LEPURI

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
17/02/2018

Në Astrologjinë Kineze, shenja e Lepuriit përfaqëson pavdekdhmërinë. Ndoshta një shkak për këtë është edhe proverba mbi aftësinëriprodhuese  të kësaj kafshe, ose ndoshta fuqia e përfaqësuesve të kësaj shenje për tu përballur me cdo vështirësi dhe për të rilindur si Feniksi mitik përmes hirit të tyre, duke filluar përsëri nga e para.

Lepujt janë të çuditshëm dhe kapricoz.Ata nuk duan të ngarkohen me përgjegjësi, as të bëjnë vendime të nxituara.Shpesh ndahen midis dashurisë së tyre për liri dhe lidhjes së tyre ndaj “të kaluarit mire”.Ata nuk duan të përfshihen në situata të komplikuara dhe të kenë një maturi të pandarë që i ndihmon ata të shmangin grindjet.

Ata e duan hijeshinë dhe elegancën. Bukuria dhe harmonia luajnë një rol të madh për Lepujt, jo vetëm në pamjen e tyre, por edhe në mjedisin ku ata jetojnë dhe punojnë. Ata kanë aftësinë për të pasur gjëra të bukura dhe të shtrenjta, madje edhe me një buxhet të vogël.Ata nuk mund të përballojnë dikë apo dicka pa shije dhe rrëmujën.Ata lidhen fort pas sendeve të tyre personale, pasi i shohin ato si diçka që përfaqëson shijen e tyre, duke u përpjekur t’i mbajë ato në gjendje të mirë dhe ështëvështirë për t’i ndarë nga ato.

Kultura është një tjetër faktor i rëndësishëm në jetën e Lepurit, i cili i do artet dhe shkronjat, muzikën, teatrin. Ai shpesh preferon t’i shijojë të gjitha në një mjedis elegant, zakonisht në shtëpinë e tij të ngrohtë për tëcilën ka treguar një kujdes të vecant, larg  <<turmës>>

Intuita intensive e tij e ndihmon atë t’I njohë  mirë të tjerët, gjë që e bën atë veçanërisht të adhurueshëm dhe popullor. Ai është gjithmonë i gatshëm të dëgjojë dhe të ngushëllojë çdokënd që është në telashe. Megjithatë besdiset tepër  nëse konstaton se tjetri nuk është i sinqertë ndaj tij ose nëse nuk i merr seriozisht gjërat që duhet, ndaj ai mund të të … tërheqë mbështetjen e tij ndaj jush.

Nëdashuri  është I ëmbël  dhe shprehës, por nuk shkon dhe aq  mirë me situatat e  tensionit që mund të krijohen, nga të cilat ai përpiqet të shpëtoj sa më të shpejtë. Ndonjëherë ai është i pavendosur në dashuri, megjithatë ai duhet të ndajë ndjenjat dhe prioritetet e tij me personin e tij të dashur.Shenjat të cilat I përshtaten më shumë në dashuri janë Peshqit dhe Dhitë.

Vitet e tij më të lumtura janë në vitet e Lepurit (2023), janë ato të Dhisë(2015) dhe Derrit (2019). Nërkhë do të hasi vështirësi në vitet e Gjelit  (2017) dhe Miut (2020).

Shiko gjithashtu