C’fo nënë ka mënyrën e saj sesi rrit fëmijën e saj, që ofron kujdesin e saj dhe shpreh dashurinë e saj. Nuk janë të gjitha sentimentale dhe ofruese, aq mësojnë tek fëmijët e tyre të njëjtat rregulla sjelljeje. Ekzistojnë të ashpra, kërkuese, por edhe ato që i bëjnë të gjitha qefet jo vetëm kur janë larg, por për gjithnjë! Ekzistojnë nënat që duan të shohin fëmijët e tyre të bëhen të fortë dhe pavarur dhe ato që duan të kenë kontrollin në jetën e tyre dhe të jenë vazhdimisht nën mendimin e tyre. Shenja ku ndodhet Hëna na zbulon shumë elementë sesi e përceptojnë femrat mëmësinë por edhe për stilin e c’do nëne dhe sesi shpreh dashurinë e saj tek fëmijët e saj. Akoma shenja e Hënës na tregon c’farë lloj nëne ishte nëna jonë.
HENA TEK DASHI
Nëna më e fuqishme, energjike, e gëzuar, argëtuese dhe mbështetëse është ajo me Hënën tek Dashi. Nuk është ajo që do mbysi përqafimet e pafundme dhe në puthje fëmijët e sa, por do jetë gjithnjë pranë tyre duke i mbështetur dhe do ti kurajojë të arrijnë c’farë i bën të lumtur. Do ti dërgojë në njëmijë e dy aktivitete, mësime muzike, atletizëm, hobi, party, kampe dhe do përpiqet ti bëjë të pavarur dhe fuqishëm ashtu si janë dhe vetë ato, por jo më shumë nga ajo, pasi do të ketë dhe kontrollin qoftë dhe nga distance. Nuk do i mbajë fëmijët e saj në “xhama”, do jetojë adventura me to, do ti shtyjë të provojnë gjëra të reja dhe do ti shtyjë të mësojnë të përballen me sfida dhe të luftojnë për ato që besojnë. Eshtë e përshtatshmja për fëmijët që nuk janë të ngjitur nën fundin e nënës së tyre dhe duan të kenë mendimin dhe hapësirën e tyre. Disa herë humbet durimin e saj dhe bërtet, por bëhet pishman menjëherë. Gjithashtu, është presionuese, e paduruar dhe nuk kundërpërgjigjet gjithnjë në ndjenjën e fëmijëve të saj, ndërkohë mund të ndihet në kurth në përditshmëri, pasi dhe programi saj është i mbushur.
Nëse nuk dini se ku e keni hënën tuaj, mund të dërgoni një e-mail tek stafi astrologu.al me të dhënat tuaja në: http://www.oferteshoqerore@gmail.com
HENA TEK DEMI
Hëna tek Demi e bën nënën të jetë stabile, e ngrohtë, dashur dhe të përpiqet të ofrojë lehtësira dhe siguri fëmijëve të saj. Me siguri u ofron ushqim të shijshëm, ëmbëlsira dhe di të mbyllë “plagët” e tyre me shijime të mira. Shëtitjet për blerje janë të shumta dhe zakonisht nuk prish hatër, brenda në korniza të llogjikshme gjithnjë. Përpiqet të jetë prezent në c’do shfaqje atletike apo shkollore dhe fryhet nga krenaria për fëmijët e saj. Në përgjithësi shqetësohet shumë për të ardhmen e tyre dhe përpiqet të vendosë bazat e sakta për zhvillimin e tyre dhe ti ndihmojë të përshtaten saktë në shoqëri. Do fëmijët e saj të respektojnë më të mëdhenjtë, rregullat, të jenë të ndrojtur dhe me këmbë në tokë. Eshtë e duruar zakonisht kur janë të vegjël, por kur arrijnë në adoleshencë janë shumë kokfortë dhe nuk i ndryshoni mëndje me asgjë nëse merr ndonjë vendim dhe është dhe pak e ngadaltë në lëvizjet dhe reagimet e saj.
