Lufto për harmoninë dhe balancën!
Si do t’ju ndikojë Hëna e Plotë që do të realizohet në 8 të muajit në shenjën e Peshores?
Në 8 Prill, ora 03:34 të mëngjesit realizohet Hëna e plotë e muajit, në këndin 18 gradë dhe 43 sekonda të shenjës së Peshores
Epiqëndra e Hënës së plotë ndikon direkt shenjat si Dashi-Peshoret, Gaforret dhe Bricjapët në fund të dhjetditëshit të dytë, në fillim të tretit dhe sa kanë afër në 18 gradë të këtyre shenjave, planete personal, horoskop dhe kulme.
Vërejmë se flasim për një Hënë të plotë të vështirënë nivel botëror dhe kjo sepse Dielli dhe Hëna të dy formojnë vëtëm kënde jo harmonike të cilat janë, Hëna-Dielli katror me Jupiter-Pluton, Hëna katror një e gjysëm me Afërditën, Dielli gjysëm katror me Afërditën dhe Hëna duke formuar kryqëzim me Neptunin.
Eshtë një periudhë ku, qoftë dhe po të përpiqemi të ruajmë balancat, do të ekzistojnë trazira në lidhjet dhe bashkëpunimet tona. Kjo hënëështë e mbyshur me ndryshime dhe ngjarje të papritura, që na gjejnë të papërgatitur dhe shpesh nuk do të dimë as sesi t’i përballojmë. C’do përpjekje komunikimi mbështetet më shumë në në qëndrimin e tij për të parë gjërat brenda një prizme imagjinare, ajo që do donim të ishte, por fatkeqsisht, realiteti është shumë i lehtë për të përgënjeshtruar c’do aspiratë përmirësimi… Do të ekzistojë dobësi në mirëkuptim në shumë fusha dhe kjo do të ketë si rezultat tensionin në lidhje, aq san ë nivel personal por edhe kolektiv. E gjithë kjo energji e zjarrtë ka nevojë të dalë për jashtë, të shprehet në c’do mënyrë, por nga ana tjetër, terreni nuk ofrohet për dakortësi dhe zgjidhje… Por ofrohet për ndryshime, ose më saktë i detyron! Ofrohet për… vendime dhe lëvizje, që do të bazohen mbi të vërtetën që fsheh c’do kush nga ne brenda tij dhe ajo është e vetmja rrugëzgjidhje, shpëtimi… Të shpreheni, të flisni, të fitoni, port ë thoni vëtëm ato që vërtet keni në shpirtin tuaj…
Tendenca për “menaxhimin” e personave dhe situatave, do të funksionojë bindshëm, duke arritur shumë herë në mënyra apo metoda që mund të prekin kufinjtë e apsurditetit, për të manipuluar personin apo personat! Dhe të gjitha kto, nuk mund ta dini kurrë se nga mund të vijnë ose se c’farë mund të na ndezë. “Fatalja”, cilëndo formë që të ketë, do të shkruajë historinë e saj, duke shkruar në një mënyrë impresionuese hyrjen, aq sa në nivel personal dhe në atë botëror…
Dhe sigurisht, të gjtiha kto lëvizin nga mekanizmi evolucionar i university, që duhet fillimisht të kalojmë nga sfidat që do të na vërë, për të kaluar në fazën tjetër. Deri atëher, do të ndjekim rrjedhin dhe ndërgjegjjen tonë…
Për të parë në praktikë sesi do të ndikojë në mënyrë laike, do të duhet të kemi sytë hapur sepse do të ekzistojë një siklet i madh dhe keqinformim, psikologjikisht do duhet të theksojmë veten tonë për të mundur të menaxhojmë situatat nga të cilat do të dalim më të fortë dhe kjo sepse rrezja e dritës do të duket me këndet harmonike që formon Afërdita me Saturnin, Marsin por dhe “Terapistin” Hirona.
Le të shohim në detaje sesi do të ndikohen 12 shenjat e zodiakut.
