Muaji i parë i Pranverës 2018 pritet që të jetë shpërthyes dhe intensiv,nëpërmjet këtij artikulli do t’ju jepet të gjitha ngjarjet e rëndësishme të muajit,duke interpretuar pozicionet e planeteve dhe duke përmendur gjithashtu shenjat qe do të kenë zhvillime të rëndësishme kete muaj.
Hëna e plote e Marsit
Në Mars,ne do të jetojmë tre hëna të plota,të cilat në një kontekst të përgjithshëm parashikohet të shkaktojnë nervozizëm të fortë.
Hëna e parë e plotë do të zhvillohet në datën 2.03.2018, 01:51 GMT në 11.22 në këndin e Virgjëreshës.Në këtë hënë kemi pjesëmarrjen e Neptunit dhe Saturnit.Hëna e plotë do të shkaktojë konfuzione,paqendrushmëri,nervozizëm dhe ngatresa në çështjet praktike (punë, përditshmëria,gjendja e fizikut) për Binjakët, Virgjëreshën, Shigjetarin, Peshqit të dhjetë ditëshit e dytë.Iluzione,mashtrime dhe bllokime emocionale do të krijojnë një klimë të tensionuar në ditët e afër hënës e plotë.Pjesëmarrja pozitive e Saturnit do të japë kontributin e tij të rëndësishëm duke dominuar logjika dhe racionalizmi.Demi, Virgjëresha, Bricjapi dhe Gaforrja, Akrepi, Peshqit dhjetë ditëve te para do të jenë në gjendje në këtë hënë te plotë të gjejnë zgjidhje dhe për të vëndosur themele të forta në çeshtjet e tyre!Përveç kësaj, Merkuri, që është sundimtari I Hënës e plotë lëviz në shenjën e Peshqeve duke formuar një trekëndësh të mire më Jupiterin.Shenjat e ujit (Gaforrja, Akrepi, Peshqit) dhe shenjat e Tokës (Demi, Virgjëresha, Bricjapi) të dhjetë ditëshit e tretë pritet të kenë një propozim të rëndësishëm,takim,mundësi që do ti bëjnë të ndjehen më me fat.
Hëna e re e muajit realizohet në datën 17 mars,2018, duke hapur më mënyrë nervoze një cikël të ri jetë për shenjat e dhjetë ditëshit e tretë(Binjakët,Virgjëresha,Shigjetari,Peshqit).Hëna e re zhvillohet në këndin 26.53⁰ e Peshqeve (domethënë në dhjetë ditëshin e tretë) që formon katërkëndesh më Marsin tek Shigjetari.Ky muaj do të nxjerri në pah ndjeshmëritë dhe plagët të së kaluarës,te cilat do të shkaktojnë trazira psikologjike,por duke dhënë mundësi për fillime të reja .Por,kjo periudhë do të shtyjë këto shenja të aktivizohen dhe të bëjnë në jetën e tyre ndryshimet që do t’i ndihmojnë të thonë lamtumirë se djeshmë dhe të fillojnë një ciket të ri,ky proces do të jetë mjaft acarues.
Hëna e dytë e plotë e muajit zhvillohet në ditën e fundit të muajit mars në 13.36 mesditë, nga këndi 10.44⁰ (domethënë në dhjetë ditëshin e dytë).Është një hënë e vështirë pasi formohet një katërkëndesh ndërmjet dritave, Merkuri ,Marsi, dhe Saturni.Me këtë hënë do të shohim zhvillime të rëndësishme, të ashpra dhe agresive që do të shkaktohen edhe në nivelin social dhe politik.Në nivel personal, Hëna e plotë do ndikojë Dashi,Gaforrja, Peshorja, Bricjapi të lindur në fund të dhjetë ditëshit e pare ose ne fillim të dytit.
Faktet e rendesishme:
Përveç Hënave të plota të Marsit,të cilat gjithashtu shkaktojnë nervozizëm,revolucion,irritim dhe zhvillime të rëndësishme,do të shohim ngjarje të tjera të rëndësishme të muajit:
Dielli lëviz në shenjën e Peshqeve deri në datën 20 mars(dita e Ekuinoksit të Pranverës dhe fillimi i vitit të ri astrologjik).Gjatë levizjës do të këtë në krahë Neptunin (në 4/3) formon gjashtëkëndesh më Plutonin (në datën 11/3) dhe trekëndësh me Jupiteriin (në 13/3).Frymëzimi,instinkti,forca e shpirtit mund të jenë një rrugë daljë dhe të ofrojnë një mundësi të mirë dhe perspektivë, sidomos për shenjat Tokës (Demi, Virgjëresha, Bricjapi) dhe shenjat e ujit (Gaforrja, Akrepi Peshqit) që kanë lindur në dhjetë ditëshin e parë.Binjakët,Virgjëresha,Shigjetari,Peshqit e dhjetë ditëshit e dytë është e rëndësishme në fillim të muajit (afër 4/3) të shmangin idealizmin,iluzionet dhe konfuzionin që mund të lindin për shkak të vlerësimeve të gabuara.Pas datës 20/3 Dielli tek Dashi do të “përplaset” me Marsin tdhe Saturnin tek Bricjapi (në datën 24 dhe 29 mars).Së bashku me hënat të plota qe u përshkruan më lart këto ditët kanë stil kufizues, tensionues dhe plot ndryshime për shenjat Dashi,Gaforrja,Peshorja,Bricjapi të dhjetë ditëshit e parë që do lëvizin në kufizime të rrepta,me zhvillime që po u krijojnë presion dhe shqetësojnë.
