Hëna e re tek Peshqit: Si do na ndikojë?

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

Si do na ndikojë?

Hëna e re realizohet në 13 Mars në shenjën e Peshqëve, duke bërë këto ditë si ideale për të dëgjuar intuitën tonë, ti japim krahë imagjinatës tonë, të gjejmë shpirtin fëminor që fshihet brenda nesh dhe të sillemi me lirshmëri. Gjithashtu, mundemi të përshtatemi me nevojat më të thëlla tonat, të shprehim produktivitetin tonë, por edhe ndjeshmëritë. Hëna e re qëlloi me takimin e Afërditës- Neptunit, që plotësohet në 14/03, duke i dhënë energjisë së ditëve një ton më ëndërrimtar, të turmbull, të ngatërruar, por edhe dhimbshëm apo romantik. Por, Hëna e re lidhet dhe me Plutonin, por edhe me yllin e thjeshtë Markab, ku ndoshta sjellin në sipërfaqje disa zhgënjime, rreziqe por edhe lëvizje të fshehta. Për shkak se tendenca në përgjithësi do jetë të jemi më “naiv” dhe idealist, ekziston rreziku të biem viktima qëllimesh që mund ta shohin mirësinë si dobësinë tonë dhe të përpiqen të na shfrytëzojnë. Ndaj të keni sytë hapur, të besoni intuitën tuaj dhe nëse dikush ju premton qiellin me yjet, të jeni të kujdesshëm.

Të mbani mend se ndikimi i Hënës se re zgjat kryesisht dy javë, deri në Hënën e Plotë në datë 28/03. Sigurisht nëse dikush ka ditëlindje në ditën e Hënës së re (me një devijim dy ditë para dhe pas) ndikimi saj zgjerohet në të gjithë vitin e tij të ditëlindjes. Viti më i mirë për fillime të reja është nga 14 Marsi deri në 28 Mars, ku është faza formimit të cerekut të parë të Hënës, por të mos i bëni nëse nuk keni të dhëna të sqaruara në duart tuaja, pasi thamë, për shkak të pjesmarrjes së Neptunit do ti shohim të gjitha të idealizuara. Akoma, ditët pranë Hënës së re mund të ndezin fenomene gjeofizike dhe kohe apo ngjarje që lidhen me elementin ujor.

Takim me Afërditën dhe Neptunin

Takimi i Hënës së re me Afërditën dhe Neptunin mund të sjellë mundësi për krijimin e një lidhjeje të re erotike apo rigjallërimi i pasionit dhe dashurisë në një lidhje ekzistente. Afërdita tek Peshqit do dhimbshuri, paqje, harmoni dhe bukuri dhe favorizon produktivitetin dhe financat. Ndërkohë, paralelisht mund të na bëjë dembelë dhe të paduruar me të tjerët. Neptuni që udhëheq Peshqit thekson ndjeshmërinë, intuitën dhe na bën të ndikohemi më shumë nga mendimet dhe ndjenjat e tjerve. Gjithashtu, është planeti i “lajmeve fallco” , të manipulimeve dhe të teorive të konspiracionit.

Përfshirja Plutonit

Në veprimin e këndeve hyn dhe Plutoni që formon gjashtkëndëshi me Hënën e re dhe mund të na drejtojë në thellësinë e shpirtit tonë, por njëkohësisht të sjellë në dritë pasione apo problemet tona reale dhe ose të drejtojë në sqarim ose në shkatërrim. Kjo mund të ndodhë dhe në bashkpunime.

Ylli i Hënës së Re

Hëna e re tek Peshqit lidhet dhe me yjin e thjeshtë të Markab, që ndodhet tek yjëzimi i Pigasos dhe lidhet me vlerat, pasuritë, por edhe në kënde të vështira sjell gjuajtje pas shpine, askidente, shkatërrime, zjarre dhe shpërthime. Eshtë ylli që ndikon shumë në natyrën shpirtërore të personit që ka në horoskopin e ditëlindjes dhe i jep aftësitë për të magjepsur turmat, kështu që përfshirja e tij me Hënën e re mund  të sjellë fenomene të forta propaganda. Gjithashtu, lidhet dhe me opeanet dhe ndodhta shohim ndryshime tek moti dhe në det, pasi përfshihet dhe Neptuni, zoti i ujrave.

