Dielli në takim me Uranin në datë 26 Prill

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

Nga data 23 deri në 28 Prill, Dielli do të ndodhet në takim me Uranin eksploziv nga Demi, një kënd i kundërt për Demët, Luanët, Akrepat dhe Ujorët që kanë lindur dhjetditëshin e parë dhe/apo ata që kanë horoskopin dhe planetet e tyre personal (Hëna, Merkuri, Afërdita dhe Marsi) nga grada e 2 deri në të 8 të shenjave të mësipërme.

Këtë periudhë shpërthyese, c’do gjë ka gjasa të ndodhë pasi Dielli gjallërues takon planetin më original që sjell gjithnjë zhvillime të papritura, kështu që do të kuptoni se duhet të ndërprisni lidhjet që ju kufizojnë pavarësinë dhe lirinë për të vazhduar përpara. Do të përballeni me eksperienca të cuditshme, pasi doni të jetoni në një mënyrë jetese jo tradicionale dhe të lirë, përtej rregullave që ju vendosin të tjerët apo shoqëria.

Dielli në Dem është kokfortë dhe dëshiron të ketë rol udhëheqës bashkë me Uranin revolucionar i cili është një kombinim astrologjik i shpërthyer dhe fuqishëm.Kështu që këtë periudhë, do të prisni ndryshime të papritura, revolucion dhe kryengritje. Do të ndjeni dëshirë të fortë për tu cliruar nga përditshmëria juaj e zakontë dhe të bëni dicka komplet ndryshe. Akoma dhe nëse nuk jeni përgatitur, ky kënd është zgjues, si një zë t’ju bërtasë nga brenda vetes të zgjoheni! Eshtë një cast i vështirë ku do të pyesim veten “për kë I bëra të gjitha këto unë?, c’farë kuptimi kishin?”

Për të shmangur stresin, është mirë të jeni enrgjik dhe aktiv për të bërë gjiëra jashtë të zakonshmeve.Kini kujdes ama, pasi këtë periudhë mund të merrni vendime te nxituara apo i kundërshtoni më të mëdhenjt.Gjithashtu, mbani mend se Urani shkakton aksidente dhe mund t’ju lëndojë pozicionin në punë.Për më tepër në horoskop femëror, këto ditë mund të sjellin ngjarje të papritura me persona të rëndësishme mashkullore.

Shiko gjithashtu