Merkuri deri në datën 6 mars lëviz në shenjën e rënies së Peshqve,duke krijuar e një klime utopike,të ngatëruar dhe disi të çuditshëm për komunikimet tona.Nuk do të mungojë frymëzimi,kreativiteti dhe intuita që do të jenë dalja nga vështirësit.Në fillim të muajit mars është mire qe Binjakët,Virgjëresha,Shigjetari,Peshqit e dhjetë ditëshit e tretë të shmangni grindjet dhe tensionet, meqe Mërkuri do të formojë katërkëndesh më Marsin.Nga ana tjetër kjo ditë mendimet dhe kontaktet mund të kenë një karakter më të hapur,të konsiderueshme, të thellë dhe kuptimplotë për shenjat Tokës (Demi, Virgjëresha, Bricjapi) dhe shenjave të ujit (Gaforrja, Akrepi Peshqit) e dhjetë ditëshit të tretë. Fuqia e mendimit, e dëshirës dhe instinktit të fortë do të ofrojë zgjidhje që do të ndihmojnë në marrjen e vendimeve të rëndësishme.Një ditë më vonë 2/3 Merkuri formon trekëndesh më Jupiterit dhe dita u jep mundësi të rëndësishme takim, komunikimit, marrëveshje kryesisht për shenjat e Tokës dhe ujit të përmendura më sipër dhe të lindur në dhjetë ditëshin e tretë.Në datën 4/3 kemi Merkurin, Afërditë dhe Chiron që kanë në krahë në këndin 27-të Peshqit.Dita është e përshtatshme për të njohur ndjenjat tona të vërteta dhe për të shprehur nga thellësia e zemrës tonë mendimet ,pengje, ndjenja, apo edhe të shpehim dashurinë e vërtetë që qëndron brenda nesh.Edhe një herë të favorizuar janë shenjat e tokës (Demi, Virgjëresha, Bricjapi)) dhe shenjat e ujit (Gaforrja, Akrepi Peshqit) e dhjetë ditëshit e tretë.Ndërsa muaji vazhdon,Merkuri kalon tek Dashi impulsiv,shpërthyes dhe reagues në datën 6 mars. Merkuri fillon udhëtimin e tij të ri në rrethin e zodiakut dhe disa ditë më vonë (23 mars) do të kthehet në drejtim të kundert në këndin 16 te zodiakut.Pra, nga 6-23 mars ne duhet të ndermarrim iniciativa,të bëjmë fillime të reja, duke shmangur ekzagjerimin,reagimin dhe nxitimin,që ta kalojmë më sa më shumë lehtesi këtë periudhë rishikimin.Në datën 11/3 formohet katërkëndeshi I Merkurit më Saturnit,”frenon” mënyrën entuziaste të shprehjes, duke sjellë pengesa të rëndësishme, vonesat ose prova në kontaktet,komunikimet dhe marrëveshjeve. Ndikohen më se shumti Dashi impulsiv,Gaforja,Peshorja,Bricjapi dhjetë ditëshit e parë.Më 11 Mars,Merkurit në krahë me Afërditën bëjnë që dita te karakterizohet nga spontaniteti,eksitimi,entuziazmi dhe shfaqen romanca të reja erotike sidomos për Dashin, Luanin, Shigjetarin, Binjakët, Peshorën, Ujorin e dhjetë ditëshit e dytë.Por të jeni të kujdesshëm sepse flirt që do të lindin këtë ditë do të kenë datën e skadimit shumë të shkurtër, ose do të testohen në mënyrë të konsiderueshme! Nga 23 mars që Merkuri fillon të levizi në krahun e kundert nervozizmi,tensioni dhe grindjet do të jënë dukuri e zakonshme në jetën e përditshme.
