këtyre përgjigjeve të pakuptueshme të tij Sokrati tregon se ka dituritë që zbuloi në ditët tona shkenca: se gjendja psikologjike e fëmijës fillon nga shtatëzania, por edhe më përpara, në momentin e formimit dhe nga cilësitë e lidhjeve të prindërve.

Është pika ku ushtrimet e lehtësimit, vetëdisiplinimit dhe rritjes psikologjike mund të japin favorizimet e tyre më të mëdha. Ndaj dhe kur reagojnë shpesh herë me mosbesim, kur dëgjojnë se ka ushtrime dhe metoda që të mund ta shfrytëzojnë këtë lëvizshmëri dhe shqetësimin e fëmijëve të tyre, duke thënë: ‘’nuk dëgjojnë çfarë do që tu them’’. Por të gjitha këto karakteristika sjelljeje të fëmijëve nuk janë asgjë tjetër përveç se shfaqje e nevojave të tyre dhe të ndryshimeve të theksuara të tyre që kërkojnë një mënyrë, një metodë zbatimi.

Mes logjikës dhe realitetit

Fëmijët jetojnë mes realitetit dhe imagjinatës. Shumë tradita të lashta thonë se deri në vitin e shtatë fëmijët e kanë akoma të hapur qendrën e energjisë në majën e kokës që më vonë me kalimin e kohës mbyllet. Kjo i bën të ndjeshëmnë distanca më të holla dhe lidhjet e komunikimit janë më të mëdha se të mëdhenjtë për shkak të logjikës nuk e kanë. Ata luajnë me botën tonë sepse pranojnë njëkohësisht dhe nga një botë tjetër, me rrënqethëse, të të pafajshme dhe ekzistuese gjithashtu.

Gjithashtu nervat e trurit që marrin infrormacione të reja dhe i vendosin në moshën e fëmijërisë e cila ka qarqe të hapura për të pranuar mënyra të reja jetese. Nuk janë forcuar siç ndodh, sepse pasurohen nga mendime pas disa vitesh. Pra, dhe përsa i përket memories, por edhe aftësisë së mësimit është momenti i duhur për ushtrime që do të ndikojnë në sjelljen e fëmijës.

Frika e prindërve se fëmijët nuk janë akoma të gatshëm për ushtrime kuptimi dhe vetëdisiplinimi (kur njëkohësisht janë të gatshëm të ndjekin skena dhune në televizor), përkufizojnë aftësinë e tyre të kuptimit, që në këtë moshë është në kulmin e saj. Për shembull në shkolla ku mësohet dialogjizmi fëmijët kanë dhunti më të mëdha se fëmijët e shkollave të tjera.

Shenjat e kanë fjalën!

Fëmijët e shenjës së Tokës (Dem, Virgjëreshë, Bricjap) ju pëlqejnë ushtrimet praktike, me rezultate të dukshme, që bëhen me rregull (Virgjëresha) dhe duan që të arrijnë qëllimin (Bricjapi). Që të balanconi prirjet e tyre të lindura, vendosni ushtrime që kanë fantazi (Demi).

Fëmijët e shenjës së Ujit (Gaforre, Akrep, Peshq) ju pëlqejnë ushtrimet harmonike, por që kanë brenda tyre fantazi dhe të papritura (Akrepi), zbërthehen me ritëm të ngadaltë (Gaforrja) dhe të japin një estetikë shijimi (Peshqit). Që të balanconi prirjet e tyre të lindura vendosni ushtrime që kërkojnë praktikë, metodë dhe qëndrueshmëri si dhe rreziqe të vogla që të mund të kalojnë frikat dhe vështirësitë që kanë.

Fëmijët e shenjës së Ajrit (Binjakët, Peshorja, Ujori) ju pëlqejnë ushtrimet mendore, me kërkime (Binjakët, Ujori), Me shumë zhurmë (Binjakët), por dhe me romantizëm (Peshorja) që i bën të ndjehen të veçantë sepse i marrin të gjitha. Që të balanconi prirjet e tyre të lindura, vendosni ushtrime që kërkojnë qëndrueshmëri ose ritëm të ngadalësuar kuptimi.

Fëmijët e shenjës së Zjarrit (Dash, Luan, Shigjetar) ju pëlqejnë ushtrimet që kanë marrje vendimesh që janë të rrezikshme, me peripeci të vështira në vendosjen e tyre (Dash), të shpejta (Shigjetar), të veçanta (Luan). Që të balanconi prirjet e tyre të lindura, vendosni ushtrime që kërkojnë durim, me pak adrenalinë dhe kuptim sepse ju pëlqen vëzhgimi në qetësi.

Kur ushtrimi është argëtim

Trupi i fëmijëve është shumë delikat, sepse kyçet dhe kockat janë të buta dhe ndryshojnë. Kështu që qëndrimet që mund të marrë trupi i një fëmije janë të pabesueshme! Por si do të bëhen këto ushtrime në bazë të kujt qëllimi dhe shpirti?

