
Tema që do t’ju shqetësojnë kryesisht, janë pasiguria, ruajtja e arritjeve dhe përmirësimi i mënyrës së jetesës. Mendoni c’farë keni nevojë realisht për të kaluar mirë, dhe nuk do të vështirësoheni për të arritur synimet tuaja sepse do të keni këmbëngulje dhe durim. Tregoni vlerën tuaj, bëjini të tjerët t’ju vlerësojnë dhe kërkoni atë që meritoni.
Më shumë ndikohen shenjat e tokës (Demi, Virgjëresha, Bricjapi) dhe shenjët e qëndrueshme (Luani, Akrepi, Ujori). Gjithashtu, dhe ata që kanë horoskopin ose planetet individual në gradën e 3 të këtyre shenjave.
Puna
Aktivitetet tuaja profesionale që do të fillojnë këtë periudhë, do të kenë një zhvillim të avashtë por do të përcjellin dhe fryte. Do të keni mundësi për të rritur të ardhurat tuaja duke bërë një investim ose duke gjetur një pozicion pune. Do të problematizoheni për atë c’farëështë vërtet e rëndësishme për tu ndjerë të sigurt dhe mjaft prej jush do të kuptoni se të mirat materiale nuk do të mjaftojnë, pasi nevojiteni dhe për mbulim sentimental.
Jeta personale
Do të menaxhoni me kujdes kohën, paratë dhe energjinë tuaj. Do të mbështesni njerëzit tuaj, do të mirëprisni miq, do të kujdeseni për ta dhe do të tregoni pa fund dashurinë tuaj. Do t’ju pëlqejë mirëqënia dhe rehatia, do të gatuani shpesh dhe do të kujdeseni për shtëpinë dhe kopshtin tuaj.
Dashuria
Lidhjet erotike që do të krijohën këtë periudhë, do të jenëafatgjata sepse do të mbështeten në respekt dhe mirëkuptim reciprok. Sa jeni tashmë të dashuruar dhe të kënaqur nga lidhja juaj, do të vendosni të bëni një hap më poshtë dhe ndoshta bashkëjetoni.
Një faqe të re zhvillimesh dhe ngjarjesh fillon, të cilat lartësimi i tyre do të vijë deri në 7/5 kur do të realizohet Hëna e plotë në shenjën e Akrepit, ndërkohë që forma përfundimtare e këtyre ngjarjeve do të jepet në 22 Maj ku dhe do të realizohet Hëna e re e Majit.
Do të jetë pozitive Hëna e re e Prillit?
Pyetja e parë që na lind është: Do të jetë pozitive Hëna e re nga shenja e Demit? Përgjigjia e shpejtëështë se kjo hënë ka për të shkundur themelet e stabilitetit material dhe emocional, ndërsa do të na çojë në reflektime të papritura, të cilat do të intensifikojnë ndjenjën e pasigurisë.
Cilët ndikohen në mënyrë direkte nga Hëna e re e Prillit???
Ndikimi i kësaj hëne është më i fortë për shenjat si (Demi, Luanët, Akrepat dhe Ujorët) të dhjetditëshit të parë pasi dhë pë rata që kanë planete personal, horoskop ose mesqiellor, afër gradës 0-6 të shenjave tëmësipërme. Më specifikisht, nëse keni lindur në datat vijuese, atëher me Hënën e re nga shenja e Demit, pritet të hyni në një rreth të ri zhvillimesh, që do t’ju nxjerrin nga qëndrueshmëria e shinjestrimit tuaj:
21-27 Prill
23-29 Korrik
23-29 tetor
20-26 Janar
C’farë të presim nga Hëna e re nga shenja e Demit?
