Ndikimi eklipseve tek Jupiteri, Saturni, Urani, Neptuni, Plutoni, Horoskopi dhe MesQiellori
Në pjesën e A të artikullit për ndikimin e eklipseve pas planeteve të ditëlindjeve mbuluam Diellin, Hënën, Merkurin, Afërditën dhe Marsin.
Në pjesën B të analizës së ndikimit të një eklipsi kur krijon cep pak të mbyllur nga një planet apo ndonjë pikë të rëndësishme në horoskopin tonë do analizojmë planetet: Jupiteri, Saturni, Urani, Neptuni dhe Plutoni, Horoskopin dhe Mesqiellorin dhe do ju japë përkatësisht linket për ti gjetur me saktësi në cilat grada të tyre keni në horoskopin tuaj të ditëlindjes. Sa më e afërt grada e eklipsit aq më të forta rezultatet në ndikimin e tyre.
Për eklipsin e 1 në 26 Maj gjeni nëse keni planete në shenjat e Binjakëve, Shigjetarit, Virgjëreshës dhe Peshqëve nga grada e 2 deri në të 8.
Për eklipsin e 2 në 10 Qershor gjeni nëse keni planete në shenja të Binjakëve, Shigjetarit, Virgjëreshës dhe Peshqëve nga grada e 16 deri në të 22.
EKLIPSI NE LIDHJE ME JUPITERIN
Do ndikoheni vetëm nëse ndodhet tek Binjakët, Shigjetari, Virgjëresha dhe Peshqit ose në gradën e 2 deri në të 8 ose nga grada e 16 deri në të 22.
Një eklips që ndikon Jupiterin në horoskopin tuaj mund të “zgjojë” brenda jush dëshirën e udhëtimit! Mundet të shfaqen udhëtime ose oër arsyje profesionale, ose arsimore, ose akomë mundet të organizoni ju një udhëtim për relaks. Mundet akoma të njihni dikë nga një shtet i huaj apo të vendosni të mësoni një gjuhë të huaj apo të bëni studime të mëtejshme. Jupiteri është planeti zhvillimit dhe zgjerimeve. Udhëheq mendimet tona personale, besimet, ideologjinë, besimet tona fetare dhe pozicionet politike. Shumë herë një eklips kur ndikon Jupiterin në horoskopin tonë mund të sjellë ndryshime në mënyrën sesi mendojmë dhe në ato që besojmë. Nëse madje eklipsi që e ndikon është Diellor ashtu si ai i datës 10 Qershor mundet një dëshirë, një qëllim, një ëndrra jonë të bëhet realitet, ndaj kini kujdes c’farë uroni. Akoma, ndikimi eklipsit mbi Jupiterin mund të sjellë mundësi ekonomike, zgjerim në punë dhe biznese apo dhe zyrtarizime lidhjesh dhe marrveshjesh.
EKLIPSI NE LIDHJE ME SATURNIN
Do ndikoheni vetëm nëse ndodheni tek Binjakët, Shigjetari, Virgjëresha dhe Peshqit ose nga grada e 2 deri në të 8 ose nga gradat nga 16 deri në të 22.
Nëse eklipsi ndikon Saturnin në horoskpin tuaj do duhet të jeni të hapur në mësimet e jetës. Nuk është aspak e pamundur të arrini në një pikë shumë të lartë në zhvillimin tuaj profesional, të njihet puna tuaj, të merrni ngritje në dëtyrë. Saturni lidhet gjithnjë me aspiratat tona profesionale dhe jo. Eshtë udhëheqësi të fushave në jetën tonë dhe kufizimeve. Eshtë planeti sinqeritetit dhe realizmit. Gjithnjë ka të bëjë me disiplinën, përgjegjshmërinë, detyrimet, përgjegjësitë, punën e fortë, vonesat dhe pengesat. Tregon mësuesit, mentorët, personat e pushtetshëm, por edhe personët më të mëdhenj në jetën tonë, ashtu si janë prindërit apo gjyshërit dhe gjyshet tona. Një eklips që ndikon Saturnin, vec se ndryshimeve profesionale dhe mundësive që mund të sjellë, ndikimin negative që mund të na bëjë të ndjejmë më tepër pengesat për të realizuar ëndrrat tona. Mund të përballemi me vështirësi me persona më të mëdhenj në moshë në familje apo me eprorë, më të lartë, akoma dhe me përfaqësues të ligjit dhe pushtetit. Ndoshta akoma nevojitet të marrim përsipër më shumë përgjegjësi dhe detyrime në përditshmërinë tonë.