Nëse nuk dini se ku e keni hënën tuaj, mund të dërgoni një e-mail tek stafi astrologu.al me të dhënat tuaja në: http://www.oferteshoqerore@gmail.com
HENA TEK BINJAKET
Hëna tek Binjaket I jep nënës dhuntinë e komunikimit dhe mund të përshtatet me nevojat e fëmijëve të saj. Eshtë e zgjuar, lozonjare, e gëzuar dhe aktive, por dhe shumë e angazhuar me gjërat e saj, që shumë herë nuk i jap rëndësinë e duhur. Por kur vendos ti kushtojë vëmëndje është jashtzakonisht argëtuese dhe nëpërmjet lojës do përpiqet të mësojë shumë gjëra tek fëmijët e saj. Lojrat në tavolinë janë më të mirat për këtë nënë shpirtërore, por nuk do vonojë të bëjë dhe bicikletë apo aktivitete të tjera të jashtme me ta. Përpiqet në përgjithësi të mos i bëjë fëmijët të qetë dhe ndoshta u sillet me mënyrën më të pjekur për moshën e tyre, pasi mund të bëjë biseda me ta për të gjitha temat. Nuk është nga nënat që do thonë gënjeshtra për cështje tabuje, por do përpiqet tu shpjegojë fëmijëve të saj gjithcka dhe do përpigjet në të gjitha pyetjet e tyre me sinqeritet. Gjithashtu është nënë që organizon partit më të mira dhe më e dashura e shokëve të fëmijëve të saj. Por shumë herë sillet me papjekuri dhe me mungesë përqendrimi dhe prakticiteti.
Nëse nuk dini se ku e keni hënën tuaj, mund të dërgoni një e-mail tek stafi astrologu.al me të dhënat tuaja në: http://www.oferteshoqerore@gmail.com
HENA TEK GAFORRJA
E ndjeshme, sentimentale, mbrojtur dhe e lindur nënë! Hëna tek Gaforrja e bën nënën të “saktifikohet” për fëmijët e saj! Eshtë e gatshme të lërë jetën e saj pas dhe të përqendrohet në… krijesat e saj në nivel varësie. Eshtë nëna “kukuvajë” dhe… dhelpër së bashku, pasi nuk do lejojë askënd ti ngacmojë. Asgjë në botë nuk është më e rëndësishme për të nga siguria dhe lehtësia e birit apo vajzës së saj dhe madje është e aftë të punojë tre punë për të mos u munguar asgjë. Të zgjohet për t’ju përgatitur mëngjesin dhe të gdhijë pranë tyre për të mos u ndjerë vetëm. Eshtë aq sentimentale dhe mbrojtur sa bëhet pothuajse eksagjeruese dhe nuk lë fëmijët e saj të mësojnë se jeta është e… ashpër. Eshtë gjithnjë atje për ti dëgjuar dhe ti ndihmuar të ndihen mirë. Do shtëpia të përbëjë një fole sigurie dhe të munden fëmijët të ndajnë c’do gjë me të. Eshtë e jashtzakonshme për ti ndihmuar në zhvillimin e kreativitetit të tyre dhe gjithnjë krenarohet për arritjet e tyre. Eshtë ama dhe kërkuese dhe dramatizon situatat për të mos u larguar fëmijët nga përqafimi tyre, pavarsisht moshës.
Nëse nuk dini se ku e keni hënën tuaj, mund të dërgoni një e-mail tek stafi astrologu.al me të dhënat tuaja në: http://www.oferteshoqerore@gmail.com
HENA TEK LUANI
E gëzuar, optimiste, nënë krenare që bën fëmijët e saj të ndihen pranë saj të vecantë dhe të mrekullueshëm. Nëna me Hënën tek Luani ndihet mbretëreshë dhe fëmijët e saj princër. Ka nevojë të tregojë nderin e saj dhe mund të shpenzojë aq shumë kohë, por dhe para për t’ju ofruar gjithcka. Di sesi të bëjë jetën e tyre argëtuese dhe partit të paharruar. I pëlqen të luajë me fëmijët e saj dhe t’ju japë dhurata bujare. Do t’ju ofrojë lumturinë që beson se meritojnë, por edhe ti enthusiazmojë personat rreth saj. Ndërkohë, mund të humbasë nën mbulimin e të mirave materiale dhe të harrojë nevojat e tyre sentimentale dhe ndoshta do duhet të gjëndet një balancë. Do shumë fëmijët e saj, por mund dhe ti konsiderojë si një përzgjerim të vetes së saj dhe përfundimisht të “ndrydhë” përsonalitetin e tyre. Do të jetë protagonistja e jetës së tyre, të ketë vëmëndjen e tyre të pafundme dhe fatkeqësisht i intereson shumë c’farë thonë të tjerët dhe mund të bëjë krahasime që lëndojnë fëmijët e saj nëse nuk arrijnë të jenë të parët në gjithcka, ashtu si ajo do.