Përfaqësuesi tokësor, Demi, ka udhëheqësin e tij Afërditën dhe është shenjë që lidhet në mënyrë direkte me arritjet materiale dhe sentimentale. Demi, është shenjë që kërkon stabilitetin dhe sigurinë brenda mbulimit të tij, aq sa material dhe praktik, por edhe sentimental. Perceptimi i “përkas” është shumë i theksuar, në këtë shenjë, e cila dhe përpiqet të sigurojë aq sa cilësinë, por edhe qëndrueshmërinë të jetës së tij nëpërmjet arritjeve të tij personale. Me hapa të ngadalta dhe të qëndrueshmë, Demi vlerëson, siguron, analizon, stabilizon, shijon…
Siguri materiale dhe sentimentale, janë perceptime shumë të rëndësishme për shenjën e Demit, e cila dhe dëshiron të “zotëroje” dhe t’i “përkasin” ato që shijon me të 5 shqisat… por përtej kësaj, Demi (dhe shtëpia e 2-të që përfaqëson) dëshmon dhe sistemin e vlerave tona… E gjithë kjo hyrje e vogël u dha për të kuptuar fushat që do të shohim në këtë rreth të ri të hënës, për tu fokusuar në interesat tona. Atëher, nga të shkruajturat, do të kuptojme se Hëna e re e Prillit, shfaqja e zhvillimeve flet oër cështje që lidhen me paratë, materialet, ndjenjat, por edhe vlerat…
Dielli dhe Hëna nga shenja e Demit, vërejmë se formojnë këndin e takimit me Uranin, duke shkaktuar lëkundje të forta përmbysjesh, ndryshimesh dhe ngjarjesh të paparashikueshme që vijnë për të shkundur pikërisht atë që kërkon një Dem, sigurinë dhe qëndrueshmërinë. Periudha që hapet para nesh, karakterizohet graduale dhe egocentrike në ngjarje, të cilat madje janë dukshem se do të shkaktojnë jo qëndrueshmëri, tension, nervozizëm, revoltim, reagim, por edhe… “shok”! Asgjë nuk është e mirëqënë dhe ndryshimi është brenda jetës, ndërkohë që ky ndryshim shfaqet papritmas, është dukshëm se do të shokojë, cprogramojë, c’lirojë por edhe t’ju përballë dhe me të vërtetat të thella të cilat do t’ju shokojnë… Ndarje/shkëputje të papritura dhe të prera, aksidente, debate, ngjarje që do të sjellin probleme dhe shkundje në lidhjet/bashkëpunimet stabile.
Saturni nga shenja e Ujorit, merr pjesë dhe ai në mënyrë provokuese në këtë hënë, duke theksuar se përshkojmë një periudhë të vështirë limitesh, të cilat dhe eliminojnë ndjesinë e lirisë, e cila është e dëtyrueshme dhe nevojshme me këtë hënë (pasi Urani është në takim), gjatë së cilit kërkojmë më shumë se c’do herë tjetër, të marrim prapa jetën që kishim, lirinë që na takon. Cmimi, sfida, provokimi, kufizimi dhe pengesat, përbëjnë ndërkohë një bllokim, ndërkohë që ndryshime e kësaj hëne, duken se do të theksojnë ndjenjën e pasigurisë por edhe të pamjaftueshmërisë.
Afërdita, udhëheqësja e shenjës së demit, ndodhet në shenjën e Binjakëve, duke formuar trekëndësh me Marsin. Shkëndija e enthusiazmit, erotizmit, nevojës për lojë, flirtim, rinovim, lumturi, komunikim dhe rrejtëzim, është e tepruar dhe e papërmbajtshme shumë herë. Ndërkohë, Afërdita, përgatitet të formojë trekëndësh me Neptunin, ndërkohë që hëna e ardhshme e re (në 13/5) do të jetë fenomenalisht e kundërt. Po përshkojmë atëher një gradë, që avash-avash, do të jetojmë përcëptime të rëndësishme por edhe rivlerësime, të cilat do t’ju bëjnë të dyshoni, të ngatërroheni, të përgënjeshtrojnë aspirate dhe të për përmbëjnë pasigurinë por edhe padakortësinë…
Në përfundim, atëher, Hëna e re nga shenja e Demit, do të shkaktojë reagim, revoltim, tension, riorganizim, shpërqëndrim dhe ndjenjën e “pamjaftueshmërise” në cështje ekonomike dhe sentimentale. Këtë përiudhë, e sigurt është të gjejmë ato alternative, të cilat do të na ndihmojnë gradualisht të përshtatemi në një realitet të ri, në një realitet që do të ndryshojnë shumë gjëra, asgjë s’do të mbetet njëjtë…. Dëshira, prioritete, nëvoja, vlera, do të hyjnë të gjitha këto në një rreth ndryshimesh, ndërkohë që pyetja që na lind të gjithë ne periudhën e ardhshme është : “C’farëështë e rëndësishme për mua dhe c’farë vlere ka?”