 

Lë të shohim ama me detaje sesi do ndikohen 12 shenjat nga Hëna e re tek Peshqit

DASHI

Hëna e re është ideale për të bërë një zhytje brenda vetes, të shihni nevojat tuaja, të shplodheni dhe të rimbushni bateritë tuaja. Do duhet pak të relaskoheni, të njihni më mirë veten dhe motivet tuaja, të gjeni balancat tuaja, qëllimet dhe të ndaloni të sabotoni jetën dhe të jeni armiku më i keq për vetë veten. Një udhëtim brenda vetes do t’ju ndihmojë të qasni dëshirat tuaja reale dhe sapo të kuptoni c’farë ju bën të lumtur, do mundeni dhe të përparoni drejt atij drejtimi. Gjithashtu, është casti përshtatshëm të bëni një “pastrim” , të ruani ushqimin, të filloni ushtrime, meditim, një hecje në natyrë dhe c’do gjë tjetër që mund t’ju boshatisë mendjen tuaja nga gjërat negative. Hëna e re do prekë shtëpinë tuaj të 12 që kërkon qetësi dhe preferon vetminë. Por, do ndricojë të gjitha axhendat fshehta, prapaskenat dhe ndoshta të lindurit në dhjetditëshin e 3 të kenë më shumë siklet dhe vështirësi në disa bashkpunime. Mos merrni tani vendime, merrni kohën tuaj, shihni c’farë ia vlen dhe c’farë jo, c’farë nuk ju shërben më dhe mendoni lëvizjen tuaj të ardhshme. Artistët e shenjës favorizohen, pasi frymzimi dhe produktiviteti juaj do prekë “llampën e kuqe”.

 

DEMI

Një gjë të mbani mend me Hënën e re tek Peshqit, se puna kolektive rezulton më e mirë, shokët do jenë përkrah jush dhe do gjeni aleatë për të realizuar qëllimet tuaja. Hëna do ndricojë anën tuaj altruiste dhe ndoshta ofroni dhe ju ndihmë tek dikush dhe kjo do t’ju mbushë me ndjenja pozitive. Do keni nevojën të kontaktoni me shokë dhe kolegë, të komunikoni dhe të qeshni. Ndoshta ekziston dhe një notë sentimentalizmi dhe nostalgjie dhe t’ju pushtohet mendja nga kujtime. Nuk do mungojnë dhe mundësitë për flirt dhe njohje, mundësisht dhe nëpërmjet rrjeteve sociale. Të lindurit në dhjetditëshin e 3 do duhet të jeni pak më të kujdesshëm, pasi do ekzistojë më shumë stress apo shqetësim me një cështjen tuaj personale apo një qëllimin tuaj.

 

BINJAKET

Hëna e re ndricon shtëpinë tuaj të 10 diellore, që lidhet me ambiciet, karrierën, planet tuaja profesionale dhe qëllimet tuaja. Jeni të gatshëm të bëni ëndrrat tuaja realitet? Pasi tashmë të gjitha janë të mundshme. Hëna hap një kapitull të ri në jetën tuaj profesionale dhe kjo do të thotë se mund të njihen mundet tuaja dhe të merrni një rritje rrogë ose ngritje pozicioni. Nga ana tjetër, mundet, nëse kërkoni punë apo të ndryshoni drejtim të punës tuaj, të shfaqet tani një mundësi. Përparoni me vetbesim, por edhe qartësi në atë që doni të arrini dhe universi është përkrah jush. Nëse merreni me profesioanle në hapësirën tuaj artistike mund të keni ndonjë propozim shumë tundues.