Nëse nuk dini se ku e keni hënën tuaj, mund të dërgoni një e-mail tek stafi astrologu.al me të dhënat tuaja në: http://www.oferteshoqerore@gmail.com
HENA TEK VIRGJERESHA
Hëna tek Virgjëresha e bën nënën të jetë praktike, të kujdessur, vërejtëse, analizuese dhe mund ti shohë akoma dhe ato që do ti kapërcejë mësuesi apo doktori. Eshtë supër nëna që i ka të gjitha në rregull dhe program. Do fëmijët e saj të jenë shembull dhe të prekin “perfeksionin”. Do t’ju gatuajë ushqimet më të shëndetshme, do shmangë ushqimet e gatshme, patatinat dhe pijet me gaz dhe do ekzistojë program që do duhet të ruhet me disiplinë “strategjike”. Por do zgjidhë c’do lloj problemi shpejtë dhe praktikisht dhe fëmijët do ndjejnë siguri pranë saj. Ndërkohë, rreptësia saj është më e madhe se përqafimi saj dhe ndoshta kjo mund të krijojë një hapësirë sentimentale tek fëmijët. Pavarsisht se janë vazhdimisht pranë tyre për t’ju treguar dhe t’ju shpjeguar gjithcka, do ti kuptojnë me të parën dhe nuk ka durim të shpjegojë shumë herë të njëjtën gjë. Përpiqet të transformojë mëndjen e fëmijëve të tyre në drejtimin e duhur dhe do të jenë perfekt në shkollë dhe në të gjitha aktivitetet e tyre dhe të jenë të disiplinuar. Ka shumë aspirate të larta dhe shumë herë nga antkhi saj është shumë kërkuese.
Nëse nuk dini se ku e keni hënën tuaj, mund të dërgoni një e-mail tek stafi astrologu.al me të dhënat tuaja në: http://www.oferteshoqerore@gmail.com
HENA TEK PESHORJA
E këndshme, drejtë, komunikuese dhe sociale është nëna me Hënën tek Peshorja. Eshtë e dashur dhe fal harmoni dhe gëzim si Mary Poppins. Do fëmijët e saj të rriten me vlera, të jenë sociale dhe të respektojnë të tjerët. Do t’ju ofrojë cilësi në përditshmërinë e tyre, të investojë në formimin e tyre të mirë dhe do t’ju ushqejë dashurinë e saj për artin. Nuk është e rreptë me fëmijët e saj dhe me mirsjellje dhe mirësi u flet për faktin sesi të përballen me sfida në jetë. Kurajon harmoninë në shtëpi dhe nëse grinden midis tyre vëllezërit nuk bërtet, as dënon, por përpiqet të shohë këndvështrimin e secilit dhe ti ndihmojë të mirkuptojë njëri nevojën e tjetrit. Por më e rëndësishmja që kjo nënë mëson tek fëmijët e saj është sesi të ndajnë, sesi të ndjejnë dhimbshuri për të tjerët dhe sesi të jenë të mirë dhe shokë të saktë, por edhe qytetarë në këtë shoqëri. Ndërkohë mundet shumë herë të mos durojë presionin, peshën dhe përgjegjësinë që ka roli saj dhe bëhet e paqëndrueshme dhe sentimentalisht e largët.