EKLIPSI NE LIDHJE ME URANIN
Do ndikoheni vetëm nëse ndodhet tek Binjakët, Shigjetari, Virgjëresha dhe Peshqit ose nga grada e 2 deri në të 8 ose nga grada e 16 deri në të 22.
Kur një eklips ndikon Uranin në horoskopin tonë mund të ndihemi më të shqetësuar dhe nevrik javë më parë dhe më pas. Urani është planeti i të papriturave dhe ndryshimeve. Kështu që kur ndodhet në cep të ngushtë me Uranin mund të keni zhvillime të papritura dhe ndryshime në përditshmërinë tuaj. Akoma dhe ne astrologët vështirë mundemi të parashikojmë c’farë të papritur mund të ndodhë në një aktivizim të tillë. Urani udhëheq teknologjinë dhe kështu mundet ndikimi të jetë nga shumë i thjeshtë, një blerje le të themi të një kompjuteri apo një telefoni të teknologjisë të fundit, deri në një ndryshim më të ndërlikuar, plotësisht të papritur që mund të veprojë dhe si lëvizje kyce dhe për zhvillime të tjera. Një eklips mbi Uranin mund të na nxjerrë revoltuesin pa shkak nga brenda nesh dhe të jemi reagues përballë të tjerve. Akoma, mundet të zgjojë brenda nesh nevojën për ndryshim, por në një pikë të tillë sa të mos mundemi të presim minut për të shprehur veprimet tona. Thjesht në këtë rast kini kujdes c’farë hidhni nga jeta jauj dhe të mos jeni impulsive. Akom dhe një dashuri e zjarrtë është brenda skenareve.
EKLIPSI NE LIDHJE ME NEPTUNIN
Do ndikoheni vetëm nëse ndodhet tek Binjakët, Shigjetari, Virgjëresha dhe Peshqit ose nga grada e 2 deri në të 8, ose nga grada e 16 deri në të 22.
Kur një eklips ndikon Neptunin në horoskopin tonë atëher shtrihet një vello shqetësimi. Nga një anë mundet të kemi zbulime apo kuptime për situata që i shihnim shumë ndryshe periudhën e kaluar dhe nga ana tjetër mund të ndihemi të tradhtuar në një lidhje apo të vërejmë se një person i rëndësishëm në jetën tonë na manipulonte apo fshihte gjëra nga ne peridhën e kaluar. Nga ana tjetër, është një periudhë ku intuita na funksionon fuqishëm dhe na jep shenja. Akoma dhe ëndrrat që shohim janë më të gjalla dhe mirë do bëjmë ti shënojmë, pasi mund të rezultojnë akoma dhe profetike. Neptuni udhëheq ndjenjat tona dhe kur ndikohet nga një eklips mund të na drejtojë në një mbingarkesë sentimentale. Nga ana tjetër, është planeti frymzimit dhe imagjinatës. Kështu artistët mund të ndikohen jashtzakonisht pozitivisht dhe të prodhojnë krijimtari inovative. Kur na ndikon negativisht sigurisht, mund të ndihemi të dëshpëruar, të mërzitur, të ndjeshëm apo nga ana tjetër të ëndërrojmë lehtësisht, duke shfaqur tek personat që njohim ato që duam ne pa parë të vërtetën e tyre. Eshtë një periudhë ku lehtë mund të na manipulojnë akoma dhe të na vjedhin, ndaj të jeni të kujdesshëm në shkëmbimet tuaja dhe në sigurinë e arritjeve tuaja.
EKLIPSI NE LIDHJE ME PLUTONIN
Do ndikoheni vetëm nëse ndodhet tek Binjakët, Shigjetari, Virgjëresha dhe Peshqit ose nga grada e 2 deri në të 8 ose nga grada e 16 deri në të 22.
Një eklips që mund të ndikojë Plutonin në horoskopin tonë të ditëlindjes mund të sjellë një gjykim më të shumtë në përditshmërinë tonë. Mund të jetë një periudhë me lojra pushteti dhe fuqie, cështje kontrolli të tjerve, fiksime, por dhe në shprehimin e saj pozitiv një periudhë që mund të na drejtojë në transformime aq sa nga jashtë aq edhe për brenda. Mirë apo keq Plutoni na drejton në një hecje në anën e errët të jetës, pasi frikërat, ankthi dhe fiksimet mund të na pushtojnë. Zakonisht ftohemi të përballemi me djallët tonë të brëndshëm nga ana psikologjike. Zakonisht nga ana pozitive, ky ndikim mund të tregojë shumë dëshirë, vet-udhëheqje dhe disiplinë, vendosshmëri, guxim dhe përkushtim mbi një qëllim.
