Lidhjet karmike tej viteve.
Kërkoni për një shpirt binjak , për gjysmën tuaj tjetër, por mendoni se në të vërtetë është e vështirë që të ndodhë.Keni një lidhje që nuk ju kënaq, por e keni të pamundur që ti jepni fund.Shpesh herë keni mendimin se zgjidhni persona që janë të papërshtatshëm për ju.Nuk jeni jut ë cuditshëm! Është e mundur që të gjitha këto ti kenë rrënjët thellë në të kaluarën tuaj…
Karma , që në të vërtetë është ligji I kthimit , nuk është ndonjë filozofi e Lindjes që të lidhet me besimin fetar.Me njërën apo tjetrën mënyrë gjendet në mendimin e traditës dhe në sistemet filizofike të të gjithë popujve , me të njëjtën mënyrë shprehet, ose si rezultat I veprimeve tona ,gjatë jetës sonë apo si trashëgim nga jetë të mëparshme.Nuk është e domosdoshme të besojmë në pasjetesën dhe në jetë të tjera të mëparshme për të kuptuar se si funksionon kjo.
Cfarë do të mbjellësh…
Veprimet e të kaluarës përcaktojnë të tashmen tonë dhe mënyra se si mendojmë dhe funksionojmë ndryshon të ardhmen tonë .Mendimi se cfarë na ndodh sot është , s`është vec zgjedhje e jona tek e shkuara, është në të vërtetë kuptimi I këtij ligji të gjithësisë.Shpesh gjendemi në situata të vështira që janë krejt të padrejta për ne.Themi se nuk ja vlen kjo për ne , nuk jemi ne përgjegjës për karakterin e tjetrit.Duket se kjo që ndodh nuk ka të bëj fare me veprimet tona.Por , meqë nuk arrijmë të gjejmë shkakun , nuk mund të thotë se nuk ekziston.P.sh. mund të kemi probleme në lidhjet tona por , kjo ka të bëjë me mënyrën se si u rritëm e si formuam sjelljen tonë., por pa gjetur e përcaktuar një kujtim të caktuar nga vitet tona të fëmijërisë., që na con në faktin se nuk mund të largohemi nga një lidhje që na dhemb e na plagos.Shkaku ekziston por nuk është I dukshëm tek ne .
Lidhje në rrugë të dyshimtë.
Veprimi mes karmës dhe lidhjeve fillon nga mosha e fëmijërisë, dhe përcakton llojin e kontaktit që kemi me prindërit dhe me pjestarët e tjerë të familjes. Lidhjet tona familjare funksionojnë si shembuj positive apo negative , përsëriten dhe në lidhjet tona erotike , profesionale dhe shoqërore . Me fjalë të tjera të gjitha lidhjet që do të ndizen gjatë gjithë jetës sonë nga më të qetat deri tek më të vecantat përcaktohen nga karma .Dhe kjo kur ka të bëj me një shok shpirti , një lidhje d.m. th.me karakteristika të vecanta, ku dy shpirtra duken se janë plotësim I njëri –tjetrit.Brenda drejtimit të jetës , detyrimi ynë karmik , ndryshon kushtet, që të mund të marrim mësimet që na nevojiten për të zhvilluar shpirtërat.Nga kjo anë cdo lidhje është karmike dhe përmban një mësim të vlefshëm për ne .Karma jonë vendoset saktësisht atje ku duhet . Disa studime të teorisë së ekzistencës së jetës besojnë , se gjatë drejtimit të jetëve kemi luajtur të gjitha rolet dhe jemi bashkuar me të gjitha mënyrat me shpirtërat që gjejmë dhe sot.Thuhet se vazhdimisht rikthehemi në të njëjtën arenë me të njëjtat shpirtra dhe luajmë të njëjtat role – nënë , baba, bashkëshort, vajzë , bir etj.Rikthehemi për të dashuruar me të vërtetë dhe të përjetojmë bashkimin me tjetrin.Por ekziston dhe mendimi se brenda në pafundësinë e lidhjeve janë ato karmike që dallohen. Nga kjo pamje një njohje shoqërore p.sh. që nuk ka vazhdim mund të lidhet me rrjedhën e gjithësisë, por pa na ndikuar. Vetëm lidhjet fisnore , mbrojnë shprehësit e këtij mendimi , dhe dashuritë që mbajnë mbi tre vjet karakterizohen karmike.
