Secili prej nesh ka një anë të dobët dhe një të fortë të karakterit tonë. Atëher si do ta mësojmë, se cila është ana jonë e fortë dhe cila e dobët? Ju citoj më poshtë, sipas Astrologjisë, elementet e “mira” dhe të “këqia” të karakterit tonë, sipas shenjës së zodiakut!
Dashi
Për fjalë për njëkarakter i guximshëm dhe njëkohësisht i pavarur, që pa dyshim, nuk ka frikë nga asgjë dhe askush, duke i kurajuar të tjerët rreth vetes! Optimizmi i Dashëve, i ndihmon të shikojnë jetën nga një pikëpamje tjetër, duke i bërë shumë herë enthusiastë dhe të pasionuar me jetën, duke jetuar përditë në maksimum! Dobësitë e Dashëve, na paraqesin një karakter plotësisht të paduruar dhe nervoz, që shumë herë, mërziten me më të voglën dhe automatikisht qetësohen dhe qetësohen. Kjo ndodh, sepse janëme humor, me shpërthime, ku qetësohen për një moment. Për ktë, mjaft shpesh, konsiderohen mjaft të ndërlikuar dhe karaktere nervoze.
Demi
Demët kanë shumë pika të forta në karakterin e tyre dhe do thonim, se janë virtytet e tyre. Janë besnikë dhe karaktere të kredituar dhe nuk kanë për t’ju tradhëtuar kurrë, se asnjë nivel lidhjesh, ose shoqëror, ose erotic.Durimi i tyre është i pashterueshëm dhe zemra e tyre zemërgjërë.Por, kanë dhe pikat e dobta të karakterit tyre, si këmbëngulja dhe pushtimi. Shpesh konsiderojnë se u përkasin të gjitha, kur i mbajnë në duart apo zemrën e tyre, me rezultat, akoma dhe të gjallat t’i konsiderojnë tyre! Paralelisht, janë dhe materialist, që akoma dhe sendet, luajnë një rol në jetën e tyre dhe duke i prekur, i kthejnë tyret!
Binjakët
Virtyti i Binjakëve, është kryesisht zgjuarsia e tyre! Janë nga njerëzit që nuk u shpëton asgjë dhe paralelisht, me energjinë që kanë, bëjnë gjithcka për të arritur të bëjnë të pamundurën, të mundur! Janë shpirtëror dhe përshtaten lehtë dhe kudo.Munden akoma dhe të zbulojnë, si “katrorizohet një rreth”, pasi janë shpikës dhe ambicioz. E keqja me Binjakët është se, nga njëra anë virtytet e tyre janë të rëndësishme, por nga ana tjetër dhe dobësitë e tyre thelbësore janë gjithashtu shumë, për të mos na lejuar të shikojmë anën e tyre pozitive, të karakterit tyre! Janë dinakë dhe sipërfaqësor, duke dëmtuar situatat dhe duke treguar një tjetër person.Janë shumë të pavendosur, duke ndryshuar vazhdimisht qëndrime dhe mendime, pasi dhe janë impulsive. Sipas kësaj mënyre, na tregojnë se kanë dy fytyra, si monedha.
Gaforrja
Pikat e forta të Gaforreve, i kuptojmë që në fillim! Mirëkuptimi dhe durimi i tyre në situata dhe sfida, janë të mrekullueshme! Janë besnik dhe të vërtetë, duke i bërë të tjerët tu bësojnë gjithcka. Kurrë nuk do t’ju mohojnë, sepse mirënjohja që kanë, i përcakton automatikisht të besuar, duke kuptuar vlerat e jetës! Pavarësisht se janë të mbyllur, kanë fiksime dhe automatikisht preken shumë, me rezultat të bëhen egocentric, duke i bërë të tjerët që merren vazhdimisht me ta. Janë nga personat që kur e konsiderojnë dikë si “arritjen e tyre”, kapen fort pas tij/saj dhe ndihen të varur prej tij/saj!
Luani
Luanët shkelin fortë në këmbët e tyre në tokë, me trimëri dhe ambicie! Janë të sigurt në veten e tyre dhe i mbështesin mendimet e tyre. Besnik si shokë dhe dashnorë, me zemër të gjërë dhe të madhe, i kujarojnë të gjithë rreth tyre! Janë nga shenjat më të zemërmira, plot vetëbesim dhe mirësi. Por, kur një lum rrjedh më poshtë, do të zbuloni dhe bregun tjetër të lumit… atëher atje, do të shikoni një karakter plotësisht melodramatic dhe kokëfort, gati për t’ju torturuar hapzi. Gjestet e tyra tëkota shume herë, nuk u lënë të shfaqin anën shumë të mirë të karakterit të tyre, dhe kështu shpesh keqkuptohen!