Në fillim të muajit mars deri në datën 6, Afërdita lëviz në shenjën e shperthimit,Peshqit, duke ofruar mundësi të rëndësishme për plotësim emocional tek Gaforrja, Akrepi, Peshqit, Demi, Virgjëresha, Bricjapi të dhjetë ditëshit e tretë.Të favorizuar në çështjet financiare do të jenë deri në 6/3 Luani dhe Ujori i dhjetë ditëshit të tretë.Ditë me fat është dita e parë e marsit që Afërdita formon trekëndesh më Jupiterin dhe ofrojnë bujarisht mundësi të rëndësishme. Në 7 mars Afërdita do të kalojë tek shenja e dobësisë Dashin, duke filluar rrugën e saj tek cikli i zodiakut.Dashuria merr një formë shpërthyese dhe plot pasion pa takt,ngrohtësi dhe diplomacia.Pasione të reja erotike lindin gjatë marsit dhe do të shkaktojë probleme dhe sprova.Marrëdhënie do të testohen dhe do të ndërpriten,për shkak të mungesës se madhështis dhe e eksitimit!Të favorizuarit në marrëdhëniet e tyre personale dhe sentimental janë Dashi,Luani,Shigjetari,Binjakët,Peshorja,Ujori.Peshqit dhe Virgjëresha do të kenë fat tek pjesa e financave. Në 13 mars formohet katërkëndeshi I Afërditës më Saturnin,I cili do të shkaktojë stres emocional dhe ekonomik tek Dashi,Gaforrja,Peshorja, Bricjapi e dhjetë ditëshit e tretë. Në 24 mars formohet katërkëndeshi I Afërditës me Plutonin qe stimulon pasionet erotike,por shkakton dhe zbulimi ose skandalet seksuale.Njohje te reja erotike mund të kenë të theksuar elementin e se fshehtës,paligjshës apo kufizimit.Marrëdhëniet e vjetra do të testohen nga tundimet apo situatat që do të dalin me intensitet në sipërfaqe. Shenjat që janë të prekura janë Dashi,Gaforrja, Peshorja, Bricjapi e dhjetë ditëshit e tretë dhe ata që kanë planete personale pranë këndit 21. Në 29 mars,Afërdita në krahë mëUranin intensifikojnë zhvillimet e papritura në marrëdhëniet seksuale, ku njohje të reja do ju magjepsin dhe emocionojnë kryesisht shenjat (Dashi, Luani, Shigjetari) dhe shenjat e ajrit (Binjakët, Peshorja, Ujori) e dhjetë ditëshit të tretë.Nga kjo ditë megjithatë,nuk do të humbasi shperthimet,revolucionet qe do shqetësojnë kryesisht Gaforrën dhe bricjapin e dhjetë ditëshit e tretë.
Marsi gjatë këtij muaji do të lëvizi në shenjën e Shigjetarit deri në 17 të muajit,duke formuar trekëndësh me Urani nga Dashi në 11 mars.Situatate të reja do të aktivizojnë shenjat e zjarrit (Dashi, Luani, Shigjetari) dhe shenjat e ajrit (Binjakët, Peshorja, Ujori) e dhjetë ditëshit e tretë. Surpriza të këndshme do të sjellin veprim,hapje apo edhe mundësi të mëdha që sjellin ndryshime pozitive.Në 17 mars Marsi kalon tek shenja e Bricjapit në një pozicion të fuqishëm,mbizotërues, por ideale për të ofruar mundësinë e aktivizimit dhe potencialet për realizimin e qëllimeve tona.Më të favorizuar këtë muaj nga Marsi tek Bricjapit janë Demi, Akrepi dhe Peshqit Virgëresha e dhjetë ditëshit e parë. Më shumë nervoz se nga levizja e Marsit do të jenë këtë muaj Dashi,Peshorja, Bricjapi e dhjetë ditëshit e parë. Me plotësimin e muajt,situatat rreth nesh do të bëhen gjithnjë e më të stresuese dhe të kufizuara që në fillim të prillit Marsi do të takohet më Saturnin tek Bricjapi.Është e dobishme, pra në fund të marsit për të mbledhur forcat tona dhe të përqëndrohemi në logjikën dhe planifikimin e atyre që duam të bëjmë.
Ngjarje të rëndësishme të muajit është se Jupiteri fillon levizje në të kundert nga data 9 mars e cila do të zgjasë deri më 10 korrik! Duke filluar nga këndi 23⁰ do të arrijë në korrik në këndin e 13⁰, duke krijuar edhe një herë gjashtëkëndesh më Plutonin dhe trekëntesh më Neptuni.Shfrytëzimi dhe mundësitë e hapjes qe dhanë dëshmitë e tyre që nga fillimi i vitit, priten kryesisht për Demin, Virgjëreshën, Bricjapin dhe Gaforrën, Akrepin, Peshqit.
Me një vështrim të shpejtë:
1/3-katërkëndesh Merkuri / Marsi-nervozizmi,mendime te gabuara,bezdisje,pakujdesia, këmbëngulje, kokëfortësi. Mos lejoni që nervat të zënë vendin e arsyes. Ndikon Peshqit dhe Shigjetarin.
