Dielli në katror me Neptunin

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

Nga 3 deri më 8 dhjetor, Dielli në shenjën e zjarrtë dhe optimiste të Shigjetarit do të katrorizohet me Neptunin tek Peshqit, një kënd negativ për Binjakët, Virgjëreshën, Shigjetarin dhe Peshqit që kanë lindur në dhjetë ditët e dyta dhe për ata që kanë horoskop ose/dhe planetë personalë (Hëna, Mërkuri, Afërdita dhe Marsi) nga grada e 15-të në të 20-të të shenjave të mësipërme.

Gjatë kësaj kohe, entuziazmi dhe gëzimi juaj për të ndërmarrë rreziqe dhe përvojën e aventurave, ju çojnë në mashtrime dhe konfuzione. Optimizmi i Shigjetarit kthehet në melankoli, dëshpërim dhe zhgënjim, burrat në jetën tuaj vlerësojnë situata dhe persona sipërfaqësorë që rezultojnë në përjetimin e eksperiencave zhgënjyese. Gjatë kësaj kohe, të tjerët nuk e pranojnë nevojën tuaj për liri dhe pavarësi, as dhe besimet tuaja. Edhe pse ndiheni të ngazëllyer për të eksploruar dhe ndjekur pasionet tuaja, ju shpreheni në një mënyrë të hutuar dhe të pakontrollueshme dhe nuk bëheni të kuptueshëm nga ata që ju rrethojnë.

Edhe në anën tjetër të medaljes, mund të keni një imazh të hutuar (Neptuni) për veten tuaj (Dielli) dhe kjo është e rrezikshme, pasi tërheq njerëz të papërshtatshëm si një magnet në jetën tuaj. Në përgjithësi, ju jeni më të ndjeshëm këto ditë dhe duhet t’i keni sytë katërmbëdhjetë pasi njerëz dinak dhe të zgjuar do të nxitojnë të përfitojnë nga qëllimi juaj i mirë. Neptuni gjithashtu ju përballë me mashtrime ose gënjeshtra ose diçka vërtet skandaloze, e cila ju bën të shqetësoheni dhe të hamendësoni.

Gjatë kësaj kohe ju ndjeni nevojën për të udhëtuar në një botë fantazie, për të jetuar një aventurë, për të eksploruar të fshehtën dhe të panjohurën. Por pa astrologun tuaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale , nuk shihni qartë dhe në mënyrë të rëndësishme meshkujt që në jetën tuaj bëjnë gabime… Por në pozitivet e këtij këndi, universi ju ofron intuitë dhe frymëzim dhe aftësinë për tu lidhur me anën tuaj shpirtërore dhe krijuese.
 

Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook

www.facebook.com/astrologu.al.JorgoPulla

www.facebook.com/www.astroshop.al.JorgoPulla

pasi dhe të bëheni pjesë në grupin tonë

www.facebook.com/groups/jorgopulla.astrologu

Për të qënë gjithnjë të informuar për ofertat dhe shortet që ne organizojmë EKSKLUZIVISHT dhe vetëm për pjestarët tanë…

Ju presim…

Shiko gjithashtu