
Shenjat dhe vuajtjet e tyre!
Ne themi lamtumirë Mars episodik,i vështirë dhe ndoshta për shumë prej nesh një muaji plotë situata të veshira ,që kujtojnë një garë plot kthesa dhe pengesa, të cilat papritur shfaqen dhe ndryshojnë ose ndrojnë kursin dhe drejtimin tone dhe ne të gjithë duhet të reagojmë menjëherë për tu mbrojtur rreziku.
Prologu është pak dramatik, por e ‘rëndë’ është klima rreth nesh në fund të marsit, pasi hëna e plotë që do të mbahet në 31 mars në këndin 10.44 e Peshorës është për të testuar fuqinë tuaj në shumë mënyra.Si në çdo situatë keni anën negative dhe anën pozitive, sigurisht në qoftë se mund të përmendim një rezultat pozitiv të kësaj hënë është se ajo na mëson rëndësinë e kufijve, të organizimit, ndërsa shumë nga përfaqësuesit e zodiakut që do të ndikohën nga hëna do të kuptojnë se ata kishin rezerva energjie shumë më tepër sesa imagjinonin.
Por pse është kjo Hënë e Plotë aq e vështirë?
Hëna e plotë tek Peshorja – Dashi në aks është një betejë mes “Ne” dhe “unë” dhe këtë herë beteja është më agresivë, autoritare, mizore pasi fenomeni përfshin Marsin dhe Saturnin përkrah tek Bricjapi. Energjia juaj ka rënë mjaft,ndiheni të bllokuar, të parahatshëm me gjendjen tuaj fizike (kockat, dhëmbët),aksidente të vogla djegje ,prerje.
Hëna e plotë në shenjën e marrëdhënieve, shoqërisë dhe angazhimit,Peshorja sjell situata të rëndësishme, të vështira dhe të dhimbshme për tju sqaruar dhe për tju testuar në këto tema.
Për më tepër, është e rëndësishme të kujdeseni se tendencat egoiste, gabimet,mendjemadhësia, situata nga e kaluara, zemërime dhe reagime të gabuara nuk do të mungojnë nga jeta juaj e përditshme.
Ditën që realizohet Hëna e plotë tek Peshorja Afërdita kalon në shenjën që është sundimtari juaj – Demi – mundësi do ju jepen gradualisht si dhe zgjidhjet, harmonia për të mos humbur durimin tuaj.
Ne kishim në mars ngjarje të mëdhja dhe të rëndësishme dhe muaji mbaron me një hënë e plotë, pikërisht në të njëjtën klimë. Pra, do të mbyllen disa cikle,gje që do të sjelli ndërgjegjësimin tuaj dhe si gjithmonë në çdo mbyllje të një cikli, do të hapët rruga për të lëvizur në kushte të reja.
Shumë e rëndësishme është që të dini se efektet e një hëne të plotë si ajo në rastin tonë në 31/3 sjellë ngjarje ose zhvillime të cilat nuk do ndodhin vetëm ditën qe kemi hënën e plotë por ngjarjet gjithmonë ndodhin 2 deri në 3 ditë më parë.Hëna e plotë më 31 mars kryesisht prek shenjat e kryqit impulsiv, përkatësisht Dashin, Peshorën,Gaforrën dhe Bricjapin veçanërisht ata që kanë diellin e tyre të lindjes në këndin e 11-të të shenjës ose të 7 deri në 14, por edhe të gjithë ata që kanë planetet ose akset e horoskopit të tyre, rreth këtyre këndeve të shenjave impulsive.Është një hënë e plotë e vështirë që është e ngutshme, e cila do të sjellë realizime jo aq të këndshme.
Gjëja e parë që do të vihet në dukje është pjesëmarrja e Merkurit në këndin e 13 në kundërshtim me hënën duke qenë në lëvizje në drejtim të kundërt.Le të kujtojmë se Merkuri tashmë ka filluar që nga data 24 lëvizjën në drejtim të kundërt dhe do të mbetet I till deri më 16 prill. Pjesëmarrja e tij në hënën e plotë do të sjelli vështirësi, tensione dhe ndryshime. Pjesëmarrja e Merkurit do të thotë se mbylljet, zhvillimet dhe arritjet që do të vijnë me këtë hënë të plotë do të kenë të bëjnë më çështje që keni menduar këtu e shumë kohë dhe ju kanë vënë në procesin e kërkim.