 

GAFORRJA

Hëna e re, që ndikon horoskopin tuaj diellore në fushën e adventurës, zgjerimit, arsimimit më të lartë dhe lartësimit shpirtëror, ju jep një mundësi të vecantë të planifikoni me detaje qëllimet tuaja të ardhmes dhe në fusha ku dëshironi të keni përparim. Tani do vendosni bazat në gjithcka dhe pas datës 20/03 kur Dielli do hyjë tek Dashi dhe në fushën e karrierës tuaj do filloni me hapa të shpejtë, rrugëtimin që drejton tek suksesi. Kështu nëse keni ndonjë qëllim që lidhet me studime, fillime të reja profesionale apo cështje komunikimi dhe udhëtimesh, përqendrohuni, ngrini mëngët, pasi momenti që ëndrrat tuaja të bëhen realitet nuk do vonohet. Duke marrë parasysh se Hëna e re është në takim me Afërditësn dhe në gjashtkëndësh me Plutonin që ndodhet në shtëpinë tuaj të 7, ekziston mundësia të shfaqet në jetën tuaj një dashuri e re apo një bashkpunim. Të mbani mend të dashur Gaforre se gjithcka është e mundshme me këtë Hënë të re kështu që mos ndaloni të bëni plane dhe të ëndërroni. Të lindurit në dhjetditëshin e 3 ama, ndoshta keni një siklet më të madh përsa ka lidhje me një lidhje apo një punë, por mos u shqetësoni të merrni vendime tani, pasi gjithcka do sqarohet nga data 20 Mars dhe më pas.

 

LUANI

Shtëpinë tuaj të 8 diellore të horoskopit prek Hëna e re dhe ju vë në procedurë të filloni një udhëtim të ri të brendshëm. Ju Luanët që dëshironi gjithnjë vëmëndjet të jenë të kthyera mbi ju, tani do kërkoni castet më personale dhe do dëshironi të keni pranë vetëm ata që besoni dhe të cilët mund t’ju kuptojnë dhe t’ju ndjejnë thelbësisht. Do keni nevojën të rigjeni veten tuaj, që ndoshta humbi periudhën e fundit brenda detyrimeve dhe problemeve dhe përqafoni të vërtetën tuaj dhe ndjenjat tuaja. Sapo të pranoni ti shihni gjërat më qartë dhe do rilindni. Do kuptoni nevojat tuaja, por dhe cilat lidhje dhe bashkpunimet tuaja përshtaten dhe ose do ti zhvilloni ose do cliroheni nga to. Duhet të mirkuptoni se sigurinë që kërkoni nuk do ta merrni nëpërmjet kontrollit që dëshironi të ushtroni, por vetëm nëse besoni në veten. Gjithashtu, mund të shfaqent një mundësi nga ana profesionale që ka një reflekstim pozitiv në financat tuaja. Ashtu si dhe do shfaqen disa cështje që lidhen me pasuri, trashëgimi apo shpërblime. C’farëdo që të ndodhë, ju të mbani mend se nuk është periudha përshtatshmë për të marrë rrezikun përsa ka lidhje me para dhe marrëveshje.

 

VIRGJERESHA

Hëna e re brenda fushës së lidhjeve erotike, martesës dhe bashkpunimeve, do t’ju japë mundësinë ose të bëni një njohje të re që ndoshta drejton në lidhje apo të rigjallëroni pasionin në një lidhjen tuaj tashmë ekzistente. Kjo vlen dhe në bashkpunime, pasi mund tëq gjeni tani një person që do t’ju mbështesë profesionalisht apo të zbusni diferencat që kanë ekzistuar me persona në ambjentin e punës. Sigurisht, mos harroni se dhe Neptuni, planeti idealizimeve dhe mashtrimeve, ndodhet në të njëjtën fushë dhe ndikon të lindurit në dhjetditëshin e tretë. Kështu që do duhet të mbani rezerva, vecanërisht nëse dëgjoni premtime që do t’ju duken shumë të mira për të qënë të vërteta. Kushtojini shumë kujdes lëvizjeve dhe mos u magjepsni nga fjalët. Fundja dhe Saturni, por edhe udhëheqësi juaj Merkuri, ju këkrojnë të vendosni kufinj, të tregoni disiplinë dhe të qëndroni me këmbë në tokë.