Diku të njoh…
Munden dy shpirtra të lidhen tej kokëve e vendeve? Mund një dashuri e fortë të fitojë kufijtë e kohës?Shumë njerëz besojnë në ekzistencën e shpirtit binjak, ku diku është një njeri që është I përsosur , , I vecantë , shoku I përjetshëm.Një histori dashurie ku gjen zbatim kjo teori është dhe libri” Tutje kufijve” e
psikiatrit skocez Ben Maklindok.Historia I përket dentistes italiane e martuar dhe nënë e dy fëmijëve, Gabriela Tordini , që jetonte në Gjenovë.Jeta e saj mori një drejtim krejt të ndryshëm , kur në një udhëtim në Boston të USA , takoi Serxhio Palardi , një amerikan me origjinë italiane.Serxhio ishte një burrë I turpshëm , I thjeshtë , që në moshëm 38 vjec nuk ishtëe martuar akoma dhe nuk kishte pasur kurrë një mardhënie serioze.Vazhdimi I kësaj njohjeje ishte plotësisht I paparashikueshëm.Për Gabrielën nuk kishte kaluar kurrë në mendje se mund të tradhëtonte ndonjëherë burrin e saj të cilin e adhuronte , kurse për Serxhion që jetonte vetëm me nënën e tij mendonte se nuk ishte e shkruar për të që të gjente një grua e të mund të ndante jetën e tij me të .Kontakti për të dy ishte aq I fortë Të dy kishin përshtypjen se diku njiheshin .Dhe Serxhio thotë : këtë grua e kam parë diku , nuk e di në ëndrrat e mia . E njoha menjëherë , sic njeh një fytyrë familjare,që nuk e ke parë prej vitesh, dhe sapo e sheh ndjen se nuk ka kaluar as një orë nga ndarja.”Pas shumë përpjekjesh arrijnë të jetojnë bashkë në Milano, Kur të dy u takuan me doktor Maklindok, I cili bënte kërkime në fushën e dashurisë me një shikim të parë, e cila sjell ndryshime dramatike tek ata që e përjetojnë, pranuan ti nënshtrohen kthimit pas nën efektin e vënies në gjumë.Përfundimet ishin fantastike .Që të dy njohën se në një jetë të mëparshme , ishin prapë cift ishin martuar dhe jetonin të lumtur diku në Lindjen e Mesme.Gruaja vdiq e re në lindjen e fëmijës së tyre të pestë , kurse burri edhe pse mysliman, nuk u martua më, e nuk e zëvendësoi nënën e fëmijve të tij me një grua tjetër.Kishte një besim se diku do të takonte të dashurën e tij me një apo tjetër mënyrë .Duket se lidhjet e këtyre dy shpirtrave ishin aq të forta që arritën të fitojnë mbi kufijtë e kohës dhe me të vërtetë të takohen përsëri në kohë tjetër e situata të tjera .
Qëllim I jetës sonë dhe I lidhjeve s`mund të jetë tjetër vecse zhvillimi, rritja , kuptimi i kënaqësinë së vetes .Zhvillimi forcohet nga “unë “ dhe “ne”nga dashuria dhe komunikimi I vërtetë.Që të ndjejmë , të përjetojmë dhe të kuptojmë dashurinë është nga ana karmike qëllimi më përfundimtar e më I lartë I cdo lidhjeje.S`mund të vazhdojmë në këtë rrugë të zhvillimit pa mësuar nga gabimet tona , dhe këto mësime janë të shumta:
Cdo lidhje është një rast I vecantë që dikush të punojë me qëllim që të kuptojë vetveten, dhe të clirohet nga qëndrimet egoiste.Cdo lidhje na mëson të japim kontribut por dhe bashkëpunim.
Në lidhjet tona , egoizmi , vendosja në qendër e vetes , bllokimi I ndjenjave krijohen pas nesh si rezultat I ndeshjeve të pakëndshme mes shokut tonë. Ndjenjat negative që kemi në një lidhje s`është tjetër vec reflektim I mungesës së dashurisë e pjekurisë sonë.
