Eklipset ndahen në dy kategori ato diellore dhe hënore.Eklipset diellore ndodhin gjithmonë me hënën e re dhe ato henore gjatë hënës së plotë.Kjo periudhë në mes të hënës së re dhe hënës e plotë është quajtur si gjysëm intervali kohor dhe ka kohëzgjatje prej 14 ditësh.Zakonisht eklipset ndodhin dy herë në vit,por ka raste qe ndodhin më shpesh.Eklipset ndahen në të plota dhe të pjesshëm.Siç është e qartë,ekplipset e plota kanë një efekt më të fortë se ato të pjeshmet.Gjatë eklipseve diellore,hëna mbulon një pjesë të diellit ku ana e vetëdijshme dhe meshkullore (Dielli) është mbuluar nga ana e ndërgjegjeshme dhe femërore (Hëna) dhe kjo sjell ne pahë emocione të forta,tensione,pasione dhe qëndrime të ndrydhura.Në të kundërt,eklipset hënore,toka pozicionohet mes Diellit dhe Hënës,ana e ndërgjegjeshme (Hëna) është lënë në hijen mashkullore (Dielli) dhe si rezultat dalin në sipërfaqe emocionet të forta dhe të shtypura qe këmi brenda nesh.Eklipset gjithmonë ndodhin në disa pjesë të horoskopit tonë në të cilat,jemi të thirrur për të bërë një pastrimin ndonjëherë të dhimbshme shumë dhe disa herë më pak.Eklipset ndodhin në një gradë të veçantë të shenjë tone dhe kjo ka si rrjedhoi që të takohën me ndonjë nga planetet personal qe këmi.Përveç këtij takimi,eklipsi ndodh në një fushë të caktuar të jetës (shtëpisë).Pastaj ne kemi vëndosur disa pyetje në varësi të natyrës së planetit dhe shtëpisë në të cilën ndodh eklipsi.Toleranca e dhënë nga astrologët janë dy gradë,por megjithatë pikëpamjet janë të ndryshme dhe të disa japin deri në 4 ose 6.
Efekti i eklipseve
Eklipset janë si tsunamet,jtregojnë shqetësime,çrregullime të çështjeve të fshehura dhe të varrosur në thellësinë e detit(shpirtit) te cilat dalin në sipërfaqe dhe ne duhet të përballemi me to.Është momenti kur ana jone e shtypur dhe e ndërgjegjeshme shfaqet dhe krijon tensione,pasione të forta dhe emocione.Eklipset nuk janë domosdoshmërisht negative,efekti i tyre mund të jetë i dobishëm dhe i nevojshmëm për ne te na japi një mesim.
Eklipset janë një tregues i ndryshimeve në sektore të caktuar të jetës dhe jemi të thirrur për të luftuar dhe të çliruar shpirtin si dhe personalitetin tonë nga çdo gjë të panevojshme dhe të kalbur në mënyrë që të çlirohemi nga errësira.Gjatë eklipseve (diellore),shkaktohen ndryshime dhe anulime në ngjarjet të jetës,gjithashtu dhe situata të paparashikuara të cilat fillimisht mund të duket se po na konfuzojnë por kur të qetsohemi emocionalisht do shikojmë qartë se sa mirë kanë ndikuar tek ne.Eklipset e hënës shkaktojnë një thyerje dhe turbullime të brendshme.Njerëzit i nënshtrohen ndryshimeve emocionale të cilat kanë efektin e shkeputjes dhe largimit nga e kaluara,zhvillimit emocional si dhe zhvillimin e mëtejshëm te njeriut.Eklipset e hënës çojnë në rigjenerimin emocional dhe fuqizimin.
Eklipset tek Elementet
Sipas astrologjisë,elementët ndahen në katër kategori:Zjarri,Ajri,Uji dhe Toka.
Kur një eklips ndodh në shenjat e zjarrit (Dashi,Luani,Shigjetari), atëherë ndryshimet kanë të bëjnë më energjinë, veprimin dhe aktivizimin.
Në shenjat e ajrit (Binjakët,Peshorja,Ujori) ndryshimet që ndodhin kanë përmbajtje shpirtërore dhe komunikimi.
Në shenjat e ujit (Gaforrja,Akrepi,Peshqit) ndryshimet kanë përmbajtje emocionale si dhe çështje zoterimi dhe sigurie.
Në shenjat e tokës (Demi, Virgjëresha, Bricjapi) janë të lidhura me ndryshimet fizike,materiale dhe në lidhje më mjedisin e çështjet të jetës.
Eklipset dhe akset
Eklipset gjithmonë ndodhin sipas aksit që ka të bëjë më vendndodhjen e lidhjeve të hënës.Lidhjet e hënës janë pika të padukshmenë tek harta personale e horoskopit dhe kanë të bëjnë me fatin tonë dhe jetët e kaluara (nëse e pranojmë ekzistencën e tyre).