Trekëndesh Afërditës /Jupiteri lehtësi në çështjet personale, të gjitha sqarohen pa vështirësi. Peshqit dhe Akrepi janë të favorizuar.
2/3-Hëna e Plotë tek Virgjëresha
3/3-Merkuri / Afërdita- lajme të gëzushme,takime të këndshme, diskutime interesante, mirësjellja, lëvizje më qëllim të mirë,bukuri, art,vullnet.Peshqit dhe Akrepi janë të favorizuar.
6/3-Merkuri tek Dashi
7/3-Afërdita tek Dashi
9/3-Jupiteri në një drejtim rritje
11/3– katërkëndesh Merkuri / Saturni-negativitet nuk favorizohen marrëveshje dhe fillime të reja, lodhje,kokëfortësi, dyshime, mosbesime, grindje, prishje,ndarje.Kini kujdes Dashi dhe Bricjapët.
Trekëndeshi i Marsit / Uranin- energji , dëshira për pavarësi, vendime të shpejta, guximi, vullneti i mirë, mundësi, përpjekjet te jashtëzakonshme.Favorizohen Dashi dhe Shigjetari.
13/3– katërkëndesh Afërdita / Saturni – pozicionim negative, probleme emocionale, të ftohta dhe problematike. Kini kujdes Dashi dhe Bricjapi.
Trekëndesh Dielli / Jupiteri optimizmi dhe vetbesimi, fati i mirë, humori i mirë, mbyllje problematikave qe kanë lidhje me drejtësinë,vullnet për zgjerimin, kënaqësi, etikë, shëndet i mirë, rezultate të mira, suksesi, njohje. Peshqit dhe Akrepat janë të favorizuar.
17/3 Marsi tek Bricjapi
20/3 Merkur në krahë me Afërditën takime të këndshme,humor I mirë,sqarime në jetën personale, plane të reja, mendimet erotike,favorizohet Dashin.
Dielli hyn tek Dashi në orën 5:16 të mëngjesit, Pranvera e ekuinoksit fillon
23/3-Merkuri në drejtim të kundert
24/3– katërkëndesh Afërdita / plutoni-, pabeshuëshmëri, tensione, xhelozia, probleme, nuk favorizonndjenjat, financat, investimet dhe bashkëpunimet të tjera, nuk bëhën punë të pastra. Kini kujdes Dashi dhe Bricjapi.
katërkëndesh Dielli/ Marsi- humor irritues dhe ankthi, rrethana negativ për investime dhe marrëdhënie, dhuna, nervozizmi, tensione, probleme, kërkesa. Kini kujdes Dashi dhe Bricjapi.
29/3-Afërdita në krahë me Uranin-të gjitha mund të bëhet papritur , zgjohen pasionet e fuqimshme dhe emocionet në përgjithësi. Tensioni i kontrolluar në emocionet, impulset dhe tendencat.Favorizohet Dashin.
Katërkëndesh Dielli / Saturni-lodhje, zvarritje, lodhje për asgjë të vlefshme, nisje të reja dhe marrëveshjet e mëdhaja nuk kanë sukses. Kini kujdes Dashi dhe Bricjapi.
31 / 3– Afërdita tek Demi
Dashi
Pranvera është gjithmonë koha e duhur për fillimet e reja.Nga pikëpamja astrologjike është koha më e përshtatshme për të filluar projekte të reja,për të promovuar punën tuaj dhe për të ndjekur plane të reja në punë,veçanërisht në fillim të pranverës dhe më pas,domethënë nga data 20- 23 mars.
Megjithatë,nëse nuk mund të filloni projekte të reja ato ditë,datat 20-29 gjithashtu konsiderohet dat të mira.Nuk do të ketë asnjë aktivitet intensiv gjatë muajit,sidomos nga data 17 e tutje,ku muaji duket të jetë veçanërisht i favorshme për ekonominë,meqe Afërdita kalon nga shenja juaj në datën 6 Mars.Kjo mund të sjellë shumë mundësi.Dashuria dhe çeshtjet personale gjithashtu janë të favorizuara.Marsi do të kalojnë horoskopit tuaj në datën 17 të muajit dhe kjo do të thotë se e gjithë energjia juaj është e përqendruar në çështjet e karrierës ose mund të keni një sukses dhe do shpërbleheni për sakrificat e bëra.Duket se marsi keni energjinë e nevojshme për të menaxhuar si duhet pjesën profesionale dhe emocionale.