Me këtë hënë të plotë mund të mbyllni diçka në jetën tuaj që ishte në pritje dhe ishte e rëndësishme për ju, në përgjithësi diçka që ka nisur më hënën e re të muajit mars.Pra, do të gjeni veten para arritjeve, por do të përfshiheni në disa vështirësi dhe zhvillime emocionale plotë tension.Zhvillimet nuk do të vijnë lehtë apo pa mundime pasi hëna e plotë më aspektet e vështira dhe do kërkojë vetëkontroll të madh për të përballuar mbindjeshmërinë dhe për të mbajtur ekuilibrin mes arsyes dhe ndjenjës.
Në mënyrë të veçantë hëna formon një katërkëndësh me Marsit dhe Saturnit vendosur në këndin e 8 dhe 9-të të Bricjapit respektivisht. Saturni është në kulnim e tij, duke mbizotëruar fuqia dhe dëshira për të balancuar drejtësia dhe Marsi në shenjën e Bricjapit është në rritje, kështu që këto dy planete së bashku do të ushtrojnë presion të madh për të përfunduar disa çështje cikli i të cilave ka mbaruar dhe kjo do të bëhet në një mënyrë shumë të mënjëhershme dhe të vështirë.
Kjo hëna e plotë do të shkaktojë acarim, lodhje, shqetësime emocionale dhe në disa raste një ndjenjë se gjithçka është e kotë.Është e qartë se kjo hëna e plotë në 31 mars ju jep jo gjithmonë në mënyrë të këndshme një mundësi të madhe për të mësuar gjëra që nuk I dinit në lidhje me çështjet që ju shqetësojnë, diçka me kushtet intensive të krijuara, me nerva dhe shumë prej tyre ndryshojnë disa gjëra në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet.Këto ditë nuk duhen nxitime,por kërkojnë kurajo me veprime të qendrushme dhe të logjikshme dhe mbi të gjitha të qeta,në disa raste dhe nerva të forta.
Kjo hënë e plotë do të ndikojë kryesisht në marrëdhëniet dhe partneritetet, kështu që do të shikoni zhvillime të rëndësishme.
Cilat shenjat janë prekur drejtpërdrejt?
Dashi, Gaforrja, Peshorja dhe Bricjapi lindur në fund të dhjetë ditëshit e parë dhe fillim të dytit si dhe ata që kanë planete personale pranë këndeve 7-12 të këtyre shenjave.
Ku duhet ta përqendroni vëmendjen tuaj?
Dashi:
Marrëdhëniet dhe Partneritetet Profesionale. Mos lejoni zemërimin dhe nxitimin t’ju fusi në telashe.
Hëna e plotë në aksin e shenjës tuaj sjell një zhvillim të rëndësishëm në marrëdhënien tuaj dhe mund t’ju japë ndjenjën e plotësimit të një cikli në një mënyrë të fortë dhe agresive. Është mirë të mbani durimin dhe qendrimin për aq kohë sa të mundeni, duke shmangur lëvizjet emocionale të tensionet që do të jenë mjaft të vështira. Nga ana tjetër, nëse keni marrë vendime përfundimtare ndoshta ka ardhur koha të leni prapa diçka të vjetër për të mirëpritur diçka të re.
Demi:
Puna,Përditshmëria, Gjendja Fizike. Mos e ngarkoni programin më shumë sesa mund të duroni, të përpiqeni të thoni “jo” në situata që ju shterojnë nga fuqitë dhe mos bini preh i valës e pesimizmit.
Hëna e plotë në shenjën e Peshorës sjell disa zhvillime në shenjën tuaj që lidhen me rutinën tuaj të përditshme dhe në përgjithësi me punët tuaja të planifikuara. Ndoshta për shkak të periudhës së Pashkëve të bëni një pauzë nga detyrat tuaja profesionale këto ditë, ose të shkijoni kënaqësitë e vogla dhe relaksin që ju merr rutina juaj.Lejoni vetes të gëzoheni dhe të harroni detyrimet për një kohë, në mënyrë që të riktheheni me më shumë fuqi .
Binjakët:
Gëzoni romancën,argetohuni, angazhohuni me artin dhe dashurinë tuaj … Mbani disa rezerva dhe të mos e teproni sepse mund tju kushtojë edhe në portofolin tuaj si dhe në psikologjinë tuaj.