Akset janë si më poshtë:
Aksi Dashi-Peshorja:Eklipset që ndodhin në këtë aks janë të lidhura me modifikimet dhe ndryshimet në një nivel personal ose professional.
Aksi Demi-Akrepi:Eklipset që ndodhin në këtë aks janë të lidhura me sigurinë,pronesinë,paranë,pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme,fuqinë dhe sensualitetin.
Aksi Binjakët-Shigjetari:Eklipset që ndodhin në këtë aks janë të lidhura direkt me komunikimin,arsimin e lartë,idealet, udhëtimet dhe transportin,me lidhjet të ngushta familjare.Temat e filozofisë dhe arsimit të lartë ndikohen drejtpërdrejt nga keto eklipse.
Aksi Gaforrja-Bricjapi:Eklipset në këtë aks janë të lidhura drejtpërdrejt me familjen,shtëpinë dhe çështjet emocionale. Ndërgjegjja vjen në sipërfaqe.Karriera dhe njohja sociale janë gjithashtu çështje që preken drejtpërdrejt nga eklipset. Qeveritë dhe çdo formë qeverisië dhe pushteti do të vuajnë ndryshime.
Aksi Launi-Ujori:Çështjet që lidhen me egon ,personalitetin,mënyrën se si argetohemi dhe aftësitë tona krijuese vijnë të parat dhe kërkojnë ndryshim dhe modifikim.Pjesa e vetëdijshme i pranon këto transformime.
Aksi Virgjëresha-Peshqit:Eklipset në këtë aks kanë të bëjnë më ndryshime,modifikime lidhur më çështjet e shëndetit,mjekësisë,jetës së përditshme,idealet njerëzore si dhe ato personale.Besimet dhe çështjet fetare dalin ne sipërfaqe dhe na bëjnë të merremi me to.
Eklipset në 12 Shtëpi
Shtëpia e parë:Kur eklipset ndodhin në shtëpinë tonë të parë diellore,ka ndryshime në çështjet e personalitetit. Karakteri i nënshtrohet ndryshimeve dhe modifikimeve.Është e mundur të ndryshohet imazhi që i tregojmë të tjerëve. Transformimi i personalitetit të individit.
Shtëpia e dytë:Kur eklipset zhvillohet në shtëpinë e dytë diellor dalin në sipërfaqe çeshtje sigurie,zoterimi dhe të mirave materiale.Ndryshime të mundshme në detyrimet monetare,pagat dhe nivelet e pagave.Ndryshime të mundshme mund të këtë dhe tek nivelet e vetëbesimit dhe vetëvlerësimit.
Shtëpia e tretë:Eklipset në këtë pjesë të horoskopit tonë vijnë për të ndryshuar marrëdhëniet me të afërmit. Komunikimi njerëzor dhe edukimi do të ndikohën.Mund të këtë lëvizje të mundshme në një vend tjetër brenda shtetit tuaj.
Shtëpia e Katërt:Eklipset që ndodhin në këtë pjesë të veçantë të horoskopit shkaktojnë ndryshime në familje dhe në shtëpi dhe në lidhjet qe në kemi.Ndryshime te mundshme në banimi ose rinovimi i tij.Krijimi I një familje të re.
Shtëpia e pestë:Eklipset në këtë shtëpi diellore shkaktojnë ndryshime në kreativitet,gëzimin dhe argëtimin.Ndryshimet e mundshme në marrëdhëniet prind-fëmijë.Dashuria dhe shfaqja e saj ndikojnë tek individet.Ndoshta një dashuri karmike dhe me shikim të pare mund të vij në sipërfaqe.
Shtëpia e Gjashtë: Eklipset në këtë shtëpi shkaktojnë ndryshime në jetën dhe shëndetin e përditshëm.Ndryshimi i mundshëm i punës ose i orarit.Ndryshime dhe modifikime në marrëdhënie dhe bashkëpunime me njerëzit qe ndesheni në jetën e përditshme.Është e nevojshme që të ushqeheni mirë dhe të filloni stërvitjen.Kontrolloni shëndetin tuaj për të shmangur problemet të mundshme.
Shtëpia e shtatë:Eklipset këtu sjellin ndryshime në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet me përmbajtjeve erotike, miqësore ose profesionale.Çështjet e një dasmës do të tërheqin vëmendjen tuaj.Mund të kërkoni partenerin ideal. Martesa,marrëdhëniet dhe lidhjet do të ndryshojnë.Të rinjtë po vijnë në krye të vëmendjes.
Shtëpia e tetë:Kur eklipset ndodhin në shtëpinë e tetë të horoskopit tonë diellor,çështjet që lidhen me trashëgimitë dhe taksat pesojnë ndryshime.Çështjet autoriteti,zbatimit dhe pushteti po dalin në pahë.Ndryshimet e mundshme në pjesën erotike.Trashëgimia dhe pasuritë vijnë në qender të vëmendjes.