Cdo mardhënie ndikon në zhvillimin tonë.Sa më e vështirë është lidhja aq më të shumta janë mësimet që nxjerrim.Vetëm në kontakt me tjetrin përballemi me dobësitë , pasiguritë tona.Cdo lidhje na vendos në dilemë të vuajmë apo të ecim përpara.Më tej , vetëm duke përballuar pasiguritë dhe problemet në realitet mund të mësojmë dhe të përparojmë.
Më e shumta e lidhjeve dështojnë se njëri kërkon nga tjetri ti mbulojë mungesat dhe nevojat e tij , duke gjykuar në bazë të dëshirave e “duat “ e tij. Qëllimi I lidhjes nuk është vetëm që të mbushesh,por të ndash me tjetrin gjithësinë tënde.
Cdo njeri me të cilin krijojmë lidhje ëshët I saktë për nivelin e zhvillimit tonë.Ne në të vërtetë ftojmë në jetën tonë shokun për të na mësuar ndonjë mësim të caktuar, që duhet të marrim në atë fazë të caktuar të jetës sonë.
Cdo lidhje paraqet rastin të kuptojmë dhe të pranojmë të ndryshmen , ajo që qëndron paralelisht me ne .Kështu , sa më I ndryshëm të jetë tjetri , aq më tepër fitim do të kemi për ta pranuar .
Cdo ndarje apo divorc është një mundësi për tu cliruar nga vetja jonë dhe tjetri. Të mësojmë të kupojmë dhe të falim.Brenda një fundi ekzistojnë dhe farat për një fillim të ri.Ulliri është një produkt I shkëlqyer , por për të nxjerrë vajin duhet të kalojë në shumë procese.Vetëm brenda fërkimit me kontaktin , por dhe me vdekjen – cdo ndarje është një vdekje e vogël, me kuptimin se mbaron një fazë në jetë , del vaji I eksperiencës së jetës , rritemi për ta kuptuar veten tonë më mirë.
Nuk janë përherë të gjitha fat
Cfarë bëhet kur zhgënjehemi , kur nuk u takuam kurrë me shpirtin tonë binjak, me atë shok të përsosur?Sic thonë të gjithë ata që pranojnë ekzistencën e atij shpirti ajo që vendos për këtë është Karma jonë dhe qëllimi I caktuar për të cilin erdhëm në këtë jetë.Kështu besojnë se do të takojnë këtë shpirt binjak , , mëqë bashkë me të na lidhin dashuri karmike , , por nuk janë të sigurt se do ta njohim me personalitetin që ka në këtë jetë.Njohja dhe kontakti varen nga kushte të caktuara të jetës tonë , por dhe nga elementë të tjerë si shkalla e zhvillimi shpirtëror, rritja jonë e brendshme , masa e kontaktit tonë me veten tonë më lart.
Gjuha e Karmës
Le të shohim disa fjalë , mendime apo orë që lidhen me karmën , si dhe disa parashikime dhe shpjegime mbi to:
Shpirtra binjakë.Shpirtra që kanë karmë të fuqishme mes tyre dhe rishfaqen për tu plotësuar
Kthim prapa:Periudhë gjatë së cilës marrim informacion kemi ose përjetojmë mbi jetën tonë të mëparshme Metodat më të shpeshta të kthimit prapa janë : ipnotizimi , dialogjizmi , ose një ndodhin e rastit( muzikë , aromë , vend arkeologjik etj)që lëvizin mjetin e kthimit në të shkuarën. Një element tjetër I rëndësishëm janë dhe ëndërrat.
Karma:Transkiptim I fjalës nga rrënja kri do të thotë , veprim lëvizje.Është ligji I veprimit dhe kundërshtimit të shkakut dhe I pasojës.Në saj të karmës njerëzit kuptojnë gabimet e tyre dhe drejtohen nga vetnjohja.Në nivelin njerëzor , njeriu është I përgjegjshëm për karmën që ka mbledhur , por dhe për përmbushjen e tij.
Karma e të martuarve:Karma që shtojmë në cdo jetë dhe përjetësojmë të ardhmen tonë.
Karma e vecantë:Karma më e rëndësishme e jë jete që përbëhet nga Karma Negative dhe aji Pozitive .I përket personit tonë d.m.th. vetja e brendshme , të cilën e trashëgojmë në jetën tjetër.