Dashi
Shpresat, angazhimet apo detyrimet që u keni caktuar të tjerëve pritet të gjënden në probleme dhe pengesa. Tema që lidhen me cështje lidhjesh në bashkëpunime, do të ngrijnë sao dhe nëse përpiqeni dhe mundoheni të arrini synimet tuaja, do ndjeni sikur po hasni mur. Do duhet të mbusheni me durim sepse nuk jua kanë fajin vetëm te tjerët në vonesat e këtyre temave që ju shqetësojnë, por edhe vetë situatat. Jeni të padurueshëm sepse ndjeni fuqinë e zjarrit brenda jush por nuk duhet të jeni eksagjerues në mendimet dhe sjelljet tuaja.
Demi
Ndryshimet në ritmet e përditshmërisë, rutinës dhe punës, janë fakt për të gjithë, e njëjtë dhe për ju, ndërkohë si më të palëvizurit e shenjave, vështirësoheni me këtë Hënë për të gjetur ritmet tuaja. Hëna e plotë realizohet në shtëpinë tuaj të gjashtë për ju, në kombinim me Marsin, Saturnin dhe Uranin ju shkund dhe ndryshin c’farë dinit deri tani në përditshmërinë tuaj por edhe punën. Aramatosuni me durim këtë periudhë të Prillit dhe do të dilni fitimtarë dhe më të fortë periudhën e ardhshme ku do të arrini të përmbaheni.
Binjakët
Do të marrë flakë tastiera, kamerat dhe telefonat për ju me Hënën e plotë e cila do të realizohet në një shenjë shumë shoqërore për ju në shtëpinë tuaj të pestë, shtëpi e argëtimit, krijimeve, flirtit dhe fëmijëve! Por nuk ndalojnë që paturi dhe kënde jo-harmonike që ju ftojnë të përmbani enthusiazmin por edhe impulsivitetin tuaj të madh. Sido që të jetë, ju do të keni nevojë për komunikim, të flisni dhe të dilni pak jashtë kufijve dhe do ja dilni pa shumë vështirësi, vecanërisht të dhjetditëshit të parë pasi Afërdita duke hyrë në shenjën tuaj formon direkte kënde favorizuese me Marsin, Saturnin dhe Hirona.
Gaforrja
Për ju, Hëna e plotë bën pjesë në shtëpinë tuaj të katërt dhe do t’ju shqetësojnë cështje të natyrës familjare dhe karriere. Shqetësoheni dhe stresoheni ndoshta me shumë sesa do duhej për njerëzit tuaj, ndërkohë që panikoseni kot deri në atë pikë, sepse asgjë e keqe s’do të ndodhë. Mund të gjënden zgjidhje përmes internetit dhe personave zyrtarë më të lartë që do munden t’ju ndihmojnë. Kjo periudhë nuk favorizon për asnjë arsyje lëvizje të nxituara dhe impulsive.
Luani
Do të nevojitet qetësi pryesisht në anën tuaj psikologjike duke përmbledhur nervat tuaja me këtë Hënë të plotë, e cila do t’ju bëjë të jeni më eksagjerues dhe sensitiv në mënyrën e mendimit. Do të ndiheni mjaft të izoluar dhe se nuk mundeni të keni lirinë e veprimeve tuaja që do donit. Ndëkohë do nevojitet këtë periudhë të krijoni një shkëndijë imagjinare nga c’do gjë që krijoni rreth jush për tu riorganizuar. Nuk favorizohen lëvizje qoftë dhe të afërta, për shkak të shtëpisë së tretë në të cilën realizohet Hëna e plotëpër ju. Gjithashtu, kini kujdes shoqërimet tuaja, mbani profil të ultë në lidhje dhe bashkëpunime sepse priten tensioned he zënka me partnerin apo bashkëpuntorët tuaj.
Virgjëresha
Financat tuaja do t’i ndjeni si në një anije që preku shkëmbinjë dhe hyjnë ujra. E vërteta është se ekzistojnë probleme në këtë fushë, e cila duke të mos qetësohet këtë muaj Prill, pasi Hëna e plotë do të realizohet në shtëpinë tuaj të dytë, shtëpinë e gjëndjes tuaj ekonomike kryesisht. Gjithashtu, udhëheqësi juaj ndodhet përballë jush duke ju turbulluar ujrat dhe duke krijuar situata neutral me partnerin apo kolegë. Për derisa jeni të kujdesshëmnë këto fusha, nuk do të keni tema të tjera.