Ditët më të mira për dashurinë: 3, 4, 8, 18, 19, 26, 27, 31
Ditët më të mira për financat: 6, 7, 8, 15, 16, 17, 18, 19, 20, 21, 24, 25, 26, 27
Ditët më të mira për karrierën: 1, 10, 11, 12, 20, 29
Demi
Interesi juaj mbetet i fortë në çështjet profesionale gjatë gjithë vitit,por gjatë këtij muaji ju kërkohet disi të kombinoni vlerat dhe aftësitë shpirtërore e tja dilni mban në një nivel praktik.Kjo,natyrisht,do të jetë një sfidë. Energjia juaj do të jetë në nivele shumë të mira dhe kjo është pikerisht ajo që ju nevojitet.Planeti juaj i financave Merkuri,nga shtëpia e 12 tregon se përdorimi i intuitës tuaj do të luajë rolin kryesor për të fituar më shumë para dhe për të zgjidhur disa probleme.Pas datës 23 të muajit,do të ishte më mirë të rishikoheshin çështjet financiare dhe duhet të shmangën investime dhe blerje të rëndësishme.Në pjesën emocionale, ju duhet të punoni më shumë një marrëdhënie dhe do të hasni më shumë sfida pas 20 marsit.Mbani balancën.Megjithatë,muaji i ardhshëm do të jetë edhe më intensiv.Tani mund të bëni disa ndryshime,keni mjaft përkrahje planetare.
Ditët më të mira për dashurinë: 1, 2, 6, 7, 8, 10, 11, 12, 18, 19, 20, 21, 26, 27, 29, 30
Ditët më të mira për financat: 6, 7, 8, 15, 16, 17, 18, 19, 22, 23, 24, 25, 26, 27
Ditët më të mira për karrierën: 9, 13, 14, 18, 19, 27
Binjakët
Planetet këtë muaji janë shumë miqësorë me ju dhe kjo do të jetë një ndihmë e veçantë për ju,pasi më datën 20 mars ju do të jeni në kulmin e karrierës suaj.Shenjat tregojnë një përqindje mjaft të lartë suksesi.Universi ju mbështet për përmbushjen e synimeve dhe planeve tuaja të afatshkurtra,meqë vëmendja juaj do përqendrohet gjithnjë e më shumë në jetën dhe aktivitetet shoqërore.Marsi deri në 17 të muajit nga shtepia juaj e 7, krijon probleme dhe grindje, por më pas Jupiterit me këndet e tij pozitive do të risjelli harmoninë.Kjo është për shkak se Jupiteri do të fillojë levizjën në drejtim të kundert nga data 9 mars,ndërsa Merkuri,planeti juaj,në datën 23 mars. Të gjithë këto levizje planetare i bën gjërat më të komplikuara.Nga data 20 e tutje ka përmirësime,por duhet paturgjithmonë kujdes.Financat do të jenë pozitive me dy hënat e plota, njëra prej tyre Blue Moon,e cila do t’ju ndihmojë shumë edhe pse nuk është mirë të bëni ndryshime radikale këtë muaj.
Ditët më të mira për dashurinë :2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 12, 13, 16, 17, 21, 22, 27, 29, 30
Ditët më të mira për financat: 2, 3, 4, 5, 12, 13, 14, 15, 16, 21, 22, 25, 29, 30
Ditët më të mira për karrierën: 2, 3, 12, 13, 21, 22, 29, 30
Gaforrja
Ky është një muaj që mund të gëzoheni vërtet,të paktën deri në 20 mars.Dielli është planeti i financave tuaja në shtëpinë tuaj të 9 qe tregon harmonin dhe zgjerimin,kjo mund të këtë lidhe me kompanitë e huaja,investimet,por gjithashtu luan një rol të rëndësishëm për paratë që ju fitoni.Dielli tek Peshqit gjithmonë favorizon pjesën e parave dhe duket sikur ndodh një mrekulli e vogël për ekonominë.Nga shtepia e 9 shtëpia sjell fat të mirë për ata që studiojnë,ndërsa ju kërkohet të udhëtoni.Me lidhjen e Veriut në shtëpinë tuaj të 2,problemi mund të jetë të ardhurat ose fitimi që po rriten,por ky është një problem i mirë.Dielli në horizontin e horoskopit tuaj favorizon suksese në karrierën dhe Marsi i cili do të shkojë në shtëpinë tuaj të 7, në datën 17, do të sjelli zhvillim.Shëndeti dhe ankthi juaj mund të kenë nevojë për vëmendjen tuaj,por mos u përpiqni të punoni jashtë orarit.