 

PESHORJA

Hëna e re tek Peshqit ndikon shtëpinë e 6 diellore të horoskopit, që lidhet me punën, shëndetin, situatën fizike dhe rutinat tuaja të përditshme. Kjo atëher do të thotë se ju jepet mundësi të mendoni nëse rrethanat që keni në përditshmërinë tuaj ju kënaqin apo nëse duhet të bëni dicka për të rinovuar mënyrën sesi veproni, të rregulloni programin tuaj, të sistemoni ambjentin tuaj të punës dhe të ndryshoni gjëra në cështjet e punës dhe vetkujdesit tuaj. Të bukura janë detyrimet dhe punam por nëse nuk bëni dhe dicka që të ndiheni ju mirë, atëher përse kaq shumë mundim? Këtë pikërisht ju kërkon Hëna e re tek Peshqit të vendosni si prioritet mirqënien tuaj, të kujdeseni pak për veten tuaj dhe të kujdeseni për shëndetin tuaj. Ndaloni të shqetësoheni kaq shumë për të ardhmen dhe kushtojini rëndësi të tashmes dhe atëher gjithcka do rregullohet. Fundja, pikpamjet janë pozitive dhe dicka e re ju pret në fushën profesionale, kështu që dërgoni CV dhe lini takime. Të lindurit në shtëpinë e 3 ndoshta përballen me presione më të mëdha dhe antkh në punë apo me cështjet e shëndetit.

 

AKREPI

Hëna e re vë “zjarr” në shtëpinë e dashurisë, pasionit, krijimit dhe shijimeve, duke ofruar caste të bukura dhe eksperienca të reja argëtuese. Do nxirrni për jashtë anën tuaj lozonjare, do shprehni ndjenjat tuaja, do pasionoheni. Do harroni për pak përgjegjësitë tuaja dhe do relaskoheni, duke shijuar caste të bukura me të dashurit tauj, fëmijët nëse jeni prindër apo mund të shfaqet dhe ndonjë dashuri e re, nëse keni ditëlindje në fillim të dhjetditëshit të tretë. Ana juaj produktive dhe frymzimi do “prekë të kuqen” dhe imagjinata do shpërthejë pozitivisht. Castet e pasionit me partnerin tuaj nuk do mungojnë, vecanërisht tani që udhëheqësi juaj tradicional, Marsi, hyn në shtëpinë tuaj të 8 diellore të horoskopit dhe thekson seksualitetin tuaj. Përpiquni ama të kontrolloni pasionet tuaja, pasi Neptuni nuk njeh kufinj.

 

SHIGJETARI

Mbyllje më të madhe në vetvete do sjellë Hëna e re tek Peshqit, që ndikon shtëpinë tuaj të 4 diellore të horoskopit që lidhet me shtëpinë dhe jetën tuaj familjare. Mund t’ju pushtojë një nostalgji dhe të mendoni akoma për persona dhe caste të kaluarës dhe të bëheni më sentimentalë. Ndoshta dhe të doni të afroheni me vëllezër, të afërt apo të kaloni më shumë kohë me familjen tuaj. Sigurisht, me Hënën e re është një periudhë më e mirë për të pastruar shtëpinë, të freskoni energjinë, të hidhni c’farë nuk ju duhet apo të falni tek ata që kanë nevojë. Kjo do t’ju rinovojë shumë, pasi ambjenti ku jetojnë reflektron dhe botën tonë të brendshme. Gjithashtu, mund të keni zhvillime të këndshme në familjen tuaj dhe nëse kërkoni për një ndryshim shtëpie tani mund të gjeni shtëpinë që ëndërronit. Të lindurit në dhjetditëshin e 3 mund të keni më shumë ankth në lidhje me detyrimet tuaja, familjen apo cështjet e shtëpisë.

 

BRICJAPI

 Zakonisht nuk bisedoni për ndjenjat tuaja, të dashur Bricjapë dhe keni frikë të hapeni dhe të tregoni se jeni të ndjeshëm. Por Hëna e re , do t’ju bëjë më të ndjeshëm dhe do dëshironi të keni një kontakt më thelbësor në jetën tuaj të përditshme, duke hapur zemrën tuaj tek personat  e afërt. Do e lini për pak pamjen tuaj të ashpër dhe me ndjeshmëri do afroheni me ata që doni dhe do tregoni anën tuaj më relaskuese. Do keni nevojën të shprehni frikërat tuaja, mendimet dhe të bëni një fillim të ri në lidhjet tuaja. Ndoshta dhe hyni në një procedurë të falni dikë apo edhe veten tuaj, për veprime që janë bërë dhe fajlë që janë thënë në të kaluarën dhe të cilat u bënë shkak për tu larguar. Do përpiqeni të rikrijoni rrjetën e njerzve që ju krijojnë siguri në përditshmërinë tuaj, për të rigjetur balancat tuaja. Të lindurit në dhjetditëshin e 3 ndoshta ndiheni të ngatërruar me një cështje profesionale apo studimesh. Nuk nevojitet të merrni vendime tani, pas datës 20/03 do sqarohet imazhi.