Me këtë hënë të plotë, mund të vendosni të braktisni një projekt krijuese që keni ndërmarrë për të punuar në mënyrë profesionale, siç e shihni ky bashkëpunim nuk evoluon ashtu siç keni imagjinuar. Për sa i përket sektorit erotik, mund të keni zhvillime me një person që ju intereson dhe është në mjedisin tuaj miqësor, ose mund të lini një çështje sentimentale pasi do të kuptoni se keni ëndrrat të ndryshme për të ardhmen …
Gaforrja:
Mos e humbni durimin tuaj me situatat që tani krijohen në shtëpi, në familje dhe në punë. Ju dilni në një farë mënyre nga orari dhe rutina juaj dhe kjo ju bën të reagoni. Tensionet dhe grindjet me personat të njohura ose me marrëdhënien nuk do të mungojnë.
Hëna e plotë e formuar në shenjën e Peshorës ndikon në pjesën e horoskopit tuaj rreth shtëpisë, marrëdhënieve familjare dhe të se kaluarës. Ndoshta për shkak të periudhës së Pashkëve, të bëni një vizitë tek prindrit tuaj ose të dashurit tuaj, ku do ju zgjohen disa kujtime nga fëmijëria juaj ose do të dalin në sipërfaqe çështje familjare nga e kaluara. Nga ana tjetër, duket se një cikel mbyllet në marrëdhëniet tuaja me prindërit tuaj dhe rimodeloni marrëdhëniet midis jush dhe vetes. Shtëpia juaj gjithashtu vjen në plan të parë dhe ju mund të dëshironi të ndryshoni atë në aspektin e ambjentit emocional apo edhe të mendoni për një lëvizje të re.
Luani:
Komunikimi Disa, lajme, mendimet dhe frymëzim që ju sjellin në lëvizje, por këtë herë duhet të kujdeseni si menaxhoni kohën dhe gjendjen tuaj fizike. Priten zenka me vëllezërit,motrat njerëzit e familjes.
Hëna e Plotë, e cila arrin kulmin në shenjën e Peshorës, ndikon në pjesën e horoskopit tuaj rreth komunikimit dhe udhëtimeve. Është e mundur të bëni një udhetim të shkurtër për të festuar ditët e Pashkëve, duke reduktuar kontaktet tuaja në mënyrë që të kushtoni më shumë kohë për partnerin tuaj. Nga ana tjetër, nuk është e pamundur të krijoni një partneritet,negocim ose të mësoni një lëndë të re,një gjuhe të huaj. Sidoqoftë, ditët janë ideale për të treguar vetën tuaj, për të gjetur veten midis njerëzve, për të shkëmbyer ide dhe për të udhëtuar.
Virgjëresha:
Trego vëmendje në menaxhimin e financave tuaja dhe të jeni të durueshëm më çështjet që kanë të bëjnë më jetën tuaj emocionale, e cila tani për tani duket që ju krijon ndjenjën e fortë të kufizimit.
Hëna e plotë në shenjën e Peshorës ndikon në pjesën e horoskopit tuaj rreth financave. Ju mund të ndryshoni diçka në të ardhurat tuaja këto ditë, bëni një blerje, investoni ose në përgjithësi përpiqeni të balanconi financat tuaja. Në të njëjtën kohë, ju nuk mund të shlyeni një borxh ose të vazhdoni me një blerje ose shitje.Mund të vëreni ndryshime në financat e partnerit tuaj ose të vendosin të keni një fond të përbashkët. Në përgjithësi, çështjet që kanë të bëjnë me nevojën tuaj për sigurinë vijnë në sipëefaqe,si dhe vlerat tuaja.
Peshorja:
Dominojnë reagimet tuaja impulsive dhe përpiquni të menaxhoni zemërimin dhe tensionin që ju ka shkaktuar tashmë problemet që përballen në shtëpinë,familjën dhe punën! Pajtohuni me atë që nuk mund të ndryshoni.
Hëna e plotë e formuar në shenjën tuaj është duke krijuar shumë tension. Nga njëra anë mund të keni disa konflikte me bashkëshortin ose një zhvillim të papritur në jetën e tij që ndryshon balancën brenda marrëdhënies. Nga ana tjetër, ju mund të pranoni një propozim të papritur për bashkëjetesë ose formalizim të marrëdhënies tuaj. Zhvillimet do të ndodhin edhe në marrëdhëniet tuaja profesionale, me rigrupime të mundshme të njerëzve me të cilët po punoni ose ndërprerje të bashkëpunimeve tuaja.
Akrepi:
Ju ndjeni lodhje si mendore ashtu edhe fizike dhe kjo ju bën mjaft të mbyllur. Priten disa ndryshime në punet tuaja (ose shtyrje në planet / programet e punës).Nuk do të mungojnë lajmet të pakëndshme dhe grindjet që do ju çojnë drejt vendimeve përfundimtare.Vëmendje në lidhje më makinat dhe mjetet e transportit.