Ndikimi i Hënës së re në c’do shenjë
Ndikimi është më i ndjeshëm tek shenjat e dhjetditëshit të parë, ndërkohë që mos harroni se Hëna e re realizohet në një shtëpi të caktuar të horoskopit tuaja dhe lidhet në mënyrë direkte dhe nëse bëni pjesë në dhjetditëshin e 2 ose të 3.
Dashi
Hëna e re në Dem do të sjellë mudnësi për të rritur të ardhurat tuaja, të mbyllni marrëveshje fitimprurëse dhe të gradoni gjëra të lëna pezull. Me mbështetjen e personave me eksperiencë, do të filloni një aktivitet duke vlerësuar aftësitë tuaja ose do të fitoni akoma dhe një burim të ardhurash. Me durim dhe organizim të duhur do të kapërceni c’do vështirësi.
Me Hënën e re në shtëpinë tuaj të dytë, ekonomike, do të bëni një fillim të ri në situatën tuaj ekonomike, do të ndjeni më shumë siguri sentimentale dhe materiale, do të gjeni persona që ju vlerësojnë dhe ju pranojnë vlerat. Ndoshta, del në dritë një burim i ri të ardhurash ose shlyeni ndonjë borxh. Ndoshta zhvilloni ndonjë talent fizik i cili do të ndikojnë pozitivisht nëfinancat tuaja. Mundet akoma dhe intuita tuaj ose thejsht disa ekspertë t’ju drejtojnë në një burim të ri të ardhurash. Me mëndjen tuaj të drejtë dhe durim, do të shkatërroni pengesat në situatën tuaj ekonomike dhe të vendosni qëllime të reja ekonomike. Ndoshta bëni një marrëveshje të re ekonomike dhe bashkëpunoni me persona që ju vlerësojnë.
Demi
Hëna e re në shenjën tuaj shënjestron një rradhë ndryshimesh në jetën tuaj personale dhe profesionale. Ngadal por në mënyrë stabilke do të kapërceni pengesa dhe do të arrini në plotësimin e qëllimeve tuaja. do të jeni produktiv, të shkëlqyer, do të filloni një lidhje serjoze ose një bashkëpunim dhe do të arrini të keni një siguri materiale dhe sentimentale.
Me Hënën e re në shtëpinë tuaj të parë, të personalitetit tuaj, do të bëni ëndrra të reja të mëdha në jetën tuaj, do të jeni joshës dhe impresionues, do të lini një përshtypje të mirë të parë. Jeni të fuqishëm dhe guxues për të ndryshuar komentet negative në jetën tuaj, do të mbillni farë për dicka të re që ju ofron siguri materiale dhe sentimentale. Jeni në lëvzije të vazhdueshme dhe merreni me aktivitete të shumta, programi juaj është plot. Joshja dhe shkëlqimi juaj, do t’ju bëjnë të dalloni në turmë, kështu që mund të vijë në jetën tuaj ose një lidhje e re erotike ose një bashkëpunim. Mundeni të merrni atë që doni nag më të mëdhenjtë, shokët tuaj, i/e dashuri/a juaj. Prezenca tuaj impresionuese do t’ju hapë dyert e lumturisë dhe suksesit tuaj.