Virgjëresha
E mira me Virgjëreshët është se c’do gjë që bëjnë dhe në cilëndo fushë, e bëjnë me përpikmëri dhe besim. Vërejtja që i dallon, munden akoma dhe të shpëtojë dikë nga gabimi më i madh! Janë analizues dhe të dobishëm në shumë tema dhe probleme të jetës.Por nga ana e kundërt, dobësitë e tyre, i bëjnë të duket të ftohtë dhe dyshues. Kur i kap “5 minutshi” i tyre, nuk mundet askush tu flasë dhe në përgjithësi i shmangin fjalët e shumta, duke i bërë, të duken të largët dhe pakompromise.
Peshorja
Këndi i mirë i karakterit të tyre, në pamje të parë, duket sesa të lumtur dhe njerëz mikpritës janë.Peshoret e duan jetën dhe janë idealist, duke kërkuar paqjen në të gjithë botën. E keqja me Peshoret është se mjaft herë do të vendosen në pozitë ku të mos munden të vendosin për dicka, c’farë do qoftë ajo, duke vendosur gjithcka “në peshore” dhe nëse nuk kanë një pozicion, nuk vazhdojnë më tutje me të, gjë qëI bën plotësisht sipërfaqësor!
Akrepi
Pasionant për jetën, Akrepët shpikin dhe krijojnë gjëra që nuk jua merr mendja! Janë shumë të vëmëndshëm dhe besnik, jo vetëm në lidhjet e tyre, por edhe në vlerat e jetës. Fuqia që përcjellin, i shtyn të bëjnë gjëra më të guximshme dhe të rrëzikshme. Por, të metat e tyre shpesh herë, janë mbi ta, si për shëmbull, pickimi i një akrepi…duke helmuar atë vetë! Vuajnë nga fiksimet dhe janë dyshues. Xhelozojnë dhe i kanë zili të tjerët, duke dashur gjithnjë të ndodhen ata mbi podium, duke mos lërë askënd të ngjitet qoftë as edhe një shkallë me ta. Nuk bëjnë marrëveshje dhe nuk hapin rrugë për asgjë dhe asnjë arsyje.
Shigjetari
Pavarësia dhe drejtësia që i udhëheq, i bën ata të shkëlqejnë një atmosferë lirie dhe vetëmohimi. Shigjetarët janë vecanërisht enthusiast, duke parë jetën si një liqen të qetë, që duke i hedhur një gur, i trazon ujrat! E adhurojnë jetën dhe jetojnë në maksimum, duke parë gjithcka me optimizëm.E keqja me Shigjetarët është se shpesh bëhet indifferent dhe mërziten lehtë. Janë persona irritues dhe të palodhur, duke i bërë të tjerët të konsiderojnë se nuk u bëhet vonë fare, vec se për veten e tyre!
Bricjapi
Janë persona ambiciozë dhe të shkathët. Durimi i tyre është i madh dhe përgjegjësia e tyre i bën të tjerët të mbeshteten shpesh tek ta! Bricjapët janë shumë besnikë dhe puntorë, duke shkaktuar adhurim tek të tjerët.E keqja me Bricjapët është se janë të prerë në mendime dhe idealet e tyre dhe shumë dyshues, me rezultat të bëjnë kokën e tyre, pa u bindur dhe pa llogaritur askënd dhe asgjë.
Ujori
Ujorët janë shpikës, duke bërë të tjerët të adhurojnë zgjuarsinë dhe inteligjencën e tyre.Janë të mprehtë dhe me ide unike. I duan shumë njerëzit dhe u dhimbsen dhe shpesh bëhen shokë dhe dashnorë të mirë, pas kërkuar kurrë dicka në këmbim nga të tjerët! E keqja me Ujorët është se shpesh herë ironizojnë veten, me rezultat të tjerët t’i keqkuptojnë. Bëjnë revolucion me dicka që u besdis dhe këmbëngulin aq shumë, sa mund të mos flasim më me të tjerët, derisa tu kalojë!
Peshqit
Peshqit janë të dedikuar dhe persona të adaptueshëm. Lidhen shumë me shokët dhe familjarët e tyre, duke i bërë jashtëzakonisht shumë sensitive! Përshtaten lehtë, duke treguar mirëkuptim dhe duke qënë pothuajse në të gjithat e jetës së tyre kreativ. Pikët e ndjeshme dhe dobësitë e tyre, i tregojnë shumë të ndjeshëm dhe të pavendosur, duke u dhënë të tjerëve përshtypjen, se janë qënie shumë të dobta!