C’farë mund të mësoni nga një… qen, … sipas shenjën tuaj të zodiakut!

×

Error message

  • Warning: call_user_func() expects parameter 1 to be a valid callback, function 'i18n_string_variable_textgroup_list' not found or invalid function name in variable_callback() (line 150 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).
  • Warning: Invalid argument supplied for foreach() in variable_build_multiple() (line 69 of /home/astrolog/public_html/sites/all/modules/variable/variable.inc).

Lëreni veten tuaj të lirë dhe ndiqni mënyrën e jetesës që kanë qenët dhe instiktin e tyre, për të zbuluar kuptimin e vërtet të ekzistencës tuaj. Sjellja e shokëve shumë të dashur të njerëzve, është në pozitë të zbulojë shumë sekrete, për të jetuar më mirë!

Lexoni atëher, sipas shenjës dhe karakteristikave tuaja, cilën anë të vetes tuaj mund të përmirësoni, duke parë qenin tuaj!

Dashi: Mos i tregon i mprehni dhëmbët tuaj pa arsyje
Jeni mësuar të bëni gjithmonë atë që doni pa pyetur asnjërin dhe kjo detyrohet plotësisht në fuqinë e karakterit tuaj. Por nga ana tjetër, ashtu sikur një qen kur ndjen kërcënim për tu afruar, do të përpiqeni të shpëtoni veten duke treguar egërsi. Kaq shumë agresivitet ama, nuk është dhe më e mira.

Demi: Lëreni veten të lirë në dashuri
Dëshironi në ndjeni se dashuria që u jepni të tjerëve, do të jetë analoge me atë që do të merrni. Në këtë temë nuk ekzistojnë rregulla dhe limite, atëher më mirë të ofroni pa kërkuar shkëmbime. Do të fitoni më shumë, nëse e bën me vetmohim. Merrni shembull qenushat, që ofrojnë duarhapur ledhatimet e tyre, pa kufinj.

Binjakët: Tregoni veten tuaj të vërtet, mos e fshihni
Fiksimi juaj të tregoni gjithmonë dicka që nuk jeni, ju lodh shumë psikologjikisht dhe shumë herë ju nxjerr nga vetja. Qartazi dhe ndiheni si dikush tjetër dhe presiononi ndjenjat tuaja reale. Por, nëse nxjirrni në dukje veten tuaj të vërtet, do të fitoni më shumë. Si qenushat, që ju ftojnë t’i doni ashtu si janë!

Gaforrja: Shikojeni realitetin në sy
Ju pëlqen të kaloni mirë të ndëruar Gaforre, dhe gjerat e shtrenjta ose të shumta besoni se do ju bëjnë jetën më të mirë… Keni aq shumë lidhje me to, sa besoni se pa to nuk do të mundeni të ndiheni të lumtur. Por, me siguri mundeni dhe me pak! Shikoni dhe qenin tuaj, që është shumë i lumtur thjesht sepse mundet të ulet në një rrugicë të vjetruar pranë jush!

Luani: Kërkoni pak botën shpirtërore të tjetrit
Tendenca juaj për tu enthusiazmuar me gjithcka thjesht nga një pamje e bukur, shpesh ju bën të mos kënaqeni në lidhjet tuaja personale. Sepse kurrë s’do të gjeni atë që kërkoni… Perfeksioni thjesht nuk ekziston! Për ktë, mos u kufizoni në dukjen e tjetrit, por shikoni dhe botën e tij të brëndshme. Atje është bukuria e vërtet. Dmth, përse qenushat na duan si jemi? Dicka do dinë!

Virgjëresha: Bëni atë që ju thotë instikti juaj
Shumë herë zemra dhe parandjenja juaj, ju japing drejtimin që duhet të ndiqni, por ju gjithmonë besoni llogjikën tuaj, pasi besoni se vetëm me të mundeni të kritikoni objektivisht dhe të veproni në mënyrë analogë. Rezultati? Shpesh bëheni pishman për zgjedhjet tuaja. Atëher, bëni atë që ju thotë zemra juaj. Ashtu si një qenush që do të veprojë qartë me instiktin e tij dhe në përfundim do të mbijetojë.

Peshorja: Pranoje tjetrin ashtu si është
Nxirrni dashurinë tuaj vërtetë në “shesh” dhe ia jepni duarhapur tjetrit, dhe kjo është një nga perioritetet tuaja bazike… Por, më pas keni kërkesë na tjetri që t’ju ndjekë me besnikëri, sepse… thjesht e doni. Dhe gjithmonë doni ta sillni në ujrat tuaja. Por bëhet kjo? Përse qenushat munden të na pranojnë kështu si jemi? Anashkalojeni dhe ju!

Akrepi: Mos mbani mëri
Mund të besoni se është cështje drejtësie të hakmerreni ndaj dikujt që konsideroni se ju ka lënduar! Por, balanca e vërtet shpirtërore ndodhet në falje! Atëher, mos ndoshta duhet ta merrni ndryshe? Akoma dhe nëse e keqtrajtojmë qenin tonë, ai do të vazhdojë të na dojë, pa urrejtje. Mendojeni mirë këtë!

Shigjetari: Bëni një qëndrim për shplodhje
Nuk ndaloni kurrë dhe për askënd. Nga momenti që do të fillojë dita, jeni vazhdimisht në prizë dhe në tension të vazhdueshëm. Ndjeni gjithmonë se koha është e pakët për të arritur të gjitha ato që keni ndër mënd. Por kështu, nuk lejoni askënd t’ju ndjek ritmet. Por, akoma dhe qenët që janë kafshë të mbi-levizshëm, ndonjë moment kërkojnë qetësinë dhe shplodhjen. Bëni dhe ju të njëjtën.

Bricjapi: Shfaqeni sjelljen tuaj fëmijërore
Do të fitoni më shumë nëse zbuloni fëmijën që fshihni brenda vetes dhe bëni një kthim në vitet tuaja fëmijërore. Cilado qoftë mosha juaj. Fundja, nuk jeni ajo që shkruaj karta juaj e identitetit, por ajo që ndjeni! Dhe pavarësisht se mbizotëron serjoziteti në fëtyrën tuaj, shpirti juaj është fëmijë akoma. Ashtu si i një qeni të moshuar, që do ta gjejë qefin dhe fuqinë të luajë me ju.

Ujori: Bëhuni… Nënë Tereza
Pavarësisht se e doni të gjithë njerëzimin dhe interesoheni për të ardhmen tuaj, disa herë do të largoheni nga të gjithë, do të mbylleni në vetvete, dhe karakteri juaj i mirë do të shkojë për hecje dhe do të mbizotërojë shpirti i mirë në zemër. Por dhe në ambjentin tuaj! Ndoshta mund të jetë dhe mbrojtja juaj kjo. C’farë do mundeni ti mësoni një qënushi? Se c’farë do problem të ketë, gjithmonë do të kërkojë përqafimin tuaj.

Peshqit: Lëreni veten tuaj të lirë në natyrë
Shumë herë izoloheni në mendimet tuaja për të kaluarën dhe ëndërrimin për të ardhmen, fakt që ju bën të humbisni të tashmen, të humbisni castet e bukura që mund t’ju ofrojë e tashmja! Por ja shikoni qenin tuaj… E shijon jetën me të gjitha ndjenjat dhe s’do t’ja dijë se c’farë ndodhi dhe se c’farë mundet apo nuk mundet të ndodhë. Eshtë shëmbulli më i mirë për ju!

 

Shiko gjithashtu