EKLIPSI NE LIDHJE ME HOROSKOPIN
Do ndikoheni vetëm nëse ndodhet tek Binjakët, Shigjetari, Virgjëresha dhe Peshqit ose nga grada e 2 deri në të 8 ose nga grada e 16 deri në të 22.
Një eklips që ndikon Horoskopin tonë na tregon një periudhë në jetën tonë ku vetë ne, jeta jonë persona dhe lidhja me vetë veten tona ndikohet më shumë. Kur bëhet fjalë për nje eklips Diellor, ashtu si ai i datës 10 Qershor, që mund të na ndikojë në Horoskop është një mundësi e mirë të fillojmë dicka që lidhet me situatën fizike dhe shëndetin. Nëse psh doni të humbisni peshë dhe na ndikon eklipsi, është një periudhë pozitive të filloni një regjim ushqimor të balancuar që do ndihmojë të humbisni kilet tuaja të tepërta. Nëse nevojitet të qëndroni një periudhë të madhe ama në një dietë dhe të jeni të disiplinuar në të pa e prishur, do duhet eklipsi të jetë në një shenjë stavile, për ndryshe do duhet të prisni të shkojë Hëna në një shenja stabile për të filluar dietën. Në rastin e eklipsit në 10 Qershor Hëna është në një shenjë të ndryshueshme tek Binjakët. Kështu që për të filluar do duhet të prisni të hyjë Hëna tek Luani dhe atëher të filloni. Kjo do bëhet në 14 Qershor. Në përgjithësi është një fjalor ku favorizohen fillime të reja, ndryshime në mënyrën e stilit të jetesës, në paraqitjen tonë, në fillime të reja profesionale apo fillime dhe në lidhje dhe bashkpunime.
EKLIPSI NE LIDHJE ME MESQIELLORIN
Do ndikoheni vetëm nëse ndodhet tek Binjakët, Shigjetari, Virgjëresha dhe Peshqit ose nga grada e 2 deri në të 8 ose nga grada e 16 deri në të 22.
Mesqiellori është një pikë vecanërisht e rëndësishme në horoskopin tonë. Tregon supsistencën tonë sociale, karrierën tonë, reputacionin që kemi dhe ku qëndrojmë brenda tërësisë tonë sociale. Treson sin a sheh publiku dhe si na pranon kur bëjmë disa paraqitje nga ana profesionale dhe sociale. Me një eklips Dielli, ashtu si ajo e datës 10/6, mund të kemi një ndryshim përsa ka lidhje me statusin apo karrierën tonë. Nëse përforcohet dhe nga kalime të tjera, mund të fillojmë një punë tonën apo biznes. Apo mundet të ngrehemi në punën tonë tashmë ekzistente, ta bëjmë të dukshme në një publik sa më të madh bëhet. Mundet të jetë një periudhë ku ndoshta do japim një intervistë, shkuan dikush dicka për ne në një revistë, gazetë apo fletushkë. Mund të fitojmë hapësirë kohore në një kanal televiziv apo një radio. Mundet akoma të kemi ndryshime në hapësirën e punës tonë. Të vijë një përgjegjës i ri, një organ i ri udhëheqës, apo dhe të ndryshojmë hapësirën e punës apo akoma dhe shtëpisë. Shumë herë një zhvendosje në punë mund të sjellë si “bisht” një zhvendosje dhe në një shtëpi tjetër.
Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook
www.facebook.com/astrologu.al.JorgoPulla
www.facebook.com/www.astroshop.al.JorgoPulla
pasi dhe të bëheni pjesë në grupin tonë
www.facebook.com/groups/jorgopulla.astrologu
Për të qënë gjithnjë të informuar për ofertat dhe shortet që ne organizojmë EKSKLUZIVISHT dhe vetëm për pjestarët tanë…
Pra, do të ishte më mirë të qëndroni të qetë dhe të pretendoni qetësisht, duke kultivuar më tej talentin tuaj unik së bashku me astrologun tuaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale
Ju presim…