Nëse nuk dini se ku e keni hënën tuaj, mund të dërgoni një e-mail tek stafi astrologu.al me të dhënat tuaja në: http://www.oferteshoqerore@gmail.com
HENA TEK AKREPI
Hëna tek Akrepi I jep nënës një fuqi të jashtzakonshme dhe një aftësi që mund të kundërpërgjigjrt në të gjitha problemet. Eshtë sentimentale, shumë mbrojtëse dhe shumë herë bëhet e “paduruar” dhe menaxhuese, pasi do ti ketë të gjitha nën kontroll. Eshtë nga nënat që mund të kërkojë sirtare dhe të “dëgjojë fshehurazi” për të patur kontrollin e situatave, Fsheh jashtzakonisht mister në sjelljen e saj dhe kurrë nuk dini c’farë ka në mëndjen e saj. Por do fëmijët e saj aq shumë sa do luftojë deri në vdekje për ti mbrojtur dhe mjeri ai që do I ngacmojë apo do ti ofendojë. Eshtë nënë e përkushtuar që bën shumë ëndrra për të ardhmen e fëmijëve të saj dhe përpiqet ti mbështesë dhe ti orjentojë për ti arritur, pasi beson se munden të arrijnë gjithcka. Eshtë në mënyrë të frikshme intuitive dhe shpesh di c’farë ndodh tek fëmijët e saj ndërkohë mund të jetë larg saj. Shumë herë jeton nëpërmjet jetëve të tyre dhe nuk i lë të dalin nga kontrolli saj dhe në mosha më të mëdha ndoshta ekzistojnë debate.
Nëse nuk dini se ku e keni hënën tuaj, mund të dërgoni një e-mail tek stafi astrologu.al me të dhënat tuaja në: http://www.oferteshoqerore@gmail.com
HENA TEK SHIGJETARI
Optimiste, shpirt i shqetësuar, adhurues i lirisë dhe vetëqëndrimit! Nëna me Hënën tek Shigjetari është ajo që do donte c’do fëmijë, ndaj dhe shtëpia e saj është gjithmonë e mbushur me shokët e fëmijëve të saj. Eshtë nëna që nuk do bërtasë nëse në shtëpi mbizotëron kaosi dhe bëhet rrëmujë, mjafton të luajnë dhe të qeshin fëmijët dhe nuk do thojë jo nëse sjellin ndonjë kafshë papritmas në shtëpi. Nuk është e ndrydhur në sjelljen e saj dhe do të shëtisë botën me fëmijët e saj, t’ju mësojë gjëra të reja dhe të hapë horizontet e saj. Do të kenë vlera, ndjenjë drejtësie, mëndje të hapur dhe zemër të ngrohtë. Eshtë guximtare, argëtuese dhe enthusiaste dhe mbush fëmijët e saj me dashuri. I mbështet në c’do gjë që zgjedhin dhe nuk do ti orjentojë në aktivitete që nuk duan, pasi dëshiron fëmijët e saj të jenë të pavarur dhe jo kopja saj. Në një vetëm do përpiqet t’ju bindë, të lexojnë dhe të kenë etje të pafundme për dije. Ndërkohë, mundet disa herë të bëhet edukative, kritikuese dhe ndoshta e papjekur, pasi nuk i pëlqejnë rregullat.
