Jupiteri në takim me Plutonin në datë 5 Prill

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

Jupiteri në takim me Plutonin në datë 5 Prill

Nga mesi i Marsit deri në mes të Prillit, Jupiteri takohet me Plutonin e “errët” tek Bricjapi, një kënd shumë i fuqishëm për Demat, Virgjëreshat, Akrepët, Bricjapët dhe Peshqit që kanë lindur dhjetditëshin e tretë dhe për ata që kanë horoskop apo/dhe planet personal (Hënën, Merkurin, Afërditën dhe Marsin) nga grada e 21 deri në 27 të shenjave të mësipërme.

Ky kënd e ngjyros disi të gjithë 2020, pasi do të formohet tre herë brenda vitit dhe kjo është hera e parë që po aktivizohet. Dy herët e tjera janë nga fundi i Qershorit dhe nga mesi Nëntorit, kështu që tashmë po merrni një shijë të parë për sa do vijojnë më pas. Atëher ndieni përsëri të fortë, të aftë dhe më fatlum se zakonisht, gëzoni rastësi duke ju shfaqur persona të duhur në rrugën tuaj atëher kur keni nevojë për ta, keni besim në vetvete, dhe nuk shihni asgjë që mund t’ju bëjë të dështoni nga arritja e synimeve tuaja.

Po hecni në drejtimin e duhur në jetën tuaj, nuk keni frikë të ndërmerrni rreziqe, gjithashtu dhe nuk ka asgjë dhe askush që mundet të ulë vetëbësimin tuaj. Këtë periudhë jeni të hapur ndaj ideve të reja dhe pikëpamje që ndodhen në fushën e eksperiencës tuaj dhe kyështë celësi për dicka të re dhe impresionuese. Atëher kështu, keni vetbesim, produktivitet dhe forcë për të bërë ndryshime në jetën tuaj që do t’ju sjellin të mira më pas.

Do të takoni persona që me botëkuptimin dhe paqjen e tyre, eksperiencat dhe njohuritë, ju ndihmojnë në synimet që keni. Do të gëzoni rastësi dhe mbështetje në hapat tuaja drejt ndryshimeve. Ndërkohë që kjo nuk do të ndodhë pas përpjekjet tuaja. Mos qëndroni në shtëpi duke pritur fatin e mirë të vijë nga qielli, por kujdesuni të kapni mundësitë që do t’ju shfaqen për të ndjerë lumturi. Njëkohësisht, të njëjtat ditë kur do të formohet ky kënd, ngrehet dhe katrori Marsit dhe Uranit.

Shiko gjithashtu