Binjakët
Keni nevojë për shplodhje dhe qetësi për tu rikonstruktuar. Kapërceni frikërat dhe hezitimet tuaja, gjeni c’farë doni dhe filloni planet për të ardhmen. Rezistencat tuaja do të rriten nëse ndaloni rrjedhjet, largoni njerëzit që nuk kuptojnë nevojat tuaja dhe jepini fund situatave stresuese ose pa zgjidhje.
Me Hënën e re në shtëpinë tuaj të 12 të mbyllur dhe të turmbullt, mendoni më thellë të kaluarën, nuk keni dëshirë për flirt ose argëtim, kërkoni caste më personale dhe paqjen e shtëpisë tuaj. Do të bëni ëndërra të reja, qetësohuni dhe relaksohuni, mendoni energjitë tuaja të ardhshme për lumturinë tuaj. Do të përballeni me cepat më të errta të shpirtit tuaj, ndoshta akoma jeni në siklet në lidhje me sjelljen e disa personave, a i pranojnë vlerat tuaja? Ju vlerësojnë sinqerisht? Largoni nga jeta juaj situata dhe persona që ju krijojnë ankth, nuk nevojitet të justifikoheni tek askush për vendimet tuaja. Kini durim dhe të gjitha do të zhvillohen sipas planit universal.
Gaforrja
Jeta sociale do të shfaqet me Hënën e re në Dem. Do të jeni më social, zemërhapur, do të keni shumë ftesa për argëtim dhe do të merrni pjesë në aktivitete për natyrën ose për përforcimin e skuadrave që doni. Njohjet e reja do të jenë të vlerësueshmë por nuk do të nxitoheni për ti kategorizuar si shokët tuaj.
Me Hënën e re në shtëpinë tuaj të 11 graduale dhe shoqërore, do të ndjeni siguri, lumturi dhe gëzim duke patur shokët tuaj dhe duke bërë atë që doni. Dicka ndryshon në jetën tuaj, pasi ndjeni se erdhi ora të bëni realitet ëndrrat tuaja. ndoshta largoheni nga shoqëri dhe skuarda që nuk përshtaten me parimet dhe vlerat tuaja dhe njihni persona të rinj që do t’ju frymëzojnë pozitivisht në jetën tuaj. Tani do të mësoni se cilët janë shokët tuaj dhe cilët jo, dhe kjo do t’ju bëjë të ndiheni më shumë të sigurt.
Luani
Do të përballeni me vetëbesim dhe optimizëm rrugëtimin tuaj profesional, do të jeni korrekt në dëtyrat tuaja dhe të rrisni rezultatet tuaja. Do të keni mundësinë të realizoni aspiratat tuaja, do të filloni një aktivitet pse do t’ju njihen aftësitë tuaja në punë dhe do t’ju ofrojnë një pozicion më të mirë.
Me Hënën e re në shtëpinë tuaj të 12, do të happen horizonte të reja në karrierën tuaj, dhe c’do lloj shqetësimi do të marrë fund. Vlerësohen puna juaj dhe njihen mundet tuaja, do të shfaqni anën pozitive të personalitetit tuaj në rrethin social. Tani do të merreni shumë me detyrat e punës tuaj, por komentet që do të merrni do t’ju gëzojnë dhe theksojnë egoizmin tuaj. Mund të gjeni një punë të re ose të përparoni tek kjo aktualja, e cila do të vijë si pasojë e punës tuaj të fortë. Do të realizohen aspiratat dhe dëshira juaj për të arritur në shkallët e lumturisë.
Virgjëresha
Do të ndiqni ëndërrat tuaja dhe do ti materializoni sepse do të punoni shumë fort, do të jeni të mirë organizuar dhe korrekt ndaj detyrimeve tuaja. Mundeni të bëni një fillim të ri profesional, do të udhëtoni jashtë shtetit, do të ndani eksperienca të rëndësishme me persona nga largo se të vendosni të studjoni dicka që ju pëlqen.
