Ndikimi eklipseve tek Dielli, Hëna, Merkuri, Afërdita, Marsi
Sa merren me astrologjinë, qoftë dhe në një anë me vullnetare, shumicën e herëve mund të kenë frikë një kënd që kanë në hartën e tyre astrologjike, thua sikur ai kënd është dicka e vecantë për ata dhe jo pjesë e personalitetit, e karakterit dhe jetë tyre. Eshtë sikur të ketë lindur dikush me një karakteristikë të mirëqënë, psh, të ketë sy blu apo flokë kafe apo një gjatësi të shkurtër etj. Eshtë e tija. Jeton që në momentin e parë me të. Nuk k avec se ta pranojë si pjesë të prezencës së tij në planet. Tek shumë nga ne duket e vështirë të mbijetojnë me një problem shëndeti që mund të ketë personi pranë nesh. Në fund të fundit, akoma dhe nëse ekziston një kënd i vështirë në hartën tonë, që zakonisht thjesht tregon kufizimet tona fizike, është kryqi ynë që mbajmë dhe në këtë nuk ekzistojnë përjashtime. Dha sado që të duam dikë, vështirë do përjetojmë peshën që ndjen duke mbajtur dhe ai kryqin e tij. Kështu që nuk ka arsyje krahasimesh.
Këndet e ndryshimeve
Kështu që dhe me kalimet e planeteve apo me fenomene ashtu si eklipset, nuk reagojmë të gjithë me të njëjtën mënyrë. Ashtu si psh nuk reagojnë të gjithë me mënyrë të ngjashme kur marrin një ilac. Statistike janë të gjitha, statistike është dhe astrologjia. Zakonisht nëse një eklips nuk prek me ndonjë kënd të mundshëm me përkulje të vogël të ndonjë planeti apo një pikë të rëndësishme në hartën tonë, ashtu si është Horoskopi, Mesqiellori, maja e shtëpisë së 7 (lindja) apo të shtëpisë së 4 (nadhir) , nuk do ndjejmë ndonjë ndryshim të madh. Për të ekzistuar ndryshime, probleme apo dhe mundësi në periudhën e eklipseve do duhet të krijojnë me planetët apo pika të rëndësishme ashtu si u lartpërmëndën, kënde të mundshme takimi, kundështimi apo katror.
Gradat e ndikimit
Për tu ndikuar nga eklipset e verës, ai që u krijua në 26/5 dhe ai që krijohet në 10/6, duhet të keni planete apo pika të rëndësishme në shenjat e Binjakëve, Shigjetarit, Virgjëreshës dhe Peshqëve, këdo shenjë që të përfaqësoni. Në c’do planet ju jap mundësinë të gjeni dhe në cilën gradë është. Sa më e afërt është grada me gradën e eklipsit sa më të forta rezultatet dhe zakonisht ndryshimet që vijojnë.
Për eklipsin e 1 të 26 Majit nëse keni planetë në shenjat e Binjakëve, Shigjetarit, Virgjëreshës dhe Peshqëve nga grada e 2 deri në të 8.
Për eklipsin e 2 të 10 Qershorit gjeni nëse keni planet në shenjat e Binjakëve, Shigjetarit, Virgjëreshës dhe Peshqëve nga grada e 16 deri në të 22.
Për lehtësimin tuaj ju bashkangjis link-et relative për të gjetur informacionet me saktësi. Le të kontrollojmë kështu ndikimin e tyre në hartën tuaj.
EKLIPSI NE LIDHJE ME DIELLIN
Do ndikoheni vetëm nëse ndodhet tek Binjakët, Shigjetari, Virgjëresha dhe Peshqit ose nga grada e 2 deri në të 8 ose nga grada e 16 deri në të 22.
Nëse jeta jonë është një projekt teatral, atëher Dielli (shenja jonë) është protagonist. Dielli përshkruan “egon” tinë, është burimi jetës tonë. Vec vetes tonë përfaqëson kryesisht meshkujt që janë të rëndësishëm në jetën tonë: babain, partnerin, bashkshortin, vëllain, mentorin, por edhe format e tjera të pushtetit. Nëse eklipsi ndikon Diellin tuaj, atëher mund të keni probleme apo ndryshime në jetën e këtyre meshkujve të rëndësishëm në periudhën e eklipseve dhe në mënyrë indirekte do ndikoheni dhe ju. Psh mund të ikë një përgjegjës nga puna juaj dhe të vijë dikush tjetër që nuk dini asgjë për të dhe fillimisht të vështirësoheni. Mund të keni probleme me lidhjet dhe ata që i përfaqësojnë. Mund të ndryshoni vetë ju punë, shtëpi. Për shkak se eklipset mbi Diellit ndikojnë dhe shëndetin, mirë është në këto periudha të kemi bërë një kontroll relativ dhe në asnjë rast të mos lëmë gjëra në fatin e tyre.
EKLIPSI NE LIDHJE ME HENEN
Do ndikoheni vetëm nëse ndodheni tek Binjakët, Shigjetari, Virgjëresha dhe Peshqit ose nga grada e 2 deri në të 8 ose nga grada e 16 deri në të 22.