Ditët më të mira për dashurinë: 7, 8, 16, 17, 25, 27
Ditët më të mira për financat: 2, 3, 4, 5, 12, 13, 14, 15, 16, 21, 22, 23, 24, 25, 29, 30
Ditët më të mira për karrierën: 7, 8, 14, 15, 16, 17, 25, 26
Luani
Ky muaj siguron mbështetje materiale jo vetëm për ju,por edhe për ata që janë përreth jush dhe kjo mund të jetë edhe në formën e informacioneve të dobishme ose të këshillave.Stepia juaj e 8 është e forte deri më 20 mars dhe kjo është një periudhë shumë e mirë për të organizuar gjithçka në lidhje me taksat ose gjithçka që lidhet më financat edhe psikologjinë Megjithatë,një barrë largohet nga ju ose më kuptimin e plotë të fjalës ose më ate figurativi,për shembull,mund të humbni kile ose të çliroheni nga një situate qe ju ka shqetësuarprej kohësh,tani hapet rruga për rritje personale dhe profesioale.Shtëpia juaj e 9-të në datën 20 të muajit do të theksohet shumë, si dhe situata juaj psikologjike do të jetë ndryshe.Më shumë optimizëm dhe zhvillim.Edhe për ata që janë studentë këtë muaj do të performojnë mirë.Planeti i financave tuaja,Merkuri,do të jetë në shtëpinë e 9-të në datën 6 mars dhe kjo do të thotë rritje fitimi ose çfarëdo që deshironi.Njerëzit që do njihni do të luajnë një rol të rëndësishme për gjendjen tuaj financiare.Marsi në datën 17 ,do të shkojë në shtëpinë tuaj të 6 ku Plutoni,ndoshta bëni një ndërhyrje, filloni një dietë domethënë do keni ndryshime në zakonet.Por kjo gjithashtu mund të paralajmerojë një aktivitet të fortë në vendin e punës. Edhe Afërdita do të sjellë sukses në punë, njohje dhe udhëtime.
Ditët më të mira për dashurinë: 8, 9, 13, 14, 18, 19, 26, 27 Më të mirat
Ditët më të mira për financat :1, 2, 6, 7, 8, 15, 16, 17, 18, 19, 24, 25, 26, 27, 29, 30
Ditët më të mira për karrierën: 8, 18, 19, 20, 21, 26, 27
Virgjëresha
Deri në 20 mars,jeta juaj shoqërore dhe seksuale do të mbetet në krye të vëmendjës dhe kjo do të jetë një kohë shumë e këndshme për ju.Dielli leviz drejt Neptunit dhe kjo tregon shumë përvoja shpirtërore, por edhe shumë krijim ndoshta dhe një udhëtim.Jeni më të përqendruar në punë,megjithëse nga data 17 mars pjesa e familjes mund të jetë me e theksuara.Merkuri i cili është sundimtari juaj,leviz ne të njëjtin drejtim me Afërditën e cila është sundimtaria e financave tuaja.Të dy planetët formojnë kënde pozitive me Jupiterin.Ky moment është me të vërtetë fantastic për ju.E gjithë kjo ndodh në shtëpinë tuaj të 8-të, të lidhur me paratë,menaxhimin,taksat dhe ndoshta diçka e mirë mund të vijë nga të tjerët.Mund të lidhet me një borxh apo marrëveshje të favorshme.Çfarëdo që të jetë, ju duhet të përfitoni nga ajo që nga data 6 mars e tutje.Por,në datën 13-14 të muajit,katërkëndeshi Afërditës me Saturnin kërkon kujdes ne marrëdhëniet financiare dhe ankthin.
Ditët më të mira për dashurinë: 6, 7, 8, 15, 16, 17, 18, 19, 24, 25, 26, 27
Ditët më të mira për financat :3, 4, 6, 7, 8, 15, 16, 17, 18, 19, 24, 25, 26, 27, 31
Ditët më të mira për karrierën: 8, 18, 19, 22, 23, 26, 27
Peshorja
Marsi leviz në shtëpinë tuaj të 4-të në 17 mars dhe kjo ka shumë interpretime.Kjo mund të sjellë më shumë stres dhe veçanërisht pas datës 20 të muajit, 70% e planeteve krijojnë më shumë stres.Gjëja më e rëndësishme për ju është të pushoni,por kjo lë shumë mundësi të hapura.Kini kujdes me gripin,pasi energjia juaj do të jetë e ulët.Pra, bëni më të mirën për të forcuar trupin tuaj në mënyrë që të mos jeni të prekur nga semundjet.Marsi gjithashtu tregon se ju duhet të bëni disa riparime në shtëpi ose që do të ketë intensivitet në kuptimin pozitiv dhe negativ.Kjo energji përqendrohen në jetën tuaj të brendshme.Më shumë shoqëri,mbledhje,rinovime në hapësirën tuaj.Mundësi romantike gjithashtu do të shfaqen dhe kontakte me familjen.Por është gjithashtu një mundësi e mirë për të zgjidhur çështjet qe kanë të bëjnë më shtëpinë, familjën.Në 20 mars,Dielli do të hyjë në shtepinë tuaj të shtatë,ku do të ketë aktivitet të mjaftueshëm në fushën erotike dhe të marrëdhënieve tuaja.Urani do të levizi drejt Afërditës në fund të muajit,rreth 27 – 28 marsit,që do të thotë se ajo do të rrisë mundësitë tuaja për më shumë pavarësi dhe do të ringjalli marrëdhëniet tuaja.Financat tuaja do të jenë më të mira pasdatë 20 të muajit,kështu që do të duhet të punoni më shumë deri atëherë.