Ushtrimet që bëhet me shpirt shijimi, pa seriozitet dhe rreziqe. Nuk ka <> por <>.

Shpirt peripecie. Më të shumtët nga fëmijët janë nga natyra e tyre të rrezikshëm. Mund t’i inkurajoni me krijimtari ndaj kësaj dëshire, duke e bërë ushtrimin një peripeci të vogël, që përballojnë vështirësi ose pengesa, por të cilat i kalojnë.

Jepini zgjerim legjendar ushtrimeve. Fëmijët në fillim kanë një vështirësi që të qetësohen. Por sa i përkushtuar është kujdesi kur përqëndrohen tek një histori që ju pëlqen? Pra, jepuni, emra kafshësh ose bimësh ushtrimeve, krijoni një histori të vogël që do të tërheqë vëmendjen e tyre dhe do të ndjejnë përjetesën e ngjarjes, bëni ushtrime argëtuese, edhe në qoftë se qëllimi i tyre është serioz. Mos i frikësoni me shpjegime të mëdha.

Shikoni dhe dalloni prirjet e brendshme, talentet dhe aftësitë e fëmijës që të drejtohet puna nga ai drejtim. Por mos harroni të ushtroni dhe anët që e vështirësojnë që të mund të plotësohet personaliteti i tyre me shumë drejtime të ndryshme.

Notim në ambjent

Një ushtrim i bukur për fëmijët e çfarëdo lloj moshe është <<notimi>> në ambjent që mund të shoqërohet me frymëmarrje.  E kundërta e dijes që mund të kenë shumë persona, fëmijët janë shumë pranues ndaj ushtrimeve të frymëmarrjes dhe i shijojnë njëkohësisht sepse me imagjinatën e tyre marrin frymë dhe erën e asaj që ju pëlqen. Për ushtrim, fëmija qëndron me këmbët hapur në hapjen e shpatullave. Kryqëzon duart në gjoks me dorën e djathtë nga lart duke marrë frymë thellë dhe me nxjerrjen e frymës shtrin duart përpara sikur po noton. Bën një rreth të tërë deri sa të hapet pjesa e shpatullave dhe i sjell me marrje fryme përpara. Gjithashtu mund që fëmija të përkulet pak përpara që të imitojë më shumë notimin. E rëndësishme është qëndrueshmëria në ritmin e lëvizjeve, sepse kështu fëmija ndjek ritmin dhe taktikën e çdo lëvizjeje të tij, punon mbi kyçet e duarve dhe të krahëve, të qafës dhe të mushkërive.

Tensioni ikën

Fëmija është e nevojshme të heqë nga mosha e vogël tensionin që mblidhet në muskuj dhe në qafë. Një ushtrim i plotë për këtë zonë është: fëmija ulet në një karrike ose në një tapet në dysheme. Duke marrë frymë e kthen kokën pas deri aty ku të mundet. Duke e nxjerrë frymën jashtë e sjell avash avash mjekrën deri tek gjoksi. E përsërit disa herë. Pastaj me qëndrim të drejtë të kokës merr frymë dhe e kthen kokën majtas. Me të njëjtën mënyrë dhe djathtas. Pasi ta ketë përsëritur disa herë fillon të ngrejë supet lart deri sa të arrijnë veshët. Duke e nxjerrë frymën jashtë imagjinojnë një kafshë, për shembull, breshkë, që me ngritjen e krahëve mund të nxjerrë krahët dhe kokën. Ky ushtrim mund të jetë shoqërues shumë i mirë për fëmijën që mund ta qetësojë nga tensioni, p.sh, nga leximi.

Balancime

Ushtrimet e balancimit janë shumë të rëndësishme për rritjen e fëmijëve. Mësojnë të përmbajnë mendjen e tyre në një pikë të vetme, mësojnë se si të punojnë me të gjithë trupin bashkë që të mund të sjellin rezultate. Një ushtrim që mund të bëjnë taktikisht është  balancimi në muskujt e këmbëve. Fëmija i sjell këmbët pranë njëra tjetrës, por pa prekur mes tyre.

Me frymëmarrje nga hunda  ngrihet në majat e këmbëve të tij, kurse krahët ngrihen drejt lart. Shikimi është i qëndrueshëm vetëm në një pikë. Mendja nuk fluturon, ka kujdes, jeton momentin, matje e peshës. Me nxjerrjen e frymës  nga goja i ul duart dhe shkel në tokë.

Frymëmarrje, lëvizja e këmbëve dhe e duarve reagojnë bashkë. Është shumë e mirë për fëmijë të lëvizshëm, të padisiplinuar dhe që nuk pushojnë asnjë moment duke lëvizur. Energjia e brendshme që jep ushtrimi, duke u përshtatur gjithçka do të vendosë në lëvizje dhe fëmijët më të palëvizshëm.

