Shenja e Derrit karakterizohet nga tendenca për të parë gjithmonë jetën përmes syzeve rozë.Ai mendon se të gjitha funksionojnë mirë, edhe nëse universi është shkatërruar.Përballë një fatkeqësie, ai thekson me forcë se ai është vetëm një pengesë dhe nuk pranon të bëjë ndonjë sjellje dramatike për ta përballuar.Ai nuk I duron dot ngjarjet e pakëndshme dhe bind veten se gjithçka është e mirë, deri në momentin e fundit.
Pas optimizmit të tepërt, Derrat fshehin një fuqi të jashtëzakonshme mendore.Ai tregon qetësinë dhe frymëzon besim, ai ka një ndjenjë të fortë drejtësie, ai është i ndershëm dhe jeton në ekuilibër me ndjenjat e tij.Mbahen larg vogëlësive dhe mjerimit dhe dëshirojnë të shijojnë gjërat e bukura të jetës. Ndër kënaqësitë e tij është ushqimi i mirë , I cili luan një rol të rëndësishëm. Ai ka krenari dhe dinjitet, si dhe durim të madh, por kjo nuk do të thotë se ai nuk arrin kufijtë e durimit. Ai mund të “thyej” ose të rebelohet në mënyrën më të paparashikueshme, nëse një situatë bëhet e padurueshme për të, edhe pas shumëvitesh.
Përfaqësuesit e kësaj shenje janë krejtësisht të paaftë të thonë “jo” nëse dikush i kërkon atyre ndihmë ose shërbim. Ata do të bëjnë atë që është më njerëzore e mundshme për të ndihmuar. Është e lehtë t’i shfrytëzosh ato dhe shpesh janë viktima të njerëzve te cilët afrohen me qëllim të keq që për të përfituar. Naiviteti i Derrit, nuk është për shkak të mungesës sëzgjuarsisë , por për faktin se se ata vetë kanë një zemër kaq të pastër dhe nuk mendojnë dot se të tjerët nuk janë po aq të ndershëm në qëllimet e tyre.
Në dashuri ata janë të butë dhe mbrojtës, plot pasion dhe surpriza.Ata lëshohen të jetojnë pa rezerva ose frikë. Por për fat të keq për ta, pastërtia e ndjenjave të tyre dhe ndershmëria e tyre jo gjithmonë kanë trajtimin të duhur. Kur mbaron një histori erotike në të cilën Derri kishte besuar, zemra e tij me të vërtetë thyhet. Por ai nuk dëgjon asnjë këshillë për të pasur mendjen për herën tjeter ose për t’i dhënë fund një marrëdhënieje që nuk shkon mirë. Dhe zakonisht herën tjetër ai përsërit të njëjtat gabime.Shenjat që i përshtaten më mirë atij janë Dhia, Lepuri dhe Tigri.
Vitet e tij më të mira janë Derri(2019) , Dhia(2015) dhe Lepuri(2023). Më shumë vështirësi do të vijnë në vitet e Majmunit (2016) dhe Tigrit (2022).