Karma Negative:Është karma që krijohet për shkak të veprimeve të gabuara , të mendimeve e ndjenjave tona.Gabimet mund të kthehen kundër gjithckaje (njeriu ose jo) ose kundër vetes sonë.Pasojat e karmës Negative , që janë reagim I vetë natyrës janë terset, fatkeqësitë, vështirësitë, kthimet pas , sëmundjet , dhimbjet psikologjike etj,Këto ngjarje nuk janë ndëshkim , por një kundërshtim ekuilibrues I natyrës që na detyron të kuptojmë papërsosshmëritë tona.
Karma Pozitive:Karma e veprimeve të drejta e të larta.Kjo na jep fat të mirë , mundësi , bashkëpunime e mardhënie të mira, ndihma etj.Por karma Pozitive nuk na cliron sepse nga vet ajo na krijon varje , edhe pse positive.
Karma në grup:Karma e një grupi njerëzish e cila nëse është e rëndësishme , mund ti ndjekë dhe në jetën tjetër.Kjo shpjegon fatkeqësi në grup , zhvillime të cuditshme që e con këtë grup njerëzish në një bashkëpunim në grup, akoma dhe të një shteti.
Karma personale:Është karma që krijojmë në këtë jetë dhe “e paguajmë “ shpejt.Përbën karmën e jetës së përditshme , me aksidentet e vogla apo të gjërave të lumtura që ngjyrosin në mënyrë analoge jetën tonë .
Karma Sancita :Është karma e përgjithshme që ka dikush të caktuar “ në tryezën e karmës”.Pjesë të saj përdoren në cdo jetë tonën.
Grupet karmike:Mënyra se si matim karmën .Sa më I lartë të jetë mbartësi I ndërgjegjjes që prodhon karma, aq më tepër grupe karmike krijohen.Kështu karma e ndjenjave për arsye gëzimi ka më tepër grupe nga karma e trupit. Ose një mendim ka më tepër grupe se një ndjenjë.
Kama Poka: Vendi I dëshirave.Vend I jetës pas vdekjes ku gjykohet shpirti për karmën në jetën e fundit.Atje përballet me “jurinë karmike”.
Lipika:Pjestarët e jurisë karmike që gjykojnë karmën e një shpirti.Janë ata që vendosin dhe për pasojat karmike.
Lipitaka :Ndihmësit e Lipikës.Kujdesen si një polici karmike për vendosjen e ligjeve të karmës.
Moksa :Clirimi nga rilindja.Fundi I karmës.
Nirvana:Fjalë për fjalë tej pyllit.”Vendi “ ku banon një shpirt që nuk ka më karmë .
Darma: Është Ligji-Rrugë që përshtatet me natyrën e gjithckaje. Tregon vet veten tonë , rrugën ku duhet të mbështetemi.Secili ka Darmën –Rrugë të tij dhe të gjithë bashkë marrim pjesë në Darmën e madhe të Gjithësisë .Kur harrojmë qëllimin e Darmës atëherë shfaqet fuqia e karmës , që të na coj tek Darma jonë , atje ku ecim pa kundërshtim Kur të plotësojmë të gjithë karmën tonë atëherë kthehemi tek Darma.
Veprim I drejtë:Është veprimi që prej të cilit nuk presim frut.Është veprimi që tej karmës Negative apo Pozitive na cliron nga karma.
Dhimbje :Metodë ndjesore për të përmbushur karmën tonë.
Samsara : Boshti I karmës . Rrethi I lëvizjeve të pasngjalljes ku shpirti është I lidhur me karmën deri sat a plotësojë të gjithën dhe të kthehet boshti I Darmës d.m.th. clirimi.Por Sasara rrethi I lindjes është process që na ndihmon për të kuptuar qëllimin tonë.
Samskara: Mendime , përshtypje që kanë ardhur nga zgjedhja në shumë jetë dhe mes karmës japin karakterin e dikujt.
Cita :Mendje e pakuptueshme ku janë regjistruar të dhëna karmike të cdo jete.Në këtë mendje përjetojmë pjesëza nga jetë të vjetra meskthimit prapa , apo dialogjizmit.
Qëndrimi I ftohtë :Peshimi I shpirtit në jetën e pasvdekjes për tu dukur përqindja e karmës Pozitive dhe Negative.