Peshorja
Ndjeni sikur po ju minohet personaliteti juaj, harmoni (e cila është elementi juaj) shikoni të jetë zhdukur dhe në vëndin e saj të vendosen paniku dhe pasiguria. Nuk janë në të vërtetë pikërisht këto ndjenja dhe do të zgjasin pak sepse në të ardhmen e afërt vëndin e tyre do ta zërë qëndrueshmëria, siguria, pikëpamjet e duhura dhe fati që nevojitet si shpërblim të vitet e vështira të fundit. Për këto të mira do të bashkëpunojnë udhëheqësi i shenjës tuaj, Afërdita e cila ndodhet në një pozicion shoqëror duke krijuar kënde pozitive me Marsin dhe Saturnin që ndodhen dhe ata të dy të “dëmshmit” në shenjë shoqërore për ju.
Akrepi
Pasiguria që ndjeni është më tepër nga ana psikologjike dhe do të shikoni përfundimin e disa situatave nuk do t’ju jenë të këndshme. Do duhet të tregoni kujdes në uljet-ngritjet psikologjike, kur jeni të vecuar të keni kontrollin e mendjes dhe vetes tuaj për të mos ju krijuar lojra dhe caste melankolie. Do duhet jus i karaktere të fortë të mbështesni dhe personat tuaj që e kanë nevojën tuaj, ndaj shmangini zënkat dhe gjaknxehtësitë me ta. Dhjetditëshi i tretë do të duket më i fortë për t’ju kundërpërgjigjur cilit do presion.
Shigjetari
Kjo ndjenjë e lehtësimit që keni që në lindje në humorin dhe problemat tuaja, do t’ju dalë për mirë këtë periudhë, ndërkohë që do të bshafqen tema në mos materializimin e synimeve që keni, që ngrinë momentin e fundit para se të realizoheshin plotësisht. Do t’ju sugjeroja të vazhdoni me këtë motiv këtë muaj Prill, përderisa nuk duket se do të hasni të dhëna të reja për synimet tuaja. Komunikimi është celësi këtë periudhë dhe fusha e arritjeve në lidhjet dhe bashkëpunimet tuaja.
Bricjapi
Për sa I përket karrierës tuaj, ndërtuar palate në rërë dhe pikërisht kjo duket se do të jetë fusha në të cilën hyn pikërisht kjo Hënë e plotë në shtëpinë tuaj të dhjetë, ku ndryshimet duket se ju shtyen mjaft jashtë programi. Pasiguria në këto fushë karriere dhe ekonomike, do t’ju shkaktojnë trazira këto ditë afër Hënës së plotë. Ndërkohë që zgjidhjet do mundeshin të gjënden nga rrethin apo personat tuaj të afërt.
Ujori
Për Ujorin, si fenomen do të jetë një Hënë e plotë e butë, vetëm se në realitet nuk ndodh kjo për të tre dhjetditëshit e shenjës. Tregoni shumë kujdes në ato që do të dëgjoni dhe mos rrezikoni, gjithashtu mos revoltoheni me c’do gjë sepse do të keni pasoja të pakëndshme. Dhjetditëshin e parë do ju duhet të tregoni më shumë kujdes sepse Marsi, Saturni dhe Urani ju “shikojnë shtrembët”. E mira me ju është se po t’ju vijë si nga makina e Zotit, favorizuesja Afërdita dhe t’ju japë zgjidhje por edhe ndihmë në cështje kreativiteti, dhe e cila do të reagojë si shfryrje për nervat që keni. Për dy dhjetditëshat e tjerë, këndët e tjera jo-harmonike do të jenë mjaft më të dobta.
Peshqit
Mos e lini panikun t’ju ndikojë, pasi për ju muaji Prill, për shkak të Hënës të plorë që do të lartësohet në shtëpinë e tetë për ju, do t’ju shfaqë frikëra të vjetra, nostalgji të vjetra të fshehura dhe një trazim të brëndshëm. Cështje ekonomike, para të huazuara dhe detyrime të tjera nga të tjerët për ju, duket se ju vonojnë dhe ju ngrijnë të gjithë periudhën e Prillit. Me lehtësi dhe korrektesë, fenomenet nga fundi i muajit, do të dobësohen dhe gradualisht do të lejoni gjërat të rrjedhin fisiologjikisht.