 

UJORI

Shtëpinë tuaj të 3 diellore ndricon Hëna e re tek Peshqit dhe financat bëhen prioritet. Do mendoni mënyra për do t’ju sigurojnë qëndrueshmëri dhe siguri, do përpiqeni të sistemoni cështje të lëna pezull, ndërkohë njëkohësisht mund të bëni dhe një kalim të vogël në të kalluarën dhe të rimendoni c’farë lëvizjesh keni bërë gabim. Ndoshta nuk keni dhënë vëmëndjen e duhur të ardhurave dhe shpenzimeve tuaja dhe keni harxhuar pa llogari në gjëra që thelbësisht nuk ju nevojiteshin? Hëna e re do t’ju japë mundësinë të filloni zbatimin e një programi të ri kursimi, dicka që do t’ju bëjë avash avash  të ndiheni të sigurt. Mund të shfaqet dhe një mundësi e re apo të vendosni përpara një ide produktive që keni dhe e cila t’ju ofrojë dhe fitime parash. Mirë është ama të mos merrni rreziqe ekonomike, vecanërisht nëse dikur ju propozon një investim me fitim të shpejtë apo dicka që instikti juaj ju thotë se është shumë e rrezikshme. Mos harroni se Neptuni ndodhet në këtë fushë dhe manipulimet dhe fjalët e mëdha janë në ndodhitë e ditëve. Të lindurit në dhjetditëshin e 3 do jeni pak më të mbyllur në vetvete apo ndoshta zhgënjeheni me një situatë. Mos bini, më të mirat janë përpara jush.

 

PESHQIT

Jeni protagonistët e Hënës së re që realizohet në shenjën tuaj dhe me ndihmën e Afërditës dhe udhëheqësit tuaj Neptunit, ndryshimet në jetën tuaj janë e vetmja e sigurt. Mos kini frikë të përqafoni të renë, vetëm për mirë do jetë, mjafton të shkelni në këmbët tuaja në tokë dhe të mos ëndërroni me plane të pabaza dhe pa realizueshme. Zhvillimet në punë, në qëlime, në dëshirat tuaja, akoma dhe në paraqitjen tuaj janë brenda lojës. Kapituj të rinj hapin jetën tuaj dhe persona të rinj shfaqen, ose në anën erotike apo dhe në atë profesionale. Mund të keni një propozim në punë, mund të gjeni dashurinë e jetës tuaj. Por kujdes në idealizimet dhe fjalët e mëdha, vecanërisht nga njerëz që nuk i njihni mirë dhe nuk dini qëllimet e tyre të thella. Jetojeni këtë që do vijë, por mos u jepni pltoësisht para se të siguroheni se bëhet fjalë për dicka që vlen realisht. Të lindurit në dhjetditëshin e 3 do duhet ti jepni më shumë vëmëndje cështjet ekonomike, por edhe cështjeve të lidhjeve.

Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook

www.facebook.com/astrologu.al.JorgoPulla

www.facebook.com/www.astroshop.al.JorgoPulla

pasi dhe të bëheni pjesë në grupin tonë

www.facebook.com/groups/jorgopulla.astrologu

Për të qënë gjithnjë të informuar për ofertat dhe shortet që ne organizojmë EKSKLUZIVISHT dhe vetëm për pjestarët tanë…

Pra, do të ishte më mirë të qëndroni të qetë dhe të pretendoni qetësisht, duke kultivuar më tej talentin tuaj unik së bashku me astrologun tuaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale

Ju presim…

Shiko gjithashtu