Hëna e plotë në Peshorja dhe në shtëpinë e 12-të të horoskopit tuaj krijon nevojën për pushim. Ju do të doni të ulni ritmet tuaja këto ditë dhe ndoshta bëni një udhetim me bashkëshortin tuaj ose të vizitoni të dashurit tuaj. Sidoqoftë, duket se do të kërkoni momente paqeje e qetësie, duke i vendosur detyrimet tuaja më një anë për një kohë. Në lidhje me biznesin tuaj, është e këshillueshme të shmangni çdo përfshirje në diskutimet të tensionuara që mund të prishin klimën me kolegët tuaj dhe ti shtyni për më vonë duke filluar një bashkëpunim krejt të ri që ndoshta jeni duke përgatitur.
Shigjetari:
Të stresuar financiarisht, ka vonesa, shtyrjet, reduktime si dhe pasiguri. Do keni mundesi të takoni miqtë tuaj si dhe kontaktet me njerëzit që ju keni qenë prej kohësh për t’u takuar.
Hëna e plotë e formuar në shenjën e Peshores në shtëpinë e 11-të horoskopit tuaj, nxit disa situata në lidhje me qëllimet tuaja për të ardhmen, bashkëpunimet e biznesit që janë planifikuar për të filluar, dhe pjesëmarrjën tuaj në një grup, klub ose organizatë. Të gjitha këto të sjellin disa zhvillime të reja dhe ndoshta të papritura duke mos përjashtuar mundësinë qe disa situate nga mjedisi juaj miqësore,të luajnë një rol kyç në zbatimin e planit tuaj. Nga ana tjetër, mund të keni ndërprerjën e një parteneriteti ose miqesie.
Bricjapi:
Sektori i prekur direkt në periudhën e ardhshme është karriera dhe qëllimet tuaja për të ardhmen. Tregoni vëmendje ne marrëdhëniet tuaja familjare, sepse më shumë gjasa do të keni diskutimet që do ju merzisin. Frenoni egon dhe kokëfortësinë tuaj.
Hëna e plotë në shenjën e Peshores,në 31 mars, sjell disa zhvillime në karrierën tuaj, por në përgjithësi imazhit tuaj social. Mund të keni disa zhvillime në një partneritet, marrëdhënia juaj me dikë më të lartë në pozit mund të tensionohet dhe të keni disa vështiresi në kominikim. Ju do të punoni më imazhin tuaj social dhe ndoshta do të bëni disa ndryshime, duke shfaqur një profil ndryshe. Formalizimi i marrëdhënies tuaj ose zhvillimet në lidhje me martesën tuaj, ka gjithashtu gjasa të ndodhin këto ditë.
Ujori:
Thuaj jo grindjeve dhe impulsiviteteve,pesimizmit dhe stresi që krijojnë mendimet të pakëndshme (shumë prej tyre kanë të bëjnë me të kaluarën) dhe thoni po situatave me një këndvështrim të ri. Pak më shumë vëmendje çështjeve të shendetit.
Hëna e plotë tek Peshorja ndikon tek arsim, partneritetet me jashtë dhe çështjet ligjore. Këto çështje duket se arrin kulmin këto ditë dhe është e mundur të jenë ngjarje apo lajme që do të formojnë një skenë të ndryshme nga ajo që ju prisni. Nga ana tjetër, ju mund të keni planifikuar një udhëtim për të shijuar ditët e Pashkëve me bashkëshortin tuaj, ose për të filluar një bashkëpunim me një person të lidhur me pjesën e jashtme. Në qoftë se ju mbani një marrëdhënie në distancë, këto ditë mund të keni zhvillime që ndryshojnë të dhënat
Peshqit:
Tregoni vëmendje për pasionet, gabimet,dobësitë tuaja, të tilla si emocionale dhe financiare. Disa miqësivë janë testuar ndërsa disa prej pritjet tuaja duket se janë të bllokuara.
Hëna e plotë në shenjën e Peshorës sjell zhvillime të rëndësishme në lidhjen tuaj dhe në çështjet tuaja financiare.Ju interesojnë çështje të jetës,sigurisë fizike dhe emocionale brenda marrëdhënies tuaj, të cilat do të çojë në vendimet për të ardhmen e saj. Në të njëjtën kohë, financat e partnerin tuaj të vijnë në plan të parë dhe ndoshta do këtë mosmarrëveshje mes jush në lidhje me menaxhimin e tyre. Është e këshillueshme të shmangni këtë kohë nënshkrime dhe ti shtyni ato për më vonë.