Ditët më të mira për dashurinë: 8, 9, 18, 19, 20, 26, 27, 29, 30
Ditët më të mira për financat :1, 2, 6, 7, 10, 11, 12, 15, 16, 17, 20, 21, 24, 25, 29, 30
Ditët më të mira për karrierën: 6, 7, 16, 17, 24, 25, 26
Akrepi
Planeti i financave tuaja,Jupiter,do të levizi në drejtim të kundert nga data 9 e muajit.Kjo nuk do të thotë se jeta juaj duhet të ndalet.Thjeshtë bëni atë që është e nevojshme për ju gjatë muajt e ardhshëm.Lëvizje të rëndësishme lidhur me blerje dhe plane të mëdhaja financiare do të ishte më mirë të anuloheshin dhe të shqyrtoheshin disa oferta ose informacione.Rrjedha e gjërave do të ngadalsohet .Kjo do të thotë se muajn e ardhshëm do të duhet të jeni më skeptik për lëvizjet tuaja në drejtim e parave dhe të rishikoni strategjinë tuaj.Kjo nuk do të thotë që ju do të humbni mundësitë për të rritur fitimin tuaj,Jupiteri do të vazhdojë t’ju mbështesë.Dhe kjo është për shkak se shtëpia juaj e pestë do të jetë ajo që do të jetë më e fuqizuar,e cila ka të bëjë me burimet e krijimit,marrëdhëniet romantike dhe fëmijët.Bateritë do të karikohen dhe ndoshta çështjet që lidhen me familjën do të zgjidhen.Në 20 mars,Dielli hyn në shtëpinë tuaj të 6-të dhe e kthen vëmendjen tuaj në çështjet e shëndetit dhe punës.
Ditët më të mira për dashurinë: 8, 18, 19, 20, 21, 26, 27
Ditët më të mira për financat :6, 7, 8, 9, 15, 16, 17, 24, 25
Ditët më të mira për karrierën: 6, 7, 16, 17, 26, 27
Shigjetari
Çështjet personale dhe familjare do të jenë shumë të rëndësishme për ju deri në datën 20 mars.Natyrisht,ndryshe nga jeta juaj familjare mund të nënkuptojë dhe shumë gjëra të tjera.Tani jeni më të fokusuar në botën tuaj të brendshme në mënyrë që të reflektoni më shumë në perspektivat që keni vënë në jetën tuaj.Kujtimet dhe përvojat e së kaluarës do të luajnë një rol të rëndesishme për të ecur përpara.Financat tuaja këtë muaj do të jenë pozitive, sigurisht më pozitive deri në 20 mars, por jo më vonë.Ju duhet të punoni më shumë për të fituar më shumë para.Merkuri lëviz në shtëpinë tuaj të financave në datën 17 dhe kjo tregon një vullnet të fortë për të bërë më shumë,megjithatë dhe familja ju mbështet.Pas datës 20,shtëpia juaj e pestë është përforcuar më shumë dhe ju kërkoni për më shumë argëtim,miqësi dhe krijmtari disa do të kthejnë vëmendjen tek fëmijët ose burime të tjera krijimi.Domethënë aktivitete që ju japin kënaqesi dhe më shumë jetë sociale qe do ju bëjë të relaksoheni dhe karikoni bateritë tuaja.Aventurat erotike vijnë në sipërfaqe,por jo diçka serioze.Marrëdhëniet ekzistuese mund të përmirësohen.Gjërat do të bëhën disi më të komplikuara nga fundi i muajit,rreth datës 28,me Merkurin në levizje në drejtim të kundert,ku gjërat do të jenë disi te paqarta.Merkuri,gjithashtu ndikon në karrierën tuaj, prandaj shqyrtoni dhe mendoni mënyra për të fituar më shumë të ardhura ose thjesht për të shijuar punën tuaj.