Nëse nuk dini se ku e keni hënën tuaj, mund të dërgoni një e-mail tek stafi astrologu.al me të dhënat tuaja në: http://www.oferteshoqerore@gmail.com
HENA TEK BRICJAPI
Hëna tek Bricjapi e bën nënën të përgjegjshme, llogjike, organizuese dhe me zemër të madhe. Eshtë tipi më tradicional i nënës që ruan traditat, moralet dhe zakonet dhe c’do gjë që mësoi nga prindërit e saj. Do familja saj të jetë e lidhur dhe të përbëjë shembull! Eshtë e rreptë dhe shpenzon kohë pafund me fëmijët e saj për t’ju shpjeguar lidhjen e disiplinës dhe suksesit. Do vrapojë me ta kudo dhe palodhje do përpiqet ti edukojë për të arritur vëndin e parë. Dhe këtë që shumë të vegjël, pasi beson se nga mosha e vogël hyjnë bazat dhe vitet e para nuk janë vetëm për lojë dhe argëtim. Duhet fëmijët të mësojnë në program dhe në disiplinë. Mos imagjinoni se fëmijët hyjnë në… edukim strategjik, jo, por nuk janë dhe të pakontrolluar të bëjnë c’farë duan. Eshtë nënë praktike që jep rëndësi fëmijëve të saj dhe mund të peshojë negativet dhe pozitivet e tyre dhe ti kthejë atje ku janë prirje dhe me këtë mënyrë ti orjentojë dhe hap për to rrugën perfekte. Ndërkohë, shumë herë bëhet presionuese, e ftohtë, pesimiste, kontrolluese dhe e largët sentimentalisht.
Nëse nuk dini se ku e keni hënën tuaj, mund të dërgoni një e-mail tek stafi astrologu.al me të dhënat tuaja në: http://www.oferteshoqerore@gmail.com
HENA TEK UJORI
Eshtë mbështetëse, e duruar dhe zbuluese nëna me Hënën tek Ujori dhe përpiqet ti mësojë fëmijëve të saj të dallojnë nga tërësia, të mendojnë jashtë “kutis” dhe të përballen me jetën nga një këndvështrim më interesant. Përpiqet të mos i rëndojë fëmijët e saj me ankthe të tepruara dhe shqetësime dhe do të bëjë me ta aktivitete krijuese për t’ju zhvilluar personalitetet e tyre. Kujdeset gjithnjë të kurajojë imagjinatën e tyre, por nuk ka durim nëse fëmija është sentimentalisht i ndjeshëm, pasi nuk duron ndjeshmëritë e shumta dhe ndoshta vështirësohet t’ju treogjë dashurinë e saj me një mënyrë tradicionale. Por me siguri do ju mësojë vullnetarizmin dhe të ofrojnë ndihmën e tyre për tërësinë shoqërore. Sigurisht, mundet disa herë të prezantojë sjellje të paparashikueshme dhe paqëndrueshme dhe ndoshta bëhet dhe pak autoritare.
Nëse nuk dini se ku e keni hënën tuaj, mund të dërgoni një e-mail tek stafi astrologu.al me të dhënat tuaja në: http://www.oferteshoqerore@gmail.com
HENA TEK PESHQIT
Sentimentale, përshtatëse, e ngrohtë, ndjeshme, ëmbël dhe artistike është nëna me Hënën tek Peshqit. Mund të ledhatojë, të komplimentojë dhe të luajë për shumë orë me fëmijët e saj dhe ti harrojë se duhet ti bëjë ushqim! Do aq shumë të mbushë botën e tyre sentimentale dhe imagjinatën e tyre sa shoesh humbet c’do kontakt me nevojat e tyre praktike. Eshtë nëna që do u mësojë fëmijëve të saj të jenë krijues, të duan artin dhe të fitojnë vlera, ideale dhe të përballen me të tjerët me mirësi dhe dhimbshuri. Eshtë burimi i plotë i dashurisë dhe aq tepër mbrojtëse dhe dyshuese, sa nëse do mundej do vendoste fëmijët në një “xham” për të mos i lënduar kurrë askush. Do aq shumë ti mbrojë fëmijët e saj nga probleme të mundshme, sa nuk kupton se me këtë mënyrë u mohon aftësinë të mësojnë të luftojnë vetëm dhe të bëjën betejat e tyre. Nëna me Hënën tek Peshqit mund të mos dijë sesi ti bëjë fëmijët e saj kërkues dhe sesi ti drejtojë praktikisht për të bërë ëndrrat e tyre realitet, por do jenë gjithnjë pranë tyre për ti mbështetur të bëjnë atë që do zgjedhin.
Nëse nuk dini se ku e keni hënën tuaj, mund të dërgoni një e-mail tek stafi astrologu.al me të dhënat tuaja në: http://www.oferteshoqerore@gmail.com