Me Hënën e re në shtëpinë tuaj të 9, do të keni një shpirt zbulues dhe adventurier, doni të mësoni dhe të zgjeroni njohuritë tuaja, kështu do të bëni një fillim të ri në një hapësirë arsimimi ose të ndryshoni filozofinë ekzistuese të jetës tuaj. Do të zgjeroni horizontët tuaja. Ndoshtab akoma persona nga kultura të tjera ose nga tjetër qytet nga i juaji, ndoshta akoma gjeni një dashuri të re ose bashkëpunim biznesi larg qytetit tuaj. Do të shihni një dritë të re në jetë dhe do të merreni me lumturinë tuaj.
Peshorja
Eshtë periudha e përshtatshme për të sistemuar financat tuaja, të sitemoni detyrimet, borxhe, siguracione ose të bëni një shitje/blerje. Do të lini pas pasiguri dhe pesimizëm, do të fokusoheni sesi të rrisni të ardhurat tuaja, nuk do të rrezikoni në investime të paqëndrueshme dhe do të bëni menaxhimin e duhur të parave tuaja.
Me Hënën e re në shtëpinë tuaj të 8, të seksit dhe të burimeve të përbashkëta ekonomike, do të bëni shkëmbime ekonomike të reja dhe në vetminë tuaj të brëndshme, tashmë do të kërkoni më shumë familjarirtet me të dashurit tuaj. Nuk ju rrëzojnë kërkesat e të tjerëve, përkundrazi, vazhdoni dhe bëni një fillim të ri duke larguar të gjithë ndjenjat negative të kaluarës dhe kjo ju bëni të ndjeni më shumë siguri. Intuita juaj, ju drejton saktë tani në zgjedhjen e duhur të energjive tuaja. ndjeni se rilind shpirti juaj, do të shihni në thellësi të horizontit një ndryshim shndërrues dhe definitive.
Akrepi
C’do lloj lidhje personale dhe bashkëpunimi, do të bëhen më stabile, mjafton të vlejnë kujdesin tuaj. Do të zgjidhni keqkuptime me shokë ose me partnerin tuaj dhe ndoshta vendosni të zyrtarizoni lidhjen tuaj erotike. Do të largoheni nga persona që nuk ju vlerësojnë dhe nëse jeni beqarë do të bëni një njohje të re të vlefshme.
Me Hënën e re në shtëpinë tuaj të 7, të lidhjeve serjoze, të gjitha lidhjet tuaja të rëndësishme, erotike, shoqërore ose profesionale, do të bëhen më stabile dhe familjare. Hëna ju jep mundësinë të zgjidhni debatet me të dashurin tuaj, të korigjoni gabimet tuaja ose përkundrazi do të largoni nga jeta juaj persona që nuk ju dinë vlerën dhe nuk munden të ofrojnë siguri sentimentale ose akoma dhe ekonomike. Apo, nëse jeni vetëm, mund të takoni partnerin e shpirtit, dikë që do t’ju përmbushëëndrrat tuaja. Me mënyrën e zgjuar dhe të drejtë të perceptimit tuaj, do të zgjidhni keqkuptimet që keni me bashkëpunimet ose mund të bëni një biznes me ortakë ose lidhje.
Shigjetari
Do të rregulloni zyrën, organizoni dosjet tuaja dhe do të vendosni në një rregull të gjitha ato cështjet tuaja profesionale të lëna pezull. Prodhimtaria juaj në punë do të rritet, do të jeni më korrektë në detyrimet tuaja dhe do të mbyllni dakortësi të mira. Do të kujdeseni për shëndetin dhe udhqimin tuaj por dhe do të shmangni aktivitetin tuaj të fortë fizik.
Me Hënën e re në shtëpinë tuaj të shtatë, të përditshmërisë dhe të punës, theksimi i detajeve, do t’ju falë fryte në punën tuaj. Mendja juaj analizuese, do t’ju ndihmojë të bëheni sa më shumë frytëdhënës dhe produktiv ne punë ose të gjeni mënyra për të patur sa më shumë para. Do të kapërceni me lehtësi aktivitetet tuaja të përditshmes dhe detyrimet, do të ndihmoni kolegë ose persona që kanë nevojë për mbështjen tuaj. Ndoshta do të merreni me pastrimin e objekteve të panevojshme në shtëpi dhe zyrën tuaj dhe në përgjithësi do të merreni me aktivitete të këndshme. Fitoni zakoni më shëndetshme në jetën tuaj dhe vendosni në një rregull dhe organizim rutinën tuaj të përditshmërisë.