Ditët më të mira për dashurinë: 8, 18, 19, 22, 23, 26, 27
Ditët më të mira për financat :61, 6, 7, 10, 11, 12, 15, 16, 17, 20, 24, 25, 29
Ditët më të mira për karrierën: 1, 2, 8, 18, 19, 26, 27, 29, 30
Bricjapi
Familja, shtëpia dhe jeta personale do jenë në vëmendjën tuaj në mars.Sidomos pas datës 20 shtëpia juaj e katërt do të përforcohet më tepër me Marsin,qe do të hyjë në shenjën tuaj në 17 mars dhe ky do të jetë një faktor i rëndësishëm.Tregon mbështetjen e familjes dhe përkushtimin ndaj planeve në punën tuaj,aktivitet intensiv në jetën tuaj personale,mbështetje morale dhe përkushtim ndaj njerezve qe doni.Afërdita gjithashtu do të jetë në shtëpinë tuaj të 4-të nga data 6 e muajit dhe në vazhdim.Kjo do të thotë më shumë harmoni dhe qetësi në shtëpinë tuaj, por dhe paraja kontribon në të gjithë këtë atmosphere pozitive.Shpenzoni para për shtëpinë tuaj dhe familjen ose investoni në të.Muaji është I mbushur më gjera pozitive,jo aq npër financat.Afërdita dhe Merkuri do ju ndihmojnë shumë,duke ju treguar mundësitë ekonomike ashtu edhe profesionale.Megjithatë,është e rëndësishme të kujdesni shëndetin tuaj dhe të shmangni ndjenjën e depresionin.
Ditët më të mira për dashurinë: 6, 7, 8, 16, 17, 18, 19, 24, 25, 26, 27
Ditët më të mira për financat :6, 7, 9, 13, 14, 15, 16, 17, 18, 19, 24, 25, 27
Ditët më të mira për karrierën: 3, 4, 8, 18, 19, 26, 27, 31
Ujori
Vendosja planetare në këtë periudhë ka të bëjë më shumë me harmoninë tuaj të brendshme dhe emocionale, familjen tuaj dhe jetën tuaj personale.Megjithatë, ju grumbulloni energji për hapat e ardhshme profesionale,te cilat do të nisin këtë verë.Eiste shumë afër për të përmbushur projektet tuaja.Financiarisht jeni shumë mirë dhe merrni mbështetjen që ju duhet nga të tjerët.Gjithashtu jeta sociale dhe kontaktet janë pika juaj e fortë dhe duhet ta shfrytëzoni ate.Disa nga ju do të investojnë në tregjet qe lidhen me rehabilitimin tuaj profesional ,me biznesin në përgjithësi ,por ka mundësi të mira dhe për ata qe janë beqar.Mesa duket universi ju dhuron atë që keni nevojë.Pas 20 marsit, planeti i dashurisë lëviz në shtëpinë tuaj të 3 te komunikimit, ku do ju jepen mundësi për të fuqizuar kontaktet tuaja,miqtë dhe për të përmirësuar marrëdhëniet si dhe njohuritë tuaja .Çdo gjë është e mundur!
Ditët më të mira për dashurinë: 6, 7, 8, 16, 17, 18, 19, 26, 27
Ditët më të mira për financat :6, 7, 15, 16, 17, 24, 25
Ditët më të mira për karrierën: 1, 2, 6, 7, 10, 11, 12, 20, 21, 29, 30
Peshqit
Marsi për ju është mjaft intensiv në çdo aspekt.Levizjet planetare në pjesën lindore të hartës tuaj,tregojnë se do të ndiheni më të pavarur.Situatat që janë të veshtira për ju do të zbatohen dhe ndryshohen.Natyrisht, kjo ju ndihmon për të marrë përgjegjësitë e duhura.Nëse keni pasur humbje, koha do t’ju shpërblejë më vonë, në një mënyrë pozitive.Muaji fillon me Marsin tek Shigjetari,formon këndeve qe do ju stresojnë dhe do ndjeni presion,por në datën 17 mars do të largojë këto kënde të bezdisshëm me pozitive dhe do të rivendosë harmoninë tuaj të brendshme dhe ekuilibrin. Deri atëherë, nuk do të ndiheni energjik dhe aq të rehatshëm, por duhet të mendoni se do vijnë ditë më të mira.Marsi është planeti i financave tuaja,tek shtëpia juaj e 10, kështu që ju me të vërtetë do ju krijohet stres por erdhi koha për ti dhënë vetës të gjithë energjinë për të arritur suksesin,por nga data 17 do të zhvendoset në shtepinë e 11 ku miqtë,kontaktet dhe të njohurit do të luajnë një rol shumë të rëndësishëm, si dhe mënyra se si mendoni për të ardhmen tuaj.Më 20 mars Dielli do të hyjë në shtëpinë tuaj të dytë dhe do të keni më shumë mundësi financiare, si dhe partneriteti ose dhe një pune më të mirë.Sidoqoftë, kjo do të sjellë kënaqësi materiale dhe rehati, por edhe para.
Ditët më të mira për dashurinë: 1, 2, 8, 18, 19, 26, 27, 29, 30
Ditët më të mira për financat :6, 7, 8, 9, 15, 16, 17, 18, 19, 20, 24, 25, 29, 30
Ditët më të mira për karrierën: 6, 7, 8, 9, 15, 16, 17, 24, 25