Nga momenti kur ndodhemi në barkun e nënës tonë kërkojmë të gjejmë siguri dhe mbrojtje. Krijojmë folenë tonë, mbushim frigoriferin me ushqime që na pëlqejnë, rrethohemi nga persona që duam dhe na bëjnë të ndihemi të sigurt. Dhe atëher vjen një eklips që ndikon Hënën tonë. Dhe ajo që ndjejmë është se rrjeta mbrojtjes që krijojmë fillon të marrë ndoshta krisje dhe jemi të ekspozuar. Për disa eklipsi mund të tregojë një ndryshim në hapësirën e shtëpisë. Nevojën e rregullimeve, rinovimeve, apo dhe ndryshimit të ambjentit. Për të tjerët mund të jetë dhe një cështje shëndeti që ka nevojë të kujdesen. Hëna përfaqëson femra të rëndësishme të jetës tonë. Nënën, motrën, partneren, bashkshorten, shoqen. Një eklips mbi Hënën tonë në kënd të ngushtë mund të tregojë ndryshime në jetët e tyre apo situata që në mënyrë indirekte ndikojnë dhe ne.
EKLIPSI NE LIDHJE ME MERKURIN
Do ndikoheni vetëm nëse ndodheni tek Binjakët, Shigjetari, Virgjëresha dhe Peshqit ose nga grada e 2 deri në të 8 ose nga grada 16 deri në të 22.
Merkuri përshkruan aftësitë tona kuptuese, etjen për dije, komunikimin. Përfaqëson të afërmit tanë të ngushtë, ambjentin e shoqërisë në të cilën jetojmë, komshinjtë, studimet, personat më të rinj, zhvendosjet dhe mjetin tonë të transportit, udhëtimet. Kur një eklips ndikon Merkurin në hartën tonë astrologjike, do ekzistojë shumë theksim në komunikim atë periudhë. Mund të kemi propozime, të mbyllim marrveshje, të kemi biseda të rëndësishme. Sigurisht ekziston dhe skenari të kemi probleme me të afërm, fjalë të ashpra me ta apo dhe me shokë, të kemi vonesa apo shtyrje në udhëtime apo dhe probleme me mjetet e komunikimit apo mjetin tuaj të transportit.
EKLIPSI NE LIDHJE ME AFERDITEN
Do ndikoheni vetën nëse ndodheni tek Binjakët, Shigjetarët, Virgjëreshat dhe Peshqit ose nga grada e 2 deri në të 8 ose nga grada e 16 deri në 22.
Afërdita udhëheq lidhjet tuaja erotike, lidhjet e ngrohtësisë dhe dashurisë, cështjet e dashurisë, por edhe financat tona. Përshkruan femrat e reja, të dashurat, por edhe vajzat. Një eklips mbi Afërditën në horoskopin tonë mund të tregojë një dashuri të re apo një pasion. Mund të tregojë ama dhe një hobi apo një blerje që na enthusiazmon apo dhe një dhuratë. Mund të marrim vendimin të bëjmë një ndryshim në paraqitjen tonë. Të lyejmë tjetër ngjyrë flokët tona. Të bëjmë një ndërhyrje estetike. Të prezantojmë një projekt krijues që madje mund të impresionojë. Të shfaqet një marrveshje ekonomike. Nga ana tjetër, mund të kemi prapaskena pikërisht në këto fusha, domethënë të kalojmë një krizë në një lidhje erotike, të humbasim para apo dicka të vyer për ne pavarsisht vlerës së tij.
EKLIPSI NE LIDHJE ME MARSIN
Do ndikoheni vetëm nëse ndodhet tek Binjakët, Shigjetari, Virgjëresha dhe Peshqit ose nga grada e 2 deri në të 8 ose nga grada e 16 deri në të 22.
Marsi është planeti aksionit, dëshirës, seksualitetit. Përshkruan nivelet e energjisë tonë, seksualitetin tonë, mënyrën sesi kërkojmë gjëra në jetën tonë. Përfaqëson djemtë e rinj, dashnorët, por edhe cunat. Kur një eklips ndikon Marsin në horoskopin tonë zakonisht kemi shumë energji dhe shumë aktivitete për ta përdorur. Eshtë zakonisht një periudhë shumë e fuqisht. Nëse madje ka ekzistuar një problem shëndeti mund ta kapërcejmë më lehtë. Sigurisht nevojitet kujdes në nxitimin dhe impulsivitetin tonë për të mos shkaktuar padashje ndonjë aksident. Shumë herë një eklips kur ndjenjat e zemërimit mund të na pushtojnë. Zakonisht ushtrimi apo një sport mund të bëjë mrekulli për të shfrytëzuar ndikimin me korrektesë dhe në përfitimin tonë. Aktivizimi Marsit nga eklipsi mund të tregojë një person të ri që hyn në jetën tonë erotike dhe madje të jetë një periudhë të aktivitetit të vecantë seksual.
Në pjesën e dytë do zbulojmë ndikimin e eklipseve në planetet e tjerët dhe pika kyce të horoskopit tuaj.
Mos harroni ti bëni Like faqeve tona në Facebook
www.facebook.com/astrologu.al.JorgoPulla
www.facebook.com/www.astroshop.al.JorgoPulla
pasi dhe të bëheni pjesë në grupin tonë
www.facebook.com/groups/jorgopulla.astrologu
Për të qënë gjithnjë të informuar për ofertat dhe shortet që ne organizojmë EKSKLUZIVISHT dhe vetëm për pjestarët tanë…
Pra, do të ishte më mirë të qëndroni të qetë dhe të pretendoni qetësisht, duke kultivuar më tej talentin tuaj unik së bashku me astrologun tuaj personal në www.astrologu.al/parashikime-personale
Ju presim…