Shtëpia e nëntë:Eklipset në këtë shtëpi ndikon në çështjet e filozofisë,besimit, idealeve superiore dhe studimeve të larta.Ndryshimet dhe çështjet e papritura të arsimive të larta dhe udhëtimeve te gjata.Levizje e mundshëm në një vend të huaj ose një dashuri me një person nga jashtë shteti.
Shtëpia e dhjetë:Eklipset në këtë shtëpi janë të lidhura me ndryshimet në çështjet e karrierës dhe të pamjes social qe ne paraqesim.Ndryshimi i mundshëm i identifikimit profesional dhe të imazhin tonë.Është e këshillueshme që të ndiqni rrugët ligjore në mënyrë që të shmangen skandalet e mundshme,të cilat do të dëmtojnë imazhin tuaj publik.Mundësi në fushën profesionale apo një largim i mundshëm.
Shtëpia e njëmbëdhjetë:Eklipset në këtë shtëpi kanë të bëjnë me ndryshimet në çështjet kolektive.Vendimi i mundshëm për t’u bashkuar me aktivitetet kolektive.Vullnetarizmi dhe miqësia me njerëz me sjellje të çuditshme.
Shtëpia e dymbëdhjetë:Eklipset në shtëpinë e dymbëdhjetë diellore të horoskopit kanë të bëjnë me ndryshimet në psikologjinë njerëzore.Njeriu i pandërgjegjshëm transformohet dhe ndryshon.Ndryshim i mundshëm i fesë.Angazhimi i njerëzve me forma alternative të energjisë dhe shërimit.
Eklipsi ne krahë me Diellin:Si mund të shkëlqej dhe të dali në sipërfaqe?Si mund të bëhem më i besushëm dhe dinamike?Si mund ta rris nivelin e kreativitetit?
Eklipsi ne krahë me Hënën:Si mund të vij në kontakt me botën e brendshme dhe me ndjenjat e mia më të thella?Cilat sjellje emocionale duhet të ndryshoj që të zhvillohem?A mund të ndryshoj nivelin tim emocional dhe të plotësoj më disa nga dëshirat e vërteta qe kam?
Eklipsi ne krahë me Merkurin:Si mund ta ndryshoj mënyrën e komunikimit me të afërmit e mi?A mund të ndryshoj mendimet dhe besimet ekzistuese?
Eklipsi ne krahë me Afërditën:Çfarë mund të ndryshoj në pjesën emocionale dhe cila është hierarkia e vlerave në jetën tonë?Si mund të vij në kontakt me ndjenjat e mia dhe të shpreh anën femërore të vetes sime?
Eklipsi ne krahë me Mars:Si mund të veproj dhe të reagoj? Si duhet të veproj ?Si mund të bëhem më dinamik dhe të tregoj anën time mashkullore?
Eklipsi ne krahë me Jupiterin:Si mund të heci përpara?Të evoluoj dhe të zhvillohem? Çfarë mundësish të pashfrytëzuara kam në jetën?
Eklipsi ne krahë me me Saturn:Sa më përgjegjës duhët të jem?Çfarë pengesa dhe vështirësi duhet të kapërcej?Çfarë detyrime duhet të le pas dhe Çfare përgjegjësi të reja mund të marr përsipër?
Eklipsi ne krahë me me Uranin:Çfarë duhet të ndryshoj në jetën time?Sa më progresiv dhe inovativ mund të arrij të bëhëm?Duhet të revoltohëm?
Eklipsi ne krahë me me Neptunin:Si mund të bëhem më ekspresive në lidhje më aftesitë e mia artistike?Si mund të pajtohem me veten dhe të shkuarën time?
Eklipsi ne krahë me me Plutonin:Çfarë duhet të ndryshoj në jetën time?Si mund të rilind dhe në çfarë situatash duhet të mbaroj?Si mund ta forcoj karakterin tim,të kapërcej frikat e mia?
Eklipsi ne krahë me me hironin:Si mund të shërohem dhe të mbyll plagët e së kaluarës?
Eklipsi ne krahë me me Lidhjen e Veriut:Si mund te përmbush qëllimin e jetës dhe të evoluoj? Çfarë talentesh dhe tendencash artistike mund të zhvilloj?
Eklipsi ne krahë me me horoskopin:Si mund të bëhem më i zhndritshëm për t’u dalluar nga pjesa tjetër?Çfare elementë kam pa shfrytëzuar akoma?
Eklipsi ne krahë me me Vdekjen:Si mund të këm marrëdhënie më të mira dhe çfarë duhet të ndryshoj tek to?
Eklipsi ne krahë me gjysëm intervalin: Çfarë duhet të bëj për të arritur në krye? Si mund te ofroj tek komuniteti im dhe tek njerëzimi?
Eklipsi ne krahë me Nadhirin: Çfarë duhet të ndjej kur bëhët fjalë për sigurinë personale? Si mund t’i forcoj lidhjet me familjen time?