Bricjapi
Një lidhja juaj e re erotic, do t’ju mbushi me optimizëm, ju që jeni tashmë të dashuruar, do të mendoni të bashkëjetoni, do të shijoni shoqërinë e partnerit dhe fëmijëve tuaj, do të kujdeseni dhe do të mbështeteni ku të jetë e nevojshme. Do të filloni një hobi që do t’ju rigjallërojë, do të argëtoheni dhe do të fitoni shokë të rinj.
Me Hënën e re në shtëpinë tuaj të 5, të dashurisë dhe të produktivitetit, do të ndiheni më të lumtur dhe të rigjallëruar, do të gëzoni argëtimin dhe dashurinë, do të bëni c’farë ju kënaq. Një dashuri e re do të hyjë avash dhe me qëndrueshmëri në jetën tuaj, do t’ju falë siguri. Nëse jeni tashmë në një lidhje, do të merreni me aktivitete të reja më të këndshme me të dashurin tuaj, do të argëtoheni më shumësë bashku. Do të shfaqni aftësitë tuaja, do të gjeni hobi të reja dhe shoqëri, do të hapni dyer të reja profesionale, të cilat do t’ju sjellin më shumë famë. Ndoshta merrni dhe disa rreziqe të reja ose bëni investime të reja që do t’ju ofrojnë fitime afatgjata.
Ujori
Do të afroheni më shumë me persona të familjes tuaj, do të shijoni caste të bukura, do të kujdeseni dhe do të ndiheni më të sigurt sentimentalisht. Do të rinovoni shtëpinë tuaj, do të blini objekte të bukura për ta zbukuruar dhe do të sistemoni cështje të pasurisë së paluajtshme. Do të mirëprisni miq dhe ndoshta fitoni bashkëjetues.
Me Hënën e re në shtëpinë tuaj të 4, të shtëpisë dhe të familjes, do të ndjeni më shuëm ngrohtësi dhe familjaritet me personat tuaj të dashur, do të ndjeni më shuëm siguri duke qënë në shtëpi dhe familjen tuaj. Tashmë, doni të jeni afër familjarëve tuaj që ju ofrojnë siguri sentimentale, pasi nuk u besoni të panjohurve. Jeni më harmonic me të dashurit tuaj, shtëpinë, dhe tani mburoja juaj nga sfidat e jetës për qetësi dhe paqjen e shpirtit tuaja. mundet akoma dhe te zbukuroni dhe të rinovoni shtëpinë tuaj ose akoma dhe të bashkëjetoni me të dashurin tuaj. Ndoshta do të keni një fund të lumtur, me një cështje të pasurisë së palujtshme.
Peshqit
Komunikimet do të bëhen me mirësjellje dhe ngrohtësi, do të shprehni me qartësi dhe do të keni mendime stabile por kur te duhet të hapni rrugë për të shmangur tensionet. Do të keni mjaft zhvendosje, do të takoni persona interesantë dhe ndoshta fitoni miq të rinj. Do të përmirësohen lidhjet me vëllezërit ose të afërm të tjerë.
Me Hënën e re në shtëpinë tuaj të tretë, të ideve dhe të komunikimit, do të jeni vecanërisht komunikues dhe social, më të qëndrueshëm në idetë tuaja dhe harmonic dhe të sjellshëm në mendimet tuaja. Do të merreni me aktivitete të këndshme dhe qetësuese, do të bëni c’do gjë që ju tonifikon dhe ju rigjallëron. Mund të bëni një marrëveshje të re ekonomike fitimprurëse. Do të mendoni më këndshëm dhe me optimizëm për të ardhmen, do t ëlini pas idetë e dështuara që nuk ju shërbejnë, do të qetësoheni dhe do të shplodheni.