Një ushtrim më i vështirë balancimi që e adhurojnë fëmijët është <<aeroplani>>. I shtrijnë krahët me frymëmarrje dhe i japin të gjithë rëndesën njërës këmbë, kurse këmba tjetër është paralelisht me tokën. Shikimi i ngulitur poshtë në dysheme, frymëmarrja e ngadaltë dhe e thellë.

Duke marrë frymë fëmija vjen në qëndrim të drejtë dhe e nxjerr frymën ngadalë. Është një ushtrim i cili funksionon pozitivisht me energji në të gjithë trupin, duke lënë një ndjenjë përqafimi. Është e posaçshme për moshat rreth 10 vjeç, ku fëmija ndjehet se e udhëheq trupin e tij, të disiplinojë trurin e tij dhe të formojë krijimtarinë e tij.

Duke biseduar me retë

Ky është një ushtrim që ndoshta dikur të gjithë e kemi bërë, por mund të jetë dhe një mënyrë shumë e mirë për të qetësuar fëmijët dhe të zhvillojnë fantazinë e tyre. Është një mënyrë për të zbuluar se sa magjike është bota jonë. Duke vëzhguar retë në qiell duke udhëtuar (ose fenomene natyrale, p.sh. format e majave të malit, e pemëve, një fole milingonash, një yll në qiell), i kërkojmë fëmijës të na tregojnë se çfarë ju kujtojnë  format dhe të krijojë një histori. Ne mundemi me pyetje të ndihmojmë në rrjedhjen normale. Megjithëse ngjan kaq e thjeshtë, është një ushtrim favorizues, sidomos për fëmijë 6 – 9 vjeç, sepse mësojnë të shikojnë veten e tyre nga brenda galaktikës, të duan natyrën, të studiojnë, të vëzhgojnë reagimet e të gjithëve, të zbulojnë gjithçka të fshehur, të respektojnë qeniet e tjera. Në qoftë se e mësoni fëmijën tuaj të bisedojë me natyrën, do të jetë më i qetë dhe më i lumtur pa kufizimet dhe vërejtjet tona.

Qetësim

Shumë persona besojnë se fëmijët dhe qetësimi janë dy kuptime krejt të kundërta! Natyrisht që nuk është kështu, fëmijët, qenie më të hapura dhe më pranuese nga të mëdhenjtë dhe mendje më pak të dëshpëruar, janë pranuesit më të mirë të harmonisë dhe të shijimit të qetë që krijon qetësimi, sepse mendja e fëmijëve funksionon shumë më shpejt se ajo e të rriturve.

Mjafton të prezantojmë qetësimin  si një lojë ku fëmija flet me trupin e tij. Fëmija mundet të shtrihet në dysheme ose dhe jashtë në natyrë dhe avash avash të ndjejë qetësimin e trupit të tij nga këmbët deri tek koka. I mësojmë fëmijës të flasë me çdo pjesë të trupit që mendon.

Të mendojë se në çdo pjesë jeton një kafshë e vogël (p.sh. një lepurush në gjunjët e tij, që me peshën e tij i rëndon këmbës dhe e mbështet në tokë, ose një arush i vogël mbi barkun e tij, që e bën shtyllën e tij kurrizore të drejtohet në tokë etj.) tek fëmija i shqetësuar dhe i lëvizshëm papritur krijohet një buzëqeshje në buzët e tij, duke u zhytur me peshën e tij drejt poshtë dhe komunikon me trupin e tij. Kur të kuptojë se sa i çlodhur dhe se sa i mbushur me energji është, do të ngrihet, pra do të ketë më shumë qejf për lojë, por pa shpërthime nervore.

Ushtrim ëndrre

Një pjesë tjetër ku fëmijët jetojnë shumë eksperienca, por që ne nuk i japim shumë rëndësi, janë ëndrrat. Fëmijët shohin më mirë, mbajnë mend shumë nga ëndrrat e tyre, sepse kanë ardhur nga një botë ëndrrash, siç thonë dhe traditat e lashta, dhe janë të përshtatur me botën e ëndrrave.

Në qoftë se i mësojmë që të vegjël që të shënojnë ëndrrat e tyre në një bllok, të bisedojnë me prindërit e tyre për ikonat që kanë parë mbrëmjen e kaluar, të kërkojnë të zbulojnë brenda ëndrrave elemente të vetes së tyre, do të fitojnë një personalitet më të balancuar dhe do të bëhen adoleshent dhe të rritur më të kuptueshëm.

Me kalimin e viteve mësojnë të njohin tek një kafshë, vend, gjendje, që ndoshta përsëritet në ëndërr. Dhe kur të rriten do të kenë të gjithë rrugën e ëndrrave të moshës së tyre fëmirore të shkruajtur në një fletore, si një histori e vlefshme e tyre personale.

Shiko gjithashtu